Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Zagorinë, kur e pashë… Kultura e jetës në Zagori është një ese e bukur që nuk shkruhet dot nëpër libra e as gramatika akulli nga Xhevat Limani Empty Zagorinë, kur e pashë… Kultura e jetës në Zagori është një ese e bukur që nuk shkruhet dot nëpër libra e as gramatika akulli nga Xhevat Limani

11th September 2018, 10:48
AKTORI I MADH ME FAMË BOTËRORE, XHEVAT LIMANI VIZITON ZAGORINË
 
…ndjeja të flaktën dëshirë, të mos largohesha nga Zagoria,….
 
Zagorinë, kur e pashë…
 
Nga Xhevat Limani, regjisor,aktor, dramaturg, drejtor i Teatrit Shqiptaro- Amerikan  në SHBA
 
1.         
Pas shfaqjes së poemës dramatike GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU në Manastir me qëllime misionare, në dt, 18 dhe 19 gusht, siç i kisha premtuar Presidentit  të LNPSHA “ PEGASI” ALBANIA, shkrimtarit, poetit, kritikut, studiuesit dhe enciklopedistit, Kristaq F. Shabani, vizitova Zagorinë.  U zgjova herët në Strugën time. Liqeni po sodiste në mugëtirë të qesë   kryet Dielli majë Malit të Thatë, ndërsa Drini i Zi murmuronte disi me zemëratë dhe përdridhte vale që s’po ndjente Shqipërisht fjalë. Shqipot e gjorë flinin në një gjumë letargjik të politikës profiteer nga qyqarë dhe dhe rekrutë të tredhur lindorë që u ngjajnë kuajvet e knefesë. Durim edhe pak, populli im i lodhur, nga premtimet boshe të politikuajve të sëmurë kronikë me kancer karriere. Mora udhën për Qafë Thanë, duke kaluar doganë dhe kufi. Raritet i rrallë që nuk gjendet as në përrallë, nga Struga, qytet shqiptar në Iliridë kalon kufirin shqiptaro-shqiptar dhe futesh në Shqipëri.
Oi-oi-oi- sa zi,
Oi-oi-oi për flamurin kuq e zi…
            Takimin me Kristaqin e kishim lënë në ora dhjetë te restorant ”Sofra”në Gjirokastër. Aty kish arritur më parë protagonist i filmit tim dokumentar, z. Stefan Miha, ciceron i Kishës së vjetër, në Labovën e Kryqit, i shoqëruar nga vajza e tij, këngëtarja labovite Persefoni Miha.
Sapo kishim porositur kafetë nga Qafa e Pazarit po zbriste mendjendrituri KristaqF. Shabani dhe kish një të ecur oficeri “guardian” duke të lënë përshtypjen se po i bënte karshillëk Çerçiz Topullit në monument që dëshmon besën dhe trimërinë përbri Bashkisë dhe hotel “Çajupit”.
 Pas përshëndetjes, u njohëm me itinerarin e dy ditëve në vijim. Saktë në dhjetë e tridhjetë erdhi dhe kameramani Ylli Çapi, ashtu siç ishim marrë vesh. Ndezëm motorët e makinave dhexhirimet e para i filluam me disa pamje në kalanë e Gjirokastrës. Edhe vizitor i thjeshtë nuk mund ta lëshojë kalanë në kohën e parallogaritur, pa një shtesë njëorëshe. Nuk të le të dalësh historia pa mbushur mendjen dhe shpirtin me bëmat dhe gjëmat e Argjirosë së lashtë deri te aeroplani relikt i luftës. Pas disa xhirimeve me destinim të caktuar lame kalanë krenare të historisë dhe festivaleve kombëtare, me shpresë se do të kthehemi përsëri.
            Stacioni i dytë ishte Labova e Kryqit. Mirë  po unë insistova me këmbëngulësi që , patjetër, ta pinim një çaj trëndafili, nën Rrapin e Libohovës për ta përshëndetur edhe kryeprotagonistin e sheshit dhe të dinjitetit, kryeshqiptarin AvniRustemi.
Qan Shqipëria për një burrë
që të vriste tradhëtinë për flamur.
Mandej filmuam kalanë e Libohovës  dhe morëm pamje nga qyteti .Një mrekulli e paparë na shfaqej para syve, në kuadrin historik dhe natyror.
            Lëshuam sheshin te poshtë udhëve gjarpërore duke djathtëruar dhiareve të Labovës së Kryqit. U ndalëm në oborrin e Stefanit. Na pritën me tabakanë e rakisë. Ngritëm një dolli për të bukurin Diell, në të ndriturin qiell labovit.
Pas xhirimit të dy këngëve karakteristike për Labovën e Kryqit, kënduar me vajë e gjamë nga Persefoni Miha, në oborrin e kishës së vjetër që njihet për fillet e lashtësisë kristiane dhe kohëve të fundit, veçmas është bërë e njohur përmes ciceronit të saj zulmëmadh, z. Stefan Miha, që nuk e lejoi Janullatosin të mbajë meshë greqisht në kishën shqiptare. Për kërshërinë e një pjese të shqiptarëve të Kosovës, Iliridës, Malësisë së Mbishkodrës dhe Luginës, te të cilët mbizotërojnë paragjykimet se, shqiptarët e jugut janë më tepër progrekër se shqiptarë, i këshilloj të marrin udhë dhe të njohin Shqipërinë dhe shqiptarët, ashtu, siç i njohu Pukëvili e Bajroni dhe le t’i pezullojnë intrigat e thashethemnajat që shpien ujë mullinjëve të tradhtisë që kohëve të fundit janë shtuar shumë, duke bluar propagandën antishqiptare. Dhëntë Zoti e një ditë mbeten pa ujë e atëherë le të bluajnë kokat e tyre me platformë krimi e genocidi.
*
            Retë mjegullnajë e turbullirë parasjellin shiun. Ndërpremë xhirimet për disa çaste. Ju lutëm Diellit, si paganë, dhe ai u shfaq përsëri. Stefani vazhdoi me historinë e trinisë kishtare, natyrisht duke i dhënë kuptime kombëtare dhe vetëm kombëtare. Dodona ishte pikënisja e tij që endej fijeve të Konstandinit dhe figurave tjera që nderuan Pellasgjinë, Ilirinë, Arbërinë dhe Shqipërinë. Morëm mundimin që, me dritë, të xhironim në kalanë e Labovës. Ngjitja deri te muret e trasha dhe gurët e mëdhe një, që veç titanë mund t’i kenë lëvizur, se ne krijesat e sotme vetëm foto kujtimi mund të bënim. Këto gurë të bukur dhe mure të trashë që nuk i shembën shekujt flasin më shumë se kronikat dhe historitë. Kamerën përqëndruam në majë të shkëmbit për të marrë pamje dhe peizazhe rreth e rrotull, Lunxhërisë  dhe “kontureve” të Zagorisë. Stefan Miha fliste me zjarr dhe urtësi, duke shpalosur kohët e liga dhe krenare të qëndresës shqiptare. Fliste si Orëzanash, muzash e shtojzovallesh dhe ballin me vetullat syshqiponjë drejtonte drejt Zagorisë Inteligjente, siç do të thoshte dishepulli zagorit, Kristaq F. Shabani, duke  rrezatuar dinjitet dhe krenari përtej plagëve të Shqipërisë.
Stefan Miha, në apologjinë e tij, të kujton erudition që tejkalon të gjithë akademykët që turpërohen dhe frigohen, t’i dalin Zot Shqipërisë. Në majë të kalasë Labovite ngritëm dolli për shëndetin e Stefanit dhe të Vatanit, ta dëgjojnë gurë e drurë, shkrepa dhe shkorreta, lugina dhe male, Poliçan e Zagori se derisa të ketë Diell e qiell me perëndi, do të ketë dhe Shqipëri. Gjatë xhirrimeve skulptori, poeti dhe kryeshqiptari, Haxhi Kalluci, meditonte i ulur mbi rrasa të mëdha guri. Ai rri i heshtur, por kur flet gjëmon dhe fjalët valëviten si shqiponja te flamuri. Burrë për kupë që, kur shfryn gulçin e zemrës, vajton labërisht, me atë zë bilbili. Përballë Stefanit si dyzana qëndrojnë Persofoni Miha dhe Majlinda (Aleksandra) Shabani duke soditur përtej Zagorinë e “padukshme”.
Po të lexosh vargjet e Aleksandrës, patjetër se do të ndeshesh me një titane të poezisë, diturisë, filozofisë dhe historisë së Shqipërisë. “Dardha, - thonë, - nën dardhë bije”. Është bija e Kristaq F. Shabanit, dekanit të fundit të Rilindjes Kombëtare që do ta lakmonin Noli dhe Konica.
Prapa kameramanit të shkëlqyer, Ylli Çapi, disi anash, si e ndrojtur, qëndronte krijuesja Vera Çato, natyrisht e përhumbur mes  imagjinatës  poetike duke këngëruar ligjërime poetike dhimbjeje e malli.
            Kur po binte terri, u detyruam të zbrisnim rrëpirat shkëmbore të tokës së Shenjtë Arbërore.  Përfunduam dhe disa filmime tw tjera Brenda në kishën e magjikshme.
 Në barin pranë kishës na priste Zonja e Stefanit që kish përgatitur një darkë labovite që nga salcat e deri te mjaltërat. Kristaq F. Shabani, ai burrë me kulturë dhe educate, të parën dolli ngriti për zonjën e shtëpisë. Dhe dollitë vazhduan duke uruar shëndete përtej Shqipërisë me katër vilajete. Ishim të kapitur nga xhirimet e ditës.
Nesër do të jetë një ditë plot “aventurë”. Ndaj morëm nga një sy gjumë .
 
2.       * Flag Flag
 
            Dielli kish hedhur nja tri pashë kryet mbi Zagori. Ne po pinim kafenë e mëngjesit nën rrapin libohovit. Vazhduam udhëtimin grykave të ashpra të Poliçanit, ku bëmë një ndalesë surprizore në një bar karakteristik malor poliçaniot. Makinës i jepte një fisnik me tipare cubi, Bexhet Serjani, që nuk lodhej as për parti e sa për qeveri, udhë që i kishte shkelur mirë me detyrë dhe natyrisht duke u tërhequr nga pellgjet e ligësisë për të ruajtur fytyrë. Në Poliçan na priti mësuesi dinamik hoshtevjat Irakli Saqellari , i cili na gostiti me të gjithë të mirat…, një njeri me temperament dhe i ditur.
            Vazhduam duke u ngjitur kurrizit të maleve të thepisura dhe regremisura. Ndalesa e parë ishte Sheperi, vendlindja e Andon Zako Çajupit, Poetit të madh kombëtar. Na priti Stavro Çapi, nipi i SofokliÇapit, “Ministrit të thesarit Çajupian, i afërm i Andon Zako Çajupit .Bashkë me të ishin dhe dy vëllezërit Muzha : Aristidhi dhe Maragariti.
            Bëmë homazhe para bustit të Çajupit dhe Ilia Dilo Sheperit, autorit të Gramatikës dhe Sintaksës së gjuhës shqipe. Pas fjalës së nikoqirit, Stavro Çapi dhe z. Kristaq F. Shabani, unë fola për ngjyrimet emocionale të lindjes së tingujve shqipërisht dhe natyrisht dhe  për të firmosur çastin historik deklamova himnin Çajupian “MËMËDHEU” me emocion dhe në stilin rondel. Pas deklamimit, z. Stavro na drejtoi për në shkollën që mbante emrin “ANDON ZAKO ÇAJUPI”, shtëpia e kolosit kombëtar. U ndjeva aq i ekzaltuar, sikur po mbytesha mes dashurisë së Atdheut dhe kujtimeve të mësuesve tanë naivë që na kishin përrallosur keq, sikur Çajupi rridhte nga një familje e varfër, modele dhe kallupe këto të mendjeve të varfëra të doktorëve dhe akademykëve tanë që nuk e dinin të ngratët se Çajupi i varfër kish në Kajro fabrikë mielli dhe hotelin më prestigjioz. Mjerë ne, ç’kemi parë e dëgjuar nga dhaskalët tanë fukarenj në mendje dhe dituri!
            Në klasën mbushur plot mall e kujtime, Kristaq F. Shabani mbajti një fjalë rasti me përkushtim poetik mbi Çajupin dhe Naimin, dy mendjendriturit dhe kryebilbilët e gjuhës shqipe. Në shenjë nderimi për të pranishmit, deklamova një fragment nga “Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit që, aq dhembshëm dhe sinqerisht, e vajtoi i madhi Andon Zako Çajupi me vargjet:
 “Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri!…”
            Pas këtij rrebeshi në detin emocional, z. Stavro na ftoi në shtëpinë  e tij. Oborri plot pemë ngarkuar me kumbulla, mollë e hardhi. U futëm brenda dhe zonja Sofi, një zagorite tipike , na ofroi qerasma. Hë, rrofsh e qofsh, moj Shqipëri, sa të mira që keTi! Nuk ka vend në botë që shpreh mirëseardhjen dhe bujarinë si në Shqipëri! Dhe, natyrisht, pas dollisë për shëndetin e nikoqirëve, ngritëm dolli për Shqipërinë tonë të prezentuar keq nga politika dhe diplomacia shqiptare pa anatomi kombëtare. Ishte një mikrpitje e ngrohtë dhe e rrallë. Zonja Sofi, në të larguar, këputi ca mollë e mblodhi kumbulla panagjyrka për zonjën time, Lule, e cila mungoi kësaj here, për arsye shëndetësore. Në largim u përula përshpirtshëm para manit, ku kish zënë hije e ndritura “Evgjeni”, bashkëshortja e Çajupit, të cilën e qau të gjallë, në baladë- elegjinë  “VAJE”.
Kultura e jetës në Zagori është një ese e bukur që nuk shkruhet dot nëpër libra e as gramatika akulli.
Është dhunti e rrallë e Zagoritëve që Shqipërisht e mbajnë gjallë.
Vazhduam një vizitë të shkurtër te shtëpia e Thoma Lolit, më Konckë,  një atdhetar i kulluar që, si pensionist, kultivonte pemë dhe fruta duke nxjerrë disa lloje rakish të veçanta dhe me shije unikale.
Vizita jonë  adresoi  bujtinën e çiftit Telo, në Hoshtevë. Na pritën me buzëqeshje në shpirt e zemër, çifti Katerina dhe Ladi Telo. Unë mora shkallët dhe u futa në një dhomë, sa për të veshur kostumin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, për të improvizuar dhe përjetuar disa çaste historinë në Zagori me fragmente monologjesh. Kur zbrita në bujtinë, çifti Telo kish rregulluar bujtinën, si skenë teatri. Pranë oxhakut kishin caktuar skenën, ku do të luaja monologjet. Duartrokitjet nuk pushonin, pas hyrjes time në skenën e improvizuar të bujtinës. Drejtuesi shpirtëror i këtij procesioni metafizik, i përndrituri Kristaq F. Shabani, parapërgatiti publikun me një fjalë rasti rreth Teatrit shqiptar në Amerikë, poemës dramatike Gjergj  Kastrioti Skënderbeu dhe ca të dhëna kalimthi rreth biografisë sime…
“Të prezentosh të madhin Xhevat Limani, -nënvizoi Kristaqi, - nevojiten ditë dhe javë. Ju ftoj ta shijoni shfaqen në vazhdim”.
Dhe duartrokitjet  e të pranishmëve trebrezazh, po shpërthenin tavanin e ulët të bujtinës të ndërtuar me aq shije dhe arkitekturë autoktone zagorite. Pas duartrokitjeve të shumta, në përfundim të monologjeve emocionalë, publiku i namuruar dukej sikur po dilnin nga një periudhë e historisë krenare duke u shtyrë për të marrë foto çasti që i vunë vulën e mirësisë këtij udhëtimi panenegjirik, fantazmagorik, metafizik dhe shpirtëror, gjatë kohë të munguar në CV-në time jetësore dhe artistike. Derisa unë zhvesha kostumin e Skënderbeut ishte shtruar sofra e madhe e kryebujarëve Ladi dhe Katerina Telo me gatime tipike , sipas traditës zagorike. Një tavolinë me gjithë të mirat: byrekë, qumështorë, ngasra, kulaç, petanikë, petulla, mjaltë e fruta të stinës.  Dashi i pjekur nga helli i shpërndarë në tavolinën e madhe. Kryet e dashit për Artistin që ua solli Gjergj Kastriot Skënderbeun  në Zagorinë e bukur, inteligjente, të letërsisë, të artit  dhe kreshnike.
Dollinë e parë e ngriti këngëtarja e madhe zagorite, Katerina Telo për shëndetin tim dhe të zonjës sime, Lule. Dhe natyrisht, ia nisi këngës, ashtu si di ta qajë vetë Katerina në të kënduarën zagorite. Më dukej sikur nga majat e maleve të Zagorisë po zbrisnin tundehedhura muzat dhe kryezanat e Shqipërisë! Një det valësh mes fjalësh mbushur mall e dashuri për të përjetshmen Shqipëri. Hej, rrofsh e qofsh, moj Zagori, sa të jetë jeta dhe sa të ketë Shqipëri! Pas Katerinës ia mori këngës Ladi, iu përgjigj Haxhiu me këngën e bukur skaparjote…., Persa me këngën labovite. Kaloi pasdreka me këngë dhe valle përmbi të bekuarat male, Dhëmbel e Rrapavicë; dëgjonin katër luginat, fusha e Çajupit,  kapluar muzash, me zana e shtojzovalle.
Për herë të parë më ka rastisur dhe ndjeja të flaktën dëshirë, të mos largohesha nga Zagoria, tek e cila mbetëm borxhli, siç do të thoshte poeti Xhevahir Spahiu: “Gurin e varrit e shes të laj borxhet e mia”. Kjo për një çast ishte Zagoria!
“Kështu është Shqipëria, se ashtu desh vetë Perëndia…,”-mediton artisti në poemën dramatike GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi