Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

BURIM I LËNDUAR  NGA KRYEMARRËSIA E NATËS SË VRERIT ( Poemthi i Evoluimit të Mendjeve) Nga Kristaq F. Shabani , IWA, ALBANIA  Empty BURIM I LËNDUAR NGA KRYEMARRËSIA E NATËS SË VRERIT ( Poemthi i Evoluimit të Mendjeve) Nga Kristaq F. Shabani , IWA, ALBANIA

20th November 2019, 01:26
POETIKA NXIT VEPRIMIN NË RRUGË TË MENÇUR, NJË QASJE E RE 
DYMOTËRSIA , DYVËLLAZËRIA (SHQIPËRIA - GREQIA)

BURIM I LËNDUAR 
NGA KRYEMARRËSIA E NATËS SË VRERIT
( Poemthi i Evoluimit të Mendjeve)

Nga Kristaq F. Shabani , IWA, ALBANIA 
KANDIDAT PËR ÇMIMIN “NOBEL" PËR PAQEN PËR VITIN 2019,IWA, SHABA, 
“NJERIU I VITIT 2011” ABI , SHBA
“PENA E ARTË E VITIT 2018” (Prêmio Caneta de Ouro 2018) Brazil 2019
“KALORËS I SHKËMBIMIT UNIVERSAL TË VLERAVE” (Paladino da Cultura Universal”
“Doutor Honoris Causa em Literatura “ Brazil 2019


Prolog dritëstar

• E HUAJ PËR NJË JAVË POETIKE
Emocion deliranti: akt sulmimi 
Prej tokës sime, 
ku mbizotërues, 
nga malformimi, 
lirshëm fluturojnë vallëzues : 
Shqiponjat dhe Pëllumbbardhët…
Akt “çmendurinë” Musolini:
Plasdarmin e kapur me intrigë 
“Sulm agresor ndaj fqinjit”…

1. E HËNË ZËÇJERRË
Në gjendje të thikët emocioni…
Dekreti i luftës hijenë,
ulur në tryezë manierë, 
vërdalloset, kotësisht, si i pacipë 
në mendje të dalë boje nga “Trojet”, 
sorrollatet i lodhur deri në deje,
këputje totale i konstruktit diplomatik
kërcënim dhëmbëplakur mbretërish…, 
parapëlqesë dramatike, 
kacafytje me violencë pa nerv… 
në “Operën” tmerradë të kërcënimit, 
pa titull, lidhje dhe shpirt,
kënduar zëçjerrë nga nga “mexosoprano” polesh !

Fajkontrasti, 
para një harte të vjetëruar,
Në ekzaltim thirrmon 
plan- panin e ëndrrës:
”Edhe kjo (që s’më përket) 
dua të jetë vetëm imja,…”.
(Ish mbushur Planeti me Shvejkë!)

Zmadhim syverbimi 
Mallkuar qofsh,
nga të gjithë Zotat e Tokës sime 
dhe të Tokës tënde,
pjesëza të një origjine…

Mallkuar, nise prerjen, 
thirre pasthirrmën ,
turpërove Mjekërbardhët, 
Mjekuesit e agonisë…
Të falem, Profet, 
Ty, që i pari, 
mallkove prerje “karte”…

2. E MARTË E LEBETITJES
Dekreti : “LIGJ LUFTE”,
dekretvogël, 
I paprinciptë në kohë moderimi, 
ku pikëçuditsja habitëse,
del nga kurmi i vet e alarmuar,
Nata i ka shumuar orët e vrerit, 
klithmon me “fanfarë” 
nga Portikë të sëmurë
të Kohëçmendurës!

Mbreti, me emër “perëndor”, 
ende i gjalluar, 
në një marrëdhënie fqinjësh
me fytyrë meite…
Del nga kuadrati njerëzor…
Ligji gjethezverdhur, 
rënë nga Pemët gjigante, 
Ligji i kthyer në pikëpresje, 
pa kuptim fraze…
lebetit veten dhe të tjerët…

3. E MËRKURA E ORIGJINËS
A mund të ndalë një relik 
një fqinjësi të mirëfilltë, 
popujsh mijëvjeçarë thinjur?
Në damarët e të dyve 
rrjedh gjak pellazgjik…

A mund, dy popuj të rrjedhur 
nga një origjinë,
të gatitin armët, 
të hilojnë me hileqarësi
kërcënimesh dhëmbësh “atomikë”?! ..

Ç‘ qesharakizëm, 
ky duel sarkastik!…
Në hata majalartash,
në etje skandale,
për të thyer kufijtë …

A mund, a mund?!...
A mund, një çmenduri,
të prishë balanca drejtësie?!
“Më mirë, thotë Profeti, më merr…
Por “kur”?”
(Do të zgjidhja, pa dyshim, 
një ditë të mërkurë!)

(“Ç“ rënkim në nëngurë të rëndë Rozafash 
dhe Akropol Athine

Kupa e helmit e antimiqësisë 
(cekje)

Ç’ditë e keqe ndodhi, 
Ai rrugëtim kanibal i masakruar, 
nën kërcënim maskaradash?

Kryegjenocid i lindur 
nga trunxehtët,
Faqeznajë histori fqinjësh, 
Nëpërkëmbje totale të drejtash,
Ujëvarë gjaku,
rrëshqitje humnere
Fshirje nga territore identiteti, 
Në harrim të menduar ekzistence…

Kryevrasja masive 
Apelon, sot, me gjuhë brezash,
Ajo kositje njerëzore, 
ai Gjak i derdhur, 
sadoqë të mbulohet 
me “perde” tymi e vreri,
Sado të fshihet
Konturohet në kohë, 
Edhe në foto-pikturat
dhimbje rënkojnë, këlthasin,
si gurë muranash …

Okularët, dikur të vegjël,
në kujtesën e tyre fanitet kasaphana…

Apelojnë heronjtë e këtushëm 
dhe të atjeshëm, 
kontribues të Lirive:
“Ligj i Luftës , 
Jemi dy pjezëza të Tokës, 
sa s’është vonë …,
Vendos gishtin kokës, 
Dy popujt e vëllazëruar 
të kanë thyer qyshkur reliket,
Forca jote ka marrë kokëposhtësinë…
Inteligjentja nga dy të dy kahjet 
Afron mençurisht origjinën:
Me duar në qafë e dorështrënguar besën,
Në shekujt e ardhëmërisë…

E “imja” e jotja , le të mbeten “jetime”…
Le t’i lëmë mënjanë lojë “stricet…”).


4. “E ENJTE , THIRRI MENDJES, VENDOS PAQETIMIN!’

Në fjalorë kapsoliderësh,
të pasprovë në pangjasim 
me të kaluarit mendjemprehtë,
lindës triumfues shekujve sokratikë…
Ç‘shkarje dhe andej, 
ku shkarja semantike, 
ka qenë e limituar… 
Nuk di ç’numër arriti gjyqi 
ndaj Sokratit?!…
Nëse e di ti, ma thuaj!…
“Kalaveshët” në “kupën e tyre “
të katranosur gatuajnë 
“Mllef” ndaj të Mëdhenjve e Kontributit…
Sa janë shtuar kronikverdhat…
Nuk e di, ma thuaj…
E enjte, na enjtën këta katranë, 
në hapësirën tënde “bukurimë”,
Asqë mund t’i ngjajë “produkti’ i tyre
Produktit të bletës, 
ardhur nga polen shumëngjyrësh lulesh…
Si nuk po del një lider produkt i tillë!…

Horoskopi, në gjendje mëdyshas…
Po kërkojmë mos gjejmë
në Tabelë “Mendelejevi”….

5. E PREMTE E ZEZË E KTHESËS
Klithmë sorrane 
nga të vdekur gjallues,
në “pozicion” shkarjemendjesh
Përzier me etje korbi,
Veshur e stisë me mantel zezor
dhe “kokore” shtrige,
Thirrojnë mendje të sëmura kohore,
mbetur pa fije inteligjence, 
Pa vaj në kandile…
Frazime të helmëta vreri,
në kohë moderne, 
Ku parlamenteve u kanë humbur forcat
të përmbysin dekretet relike…

6. E SHTUNA E PEMËKURORËS
Dy vëllezërit e thinjur pellazgjikë 
Trokasin në të kaluarën e paharuar,
Në Lidhësinë e Pemëkurorës 
Gjeanologjike, Gjigante, 
Ku shikimmiri e shikimndrituri, 
Besa e pathyer, kryevëllazëria
Lidhësia e dejeve kryefjalonte…
Ylberi, sa andej dhe këndej,
ylberonte 
me ngjyrat e tij të bukura, 
në tejçmendim…
Pse të ndodhë kështu, 
o e shtunë qetësimi …,
ku qershia “Belicë”
fryn bulçitë e qeshura… 
Të çmendet e mira,
harta të trulloset 
në hapësirën e saj të përcaktuar?!

7. E DIEL HARRESE
Troket koha e moçme 
me bastun të florinjtë
kronologjik ngjarjesh 
mbi Tokëlashtën,
Dëgjojnë të troktiturën e mençur 
Dy pjesët e saj simotra, 
në të njëjtën kohë tipike.
*
Numëron orët e vdekjes
Dekreti i Luftës, 
Gërgëliten ithtarë 
në humnerat e përpimta…
Pentagrami i Kërcënimit 
boshuar nga notat…
*
Nesër përcillet
në banesëturpin e harresës 
“Klithkërcënimi” i paskrumbullt…

Periudhandritshmet të Tejëartës, 
Bëmat spartane, 
Athinë Bukurës tokin duart 
me epokalet e Iliridës 
Agron – Teutës, 
Epokën Skenderbejane,
Tronditës- shpëtues të Evropës…

S’e numëroj dot me numërim poetik 
këtë shumatore të ndritshme
ylberesh historike, 
Lavdimadhen e popujve,
bashkësi planetesh, polesh, 
hapësirënajë shpirtrash…
Të pakëta përplasjet qaramane, 
qurramane të nxitur nga ferranët 
dhe gjembmurrizët…

EPILOG I KRENIMIT
Pjesëtokat s’e panë kurrë
njëra – tjetrën me syverbëri…
Nusebukurat,
Dhëndurnurët,
Shtojzovallet, 
Nimfat 
në vallëzim e valëzim Panteonesh…
Dekretnëmuri niset për në labirint harrimi…


Marrë nga vëllimi i fundit i autorit “PRESJE E HABITUR” 2019
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi