Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Projekt-kushtetuta banale e Republikes se Kosoves Empty Projekt-kushtetuta banale e Republikes se Kosoves

1st March 2008, 18:27
Projekt-Kushtetuta e Republikës së Kosovës mohon ekzistimin e popullit shqiptar në Kosovë !!!


Me këte akt te nderuar motra dhe vellezer forumistë tradhëtohet dhe shkelet gjaku i derdhur i shqiptarëve për më shumë se 100 vjet!!!;

Legjendarit , Bacë Adem Jasharit i kthehet shpina dhe keqtradhëtohet nga bashkmendimtarët e tijë!!!

Me qindra - mijëra vite burgje e miliona orë torturime, dhunë fizike e psiqike nga regjimi Serb, i falen, o Zot, sot i arsyetohen Serbisë; E kjo nga "Qeveria jonë";

Poshtërohen e hudhen, sot, në koshin e plehërave poetët atdhedashurit e kombruajtësit e mëdhenj shqiptarë: Naim Frashëri, Faik Konica, Gjerjg Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Fan S. Noli, Mihal Grameno e shumë e shumë të tjerë.

Akuzohet e randëpështyhet oksigjeni e kohëmadhi i shqiptarëve të ish - Jugosllavisë, mbretpoeti, kritikmbrehti e fenerndriquesi i kombit, Esat Mekuli: O Zot, Esat Mekuli do të dënohej, sot, në bazë të kësaj kushtetute, për agjiticion propagandastik, mu për këto fjalë

" A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton, nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ?"

Atë që nuk arriti ta bënte akademiku Qubrilloviq e Andriq (arritjen e ndryshimit të identitetit të shqiptarëve),Atë që nuk e kreu Serbia me zjarr e hekur për 100 vjet, e bënë sot

"Qeveria Jonë" (tu kosoves se jakupit)

Sot, me këtë rezolutë, o populli im, varret e fëmijëve, vajzave, nënave e rinisë shqiptare, të hapura nga regjimet serbe, u poshtëruan e u harruan;

Na falni, o pjesë e paharruar hisotrisë sonë...

- Andaj, duke u bazuar në vlerat bashkëkohore të shoqërisë perëndimore, ku asgjë nuk ështe absulute, objektive dhe e vërtetë, ti o populli im, mendo sot, debato sot, ndiko sot, ndrysho e kritiko sot, sot sot, sot,... nesër do të jetë vonë, shumë, tragjikisht shumë vonë!


Analizoni dhe komentojeni, mirepo une e them se kishte te drejten e tij dhe te vetvendosjes me shume se i madji Albin Kurti i cili me largepamesine e tij u mundue t'i tregon kuvendareve tane se po e shesin Kosoven perball UNMIK-ut, e keta kuvendar bashk me grupin e UNITET-it e futen prapa grilave!

Qeveritaret si Kuqi, Bajrami e Jakup Krasniqi thojne se kete e kan te imponuar nga "vellezerit" nderkombetar!

Zoti i bekoftë shqiptaret

I juaji
Albini
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi