Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Valsi  globik  i Poetit në një hapësirë gjithëkatëshe  Pas të thënies me plotësi goje poetike  të Xhevat Limanit  Nga  Prof. Kristaq F. Shabani p Empty Valsi globik i Poetit në një hapësirë gjithëkatëshe Pas të thënies me plotësi goje poetike të Xhevat Limanit Nga Prof. Kristaq F. Shabani p

21st August 2018, 00:41
Valsi  globik  i Poetit në një hapësirë gjithëkatëshe
Pas të thënies me plotësi goje poetike  të Xhevat Limanit
Nga  Prof. Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar,studiues, estet
Përsiatje për vëllimin poetik “Pranverë dimërore” Shkup 2001
Hapje sipari
Titull sugjestinues, nxitës, emërtim stinor, kombinim dykahësh lule-borë (akull), shpërthim lulor- ankth , urrejtje, hije, muranë, varrtim…Të gjitha së toku drejt një kortezhi , i cili nuk duhet lejuar…
Skena të një akti poetik të mirëfilltë që të impresionojnë dhe të mbajnë  në tension. Rrallëherë mund të ketë qëndrime të tilla .
Le të shpalosim aktet :
1.       Strukturë dinamike e aritekturuar me aftësi
Një vëllim i vetëm , por i ndërtuar guximshëm në portalet: Prolog akaliptik( i gjetur me shfaqe të gangrenës, pranverës dimërore, antitezës dhe Anatemës, apo anatemimit, mandej  përcaktim i gjeniut dhe raporti me kotësinë,(kjo e dhënë mes nëntë formave në trajtën poetike); precipitimi poetik me vendosjen  përballë në një akuzë baballarësh dhe natyrës , e cila është tipizuar jo shumë e ashpër, me që nuk është njeri…
Kjo pjesë është e motivuar me vargun requiem  në  në trajtën identitete të shoqërëzuar në tri gjendje identitesh.
Në vijim një formulim tipik “aksiomë” camusiane për tipizimin e revolucionarit. Kjo pjesëzë e vëllimit është ndërtuar në arkitekturë udhëtimi, duke filluar nga udhëtimi kronik, duke shkruar te udhëtimi i tretë e mandej fillon një shkallëzim origjinimi, në kahje ritësie. Është një pjesëzë e librit  që tregon zhvillimin e vëllimit me larmitet të guxuar dhe me gjetje: portret  mjerimi, kalorës në shi apo mit në furtunë dhe prelude, prolog në proscenium, skicë për ese poetike e duke fluturuar në paradokse, makabritet, në armaturë asociacionesh, në traktate shpirti, kaleidoskop, në autodialog,  dialog në Glob, kredo e eksplorim; pjesa tjetër: balada për të vdekurit e gjallë; pikantizmi elegjiak i këputur,  një nokturno per in memoriam dhe vdekje në tallishte..
Vijim në dergje mes etheve të dashurisë, prezenca e vjeshtës, e cila nuk ndjen vajin e gjetheve. Një cikël poezish të karakterit diagnozë katarcis, e kombinuar me një  elegji stacionesh, ku protagoniste shfaqet portreti dhe fizionomia e Lules, ku fillojnë thurjet me penj mulinë të dantellave poetike dashurore, ku qiriri digjet në pritje dylli në patjetërardhjen dhe në një dialog esëll në glob, i  sugjestinuar nga një durim i tretur, një apozicon, ku Lulja buzëqesh me bebza malli, dhe antiteza dashurore, ku takimi do të realizohet në “ekuador”,pastaj një  vjedhje fjalësh nga lumi dhe shkruhet kënga e poetit për valsin e Globit të tij…
 
2.      Eh, çfarë qenka enigma e epërme:
Në kopshtin e virgjër, ti qase vesën dhe lotin…, s’ka shpresë për konet, Lulja ime…
Eh, çfarë Apotheoze, e cila mbërrin te shtrati, ku urat përcjellin lumin, dashuritë lidhin brigje,…Thonë se dritaret  janë sytë e shtëpisë…
Simbolizim mjeshtërori spikatur me gjetje të florinjta metaforash .
I bie të fiktë” aktit nga emocioni, teksa Lulja bëhet zog nate… Sa bukur është, kur pasurohesh me lot gëzimi dhe sytë poetikë kthehen në dritare shpirti!…
Ah, pritja,  ç’konture paska , malli  i vjetër shpreh të madhërishmen e dashurisë!
 E djeg malli poetin  për syçkat e tia të trija..,paçka larg merr kuptim afër, e pavyshkur; çfarë  qarje larg  për dashurinë…
Këtu e largëta e ndjen veten afër në sajë të fantazimit  dhe të këndimit poetik lirik frymëmarrës, ku s’njihet procesi, kurrsesi, asmatik…
Tipizime, ku spikatja s’i tradhton sytë:  Personazh,  imazh, shpirt i rrallë, motiv, e paardhura nga përralla, ti  je veç lule, metafora për të shprehur ty është e paftë…
Klas poetik në të shprehur dhe qendisje në të “rrëmbyer” të shpirtit të ndjenjës dhe të vënies në shërbesë të dashurisë së bukur, e cila këngëron dhe vallëzon lumturisht…Dhe, çuditërisht e mira e dashur , veshur artistikisht  dhe realisht me petk mbretëreshe luleje. “Lum si ti , lum si ti, për këtë begatim shtresor !” - urojnë të gazmuara, deri në deje  Perënditë .Lulja një personazhe e ngritur në piedestal dashuror bashkëkohor.
Plane situatash zymtësie  në një pritje të pakohë :
Nata me të trokitura që shtijnë ethet, shi makabër në terrin pis, qiri i lagur fiket ngadalë… bishtra cigaresh në take- tuke…
(Anormalitet panoramë i një shpirti të zalisur nga lulja !)
Ç‘dridhje  paska kjo tablo rembradiane! Dashurisë së madhe të poetit , s’kanë çfarë t’i bëjnë muret…, s’kanë ç’t’i bëjnë ndarjet e përkohëshme, s’kanë çfarë t’i bëjnë largësitë! Ai i papërtuar dhe me dëshirë e me sakrifica niset drejt Lules së tij… Penelopat, Anat ,  Izotat, Tatjanat, Emat  këndvështrojnë këtë thurrje dinjitoze të vargut stil dhe të lindjes e të rritjes  së bukur ndjenjësore. 
Lulja e Poetit është gjithçka për të  dhe ndaj ai shfryn mizoritë e idiotësisë  më kulm të dëshpërimit  ndaj sulmeve… në prezencë…Lulja  dhe hapja e kutisë së Pandorës… Qëndrimi stoik, shembëlltyrë e dinjitetit  dhe e dashurisë  njerëzore…
Vëllimi shpalos baladë romancën poetike  dhe diçka sekrete:
Shkove porsi valë, /Sikur të lindje dhe njëherë,/ Të bleroja si mal me gjethe,/Sado të isha fatprerë/ dhe të vdisja në mijëra ethe…
Vdekje e trishtë, por e bukur dhe ringjallje , e cila e largon kockoren…e padëshiruar.
 
3.      Prezenca figurative  në substratin e vëllimit dhe këndvështrim stilistik
Poeti me  arsenalin e tij figurativ, që në fillesë të vëllimit, apelon zjarrëtsisht duke dhënë një tablo të gjendjes makutare ku :“ turma pranë portave  troket llahtarshëm… Madje,  hëna e shpirtosur rri zgjuar, si nuse akull…”.
Vijimi i mëtejmë lidhet si “lidhmë” me nënat , të cilat lotojnë  te lumi, si dinë të lotojnë nënat, ku vala lotimore bëhet det!… Kjo qarje, ky ligjërim  dhe këto plagë kombi  shndërrohen në oqean dhimbjesh të lotuar…  Sillet një figurë e drituar për prezencën e Gangrenës (gorgonjë), e cila ka pushtuar trurët dhe shkalla e krimbëzimit, ka arritur te drurët, në këtë rast,  fidanat jetësorë të së ardhmes së “krimbësuar”, në gjendjen alarmante … Apelim Atit për t’u zgjuar nga mendjet e ardhura nga trokitjet, lemeritjet, këngërimin e të marrëve dhe marshim “triumfali” në këtë gjendje të favorshme për ta  të tradhtarëve të pacipë, të cilët u bien trompetave  të fitores meskine .
Gjendje mashtruese e krijuar, katërcipërisht, në të gjitha pikat e horizontit  nga Gangrena…
Një tablo, ku galeria e tipave ndërthuret, ku simboli alarmohet  dhe këndvështrimi i të diturit di të shprehë ardhjen e katastrofës dhe reagimin, sa s’është vonë… 
Një reagim poetik, i cili paralajmëron  të akulltën, ngricën, përmbysjen e gjithçkaje të krijuar…
Poeti kërkon që  “turma” t’i vëjë gishtin kokës dhe profetikja të ndriçojë dhe të udhëheqë për të kthyer përmbys situatën e acartë. Mision i diktuar dhe i ngritur nga situata e krijuar.
Gjarpërinjtë të shumuar në muzeun nacional, këta reptilë majmen së toku me këlyshë e kone  nga privilegjet; klithmimi i varreve të të parëve  për gjendjen; foshnjat pinë atë pak qumësht gjiri, tagrambledhës , persona shërbimi  të betuar… E keqja e madhe në tendat çakërqejf; pirësit e kupave servirin pjesë kurbanesh të vatanit. Më  e madhja situatë e rënduar e shprehur , në këtë rast, me një simbolizëm  të metaformozuar : “Lotët i brohorasin vdekjes”…
Gjendje e këputur, anormale, e frikshme kërkon ndërhyrje të Atit  për të shpëtuar nga ky përkufizim i gjendjes së agravuar drejt greminës:
“Mos durimi i kësaj “pranvere” dimërore… “Kryeapelim… në thirrore të zgjatur”…
 I parë nga aspekti domethënës: “ Nofullat e Kainit hapin varre mermeri…”. Antitezat vrapojnë marramendërisht në këtë “hartë”, ku veprimet janë të çmenduara dhe antiritualët bëjnë sipas qejfit…,ku gjithçka është përmbysur në kahje  të negativitetit, ku bukuria ka vetëm një klasifikim: Hyn në klasën apo grupimin shëmtëror…
Dhe pranvera dimërore e sajuar  me “art “ djallosës shfaqet në anatemat, ku lëvizin ardhacakët, të cilët kërkojnë të shtypin rrënjësit:
Barbarë stepash, bishëmyncyrat, popull  i lidhur në zinxhir, varret zjarrmojnë shtrirë në një shekull të tymtë… Një shpirtmërdhirë, në një temperature barbare akulli.  Anatema ulëret e klithmon.
Dhe shpaloset rrjetë merimangash, ku edhe poeti qëndron lakuriqësisht në një përbuzje barbarësh: duarzgjatur, gishtrinjthyer, mbytur ëngjëjt në lojëstërlashtësie, ku të varfërve nuk u lejohet të kënduarit ditën.. Apotheozë  veshur me rroba të tjera mjerimi ekstrem.
Dhe format ndjekin format;  barkë e prarur e zhytur në valet me shpresë rishikimi; perënditë varrosen në varre të shpifur…  Krim i varrosjes së Perëndive, por ullinjtë e djegur brohorasin… në bebezat poetike re sterrë…, në pritje  të zbardhimit e sjellë nga kthyesit e trimtë të gjendjeve.
Një dëshirë poetike zmadhohet në përmasë: “…dua të hipi majë shkumës në valë dhe të qaj pa fjalë… gaforet e dehura sëpatat, turma naive qeshet…”.
Sa drithëruese  vargjet në formësimin e katërt poetic:”… nuk dua ta shes arën, se gjyshi ,kur hidhte farën, këndonte duke qarë…”,
 Ka të drejtë të shpërthejë në pasthirrmim poeti: “Ç‘m’u lodh shpirti në këtë derrishtë!”…
Po formësimi poetik të pestë , një shuplakë e fortë që të ndez sytë: “… pas reklamave buçitëse shfaqet filmi:” Mjerë ata që u shitën”…
Është zëri i revoltës dhe i gjykimit të ardhshëm që bleron në shpirtra njeëzorë.
Tregtarët e shpirtrave , një simbolizim  që përcakton makutërinë, muzgun që  përqafon terrin dhe ngritja sgalemore në këtë vorbull negative që kanceron lindjet.
Ah, tiranët të njëjtë fytyrë kanë kudo, por paraqitjen e realizojnë me maska të buzëqeshura! Ç‘profile antikape! Ironia teatrale pispilloset, por…
Në formën e tetë bota  torollake hesht, duke pirë kupa vere mbi “varrsimet” e shkatuara nga përgjakjet e sajuar eliminuese … Vaje korale, urrejtje që kërkon lëmoshë. Epoka si mund të quhet,kur ligësia kombëtare  shpërndahet !
As qeshje, as qarje karakteristikë e kësaj mesnate. Ku është Gjergj Elez Alia,/ po pret të matet me Bajlozin e Bajlozët. Do fitojë patjetër Gjergji…ndaj ardhacakëve Bajlozë… Ka ngritur topuzin kah deti! Dita e nesërme pret duelin…
*
Baballarë dhe natyra.  Klith  vargu: “Në botë s’ka të varfër, e varfër është bota për të pasurit”…
Poeti shndërrohet në meteror i këputur, çirret  me frazën theksthirrore: “ Pushoni  kafshë të buta, se nuk durohet ky gjak në pyllin e zi të shekullit plak…”. Librat e grisur rënkojnë si varre… Xhelati faqezi, jagoja satanik identifikohen, langojtë shëtisin, kameleonët mbushin sheshet dhe kurthet shpeshtohen në njësinë kohore. Çfarë identifikime… Po poeti e identifikon veten në këtë qerthullore, midis këtyre statujave të vdekura, të cilat frymëmarrin në kahjen e paduhur !
Nis udhëtimet revolucionari: dremisja e ëndrrës, kali, trimi, bukuria e rinisë… Çfarë “mizaskenë” e artikuluara: “I vdekur kërkoj varrin tim.,. Nënë e mjerë lëngon në shtrat dhe  s’do viktimë!”
 
 
4.      Metamorfozat në kurthin poetik
Ç‘lëngim nëne! Vijon udhëtimi dhe syri dallon shpatën që kullon gjak para derës së Ferrit dhe çudia më e madhe e më të mëdhajave : “Xhelati reciton poezi altruiste! Një mijë herë vdes poeti rreth apo buzadrinit nga një mijë kama brutësh…”.
 Zgjohet poeti nga ëndrra e katilëve dhe kërkon të vjedhë  një ëndërr kristali: “Mjerë, mjerë, mjerë ai që s’ka atdhe …”
S’mund t’i ngjajë dallandyshes. Është “dallandyshe e trullosur….
Pastaj vijon “rrëfenja” poetike për lindjerritjen me  qarjen, lojën, mësim të ABC-së, pubertitet, dashurim, na kapin prej krahësh ëndrrat, trillim ëngjëjsh me ëngjëj dhe dreqër, plakemi dhe ikin prej botës, duke na zëvendësuar ardhësit tanë të rinj…
 Ah, shkallinat e jetës  dhe epilogu individual i saj!
Vjen portreti i mjerimit: vdekja e bardhë me çarçaf të zi… Sa e  gjetur: “Mbret pa varfëri, Hamlet pa Ofeli…”. Intriga e Rozafave nuk mbaroka!... Poeti kalorës. Dielli i tij i copëtuar, vdes në lindje, një prolog kokëkëputur…Në Mitrovicë, spirancë në librin e Orbisit, në shekullin tragjik biseda komike. ”Po vinë  re të zeza sterr, ku është pronari i horizontit?”… E çuditshme, “paksa” në anormalitet  si i verbëri numëroka yjet!... Brigjet fshehin lemerinë e valëve, mjellmat sodisin Vdekjen e Nositit… Duke pirë kafe me Josef K-në, poetit i duket se pret Kanibalin… Dhe armaturë e asociacioneve ka një  fund: “Sytë e hënës në turrë drush…”. Kali i Trojës turfullon  në kurthin që përgatit hera-herës... Globi rrotullohet në klasën bosh! Gratë  dinake dërdëllisin në  shtrate të huaj… Kaleidoskopi shfaq aktrimet… Prometeu rri i lidhur.. Sa larg qenka Itaka!...
Sa e vështirë qenka të presësh Kolombin tënd në këtë autodialog peizazh strugan!
Po kur bien gjethet çfarë thuhet/! Heshtje varri në këtë rënie, ku në venitje gjethesh “bulon” vetë vdekja..
I çuditshëm dialogu në glob me vetveten, porosia e të Atit:” Zjarrin , respektoje si bir Prometeu, mos zhgarrat kot pa rregulla loje…,”.
Ç‘na ka gjetur në këtë shtet, ku mbrojtësit e ligjit janë fshirë nga alternative!…
Loton disonanca e alkimisë…
Po e marta pse kaq shumë anatemohet . Ndoshta  është mendimi i kequlur këmbëkryq në trurin tonë. Ç‘faj ka e marta dhe ajo mund të lëshojë pe për martesat e lindjet! Poeti vrapon në ditët e javës… E marta … Amebat shfaqen te Kredo. Vetëm të marrët lëvdojnë marrinë. Çfarë filozofi poeti!
Poetit i duhet të eksplorojë në shumicën e kohës dhe pastaj të mjaltojë…
Tundohet nga  humbja e rrugës, nga pylli i lakuriqtë , tërësisht i zhveshur.. Toka e tij qan se i janë ndarë pjesëzat bija… me traktate të marrësh. Mot i Madh, dimër i ashpër. Ah, poet, bir i tokës dhe në vdesçë prapë do të lindësh!
Moj vdekje, pse na hedh gurë, pse vdesim në vetmi  dhe dukemi si varre pa gurë… Na lodhën shpirtin puthadorët…
*
Te vdekurve e gjallë u shkon për shtat balada. Harresa a është lojë? Ç‘kujtim malli?
Elegji këputur për Nase Lumanin, l uleqershinë, melodinë e këputur, mbuluar me të zi. Fytyrëbukuri  shfaqet në të gjitha stinët…
Ah, Qemal Hajdini, do të rivijë pranvera. Me sqep të përgjakur  ti nënshkruan vdekjen…
 Kur  hëna bie mbi suprinë liqeni,/ valët radhiten në  në kortezhn blu,/ pulëbardhat klithin në funeral.
 
5.      Pazazhi  dhe peizazhi dashuror i një Globi erotik të stërmadhuar nga ndjenja
Stigmatizim ideal, vërshim në mbiepërsi të ë dashurës, e mbetur në dekada e tillë, vargje farfuritëse që mund t’i përkushton shpirtzemrës të pashterrur, por gjithmonë të frytëzuar  dashurisht.  Nëse Limani ka një fjalë të preferuar “ Shqipërisht” ka dhe një fjalë të padukshme, që përshkon si fill zemëror:  “Dashurisht”, por të theksuar në çdo ndjenjë të tij të fidanizuar dhe të shpërthyer , ku kurora e pemëzimit është e mbiplotuar…
Krijimet e këtij spektri gjallojnë në shumëplanësinë e tyre.  
 “A mund të ndalet koha, kur dergjesh mes etheve të dashurisë ?” -pyet Poeti
Poeti kthehet te burimi, sheh ëndrra dhe, në mesditë në vetmi zemre, pret vendosjen e fenerëve të gjelbërt, kërkon ndaljen e të dashurës në këngën e tij të “harlisur” e të “harbuar” nga ndjenja dashurore. Ëndërrimi: Flë e dshura në  ëndrrat e tij… Kush tha se jemi harruar? Shfaqet Lulja e tij duke ndërtuar urën e mallit dhe të lotit… Një lojë e bukur patetike, zjarrpërcëlluese: “ …se më do, se të dua”. A ngjan me luledelen? Ëndërron filizat e së ardhmes që do t’i thurë me kurorën e martesës… Dëshiron një trinom dhe ai të formojë, me të, kuartetin… S’ka breg tjetër për këngën e vjetër… Është vetëm një breg…Bregu është i mirëpërcaktuar  Shprehet, pa mëdyshje, e madhja e përflakura … Perandori kujtimesh me plot mure. Terri puth dashurinë në kalendar…
Ai është kudo dhe kurdoherë me Lulen e tij… Një pritje në stacion autobuzi dhe mosardhje e saj, por shpresa, shpresa,  është tërësisht e gjelbër. Ajo  do të vijë … Bota pa dashuri, mbytet në urrejtje dhe noton në vdekje. A mundet, a mundet të ndodhë kjo? Kurrsesi! Fierrishtë, shpërthe në lulesë dinamike dhe hap kurorat tua që në pamje duken të fshehura. Lulja  buzëqesh, si princeshë, me bebza malli. Krahasimi i dy poleve dhe takimi dashuror duke bërë përsëri dashuri…  Poetin vallë e zë gjumi? Po fjalët a i vjedh lumi?… Ai largon gjumin dhe ngrihet me zë Prometeu të zjarrtë:  “Lulja ime, të dua!” Gjithçka i duket ferr pa të, por shpresa, shpresa, ndërhyn me aftësinë e saj. Sjell  Lulen  e agmive, sjell Lulen e  mengjeseve, sjell përherëshmërinë e lulesave ngjyrortylberi.
Krahasimet rrjedhin, burojnë logjikshëm dhe të ndritur: “Dua të shkruaj bukur për ty, sonte nuk e dua as dritën e yjeve, as qetësinë e shurdhët të pyjeve, Lule, malli i tretur… Nuk do të fryjë as era e detit, valsit të globit të tij …”.
Zbërthim i nocionit “dashuri” duke pritur. Lulja e tij në të gjitha aktet jetësore prezente, kujtesë e ndriçuar, kur ra akti i fundit… S’kish shpresë më edhe  për konet…Dritaret, sytë e shtëpisë, aludim me sytë, dritaret e shpirtit. Pa sytë e Lules e zë përfytshëm e përmendshëm malli, i duhet të gjejë portretin e saj. Ajo është duke e pritur, kërkon t’i dëgjojë zërin. Në orën tri të natës zgjohet mes ëndrrës dhe shtrëngatës. Eh, poeti i pagjumë për Lulen e tij!  Malli e djeg për Lulen, Furtunën dhe Erën… Çfarë emrash  të lidhura me kryebimësinë, ndërsa dy të tjerat me flatrim e fluturim Erash … Krahasimi “ syçkat  e mia” . Fashitje e larg-afër dhe shpërthim në eter: “Sa të dua!”e shtyn vetminë , e përbuz vetminë…
Dhe baladë romanca vijon rrugëtimin bukuror, një udhëtim i pashlyer kurrë. Kujtesa ka përgatitur shumë oda kujtese…Moj e bukur flokë kurorë!…
Ah, ti mal me borë,
 më dogje shpirtin e gjorë,
veç për timen Luleborë…
Një magjistarizëm poetik naimian dhe çajupian: “O ti Lule paç Perëndinë…”. Lumin poeti e do të pagjumë. Ai qan vetëm për atë që është “Një”. Dhe në i prektë flatrat gjumi mbi qerpikë…, Loti i brishtë e largon.
Një krijim me refren të ëmbël. Poeti hedh spirancën: “O dashuri, plot llahtarë, t’i që gjunjëzove Perënditë!...” vetëm një  fjalë  dhe asgjë më,  nxjerr dufin  në tri kohë ”puntatash”:  pyll gjethe ,lule… e këputur, e këputur, e këputur, vetëm një fjalë, vetëm , një fjalë dhe fundi , finalja :  dhe asgjë më…
 Në disa krijime del  figura poetike limaniane e plotë, e fortë, e hekurt, e patrembur, e guxuar me një betim te solemnizuar: “ S’më kthejnë prapa  flaka dhe zjarret… Dua t’i hap gjithë varret…” Gjethe” të zverdhura në pranverë… Grusht  të fortë kateve të ferrit…
 
6.     Pasardhësit  a do ta gjejnë dot rrugën?
Krahasimi se,  kjo gjeneratë e djegur nuk di të sillet rreth strumbullarit kombëtar, shpreh  filozofinë e poetit, dufin, zjarrin e tij të brendshëm, të cilin do ta shpërndajë shqipërisht në vatrat shqiptare, duke evidentuar me mllef merimangat, teksa thurin  portretin bizar, përtej grilash të qelisë gjakstërkalë fanitet  ëndërrimi  i një shqiptari, i cili ëndërron dhe pret për dinjitet… Çfarë portret  të gabuar ka Atdheu, apo ne e profilizojmë keqas?!...
Me dritat blu të territ pis, “muzika labe”, rrebeshet blu bien në terr, ara mbetur djerr, poetit kjo dhimbje blu po i zë frymën….
Buzëqeshjet  dhe vajet  varin shpresat… Para derës së ferrit  hidhet valle gëzimi, elegji telakëputur, fryn erë në xhame të thyer… Një peizazh shpirtëror,  i cili përfundon me një “Sa keq, sa zi- oi-oi-oi-oi-oi iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii”.
Ky motiv i vjetër i papranueshëm duhet të “çmontohet”…
Poeti Limani, paçka në gjendje “somnambuli”, pret botën e krejtndryshes nga kjo e sotmja…”Orët e sakta, si se kurdisën sahat-kullën e vargut tim…”.
 I shprehur me elegancë mendimi. Ëndërrimi i tij flatron për të patur një varr shqip, në një natë teksa prêt detin me sëpatën eterrit.. Një përfundim akti: “Nënë, po më ndalet fryma, kur po qajmë pa zë!”      
 
7.      Përfundmi poetik
Në poezitë e përfundme të vëllimit “Pranverë dimërore” poeti përor fabulimin  duke nxjerr në pah gjendje të tij të “marruar” të thënë nga “antët” e tij. U beson Profetëve. Poeti kërkon ku ta blejë varrin e tij nesër… Nuk pyet për harbutët dhe harbutëritë, i zhvesh keqas. Ai kërkon ndryshim të jetës dhe ,  për këtë, sakrifikon dhe vetveten. E  di që do të ditirambohet për aktin e madh: “… I gjallë do të mbesë në kthetrat e paragrafëve blu…” Ai mbetet idol, tregues, shpresë, fanar, pishtar… ngrihet dhe kundër të tijve : “Kemi parë ëndrra syçelur, si trutharët… Ne jemi zero se presim nga varrtarët”…
Tentativë lëvizëse, në kahje të ndryshesës.  Një analitikë e mençur e gjendjes dhe një nxitje për të fituar ajrin e pushtuar…. Në fantazinë e tij sjell mizërinë e refugjatëve që lënë Atdheun. U apelon të rikthehen në vatan. Me  elegancë vargu, poeti tregon peizazhin që të zë frymën në dhe të huaj…  Mesazhi është profetik dhe Apolloni shëmtohet, kur krokodilët pijnë uthull dhe koha  ka “ gomarët “ e saj në kahje negative.
*
Gangrena rishfaqet me konturin e saj mbyllës. Poeti pikturon një shi rrezil në tërësi të tillë peizazhi:  Njeriu i lidhur me pranga vret kohën, mërzitur qelisë, duke pritur nënën dhe vashën e ngratë, të cilat nuk e duan kujtimin e tij, por vetë atë… A mund të kërkohet mëshirë nga pushteti i nxirrë?!..
Rozafa e varrosur me zili dhe tradhti me gji jashtë, kujat e Iblisit zgërdhiheshin xhadesë; apeli kërkon bashkimin për të mposhtur terrin… Ç‘është kjo dytësi e pafalur që shmang realen me udhë fajtorësh dhe dafina?! Ferrishta “nxjerr të palarat”, ku falsiteti  ushtron buzëqeshjen. Tradhtarët  hedhin valle në gjak.
 Balada pushton kujtesën njerëzore  dhe loti valë e çon te Drini i Zi… Kosova , Kosova  në një ndryshim total, i ardhur nga një kasaphanë moderne, sakrificë e sakrilegj  i pamenduar, në përmasë të tillë…
Dhe gongu poetik i kësaj “Pranvere dimërore” bie, pas “interpretimit” të klithjes mesazh, të klithjes apel, të klithjes tramundanë, të klithjes  nxitëse për të vënë veten në atë Altar të Nderimit të madh…, për të realizuar Ëndërrimin e Trojeve, nderimin e Lashtësisë së Kombit dhe gjithë të Mëdhenjve të tij me Kryetrimin dhe Kryeheroin…
8.     Mos na mbetet merak poetik…
Unë nuk quaj, pa e merituar  me termin “poet” krijuesit, krijueset, sikundërse flitet sot rëndom, pasi ka kritere përcaktuese,  por, në këtë rast, do të shprehem:
Poeti Xhevat Limani shkruan me një gjuhë të bukur letrare, është kërkues ndaj vetes, eksploron në trajta dhe formate; është njohës i mirë i procesit stilizues, pricipitues  dhe i organizimit poetik.   Kjo  rrjedh natyrshëm dhe nga aftësia e tij mjeshtërore e interpretimit poetik, jo me një mënyrë, por me disa mënyra, madje magjepsëse origjinale, që çdokush do ta kishte zili…  Fjalësi i tij është i ngjyruar, simbolik dhe vetëtitës, i ndritshëm. Konceptimi i tij poetik të përshtypëzon me “margaritarin”  e gjetjeve të metaforave dhe krahasimeve, similitutave dhe aliternacioneve. Paraqitet i ndjeshëm, por edhe egërcak, i besueshëm, trimëror e guximtar, s’i friket syri;  sjell në pah emnesa të paharrueshme, end në poetikën e tij pjalm.
Vëllimi ka gjetje  prezencë “epigrafike”, kjo, si rrjedhojë e njohjes eruditive të tij, madje përdor dhe “ehun” poetik me pikësynim  pasthirrmor të zëshëm dhe zgjues. Një vëllim poetik me  dukuri të dukshme epike, të kryeidhujve eposianë, precipitim dhe në kujtesën historike, në  shpjegime semantike, madje dhe hyn  në etimologji, e pse jo dhe në  sjelljen e “pazazhit etnografik”,në krijimin dhe paraqitjen profilore. Në këtë kontekst, është ethës, por në poezitë e tij krahas apelores, ka  dhe prezencë të ëmbëltimit poetik, duke i dhënë këndshmëri krijimit e duke vrapuar edhe ëndrras. Fabulimi është një specifikë poetike e tij nga ku shtratëzohet dhe arkitekturohen kurorat “moderne”, pjergullat poetike mbresalënëse.
Poezitë e tij anojnë edhe nga trajta feniksiane “sakrifikohen’” për progresin.
 
9.     Sekuencat e fundit para  rënies së perdes poetike
Vëllimi është ditar autobigrafik specifik  i  autorit dhe i kohës, pasi në të përfshihen krijime të periudhës 1971-1999, rreth tri dekada. Duke u nisur  nga sa më sipër, ky është prezantim i parë i tij, në aspektin e gjinisë poetike.
Krahas  strukturimit me nivel të vëllimit vërehet dhe talenti  në prurjen poetike, idetë dhe tematika e larmishme, madje edhe në shumë raste ka “gdhendje” të vargut, strofës dhe gjithë krijimit. Poeti ka treguar  aftësi dhe ka gatuar në brumin e magjes poetike me kujdes dhe asqë mund të krahasohet me lëvruesë poetikë në Maqedoni, Kosovë,Mal i Zi e tjerë,  qoftë nga stili, qoftë nga figurimi stilistik dhe larmia, por edhe nga pulsimi poetik. Gjithë vëllimi poetik “Pranverë dimërore” është një tërësi e lidhur me nyje të bukura dhe në këtë kontekst, i ngjan edhe një  të tëre, ku pjesëzat janë në shërbesë të së tërës dhe pentagramojnë së toku.
Edhe në këtë vëllim shfaqen siptoma të bukura, plotore,  të poezisë postmoderne, madje te shumica e tyre. Lidhësia e kapitujve është e realizuar me art, e regjisuar me talent.
Poeti Limani është poeti i lidhësisë epokore, madje, me atë çka paraqet dhe përcjell edhe në këtë gjini, mund të konsiderohet , pa asnjë tepërim, një Rilindës me frymëmarrje  të gjerë dhe temat e tij kanë forcën e këngës apelore “Majë Krahu”…
Do t’i mbetet ndonjërit merak se çfarë mund të thuhet për ndonjë mangësi të shfaqur.
Në këtë aspekt edhe vetë krijuesi, sikur t’i rikthehet këtij vëllimi, pa cënuar “identitetin “ e tij, do të redaktonte vetveten. Madje, disa “frazime”, aty-këtu,  do t’i eliminonte; do ta pasuronte krijimin me figura të tjera, pasi ai ka “etje”  për figurime dhe për shndërrime të poezisë  në gjimnastikë mendore… Po kështu do të duhej që shtëpia botuese të rriste më tepër përgjegjësinë për të eliminuar ndonjë gabim drejtshkrimor si dhe të vendoste  sistemin ortografik te vëllimi, me qëllim që lexuesi të mësojë dhe drejtshkrimin nga këto vëllime që shkruhen nga pena të tilla të njohura  dhe me ndikim të madh në plotëformimin e tyre. 
Duke shprehur kënaqësinë time  që z. Xhevat Limani, regjisor, aktor dhe shkrimtar  është shprehur bukur në gjininë poetike   dhe i ka të gjitha mundësitë  për të zënë një vend të rëndësishëm në letërsisë shqipe.
Shpreh besimin se vëllimi i tij i dytë  do të ngjisë shkallë drejt lartësisë.
Gjirokastër , Albania , gusht 2018.    
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi