Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"STUDIUES DHE I ARKIVAVE DHE DOKUMENTEVE ARBËRESHE" nga Prof. Bexhet Asani Empty "STUDIUES DHE I ARKIVAVE DHE DOKUMENTEVE ARBËRESHE" nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:33
Flag STUDIUES DHE I ARKIVAVE DHE DOKUMENTEVE ARBËRESHE
 
Profesor Françesko Markjanò (Francesco Marchianò), u lind në katundin arbëresh Spixanë (Spezzano Albanese) qarku I Kozencës – Itali), më 6 janar 1957. Nga prindër arbëreshë. Gjyshi i tij ishte nga Maki (Macchia Albanese), fshati i Jeronim de Radës. Në familjen e Francesco-s flitej arbërishtja dhe kalabrishtja, kurse italishten djali i vogël e mësoi në moshën shtatëvjeçare kur filloi shkollën fillore.
ProfesorFrançeskoMarkjanò
                 Mësimet e para i mori te shkolla e katundit, ndërsa në vitin 1976 mbaroi studimet në liceun vendës. Në vitin 1982 u diplomua për Gjuhë dhe Letersi Moderne të huaj në Universitetin e Kalabrisë me specializim për frëngjishten, ka studjuar për tre vjet gjuhën shqipe me prof. Papàs Francesco Solano me tezën: « E folmja e Spixanës dhe letërsia popullore e saj » (viti akademik 1980-81). Gjatë viteve 1978, 1979, 1985, 1986 ka ndjekur kurset verore për gjuhën dhe kulturën shqiptare në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1986 kaloi provimin e aftësisë për mësimin e gjuhën shqipe (Komisioni: prof. Francesco Solano, prof. Antonino Guceta (Guzzetta), prof. Elio Mirako (Miracco) dhe prof. Francesco Altimari).
                 Gjatë viteve shkollore 1989- ’90 dhe 1990-’91, mësoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Liceun Shën Mitër Korone (ish Kolegji i Shën Adrianit). U interesua për historinë e katundit të vet dhe për botën arbëreshe, duke bërë hulumtime në arkivat famullitare, si dhe në ato të shtetit. Ka bashkëpunuar me revistat arbëreshe « Zjarri », « Rilindja Arbëreshe » dhe « Jeta arbëreshe » tani (2018) bashkëpunon me revistën “Katundi Ynë ».
                   Që nga viti 1984 deri 2013 ka qenë anëtar e themelues dhe disa herë president i rrethit kulturor “Bashkim Kulturor Arbëresh » të Spixanës, Spezzano Albanese. Në shkurt 2016 ka qenë bashkëthemelues i rrethit kulturor « Na Jemi » dhe për një muaj ka qenë i emëruar president i Shoqatës. Profesor Francesco Marchianò tani është ligjërues i Gjuhës frënge në Shkollën tetëvjeçare të Spixanës Instituto Comprensivo Statale « R. Levi Montalcini ». Profesor Francesco Marchiano ka qenë dhe është bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave në Itali dhe në Shqipëri. Ka botuarnjësërëveprashstudimore, kumtesa, referate etj.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Studiues i arkivave dhe dokumenteve arbëreshe
 
Frangjisk Kandreva përkthyes i parë i De Radës? i F. Markjanoit)
 
 Shkruan Françesko Markjano
 
(Përshtati në shqipen e sotme Bexhet Asani)
Njëri ndër intelektualët më të mirë të Spixanës ka qenë, pa dyshim, mjeku Frangjisk Kandreva. Doktor Frangjisku u lind në vitin 1813 dhe vdiq në vitin 1872. Nuk kemi shumë të dhëna mbi jetën e tij. Në  bazë të disa dokumenteve, mund të themi se studioi në kolegjin e Shën Trianit, në katundin e Shën Mitrit. Aty u njoh me shkrimtarin Jeronim de Radën e që ishin bashkëmoshatarë me të. Filloi kështu një miqësi e ngushtë midis tyre, si dy intelektualë të mëdhenj; shkuan bashkë në Anapulj (Napoli) në universitet dhe mendohet se, të dy, morën pjesë të kryengritjen e dështuar të vitit 1837 të vendasve kalabrezë, siç thotë De Rada tek «Autobiologjia» e tij, e vitit 1898. Kur mbaroi studimet për mjekësi, Kandreva erdhi në Spixanë e në zgjedhjet që u mbajtën, bashkëfshatarët e tij, njëzëri votuan për të dhe e bënë kryetar katundi (sindëk). Si mjek e si kryetar i katundit të Spixanës, ai shërbeu shumë mirë: hapi udhë në fushën e fshatit, ndërtoi kisha dhe kroje, ndërtoi rrugë të reja brenda katundit dhe ndihmoi shumë të varfërit … Kur shpërtheu Revolucioni kalabrez i vitit 1848 mori pjesë edhe ai dhe e ndihmoi katundin që të mos bëhëshin vrasje dhe vjedhje, kështu ai organizoi Rojën Kombëtare (Guardia Nazionale) e përbërë me vullnetarë vendas. Kur dështoi revolucioni, Burbonët e rrëmbyen dhe e larguan nga posti i kryetarit të Spixanës, po ai si mjek që ishte, i shërbeu popullatës me devotshmëri, kur ra kolera (cholera morbus) në vitin 1855. Kur erdhi Garibaldi, Kandreva bënte pjesë te Roja Kombëtare, si oficer i lartë dhe pastaj u largua nga politika duke iu përkushtuar familjes dhe profesionit të tij. Miqësia me De Radën ka qenë jo vetëm politike po edhe kulturore! Në një letër që ruhet në arkivin e Tiranës, Kandreva i shkruan Jeronim De Radës: « Shumë i shtrënjti mik […] Ju më falenderoni për përkthymin im i mirë të poezive arbëreshe Tuaja të para të “Milosaut” …. » (25/2/1841). Një dokument ky mjaft i rëndësishëm, për të ardhur në përfundim se doktor Kandreva, si njohës i mirë i gjuhës italiane, përktheu italisht poezitë e para të “Kangjeleve të Milosaos” (Këngëve të Milosaos) dhe se për këtë Jeronim de Rada i është mirënjohës bashkëkohanikut, e njëherit edhe mikut të tij të ngushtë, mjekut Frangjisk Kandrevës. Sot për sot, nuk kemi mundur që të gjenim ndonjë dokument tjetër më të rëndësishëm te të afërmit e tij për kontributin e madh humanitar e kulturor të Kandrevës, sepse pasardhësit të tij, nuk kanë qenë të interesuar që të ruanin dokumentet dhe veprat e tij. De Rada i dërgonte Kandrevës letra dhe manifeste pajtimi që të shiste librat e veta në Spixanë dhe te katundet arbëreshe aty afër … Korrespondenca ka qenë e gjatë deri në vitin 1872, kur Kandreva u shua në vetmi, por mund të themi se ai ka qenë një intelektual shumë i kulturuar dhe i pastër në shpirt, siç mësojmë nga ata, të cilët e kanë njohur nga afër, në ato pak dokumente që na kanë arritur gjer në ditët tona.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi