Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Vlerësimi i vlerave të vërteta  intelektuale, krijuese, një nga synimet kryesore të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës “ LINDITA ROVA, KRYETARE Empty “Vlerësimi i vlerave të vërteta intelektuale, krijuese, një nga synimet kryesore të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës “ LINDITA ROVA, KRYETARE

24th January 2020, 00:43
“Vlerësimi i vlerave të vërteta intelektuale, krijuese, një nga synimet kryesore të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës “
LINDITA ROVA, KRYETARE E QARKUT TË GJIROKASTRËS
I nderuar Rektor i Universitetit Z. Mema, mikpritës i këtij aktiviteti,
I nderuar Prefekt i Qarkut, Z. Aliaj,
I nderuar Kryetar i Bashkisë Tepelenë, Z. Peçi,
E nderuar Nënkryetare e Bashkisë Gjirokastër, Znj. Muho,
Të nderuar miq të ftuar!

Jemi mbledhur sot për të nderuar një nga personalitetet e fushës së artit kinematografik, “Mjeshtrin e madh” Z. Kujtim Gjonaj.
Dita e sotme 17 Janari, në kujtesën historike të mbarë Kombit tonë është një ditë, e cila lidhet me Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, të cilin ne e nderojmë për gjithçka bëri për Kombin tonë të lashtë.
Këshilli i Qarkut Gjirokastër ka parë me përparësi vlerësimin e kontributeve të personaliteve të të gjitha fushave, me qëllim që të jape ndihmesën e tij institucionale në evidentimin e vlerave pozitive për zhvillimin social, shoqëror, kulturor e më gjerë të shoqërisë sonë demokratike.
Në këtë kontekst, është forcuar bashkëpunimi me të gjithë aktorët dhe faktorët, me të gjitha shkallët e organeve të vetëqeverisjes vendore, me institucionet arsimore e kulturore si dhe me aktorë të Shoqërisë Civile për të identifikuar figurat me kontribut në zhvillimin dhe promovimin e Qarkut tonë.
Evidentimi i shembujve pozitivë të personaliteteve kontribues për Qarkun, për rajonin, për vendlindjen, prezantimi i tyre në tërësinë e spikatur të virtyteve, karakteristikave e cilësive dalluese, ka rritur forcën e vlerësimit dhe të çmimit të kontributeve, duke forcuar besimin se figurat e merituara do të nderohen.
Këshilli i Qarkut Gjirokastër, tashmë ka krijuar një përvojë, një praktikë serioze pune në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi për të vlerësuar figura të merituara të fushave të ndryshme ë artit, shkencës, edukimit, ekonomisë, politikës, diplomacisë, filantropisë etj.

Në praktikën e deritanishme, Titujt Vendorë të Nderit janë dhënë dhe jepen për shpërblimin e veprimtarisë së shquar, brenda juridiksionit të Njësive të Qeverisjes Vendore ose për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit, brenda territorit vendor. Këta tituj u janë dhënë individëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme, në përshtatje me kontributet dhe vlerat, rolin dhe ndikimin e tyre në publik.
Këshilli i Qarkut jep këta tituj:

”Nderi i Qarkut Gjirokastër ”.
“Personalitet i shquar në fushën (emri i fushës)”
“Certifikatë (Mirënjohje)”
“Nderi i Qarkut” është titulli më i lartë që i jepet nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër çdo personaliteti shqiptar ose të huaj për veprimtari të shquar, të suksesshme në dobi të Qarkut Gjirokastër apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin, prezantimin dhe publicitetin e interesave të tij.
Në këtë kuadër, në praktikën e deritanishme, janë vlerësuar me këtë titull shumë personalitete të fushave të ndryshme. Shumë shpejt Këshilli i Qarkut do të realizojë një material të përmbledhur për të gjithë tutijt e akorduar deri më tani.
Të drejtën për të propozuar dhënien e titujve vendorë të nderit e ka çdo anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, shoqata të ndryshme dhe organizatat jofitimprurëse, të cilat, nëpërmjet kësaj të drejte, nxiten të evidentojnë kontribute e vlera të veçanta në dobi të shoqërisë.
Unë përfitoj nga ky rast të ftoj të gjitha shoqatat që kanë propozime të vlefshme për figura të spikatura që t’i drejtohen Këshillit të Qarkut për vlerësimin me tituj nderi. Është më e pakta që mund të bëjmë në respekt të punës, veprës, kontributit, vlerave të tyre.
Sot do të nderojmë një kineast të shquar, “Mjeshtrin e madh” Z. Kujtim Gjonaj, me propozimin e ardhur nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania. Sot i shtojmë një emër të merituar fondit të artë të personaliteteve të shquara që janë nderuar me këtë titull.

Ju faleminderit!
Gjirokastër, 17 janar 2020

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi