Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME Empty LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME

1st March 2008, 01:21
Ne kete rubrike mundeni te postoni lajme dhe ngjarje per trevat shqiptare jasht kufijve te Kosoves e Shripërise;

Lajme nga Kosova Lindore(Bujanoc, Preshevë e Medvexhë)
Lajme nga Ilirida
Lajme nga Mali i Zi
Lajme nga Cameria
....................<
Si dhe per aktivitete aktuale te shqiptareve(mergimtareve) nga mbare trevat shiptare ne diasporë.

Atdheu ynë
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME Empty Re: LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME

1st March 2008, 01:38
Mexhiti: Gjysmën e komunës ia dhurojmë Kosovës

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti shpre gatishmërinë e tij dhe shumicës së këshilltarëve komunal gjysmën e objektit të komunës së Çairit për ta dhuruar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Shkup. Mexhiti në këtë mënyrë dëshiron ta përcjellë shembullin e Shqipërisë e cila i dhuroi një objekt falas për hapje të ambasadës së Kosovës.

“Në qoftë se nuk thyhen standardet ndërkombëtare dhe në rast se nuk ka ndonjë pengesë tjetër, ne mundemi ta ambientojmë gjysmën e ndërtesës së Komunës sonë për ambasadë të Kosovës”, deklaroi për “Lajm” Mexhiti. Edhe pse Maqedonia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kryetari i komunës së Çairit ka filluar të ndihmojë për të ju dalë në ndihmë kosovarëve për hapjen e ambasadës së tyre në Shkup. “Objekti i komunës sonë është objekt reprezentativ, me hapësirë të mjaftueshme. Ne kemi gatishmëri të plotë që gjysmën e këtij objekti ta vendosim në shërbim të ambasadës së Kosovës, për ta dëshmuar në vepër gatishmërinë e shqiptarëve të Shkupit dhe të gjithë Maqedonisë për të ndihmuar me të gjitha mjetet shtetin e pavarur e Kosovës”, shton Mexhiti. Ai thotë se komuna është duke kërkuar edhe forma tjera për të siguruar objekt falas për ambasadën e ardhshme të Kosovës në Shkup, andaj paralajmëron ministrinë e transportit që të mos nëjë pengesa në këtë drejtim. Mexhiti sqaron se komuna është e gatshme për të dhënë të gjitha lejet për ndërtim të objektit të ambasadës kosovare, në qoftë se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndanë ndonjë lokacion në territorin e Çairit për këtë qëllim.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në të gjitha format ndërtimin e objektit të ambasadës kosovare në rast se ministria përkatëse na jep vend ku do të mundej të ndërtohej ajo. I vetmi vend dhe objekt të cilin e posedon komuna është selia e komunës. Ndërkaq toka ndërtimore është në kompetenca të ministrisë së transportit”, thekson Mexhiti. Komuna e Çairit në objektin aktual është transferuar në vitin 2007, kurse një pjesë e objektit është ende i papërfunduar.


Jakup Krasniqi: Presim njohjen nga Maqedonia
Presim që Maqedonia së shpejti ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklaroi të hënën kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, gjatë takimit në Tiranë me kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli. Krasniqi ka deklaruar se vonesa e deritanishme e Maqedonisë është për shkaqe procedurale, por nuk ka përjashtuar mundësinë të bëhet fjalë edhe për komplikime tjera.
/26 Feb 2008/F.F.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME Empty Re: LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME

1st March 2008, 19:10
Stop shqipes në Manastir, Ohër, Prilep dhe Veles


2008-03-01 12:13:42

Të pakta janë gjasat që shqiptarët e Maqedonisë qendrore dhe juglindore, të shfrytëzojnë të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare, nëpër gjimnazet dhe shkollat e mesme të këtyre komunave edhe pse prej shtatorit të këtij viti shkollimi i mesëm do të jetë i detyrueshëm për të gjithë. Ka mbetur vetëm një muaj nga afati i publikimit të Konkursit për formimin e paraleleve të vitit shkollor 2008/2009 dhe asnjë prej komunave Ohër, Manastir, Prilep dhe Veles, nuk ka kërkuar prej Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), formimin e paraleleve të mesme në gjuhën shqipe. Nga MASH nuk arritëm të sigurojmë asnjë informacion nëse posedojnë ndonjë “plan B” për t’ju siguruar nxënësve shqiptarë shkollim të mesëm në gjuhën e tyre amtare. “Përgatitja e konkurseve bëhet në bazë të propozimeve që na vijnë nga komunat, konkretisht nga këshillat komunal”, arsyetoi vjet, ministri Sulejman Rushiti, moshapjen e paraleleve shqipe në këtë pjesë të Maqedonisë. Gjeografia e arsimit shqip në këtë pjesë të shtetit, nuk ka lëvizur asnjë milimetër prej fshatit Zhitoshë, të Krushevës, ku në vitin 2001 u formuan paralelet e para shqiptare, të kuadër të gjimnazit të Kërçovës. Paralelet e disperzuara të Zhitoshës, u kanë mjaftuar përfaqësuesve komunal të Prilepit, që të vlerësojnë se “ato i plotësojnë nevojat e shqiptarëve për shkollim të mesëm”, ndërsa në komunarët e Manastirit, Ohrit dhe Velesit nuk lodhen për të gjetur qoftë edhe ndonjë alibi. “Nuk kemi kërkuar që të formohen paralele të mesme në gjuhën shqipe”, tha Svetlana Petrevska, përgjegjëse e sektorit për çështje arsimore në Komunën e Manastirit. Arsyet sipas saj janë të natyrës teknike. “Në asnjë gjimnaz dhe shkollë të mesme nuk ka hapësirë për hapje të paraleleve shqiptare”, tha Petrevska, ndërsa pohon se shqiptarëve u mungon edhe kuadri dhe numri i nxënësve. Ngjashëm prononcohen edhe në Komunën e Ohrit. Njeriu i parë i saj, Aleksandër Petrevski, tha se “në shkollat e mesme, regjistrohen nga dy-tre nxënës shqiptarë”. Prandaj, s’kemi kërkuar formimin e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. “Shqiptarët e Ohrit e regjistrojnë shkollën e mesme kryesisht në Strugë”, tha Petrevski. Disponim për hapjen e paraleleve shqiptare, nuk kanë treguar as përfaqësuesit e Komunë së Çashkës, të cilët në shtator të 2006-ës bënë që të mos zbatohet vendimi për hapjen e dy paraleleve në kuadër të gjimnazit të Velesit. Kryetari i Këshillit Komunal të Çashkës, Boshko Dimovski, tha se “atëherë komuna nuk ishte pyetur fare për çështjen e paraleleve” ndërsa tani e hedhë fajin tek gjimnazi i Velesit dhe prindërit shqiptarë. Askush prej tyre, tha Dimovski, s’ka kërkuar të hapim paralele të mesme në shqip. ///Lajm, Maqedoni-Start///
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME Empty Re: LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME

7th March 2008, 17:33
PDSH, BDI dhe BDSH si dhe disa analistë shqiptarë kanë theksuar se nuk ka arsyje të përdoret flamurin shtetëror i Kosovës në Maqedoni, sepse shqiptarët identifikohen gjithkund me flamurin kombëtarë, shqiponjën dy krenare.
Frigën dhe provokimet e mediave maqedonase se flamuri shtetëror i Kosovës do të valojë në institucionet e Maqedonisë e kanë larguar deklarimet e analistëve dhe liderëve të partive politike shqiptare në vend.

PDSH, BDI dhe BDSH si dhe disa analistë shqiptarë kanë theksuar se nuk ka arsyje të përdoret flamurin shtetëror i Kosovës në Maqedoni, sepse shqiptarët identifikohen gjithkund me flamurin kombëtarë, shqiponjën dy krenare.
Ata kanë sqaruar se flamuri shtetëror i Kosovës do të përdoret vetëm në objektin e ambasadës së ardhshme të Kosovës.
Jeton Shasivari nga Universiteti i Tetovës për gazetën “Dnevnik” ka thënë se përdorimi i flamurit shtetëror të Kosovës nuk ndalohet me donjë akt juridik në manifestime private dhe mitingje, mirëpo është e qartë se para institucioneve nuk mundet të valojë flamuri i një shteti tjetër.
Ndërsa, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), kanë sqaruar se nuk kanë për qëllim ta përdorin flamurin shtetëror të Kosovës në mitingjet partiake, dhe se kjo ide vjen si provokim nga opozita.
Edhe përfaqësues të BDI-së, kanë deklaruar se nuk do ta përdorin flamurin e Kosovës. “Flamuri mundet të përdoret në mënyrë institucionale vetëm para ambasadës së Kosovës dhe me rastin e donjë vizite zyrtare të funksionerëve të Kosovës në Maqedoni. Nuk duhet të përzihet flamuri i Kosovës me flamurin kombëtar të shqiptarëve”, ka deklaruar Abdylakim Ademi.
Ndërkaq, kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmutit është shprehur se Shqiptarët në Maqedoni dhe në çdo vend ku jetojnë e kanë një flamur kombëtar me të cilin janë indentifikuar me shekuj.
Shumica e Kosovarëve e çmojnë flamurin e ri shtetëror të Kosovës, të cilin do ta përdorin para institucioneve të vendit, mirëpo krahas atij në festat kombëtare dhe privatishtë patjetër se do ta përdorin edhe flamurin kombëtarë
Sponsored content

LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME Empty Re: LAJME-Trevat shqiptare jasht kufijve-LAJME

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi