Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Mjaft më , me marrina!..."poezi thirrore nga Kristaq F. Shabani  Empty "Mjaft më , me marrina!..."poezi thirrore nga Kristaq F. Shabani

14th January 2022, 23:36
Flag

Mjaft më , me marrina!...
 
 




*
Intriga bredharake e putanizuar,
sajon rrëfenja shtrigash...
Kryqit kërkojnë t'i thyejnë
Anësoren e zemrës,
Perëndimi me dhimbje koke,...
Çorientohen pikat e horizontit ,
lëshohen
nga temperaturat,
në një sinoptikë ligjërimi vajtocash Lindja...
(Nesër konkurrojnë bukuritë!
Do të pompohen nuret nga deklamimet,
Kohët do të munxojnë njëra- tjetrën,
Konet do të tundin bishtin...
Emisionet do të tronditen nga padituritë,
Pragdita lë mend pa parajsë +pasuritë...
"Çekanvetingu ka kohë që bie :
Dridhje , vibracione sizmike në "shpirt"...
Varfëria pozon nofulldalën...
Mbi kryet e saj kolonatet...e Urithēve ).
 
*
       Ligjëron maskilisht
sërish Janari,
teksa shfaqen
sekuenca telenovelash,
sulmesh kështjellash,
me taktike mesjetarësh...
( "BB" edicioni i shikuar
        nga miliona...
Kush do t'i rroki milionkat?!)
Të shohim tani shkurtin
ç' kapitull do të shfaqë:
"Skena kokonash e kokonarësh..."
Politologjia hermafrodite
në zenka qensh si e marrë!)
 
*
Trungpadrejtët,
Mendjeshkalët,
Zabrahanët,
Katrahurët
Mendjecunguarit ,
Antinjerëzit,
Verbuesit,
Të lënurit
nxjerrin
nga kraharori zëmëratën,
vërsulen tërbueshëm,
si gladiatorë " Jetë- vdekje"
në Gladiatoriume mjegulle...
*
Grisin faqet nënat
shoqëruar me thirrjen:
"Derëzezat ne, për pjellat!"
*
Ku qenkërka fshehur Udhëdrejta?!
Keqësira e ka kaluar pragfundin...
Modernia sfilon " KOLMËRINË"
gatuar me silikonë...
(A u përputhen "Zemrat"
në dy- tre takime idilike:" puç- puç"?!)...
*
Ndërkohë, në opinion anti pentagram
Çan,Bled, En, Dudu, Ball, Rak,  Den,
Pek, e ku ta di unë,
zihen dhe grihen
mediatikët milionerë,
"analitikët- zbraztirë", japin këshilla,
një ish ambasador servir përralla stepe...
( Arkeologët zbulojnë
përditshëm Fosile...
në telepatinë e labirinteve).
*
Papritmas, shfaqet në ekran
autorja e librit fitues "Vrima",
vret e pret me "shpatë" fjale...
Sygjeron se njohuria
për edukatën seksuale
të jepet qysh në kopsht...
Kulmon "zgjuarsia" profane,
Budallëku lëshohet në qiell...
(Shihemi në "5"!
I lumtë Beniadës:"Vajza, bëni qejf!")
*
Vetë pikëçuditsja gajaset...
Çuditen "lulet" e dy gjinive...
Përqeshin kukullat...
I thonë në vesh njëra - tjetrës:
" Kjo qenkërka çmendur me bebet!"
*
Kryefjala: "Djerrrë gjithçaja"...
Shtëpitë qajnë Zotët...,
Përemri vetor, pronor"Unë",
lakohen vetëm "Unë ",
në të gjitha rasat...
Ç' faj na paskërka Balta?
Në delir gaztorët!
*
Një mjekërosh,
te "Rrethi dantesk",
hiqet profetikisht sfumues
i "qenies së qelizës në te ardhmen"...
Çmenduria ngjitet në Everest!...
(O Zot, "shtoi""Rreth katrorët"
me protagonistë çmendarakësh
të trullosin turmat!)...
*
Historianucët sjellin nga historia
një thashethemnajë kronikani,
pas Skënderbeut...:
"Heroi nuk dinte shqip!"
(Haha,....Heroi fliste shumë gjuhë!)
Ah, o fjalim i Krujës, në "mëdyshje!..."
Po hyri çmenduria në mendje,
s'ka zot ta heqë nga Froni!
(Ç'elegancë, përsëprapthi!...
Le t'i sulmojmë Korifejtë, Majat,
të kënaqemi, si budallenjtë,
në një skenë komike)...
A s' paska me shumicë
shembulla të tilla...?
Ku qenkërkan studiuesit,
historianët, strategët?
Mos fshehur në kullat?!...
( Një studiues i çmendur
na nxori tezën se Gjuha jonë
qenkërka e huazuar!)
*
Pse qenkërka kaq e përgjatë nata?
( Lakuriqët ngjiten në pemë,
U bëjnë shoqëri Majmunēve,
Majmunët kapardisenn e mburren
për pasardhësit e tyre...).
*
Çmenden dhe vetë papirusët... ,
shkrimet pellazge...
U "moshuan" shkrimet arabe...
( Ku vajti përpjekjada e të Mëdhenjve?)
*
Pjesëzat e kurorës së Trojeve
ende të shkëputura...
( Ende, ende, Vilarë të verdhë!)
*
Kam të drejtë të ulëras:
" MJAFT MË, ME MARRINA!"
(Zgjohu, Kombi im i vogël,
Kombi im i madh!
Se te presin Vepra të Mëdha
e të mençura)...
A mund të fashitim Bukuritë
 pikturuar nga Natyra?
Në djall vafshin Djajtë dhe Qelbësirat!
 
Le të heqim rrodhet , marrinat...
vijon...
·         Janar 2022 (KOHA E LAJTHITUR)...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi