Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus Empty Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus

22nd February 2008, 20:00
Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus.
20 February, 2008 12:08:00

21-vjeçari anglez Eduard Craythorne u identifikua dje nga nëna e tij në morgun e spitalit të Lezhës, pasi u gjet i hedhur në një pus në fshatin Mal-Shëngjin

LEZHË - Zemra e nënës e kishte parandier fundin tragjik të djalit, ndaj jo vetëm e kishte denoncuar në polici, po dhe në emisionin “Njerëz të humbur” të televizionit “Vizion plus”. Pak orë para se të rikthehej në vendlindjen e tij, Angli, Eduard Craythorne ishte zhdukur. Askush nuk dinte asgjë të saktë për të për plot dy javë, derisa...

21-vjeçarit anglez Eduard Craythorne u identifikua dje nga nëna e tij në morgun e spitalit të Lezhës, pasi u gjet i hedhur në një pus në fshatin Mal-Shëngjin. Policia lokale bëri dje të ditur, se anglezi ishte vrarë nga shokët e tij shqiptarë, që dyshohet se e kanë grabitur. Dy të rinj, Mario Pjetrushin, 19 vjeç e Arlind Vukën, 21 vjeç, që të dy lindur e banues në Shëngjin të Lezhës, u vunë në pranga nga policia e lokale, pasi dyshohen si autorë të zhdukjes dhe më pas vrasjes me paramendim të të riut anglez. Sipas hetimeve të deritanishme të grupit hetimor, rezulton se shkak për ekzekutimin e të riut anglez nga dy të rinjtë lezhjanë të jenë bërë lekët që donin t’i merrnin viktimës. Historia e Eduardit u bë për herë të parë publike në emisionin televiziv “Njerëz të humbur”. Gjatë emisionit u bënë shumë telefonata, një ndër tyre ishte edhe Mario, tashmë njëri prej të dyshuarve si autorë. Ai ishte personi i fundit që kishte pasur kontakte me viktimën, por duke qenë se shoqërohej me të rregullisht që nga momenti që anglezi jetonte në Shëngjin, askush, aq më tepër motra dhe e ëma e tij, nuk kanë dyshuar tek ai. Mario Pjetrushi ka rrëfyer me gjakftohtësi një skenar tërësisht të trilluar, për të shtyrë policinë dhe hetimet në një pistë komplet ndryshe. “Datën e 3 shkurtit u takova me Edin në një hotel në Shëngjin, pimë kafe e më pas dolëm në Lezhë. Në kohën kur po shëtisnim, na afrohet një “Benz” i zi dhe prej tij dalin dy djem shqiptarë që flisnin mirë anglisht. Dukej që kishin njohje të vjetra me Eduardin. Më pas e hipën në makinë e ai u largua me ta. Që atë ditë nuk e kam parë më”, - është shprehur vrasësi i tij. Përveç bisedës telefonike të drejtpërdrejtë në emision, stafi i kishte marrë dhe një intervistë paraprake, ku pa iu dridhur qerpiku fare, ai ka ritreguar të njëjtin skenar të trilluar, në kohën kur trupi i “mikut” të tij anglez dekompozohej në ujin e pusit, ku ai së bashku me Vukën, dyshohet tashmë se e kishin futur. E ndërsa të ëmës, Ajlin e motrës së tij, Sofit, u janë bërë pyetje rreth Marios, por ato janë shprehur njëzëri: “Mario është një djalë i mirë”. Por pikërisht me Marion ka kontaktuar e ëma në momentin që ka filluar të merakoset, kur djali i saj nuk po kthehej në shtëpi. E ndërsa ditët kalonin, Mario shkonte çdo ditë në shtëpinë Craythorne për t’i ngushëlluar. Dy ditë më parë, policia e Lezhës mori njoftimin se dy adoleshentë, banorë të fshatit Mal Shëngjin, të tërhequr nga era e rëndë, janë afruar pranë pusit që gjendej në oborrin e një banese të braktisur dhe kanë gjetur një kufomë. Kureshtja e adoleshentëve i ka çuar në zbulimin e trupit të pajetë të seksit mashkull që qëndronte mbi sipërfaqen e ujit në pus. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bënë të ditur se viktima kishte të çara në kokë, të realizuara me anë të një shufre hekuri. Përveç shufrës, të rinjve vrasës iu gjet dhe byzylyku i floririt që mbante 21-vjeçari anglez. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se në komisariat, gjatë kohës së hetimeve janë marrë në pyetje rreth 40 persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen, mes tyre edhe ish-burri i Sofisë, motrës së viktimës. Eduard Craythorne banonte prej afro tre vitesh në Shëngjin me të motrën e nënën e tij. Ditën që u zhduk, do të nisej përfundimisht drejt Anglisë, ku nuk mundi të arrijë

kurrë.


Aida Shtino: “Një telefonatë në emision na njoftoi vdekjen”
Rasti i Eduard Craythorne është trajtuar gjerësisht në emisionin “Njerëz të humbur” të datës 16 shkurt. Gjatë emisionit, stafi u mor me të gjithë informacionet dhe pistat e mundshme të zhdukjes. Edhe pse shumë të dhëna vinin nga Elbasani, një telefonatë e mbërritur ka dhënë informacionet më të sakta rreth djalit të ri anglez, por informacioni nuk është bërë publik për arsye etike dhe njerëzore, por i ka kaluar menjëherë policisë së Lezhës për verifikim. Sipas drejtueses së emisionit “Njerëz të humbur”, Aida Shtinos, “teksa rasti trajtohej, në mes të emisionit gazetarët morën një telefonatë, e cila zbuloi vendin se ku mund të gjendej djali 21-vjeçar dhe se çfarë mund t’i kishte ndodhur... Por asgjë nuk u bë publike, thjesht për të respektuar etikën profesionale dhe ndjenjat njerëzore të familjarëve, të cilët nuk mund të merrnin një lajm të tillë akoma të pavërtetuar. Informacioni nuk u tha publikisht i plotë dhe iu kalua menjëherë organeve të policisë për ta verifikuar”, - tha dje për “Korrierin” Shtino.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus Empty Re: Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus

22nd February 2008, 20:28
Nje akt i shemtuar i cili duhet denuar masivisht.
E kam ndjekur e misjonin e fundit te Aida Shtinos, dhe pikerisht kerkimet per personin ne fjale. Ngushllime per familjen, dhe denimin me te rende per autoret e krimit.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus Empty Re: Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus

24th February 2008, 19:16
Anglezi, banesa e fundit ne Lezhe

E Diele, 24 Shkurt 2008


Britaniku i vrare ne Shengjin, kater dite me pare, do te prehet ne varrezat e qytetit te Lezhes. Ky eshte vendimi i marre nga nena e Eduardit, Sofia Craythorne dhe motra e viktimes, Elena. Ceremonia do te zhvillohet ne fillimjave, ndersa dje kane mberritur nga Anglia edhe dy motrat e tjera te 23-vjecarit. Familjaret e te ndjerit refuzuan dje te pranonin ngushellimet e prinderve te dy te rinjve te dyshuar per krimin makaber, Erlind Vukajt dhe Mario Pjetrushit. Po i njejti vendim eshte marre nga familja Craythorne edhe ndaj ish-bashkeshortit shqiptar te Elenes, i cili ka udhetuar nga Shkodra, por nuk ka mundur dot te percjelle ngushellimet per te ndjerin.

Persona afer familjes nga Britania e Madhe, thane dje, per gazeten “Koha Jone”, se eshte marre vendimi qe trupi i 23-vjecarit Eduard Craythorne te prehet ne varrezat e qytetit dhe te mos dergohet ne Angli. Per te qene prezent ne ceremonine mortore, qe eshte shtyre, kane mberritur ne Shqiperi edhe dy motrat e tjera te te riut. Ne ceremoni pritet te marrin pjese qindra qytetare dhe te aferm te familjes. Megjithese u perpoqem te merrnim nje kontakt me nenen e Eduardit, kjo ishte e pamundur, pasi familjaret refuzuan ne keto momente dhimbjeje qe te kontaktonin per mediat.

Perpjekje per te percjelle ngushellime ne familjen Craythorne kane bere edhe prinderit e dy te rinjve, qe u arrestuan si autore te dyshuar te vrasjes dhe me pas fshehjes ne pus te kufomes se 23-vjecarit nga Anglia. Por nena e viktimes, Sofia, ka kundershtuar, duke mos pranuar. Persona afer familjes thane dje, per gazeten “KJ”, se kane qene te paret prinderit e Mario Pjetrushit, qe tentuan te percillnin ngushellimet, por kerkesa u refuzua. Te njejten tentative mesohet se ka bere edhe ish-bashkeshorti i Elenes, nga Shkodra, i cili ka deshtuar per t’i percjelle ngushellimet ish-gruas per humbjen e vellait te saj te vetem. Eduard Craythorne u deklarua i zhdukur me daten 2 shkurt, dy dite para se te kthehej ne Angli. Pasi u zbulua kufoma ne nje pus te fshatit Mal Shengjin nga disa femije, policia e Lezhes arrestoi Arlind Vukajn dhe Mario Pjetrushin.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus Empty Re: Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus

24th February 2008, 19:22
Vrasja e anglezit, burg per dy te dyshuarit

E Diele, 24 Shkurt 2008


Nuk u ka mbetur gje tjeter vetem qe te pranojne se jane autore te nje krimi monstruoz. Gjykata e Lezhes dha dje masen e vleresimit “arrest me burg” per dy te dyshuarit si autor te vrasjes dhe hedhjes ne pus te kufomes se 23-vjecarit anglez, Eduard Craythorne. Mario Pjetrushi dhe Arlin Vukaj kane folur fare pak rreth ngjarjes se ndodhur me 2 shkurt te ketij viti, ne Mal Shengjin. Dje, gjate mases se sigurise, ata jane pyetur rreth detajeve te ngjarjes dhe kane pohuar te njejtat gjera qe rrefyen edhe ne polici, pas arrestimit. Prokuroria kerkoi masen “arrest me burg”, qe u pranua nga trupi gjykues dje ne mesdite. Seanca ka kaluar pa probleme, megjithese te aferm te te dyshuarve ishin prezent para godines. Prokurori i ceshtjes lexoi akuzat e “vrasjes ne bashkepunim me paramendim” ndaj dy te rinjve, 20 dhe 21 vjec. Sipas dosjes, Vukaj dhe Pjetrushi, me 2 shkurt kishin mashtruar me nje cigare hashash Eduard Craythorne, i cili kishte ardhur ne Lezhe me pushime, prane nenes dhe motres e do largohej dy dite pas ngjarjes. Me pas, ata e kishin terhequr 23-vjecarin ne thellesi te Shengjinit. Prane nje banese te braktisur e kane futur ne kurth, duke e masakruar dhe hedhur kufomen ne pus. Prezenca e disa femijeve ka bere qe te zbulohej trupi dhe me pas te zbardhej ngjarja e rende. Sipas prokurorise, qellimi i vrasjes ka qene grabitja e kodit te bankes dhe parave te anglezit, te cilit i kane marre nje varese floriri.
Sponsored content

Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus Empty Re: Anglezin e vranë dhe e hodhën në pus

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi