Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty A KA SOT DEMOKRACI GREQIA?!

22nd March 2008, 21:50
“S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë” - Lord Byron



Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar copëtimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dimë dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”. (”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825).

Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kane shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2 ( Sami Frashri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886). Studiuesi francez L. Uelavitch thotë se: ’’Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2’’ (L. Uelavitch,”L’Albania”, Paris, 1902). Studiuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2” ( T. Selenica, ”Shqipëria në vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5). Ndërsa kufijtë e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan edhe kjo Hartë, janë:
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 21:51
( Shikoni hartën KETU )



Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon. (”Kosova” (OSHAPK.), Tiranë nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1). Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londrës më 1913 u plotësuan ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë. ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i Kosovës”, fq.7). Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2 ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.11-20). Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ‘’fali’’ këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës Shqiptare. (”Dielli”, nr.21/27, 1979). Pas luftës së vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia i dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave Shqiptare. ( Mr. Kolë Krasniqi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”, Vjenë 1996, fq. 56-58). Në fund të shekullit XIX Dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë, ( Ahmet Hamiti, ”Çështja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë. (Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “,1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24). Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. (Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.6). Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e Shtetit Shqiptar është 28748 km2. ( Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991, fq.12).

“O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonë grekërit, që në gjuhën shqipe donë të thotë: ’’ VDEKJA JOTE, RRITJA IME !’’. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët . Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: ’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë.’’( ”Kombi”, nr. 8,9,10, fq. 4).

Pas revolucionit francez, filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, , të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate ‘’Minoritare’’. (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Pukëvili shkruan: ’’Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia’’(Pukëvili, ”Reise durch grecheuland”, Hamburg 1824) . Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 21:51
Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1913) e më pas Konferenca e Firences që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë, vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro – grek nga Protokolli Firences, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ‘’Autonomiste të Vorio - Epirit’’( HPSh., pjesa e dytë, fq. 401), e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e Atdheut të tyre.

Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ‘’Vorio - Epir’’ me qendër në Gjirokastër. Por kjo ‘’zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit’’ nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj., i shpartalluan forcat greke. Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj. Për shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881, pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: “Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë’’.(Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992)
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 21:51
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore. Për të mbikëqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emëruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektësie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Aleksandri i Madh për këto veprime i përmend disa herë. (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjesëtarë të kombësisë turke .

Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ’’...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbulloje paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...’’( Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925. Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikëqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925. ( Dhimitru, ”Das Mindercheitenrech in Grechenland”, Hamburg, 1935).

Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nën komisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Kardhiç dhe Dhragomi që ishin përgatitur për t’u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysmë nga koha kur qeveria Shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë sesion delegati shqiptar u përqendrua në këto kërkesa:
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 21:52
1-Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike, kështu që departamentet e ndryshme nuk dinë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.


2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.


3- Pjesëmarrja e popullsisë çame në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.


4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë.


5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.


6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.’’(Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976)



Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipas dëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare. Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924: “Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...’’.(Gazeta “Bashkimi”, 1924). Edhe vet Venizellosi në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. (Gazeta “Bashkimi”, 1924). Ky përfaqësues i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e Shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912. Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: “21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse’’.(Gazeta “Besa”, 1935) Për mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.

Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ’’Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...’’(Gazeta “Besa”, 1935). Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935. Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 - të shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se: ’’...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Kurse në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën me minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (Gazeta “Besa”, 1935)
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 21:52
Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri. Të gjitha këto plane shfarosëse përgatitën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - ’45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone. (Gazeta “Zëri i Çamërisë”, 1945-1946).

Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, ’’Omonia’’ vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në; “Neo Thesprotia’’ se: ’’...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen’’. Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse marrin argument integrimi faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thotë një thënie Abdyl Frashri: “...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!’’ (Abdyl Frashri, Gazeta,”Moniteur Universal”, Paris, Maj 1879). Në qoftë se ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ’’Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekëve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke. (D. Shehu, Gazeta “Çamëria”, nr.1(20), Janar 1992, fq.7-Cool.

Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike, e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kanë varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!. Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të përulura për të punuar, pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinj sllavo-ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?. Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës e SHBA-së të cilët marrin pjesë në ceremonitë e përvjetorët e “demokracisë greke”, a ka sot demokraci Greqia?!.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Ta njohim çështjen çame TRAGJEDIA ÇAME DO TË THOTË: GJENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTË FETARE, SHKELJE E TË DREJTAVE NJERËZORE

22nd March 2008, 21:54
Shkruan: Isuf B. BAJRAMI



Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913, ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë, duke i kënaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje.

Që nga viti 1913 Çamëria konsiderohet nga ne,tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia.

Çështja Çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së Çamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 21:54
Tragjedia Çame një padrejtësi që kërkon zgjidhje



Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e Çamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti.

Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pellazgo-Ilire) e deri më sot.

Një popull e një vazhdimësi territori etnik. Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë,faktori njeri,shqiptar ne gjuhë,kulturë dhe tradita.

Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,në lashtësi,në katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..).Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë.

Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e Çamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 21:59
Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit.

Ndërkohë që në Çamëri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës së etnive në territorin grek.

Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoks sot në Çamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta Çamët mysliman,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.

Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike,popullata autoktone e Çamërisë,ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi.

Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:00
Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik

shqiptar në Çamëri



Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon.

Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj,kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime.

1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks,politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejtë etnie,kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë,veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek.

2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.

Kjo tragjedi e projektuar afro një shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të Çamërisë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:00
Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në Çamëri


Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

1. Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),të cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke,si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm.

Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,më 8 qershor 1913,patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.

2. Ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës për Çamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t’u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi,të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes,Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit.

Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim “myslimanët me origjinë shqiptare”,për të cilët ai vetë kishte propozuar se “banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë – Epirin”dhe se”ndërsa janë bashkë fetarë me Turqit,nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre”.

Komisioni greko-turk ( në mars 1924),vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë,një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke,të mos zbatoheshin kurrfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke.

Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë,duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik të “minoritetit”etnik autokton në trojet e veta.

3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936,gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë.

Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek.

Aplikoi një gjenocid të vërtetë,arrestime,internime,konfiskime të pasurisë.Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

4. Gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste,Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si nënshtrues të këtij shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që t’i mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët.

E “prekur” thellë nga ky gjest liridashës i çamëve,qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi,por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë.

Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar,për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame,urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjeç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj.

Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën,si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.

Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen,çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre.

Ndërkohë në Krahinën e Çamërisë kishin mbetur gra,pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve,grabitjeve,përdhunimeve nga bandat kriminale greke.

Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:01
Gjenocidi i pashembullt dhe zhbimë i shqiptarëve etnik (mysliman)

nga vendbanimet e tyre historike



Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e Çamërisë,ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire.

Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit.

Barbarizmat që ndodhën në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor. Vrasje,përdhunime,groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara,fëmijë të djegur në furrë,gra shtatzëna me barkë të çarë.

Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e“Shën Bartolomeut”për gjithë Çamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra,gra e fëmijë.

Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona.

Në Gumenicë u vranë 192.

Në Margelliq e Pargë 626 persona,etj.

Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë.

Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e Çamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj.

U shkatërruan 68 fshatra;

U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi;

U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit,prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).

Kjo është pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:01
PASQYRË MASAKRASH GRABITJESH DHE DHUNIMESH

TË KRYERA NGA SHOVINISTËT GREKË TEK POPULLSIA SHQIPTARE E ÇAMËRISË GJATË VITEVE 1944-1945
Banorë të masakruar G r a



________________________________________________________________
Të moshuar Gra Fëmijë nën 3 vjeçe të dhunuara
të grabitura

e të rinj

________________________________________________________________

2900 214 96 32 745 76

________________________________________________________________
GRABITJE PASURIE

________________________________________________________________
Vaj ulliri Drithëra kafshë pune Bagëti

__________________________________________________________________

00/kg Kv 00/kg të imta

të trasha

__________________________________________________________________

84752 67434 4453 46 435 5 137

__________________________________________________________________



Terrori ishte i përmasave të tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane të braktisë për shkak të dhunës,trojet e të parëve të tyre mijëvjeçare duke gjetur strehë në Republikën e Shqipërisë mbas marsit të vitit 1945.

Mbi përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë qartë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane që vepronin në këtë kohë në Greqi dhe në Shqipëri.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:02
Përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen Çame



Mbas dëbimit të dhunshëm,emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e nën kombësi shqiptare,u organizuan në Shqipëri menjëherë gjatë vitit 1945 dhe nën drejtimin e Komitetit Antifashist Çam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare si dhe shtetin amë lidhur me tragjedinë e tyre dhe kërkesat e tyre të ligjshme.

Qeveria e re shqiptare,e pas luftës iu drejtua konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate jo vetëm duke përkrahur gjendjen rrëqethëse të çamëve,por edhe duke kërkuar riatdhesimin e ripronësimin e tyre. Kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:02
Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrit të Jashtëm Shqiptar.



Megjithatë,përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për ta tërhequr përkrahjen e fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar Çam,si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullatës çame.

Janë të shumta Memorandumet dhe telegramet e protestës,që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër e New-York,Kryesisë së Ministrave të Jashtëm Aleate në Londër e Moskë,Konferencës së San Franciskos,Qeverisë së Anglisë,Amerikës,Bashkimit Sovjetik,Dhomës së Deputetëve në Uashington,Londër e Moskë,Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut ,etj.

Këto mbeten kërkesa dhe protesta pa përkrahje e pa përgjigje. Përgjigje dhe përkrahje nuk i dhanë as përfaqësuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave që morën pjesë në Kongresin e Dytë Çam që u mbajt në Vlorë (Shqipëri më 1945) dhe që e panë me sy Katastrofën e kësaj popullate.

Në vitin 1946-1947 Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dyja anët e kufirit shtetëror konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave dhe të kësaj tragjedie të dhimbshme.

Mbas kësaj,vetë Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrante,dhe një ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarë USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të pa bukë dhe të pastrehë çam.

Ndërkohë që çamët shpresonin për një zgjidhje të drejtave legjitime,përpjekjet e tyre u pasuan me një heshtje të pa tolerueshme.

Kjo periudhë ( 1947-1990)është një nga aktet më të rënda të kësaj tragjedie. Një heshtje e tillë me shkaqe dhe pasoja të thella ende është enigmë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:02
Qëndrimi zyrtar grek mbas dëbimit të myslimanëve nga
Çamëria



1. Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për ta ruajtur identitetin e origjinës së popullatës shqiptare të besimit ortodoks të cilët banojnë sot e kësaj dite në Çamëri (Thesproti).Ndalohej përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitet në mjediset urbane dhe një sërë masash të tjerat asimiluese me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare.

Si rezultat i kësaj politike asimiluese shtypëse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetë deklarohet në Çamëri.

2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni për ndryshimin e strukturave demografike të Çamërisë,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve të çamëve të përndjekur. Qëllimi që krahina e Çamërisë të ndryshoj fizionominë,por edhe për faktin tjetër se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim që kjo krahinë të mbetej nën duart e çamëve ortodoks.

3. Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar pjesën më të madhe të tyre qeveria greke ua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve por pa të drejtë tapie.

4. Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminimi ndaj çamëve në Shqipëri duke i penguar për ti parë vatrat e tyre .

Ajo i frikohet të vërtetës ,ringjalljes tradicionale të vëllamërisë,midis çamëve ortodoks dhe myslimanë.

5. Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në Çamëri.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:03
Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit



Si rezultat i pluralizmit në Shqipëri,në janar 1991 u krijua Shoqëria Politike Atdhetare “Çamëria”si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të Çamërisë.

Problemi i Çamërisë është në programin e shumicës së partive politike në Shqipëri të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me frymën e standardet e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së,KSBE-së,e Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut.

Qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues.

Sipas qëndrimit zyrtar grek,çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Greqi,”sepse kanë bashkëpunuar me okupatorët italo-gjermanë në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminel Lufte dhe janë dënuar sipas ligjeve greke”.(K.Micotaqis,Tiranë,maj 1992). Kjo është një “hipotezë” sa e pa vërtetë aq edhe e falsifikuar.

Të konsiderohesh çamët “kriminel”në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun,bashkë me grekët,për çlirimin e përbashkët,është krim i inskenuar politiko-diplomatik.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:03
Çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët të çfarëdolloj

qofshin por janë viktima të tyre



Në qoftë se në Çamëri ka pasur disa dhjetëra “Kolaboracionalistë” (fenomen që është vërtetuar për të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi,gjatë Luftës së Dytë Botërore)në Greqi si të tillë kanë qenë 30.000 veta me gjeneral Ralisin në Krye.

Askush ata sot nuk i akuzon në Greqi,përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet.

Është fakt historik se çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it).

Ekzistojnë dokumente e dëshmi të pakundërshtueshme mbi të vërtetën e tragjedisë çame.

Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva një nga përgjegjësit kryesore të gjenocidit ndaj çamëve ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos Gjermane.

Nuk mund të fajësohet një popullatë prej 30.000 vetë sepse ,sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara e në mungesë të çamëve të dëbuar se janë dënuar sipas ligjeve greke 1930 vetë.

Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e Qeverisë “Demokratike” Greke,e cila ka firmosur të gjitha konventat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnë sot si fajtore për këto tragjedi,por nuk është aspak humane që të bëhesh bashkëfajtor me autorët e një tragjedie nga më të rëndat e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë duke përdorur akuza falëse e të fshehësh qëllimin e vërtetë. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndroj pezull ajo edhe më shumë do të rëndoj ndërgjegjen e popullit grek.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

22nd March 2008, 22:03
Problem që pret zgjidhje



Popullsia shqiptare e martirizuar e Çamërisë sot në Evropën e dimensionit humane kërkon përpara të gjitha forumeve ndërkombëtare. Përpara të gjitha qarqeve shtetërore,politike-diplomatike Evropiane. ShBA-së e më gjerë, i drejtohet Qeverisë dhe Popullit Grek për përkrahje dhe zgjidhjen e drejtë të kërkesave të saja legjitime e njerëzore:

1. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Demokratike si anëtare e Komunitetit Evropian,anëtare e 12-shes Evropiane,si shtet që ka firmosur të gjitha Aktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombëtare,të njohin të drejtat tona të mohuara.

2. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të pranojnë realitetin historik të “Çështjes Çame”.

3. Të njihen të drejtat juridike e civile të çamëve të dëbuar më 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone,të drejtën mbi pasuritë dhe pronat e ligjshme të tyre.

4. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të lejoj dhe mundësoje Qarkullimin e lirë të kësaj popullate për të parë vatrat e të parëve.
Sponsored content

Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot. - Faqe 3 Empty Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi