Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

21st February 2008, 17:36
“Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

E Enjte, 21 Shkurt 2008


Kryetari i Komisionit parlamentar te Jashtem, Prec Zogaj, thekson se me pavaresine e Kosoves ka ardhur momenti qe shteti serb te njohe gjenocidin e kryer kunder qytetareve kosovare. Ne nje interviste per “Koha Jone”, deputeti i PD-se, Zogaj, vleresoi dje se vetem ne kete menyre Serbia do te jete e lire per te ecur ne rrugen evropiane. Nga ana tjeter, Zogaj thekson se mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga disa shtete nuk e rrezikon shtetin e sapoformuar, ndonese shprehet optimist se ne nje kohe shume te shkurter pavaresia do te njihet nga te gjitha shtet.

Si e pritet shpalljen e pavaresise se Kosoves?

Pavaresia e Kosoves padyshim qe nuk ra si rrufe ne qiell te kthjellet. Ky ishte kulmimi i nje procesi te gjate, por qe ka njohur si kulme te meparshme nderhyrjen e forcave ajrore te NATO-s mbi Serbi per clirimin e Kosoves nga pushtuesi dhe kolonizuesi serb dhe nje ngjarje madheshtore eshte edhe ajo e 10 Qershorit te vitit 1999, kur trupat e NATO-s u futen ne Kosove. Keshtu, pavaresia e Kosoves erdhi nga kjo rruge, por sigurisht ne momentin qe ajo ndodhi u shoqerua me emocione te medha dhe te paperseritshme. Ne na ra fati te jemi bashkekohes te shpalljes se Pavaresise se Kosoves dhe kjo sigurisht i jep nje kuptim te ri jetes sone.

Ne festimet per pavaresine u brohorit edhe per Shqiperine Etnike. Si duhet pare ky koncept ne kohet e sotme?

Ka grupe te caktuara dhe madje edhe parti politike, te cilat flasin per Shqiperine e Madhe, ose ate etnike. Por, une mendoj se Shqiperia e Madhe eshte nje shans i humbur. Kjo teze nga ana tjeter eshte perdorur shume nga kundershtaret e Kosoves per te trembur perfaqesuesit e shteteve te medha per te mbeshtetur pavaresine e Kosoves. Po per ne eshte e rendesishme qe Shqiperia, ashtu si edhe Kosova tashme, jane dy shtete te pavarura dhe po keshtu kane deshiren dhe vullnetin per t’u bere pjese e Bashkimit Evropian dhe kjo eshte zgjidhja me e mire qe paqeton aleatet e Kosoves, te cilet ben c’eshte e mundur qe ajo ta fitonte pavaresine. Nga ana tjeter fqinjesia e mire mes Shqiperise dhe Kosoves zhgenjen edhe ata kundershtare te pavaresise, qe e shihnin ate si shkas per te formuar Shqiperine e Madhe.

Cfare pasojash pritet te sjell mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga vete Serbia dhe disa shtete te tjera?

Mendoj se edhe vendet qe tani jane skeptike per te njohur ose jo pavaresine e Kosoves, se shpejti do ta njohin ate. Kjo pasi do te shikohet ne menyre te qarte se kjo pavaresi nuk do i krijoj ato probleme qe ata pretendonin se do te krijoheshin si rrjedhoje e saj. Do te kuptohet se Kosova eshte rast unik dhe se zgjidhja ishte vertet unike. Serbia duhet te pranoj realitetin e ri qe e priste te ndodhte ne Kosove dhe do te jete ne interes te saj ta njoh ate si shtet te pavarur. Nga ana tjeter, Serbia nuk duhet te harroje kurre qe ka kryer gjenocid ne Kosove dhe rruga e saj per t’u cliruar nga e gjitha kjo histori eshte te njoh krimet qe ka bere neper dekada ne Kosove. Duke njohur gjenocidin dhe pavaresine e Kosoves, Serbia do te jete e lire te ece ne rrugen drejt Evropes. Por, nga ana tjeter, deri ne kete moment mosnjohja nga ana e disa shteteve e pavaresise se Kosoves nuk e rrezikon ate si shtet.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

27th February 2008, 17:39
Manter: Në Kosovë nuk pati kurrfarë dhune


Pragë, 27 shkurt - Në ditët e kaluara, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga bashkësia ndërkombëtare, kemi parë një trend shqetësues në gjuhën e përdorur nga disa udhëheqës të Serbisë, - ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kameron Manter. "Radikalët e papërgjegjshëm nacionalistë, madje edhe në qeverinë e këtij vendi, janë përpjekur që me dhunë t'i përgjigjen asaj që ka ndodhur në Kosovë. Ata thonë se atyre u është bërë dhunë në Kosovë, prandaj dhuna është përgjigje legjitime. Por në fakt, në Kosovë nuk pati kurrfarë dhune", tha ambasadori amerikan. "Ky ishte një vendim diplomatik, me të cilin shumë vende nuk janë dakord", tha ambasadori amerikan në Beograd.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

27th February 2008, 18:24
serrbija duhet ta njoh gjenocidin qe ka ushtrue ne kosove mos sod neser dhe duhet te paguej demshperblimin e luftes pas njohjes se pavaresis.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

28th February 2008, 19:28
Ministri serb braktis sallën kur e mori fjalën përfaqësuesi Kosovës
Sofje, 28 shkurt - Pakënaqësitë rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kanë lënë në hije takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit në Sofje të Bullgarisë. Takimi është i pari i këtij lloji pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ripërsëriti se Serbia do të bëjë gjithçka për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Ai me arrogancë ka kritikuar vendet që e njohin Kosovën se duhet të zgjedhin "midis Serbisë dhe Kosovës" dhe se siç është shprehur, do të bartin pasojat e "zgjedhjes perverse". Jeremiq ka akuzuar homologët e Balllanit se po heqin dorë nga solidariteti rajonal për t'u radhitur krah SHBA-së dhe BE-së. Në takim, Kosova u përfaqësua nga Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike. "Unë fola në emër të Republikës së Kosovës dhe kërkova që tash e tutje, Republika e Kosovës të jetë pjesë e të gjitha qasjeve rajonale bilaterale dhe multilaterale", tha Beqaj. Delegacioni i Serbisë e ka braktisur sallën kur foli përfaqësuesi i Kosovës. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivajlo Kalfin tha se fakti që delegacionet e Serbisë dhe Kosovës u ulën në të njëjtën tryezë "pak pasi Kosova shpalli pavarësinë është shumë i rëndësishëm". "Bashkëpunimi rajonal duhet t'i përfshijë të gjithë. Nuk duhet të ketë palë të izoluara, apo të tjerë që nuk mund të marrin pjesë", tha Kalfin.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

28th February 2008, 19:30
shum here do te braktisin keta sallat dhe vendet aty ku do te jen prezent shqiptaret dhe kjo eshte nji fitore qe fituen shqiptaret dhe ne fund ben miqe ku do ne bote ,ndersa serrbija mbjell armiqe me keto qe veron dhe ka veprue deri me sod sepse bota u bind kush jemi ne me ne fund ,te rrojn uniteti shqiptare bashke me kombin .
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

28th February 2008, 19:31
Policia ndaloi një tubim pro BE së në Beograd
Beograd, 28 shkurt - Policia e Serbisë ka ndaluar një tubim të studentëve, i cili kishte për qëllim të tregojë vullnetin e mirë ndaj Bashkimit Evropian. Agjencia AFP njoftoi se policia nuk i lejoi studentët e universitetit që të tubohen para ambasadës së Sllovenisë në Beograd, vendit kryesues të BE së. Megjithate, policia e lejoi udhëheqësin e studentëve Simon Simonoviq që t'i afrohet ambasadës sllovene dhe ambasadorit Miroslav Luci t'i japë një panel qelqi për të zëvendësuar dritaren, e cila u thye gjatë protestave të javës së kaluar kundër pavarësisë së Kosovës.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

29th February 2008, 18:27
: Rajoni dhe Evropa nuk pranojnë përjashtime, siç pretendon Serbia
29.02.2008 13:25 ET Prishtinë

Koordinatori i Kosovës në Paktin e Stabilitetit, Besim Beqaj, tha të premten se edhe përkundër përpjekjeve të saj, Serbia nuk ka mundur ta bllokojë përfaqësuesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të flasë në emër të shtetit në Konferencën e Paktit të Stabilitetit që u mbajt në Sofje të mërkurën dhe të enjten.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

31st March 2016, 08:31
mIR DO ISHTE, PO sERBIA SI sERBI Sad
marino
marino

Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

31st March 2016, 12:42
Black shkruajti:mIR DO ISHTE, PO sERBIA SI sERBI Sad
black kto jan lajmet e 2008 bre hahaha
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

31st March 2016, 14:30
Serbia nuk ndryshon as ne 2080-ten,ngelet e njejta...Kurr nuk besoj qe do e pranon ani qe ka zera te till qe ndoshta do te vetedijesohen dikur....
Sponsored content

Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves” Empty Re: Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi