Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Nexhmije Hasani , ANGLI   Triumf i Planetit “Anjezë” Empty Nexhmije Hasani , ANGLI Triumf i Planetit “Anjezë”

28th November 2017, 15:09
Nexhmije Hasani , ANGLI
 
Triumf i Planetit “Anjezë”
 
28 Nëntor 2017
Sot, në këtë ditë të bukur feste, po bëj një urim ndryshe: “Të bëhet Shqipëria si parajsë e vogël, në mesin e botës së madhe!” Por, kjo vjen si rezultat i njerëzve të bukur, humanë, të drejtë e të urtë, te respektueshëm ndaj ligjeve të Shtetit po dhe të Perëndisë. Deshiroj t'iu dhuroj poezin time, e cila u botua në librin më të ri, të autorit Ismet Krasniqi Lala, me poezi të reja nga autorë të zgjedhur. Pata nderin dhe unë të marr pjesë me poezinë për Nënë Terezën .
Faleminderit që më zgjodhët!
 
 Nexhmije Hasani


 

28 Nëntor 2017

 
 
Nexhmije Hasani , ANGLI
 
Triumf i Planetit “Anjezë”
 
 1.
 
Përulur hëna
 në ditëdritën tënde,
 Yje arushash mblodhi
në duar.
Kurorëzoi kurorë
 ëngjëllore,
Nxehtësinë rrëmbyer
diellit.
 Hëna,
Zjarret zemrës ia la
flakëndezur.
 Ecur kujdesur
 rrugëve të thyera,
humbur hapave
të kohës,
 në dallgëzim
 mendimesh të pritshme…
 
2.
 Ecën përulur zjarreve,
mbi tokështerpën,
Strukur farës
së shpresës,
hapat lenë gjurmë
kujtesë-imazhi,
 "Gjurmë " të kohës
së mishërimit!
 
3.
 Ky Zëri i Dashurisë
 së shpirtit,
 thirrmon dëshmitar
i akullsisë globale!
Varfëri në skamje
mjerane,
mbytyr gryka
njerëzore të pafata…
 
4.
 Ecën me shpirtglobal
për mos t’u ndalur,
askurrë në vijim jete :
 Trupvogla,
lindur me dritësim agimi,
e rilindur me perëndimin
e “ vakët”.
Tejecën
në rrugëtimdrite,
pa njohur vdekjen;
sfidante e venitjes,
“Murgeshë” katolike,
 e misionit humanist
përplot shkëlqim.
Shtrëngon dhimbshëm
gjirit tënd fëmijët,
 të pafajshmit Ëngjëj:
 Viktima drithëruese
Çernobilase.
Ngjasim skelete
dalë prej funddheut.
Tokë dridhëruar Armene,
"dëshmi" vallëzuese
e djallit ekzistues
 në Pole dhe Edukator…,
pështjellim meridian-paralelesh,
e gjithë Toka jotja!
 
5.
 Ti je Kryenëna,
Kryegruaja,
Femra Kryefjalë,
simbol përfaqësuese
 e lindjes së jetës.
Jetëgjelbëruese ,
së cilës i dhe magji Planeti,
marrë dritërisht
nga Qielli.
 Kryeforca jote,
stopoi vdekjen,
në armëpushim të përkohshëm,
ndali akrepat e orës së acaruar,
mes flakës së stisur së armëve,...
 ecën me besim,
 symbajtur Qiellit betuar.
 
 
6.
 "37" Ëngjëj yjerruzullues,
 mbron me gjoksin tënd të vogël…
Rrëmbim nga toka e turpshme
plot lot
 Palestinë, Israel e… e…,
"Mollë sherri".
 Si, s’u ngopët
me gjak foshnjor? !...
Si? Tokë e Nëmur,
me të nëmurën më të rëndë,
Mëkatare e fundit.
Udhëkryqeve latë botën.
Ngrihet si fontanë pyetja:
Po pse?
Po pse?
Po pseee?!
Pse vazhdoni rrugëtim verbëror
në errësirën tekanjoze?
 (Pangopur për Tokë – Qiell).
Kurban pjellën tuaj,…
Oh, djaj të kuq,
torturues foshnjash!
 
7.
 Cila je ti pra,
Shqiponjë mali?
Më këndon këngë simboli
 të pavdekshëm,
Shenjtëri e Tokës Mëmë.
Tokë e Vajzë Iliriane e principtë,
ngritur si Panteon Faljeje,
 hyn e del
në Portat tona të Shpirtit
… Dhe “Errësira”, te ty,
ngjan me dritë!
 
 Shtator 2017
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi