Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

26th February 2008, 19:11
Kina dhe SHBA do të dialogojnë sërisht për të drejtat e njeriut

Kina synon të rifillojë dialogun e ndërprerë me SHBA mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe atyre themelore. Ministri kinez i punëve të jashtme Jang Jieçi tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij amerikane Kondoliza Rajs se kjo do të bëhet mbi bazat e respektit reciprok dhe mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të të dy vendeve. Grupet aktiviste për të drejtat e njeriut e kritikojnë Kinën për shkak të sjelljes së saj me disidentët pa marrë parasysh lojërat olimpike që zhvillohen në verë në Kinë. Dialogu për të drejtat e njeriut është ndërprerë nga Kina në vitin 2004 pasi Kombet e Bashkuara me kërkesë të SHBA patën kritikuar shkeljet e të drejtave qytetare nga qeveria në Pekin.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

26th February 2008, 19:15
Sulm kamikaz në Irak - vriten 20 persona

Si pasojë e një sulmi kamikaz të kryer në një autobus udhëtarësh në qytetin e Irakut verior Mosul sipas të dhënave të policisë u vranë 14 njerëz. Shtatë të tjerë janë plagosur. Autobusi ishte në rrugë për në Siri. Edhe në provincën e trazuar Dijala u regjistruan akte të dhunës. Kryengtritësitë rrëmbyen më tepër se 20 burra nga dy autobusë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

26th February 2008, 19:16
Iraku reagon ndaj sulmeve turke në veri të vendit

Parlamenti irakian kërkoi nga Turqia që të tërheq sa më shpejt që të jetë e mundur trupat e saj nga veriu i Irakut. Zëdhënsi i parlamentit Mahumd al-Mashhadani tha se shkatërrimi i infrastrukturës po shihet me brengosje të madhe në Bagdat. Sipas të dhënave të agejsisë turke të lajmeve Dogan njësitë turke kanë depërtuar deri në 25 kilometra në thellësi të territorit irakian.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

26th February 2008, 19:17
Klinton dhe Obama me akuza gjithnjë e më personale

Fushata parazgjedhore e dy kandidatëve kryesorë demokratë në SHBA Hilari Klinton dhe Barak Obama po bëhet gjithnjë e më personale. Një javë përpara zgjedhjeve ndoshta vendimtare në Ohajo dhe Teksas Hilari Klinton e ka cilësuar Obamën një zgjedhje të rrezikshme për shkak të mungesës së eksperiencës në politikën e jashtme. Ndërkohë stafi elektoral i Barak Obamës e ka akuzuar kampin e Klintonit për përhapje fyese frike për shkak të publikimit në internet të një fotoje të Obamës me veshje tradicionale afrikane. Zëdhënësja e Klintonit ka mohuar përgjegjësinë për publikimin e fotos. Përpara zgjedhjeve më 4 mars Klinton ka rreth 100 vota delegatësh më pak se Obama.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

26th February 2008, 20:33
mitrovica nuk do te ndahet
polonija e njohi kosoven te pavaruere .
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

27th February 2008, 17:34
Ngrihen tensionet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë


Tbilisi, 27 shkurt - Gjeorgjia ka protestuar kundër planeve të Rusisë për të zhvilluar zgjedhjet presidenciale ruse edhe ne rajonet e Abkazisë dhe Osetisë Jugore. Të dy rajonet janë pjesë e Gjeorgjisë, por kërkojnë shkëputje nga Tbilisi. Abkazia dhe Osetia Jugore, ndonëse nuk kanë mbështetjen zyrtare të Rusisë, Moska i ka pajisur qytetarët e këtyre rajoneve me pasaporta ruse.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

27th February 2008, 18:19
zvicrra sod njohi kosoven shtet te pavarure dhe sovran .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

1st March 2008, 21:13
Gjermania dërgon më tepër trupa në Kosovë


Berlin, 29 shkurt

- Gjermania do të dërgojë më tepër trupa në Kosovë, pas trazirave që pasuan Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, njoftoi një burim ushtarak. Sipas këtij burimi, Rojters raporton se këto trupa plotësuese gjermane do të jenë nga Bavaria dhe do të dërgohen brenda disa ditëve si pjesë e një ushtrimi stërvitor, por transferi ka për qëllim të tregojë fuqinë e forcës në kontekstin e dhunës aktuale. Aktualisht Gjermania ka më se 2 mijë ushtarë në Kosovë, që bëjnë pjesë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar KFOR, që udhëhiqet nga NATO ja. KFOR i në Kosovë ka më se 16 mijë pjesëtarë.

-------------------------------------------------------------------------------------------------

Kreu i opozitës thotë se Hungaria pa ndonjë vonesë do të njohë shtetin e Kosovës


Budapest, 29 shkurt

Kreu i opozitës kryesor hungareze Viktor Orban ka thënë se Hungaria pa ndonjë vonesë do të njoh shtetin e ri të Kosovës. Holanda ka paralajmëruar se do të presë për njohje deri pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës, gjë e cila pritet të ndodhë në fund të marsit. Vetëm dhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë Kosova është njohur nga 23 shtete të botës, nga këto shtete 11 janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërkaq në proces të njohjes janë edhe nëntë shtete tjera, shtatë nga të cilat shtete evropiane. Ndërkaq në mars pritet të vazhdohet me një raund të ri njohjesh.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

4th March 2008, 18:40
Presidenti i ri i Rusise, kush eshte Dimitrij Medvedev

E Hene, 03 Mars 2008


Tre vjet ne presidencen e tij, Vladimir Putin, ecte permes Sheshit te Kuq per t'iu bashkuar turmes per te pare interpretimin e Pol Mekartit "Kthim mbrapa ne BRSS". Njeriut qe pritet te jete pasardhesi i tij kete fundjave, Dimitrij Medvedev, preferon Deep Purple. Tre jave me pare grupi muzikor Heavy-Metal ishte ftuar ne Kremlin si nje dhurate ndarjeje per z.Medvedev nga Gazprom, te cilin ai e ka drejtuar prej vitit 2000.

Shija e tij per rrokun, njohja e anglishtes prej tij dhe rinia e tij, plus faktit qe ai nuk ka sherbyer kurre ne sherbimet ruse te sigurise, te gjitha keto kane forcuar reputacionin e z.Medvedev e te qenit liberal. Retorika e tij e javeve te fundit e ka perforcuar kete imazh. "Liria eshte me mire sesa joliria", eshte permbledhja e besimit te z.Medvedev. Akoma edhe me inkurajuese, ai ka thene se kjo aplikohet si per lirine personale dhe ekonomike ashtu edhe per lirine e fjales. Nje element kyc i lirise eshte respektimi i ligjit, tha ai, i cili ka munguar per pjesen me te madhe te historise ruse. Biseda e tij ishte aq liberale saqe ofendoi disa nacionaliste.

E shkuara e tij eshte shume me e trazuar. Nje avokat nga Shen Peterburgu, z.Medvedevka qene ne anen e z.Putin gjate pjeses me te madhe te jetes se tij profesionale, edhe duke drejtuar fushaten e tij presidenciale. Ne 2000, kur z.Putin u be president, favoriti i tij u be zv/shefi i tij i stafit dhe me pas nje prej zv/kryeministrave. Atij i ishte besuar gjithashtu Gazprom, kompania me e madhe dhe me e rendesishme e Rusise. Ai ndihmoi per te rimarre asetet qe ishin humbur gjate menaxhimit te meparshem.

Nje raport nga dy kritike te Kremlinit, Boris Nemtsov dhe Vladimir Milov, konstatoi se Gazprom nuk ishte bere as me transparent dhe as me shume efikas nen z.Medvedev, megjithese vlera e saj ne treg eshte rritur ne menyre dramatike. Psh, kontrolli mbi sigurimin disa miliard dollare te Gazprom dhe (pjeserisht) fondet e pensioneve kalon nga nje banke private e quajtur Rossiya. Aksioneri i saj kryesor eshte Juri Kovalcuk, mesa duket nje mik i z.Putin. "Rossiya: vendi i mundesive" eshte motoja e tij. (Fondi i pensionit gjithashtu ka kontrollin e bankes me te madhe te Gazprom brenda vendit).

Gazprom thote se keto marreveshje jane per te permiresuar perdorimin e aseteve te tij. Por ato duken te pakten, te erreta. Sipas nje ish-zyrtari, z.Medvedev ishte gjithashtu truri prapa nje skeme komplekse ligjore per te lejuar nje kompani shteterore nafte, Rosneft, e cila mori pjesen me te madhe te aseteve te Yukos, per te mbajtur te ardhurat nga oferta e saj fillestare publike ne vend qe ti kalonte ato shtetit.

Por z.Medvedev ka ndjekur gjithmone germe per germe ligjin. Sipas nje bankieri te huaj, kur nje gjykate amerikane vendosi nje urdher mbi shitjen e aseteve te Yukos, ishte z.Medvedev ai qe terhoqi Gazprom nga nje ankand te fiksuar qe me pare.

Detyra tjeter e z.Medvedev si zv/kryeminister ishte te mbikeqyrte shpenzimet ne projektet kombetare te tilla si shendetesia dhe arsimi. Per shkak te mungeses se reformave ne te dy keto sektore, ai ka bere pak ndryshime ne cilesine e seciles prej tyre.

Por do te ishte e gabuar te fajesohet z.Medvedev per deshtimin e projekteve kombetare ose per joefikasitetin dhe erresiren e Gazprom. Gjate tete viteve te kaluara, vendimet kryesore si per Rusine ashtu edhe per Gazprom jane marre nga z.Putin, i cili ka patur pushtet te paprecedent, madje edhe sipas standardeve sovjetike. Problemi me i madh per z.Mdevedev eshte qe z.Putin mund te vazhdoje te marre vendime pasi te largohet si presidenti i Rusise dhe te behet kryeminister i z.Medvedev.

Ashtu sic ka vleresuar z.Putin, z.Medvedev do te " implementoje" ose " plotesoje" strategjine qe ai, z.Putin, ka vendosur per Rusine. Puna e kryeministrit, tha ai, do ti jape atij fuqi te plota: ai nuk do te vare fotografine e presidentit te ardhshem ne murin e tij. Z.Putin kohet e fundit ka kritikuar shume prej mungesave te Rusise, duke perfshire korrupsionin, paefektshmerine e menaxhimit te shtetit dhe vartesine nga burimet natyrore. "Nje udheheqes shume i mire do te pranonte deshtimin e drejtimit te tij kur te ishte akoma ne fuqi. Por nuk ka pasur kurre nje udheheqes i cili, ta kete bere kete, do te kerkonte atehere te qendronte ne pushtet", argumenton Lilia Shvetsova nga qendra e Fondacionit Carnegy ne Moske per gazeten Novaya Gazeta. Shume frikesohen se sistemi i percaktuar nga z.Putin eshte shume i paqendrueshem.

Megjithe portretet e vendosura ne te gjithe Rusine qe tregojne z.Putin dhe z.Medvedev duke ecur perkrah njeri-tjetrit (z.Putin pak me para me xhaketen e tij prej lekure), ka nje mospajtim ne retoriken e tij. Pas disa viteve te kaluara te bisedave agresive te z.Putin, gjuha liberale e z.Medvedev mund te rezultoje si nje ngushellim. Ka shprese, pse jo besim, midis pjeseve te elites se Rusise dhe neper bote, se mberritja e tij ne Kremlin do te lajmeroje nje shkrirje. Te pakten, argumenton z.Shevtsova, mund te konsolidohen disa prej kundershtareve te moderuar te z.Putin perreth z.Medvedev. Por luftrat e brendshme ne Kremlin, tashme te dukshme, mund te zgjerohen.



Ne nje raport te ri per Keshillin Evropian per Marredheniet me Jashte, Andrew Wilson nga University College London arrin ne perfundimin se ne fillim sistemi do te kete me shume kontroll mbi z.Medvedev sesa ai do te kete mbi sistemin. Ne fund te fundit, kush e di? Rezultati i zgjedhjeve te kesaj fundjave mund te jete i qarte, por perfundimi nuk eshte. Ashtu sic e ka pohuar nje prej manjateve, megjithe deshiren e z.Putin per te ruajtur status-kuone, Rusia do te jete nje vend I ndryshem pas disa vitesh.

Marre nga: "The Economist"
Sponsored content

Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare) Empty Re: Lajmi i dites ( aktualitetet nderkombetare)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi