Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së

3rd March 2008, 17:59
Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Kla-uck


DËSHMORËT E SHQIPËRISË PËR KOSOVËN DHE TROJET ETNIKE NË MAQEDONI

Bazuar ne disa te dhena rezulton fakti se 28 shqiptarë nga nëna Shqiperi ranë dëshmorë per t'mos vdekur kurrrrr per trojet trojet e tyre bashke me vellezerit dhe motrat e tyre si ne Kosove ashtu edhe ne Maqedoni.

Dëshmorët ishin nga Tropoja, Hasi, Kukësi, Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora.

1- Arjan Brahimi nga Shkodra. Rënë më 18 korrik 1998 në Rahovec

2- Fatmir Doci nga Tropoja. Rënë më gusht 1998 në Smolnicë

3- Hazir Malaj mjek nga Tropoja. Rënë më 8 maj 1998 në Qafë Mali

4- Indrit Cara nga Kavaja. Rënë më 31 mars 1999 në mal të Gallushës, Pagarushë

5- Halil Coka nga Kukësi, banues në Bathore, Tiranë. Rënë më 3 prill 1999 në Ratishë,

6- Artan Kovachi nga Vlana, Krumë. Rënë në maj 1999 në Pashtrik

7- Ramë Geca nga Kruma. Rënë në maj 1999 në Pashtrik

8- Astrit Suli nga Lumasi, Berat. Rënë më 27 maj 1999 në Gorozhup

9- Xhem Bardhoshi nga Letaj, Krumë. Rënë më 15 maj 1999 në Pashtrik

10- Bylbyl Brecani nga Markaj, Tropojë. Rënë më 25 maj 1999 në Shkozë, Koshare

11- Qazim Dautaj nga Tropoja. Rënë në maj 1999 në Shkozë, Koshare

12- Arif Dautaj nga Tropoja. Rënë në qershor 1999 në Koshare

13- Besnik Brati nga Golaj, Krumë. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të
Godenit

14- Naim Cema nga Kruma. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të Godenit

15- Astrit Prushi nga Qarri, Krumë. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të Godenit

16- Dine Koleci nga Kishaj, Krumë. Rënë më 2 qershor 1998 në afërsi të Godenit

17- Agim Muja nga Kruma

18- Hamdi Mula nga Dobruna e Hasit

19- Xheladin Dautaj nga Golaj, Krumë

20- Muharrem Dauti nga Zahrishta e Hasit

21- Adem Mazreku nga Vranishti i Hasit

22- Xhevat Lleshi nga Kishaj i Hasit

23- Isa Malaj nga Peraj i Hasit

24- Enver Vila (nuk dihet nga është). Rënë në vitin 1999

25- Lefter Bica nga Berati. Rënë në qershor 2001 në Shkup

26- Skerdilaid Llagami nga Tirana. Rënë më 1 korrik 2001 në Bogovinë, Maqedoni

27- Ndricim (mbiemri nuk dihet) nga Pogradeci. Rënë në qershor 2001 në Shkup

28- Gusel ..... nga Vlora. Rënë në qershor 2001 në Shkup

Lavdi perjete deshmoreve te kombit

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Kla-uck
L A V D I
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Re: Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së

3rd March 2008, 19:13
Lavdi Deshmoreve qe rane per toke Arbrore
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Re: Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së

3rd March 2008, 19:30
deshmoret e ren per liri ata mbeten ne altarin e lire dhe mbeten ne zemrat e shqiptareve te pavdekshem .hyn ne kopertinat e historis .
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty NE PËRKUJTIM TE VEPREËS SË LAVDISHME TE XHELADIN GASHIT - PL

20th March 2008, 04:39
19.03.2008: XHELADIN GASHIN DHE AZEM SYLËN MË BASHKOI UÇK-JA LETËR...




Nga Abdullah Prapashtica, me 19 Mars 2008


E nderuara Familje e, të nderuar bashkëluftëtar, miçë të nderuar të Xheladin Gashit - Plaku!
Në pamundësi që sot të jam i pranishëm mes juve, po ju drejtohem me këtë letër për të ju treguar se pavarësisht pse kundër dëshirës time jam me mija kilometra larg nga Atdheu, me mendje me shpirt jam dhe do të mbesë gjithmonë në mes e juve dhe nga këtu në mërgim i ndaj të gjitha hidhërimet e gëzimet bashkë me ju!.
Me Xheladin Gashin - Plakun u njoftova posa hyra në radhët e UÇK përmes të Azem Sylaës, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, para se të formohej Qeveria e Luftës në Kosovës, dhe pastaj Ministër i Mbrojtjes pas themelimit të saj. Në atë kohë rrugën e par për në veri të Shqipërisë e bëmë bashkë dhe Plaku filloi të më njoftoi me detyrat me të cilat do të ballafaqohem ne përegaditjen e Operacionit Shigjeta. Pasi që nga ai morra vesh se do të marr detyra drejtuese ne Qendrat Stërvitore të UÇK në Shqipëri, ati i thash se: "kur u ndava nga puna e nga familja ne Gjermani u nisa për në Kosovë për tu përpjekë me shkaun që ma terrorizonte popullin e atdheun tim e jo për tu ndal këtu"!. Ai me tha shkurte e prerë: "në Ushtri nuk ka dëshira por detyra që duhet zbatuar si pas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK". Pastaj u takuam edhe herëve tjera gjatë luftës e pas luftës dhe sa herë që takoheshim ky njeri më hynte edhe me shumë ne zemër. Ai qëndrimi i ti burrëror, me fjalë të pakta e të matura prej një kreshniku tipik të Drenicës së lavdishme.
Por, kur flas për Xheladin Gashin që tani është në legjendë, nuk mund të mos i them edhe disa fjalë për Komandantin Azem Syla sepse ata ishin për UÇK si dy gjymtyrë të një trupi. Nuk më vjen mirë që nuk po ndriçohet edhe vepra e jeta luftëtarëve të gjallë që luajtën rolë vendimtar në momentet më të rëndësishme historike gjatë luftës së UÇK, si është roli i Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Azem Syla dhe të zëvendësit të ti Sokol Bashota! Lavdi për jetë e mote Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe gjithë heronjve e dëshmoreve të ren, por as atyre nuk do të ju vinte mirë që të mos respektohen si duhet edhe shokët e tyre që rastësisht janë sot gjallë! Sidomos Azem Syla i cili kurrë nuk e kishte mendjen te vetvetja por gjithmonë kujdesej për të tjerët. Burrë që i ka fjalët e pakta dhe i le veprat të flasin vet! Por, ja se sot nuk ka kush ti sheh veprat por më shumë dominon zhurma e demagogjia!
Detyrë e secilit shqiptarë është të e nderon dhe afirmon të vërtetën dhe vlerën, sepse sot kur u nisë zgjedhja e çështjes së Popullit Shqiptar që ishte nën sundimin e Beogradit pjesë - pjesë që nga 1878, më shumë se kurrë duhet potencuar emrat e atyre që dha kontributin më të madh që kjo të ndodh, sepse ata do të jen shembuj për brezat e ri që të vazhdojnë pune që akoma nuk është kryer!
Vetëm ata popuj që ka kësi njerëzish si Xheladin Gashi - Plaku dhe vetëm ata popuj që nuk flejnë nën sundimin e huaj dhe që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe gjakun e bijave e të bijve te vet për lirinë e Kombit e të Atdheut, e meritojnë që të ekzistojnë dhe detyrojnë të respektohen edhe nga miqtë edhe nga armiqtë e tyre. Ata popuj që nënshtrohen para mashtrimeve e para shtypjes së pushtuesve, vet janë fajtor pse janë të përbuzur dhe pse gjithkush i merr nëpër këmbë!
Pikërisht pse Atdheu dhe Kombi i ynë kishte, ka dhe do të ketë gjithmonë bija e bijë si Xheladin Gashi që me vëllezër e me djem e vajza e me nipa e mbesa hyn ne luftë për liri, kombi i ynë nuk di të humb kurrë! Ashtu si bën Dëshmorët tan të shtrenjtë, që i dolën edhe brezat e ri do ti dalin zot vendit të vet edhe me jetët e tyre. Populli i ynë i mbijetoi sundimet shekullore bizantine, romake, osmane dhe po i mbijeton edhe mezeritë sllavo-greke edhe okupimet e huaj nazifashiste të Evropës së vjetër dhe të Evropës së re.
Duke ju falënderuar m Luftëtarëve si Xheladin Gashi - Plaku dhe Dëshmorëve të Kombit e familjeve të tyre që i dhanë ata, si dhe duke ju falënderuar edhe luftëtarëve të gjallë që e vazhdojnë luftën për remizimin e qëllimeve të tyre, ne sot akoma flasim dhe jetojmë shqip!
Edhe pse mbi Atdheun dhe Kombin ton përsëri janë grumbulluar retë e zeza të Fuqive té vjetra evropiane , agimi i ditës së lirisë nuk është më larg. Kombi dhe Atdheu i ynë nuk do të lejoi më kurrë që të hynë nën sundimin e huaj tiran! Sepse ne e kemi një rini kreshnike që nuk do të pranoi as një zgjedhje tjetër për pos lirisë së plote dhe bashkimit kombëtar ne një shtet dhe nën një flamurë të vetëm!

LAVDI DËSHMORËVE TË RËN DHE LUFTËTARËVE TË GJALL TË KOMBIT
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty PËRKUJITIM-DSHMORVE TË KOMBIT

20th March 2008, 04:44
18.03.2008: DSHMORVE TË KOMBIT TË 17-18.03. 2004 DHE TË 10.02. 2007
Një shtet dhe një popull i cili nuk di ti çmoj, të vlerësoj e ruaj kujtimet dhe ti respektoj dëshmorët e veto ai nuk di te e çmoj, të vlerësoj as ruaj e respekton as lirinë e vet! Kujdesi për dëshmorët e kombit para së gjithash duhet të jetë institucional por kjo nuk e liron nga përgjegjësia personale asnjërin qytetar individualisht. Sidomos bashkëluftëtarët e dëshmorëve të kombit që gjenden në institucione përgjegjëse e që nuk harrojnë që emrat e Dëshmorëve të Kombit ti përdorin në fjalimet e tyre për promovim personal, e që disa ishin edhe në krye të të gjitha qeverive të pas luftës!

Nëpër Kosovë ka plot varreza te Dëshmorëve të Kombit dhe me vetiniciativën e qytetarëve apo edhe te faktorëve lokal një pjesë e tyre është rregulluar në mënyrë meritore.

Por, varrezat e Dëshmorëve të Kombit, më të rëndësishme në Kosovë, në Prekaz dhe në Prishtinë si kryeqytet të Republikës së Kosovës edhe pas 10 viteve kanë mbet pas dore, në të njëjtën kohë kur rreth e çark Kosovës, që nga Skenderaj e deri ne pikat kufitare janë ndërtuar pallate e pallate të reja, edhe nga qytetarët edhe nga njerëzit e institucioneve që janë të ngritura mbi gjakun e tyre.

Sikur edhe nga të gjitha këto ndërtime të ishin kursyer vetëm sa kushton nga një shkallë e vetme, dhe ato para të ishin tubuar me një vend , Varrezat e Luftëtarëve të Lirisë në Prekaz dhe në Prishtinë do të kishin sot të ndërtuara dy PIRAMIDA TË LIRISIË. Dhe kur të na vinë Mysafir e Burrështetas të ndryshëm do kishim fytyrë të i qonim në këto dy vende të shenjta për të bërë nderime atyre që dhanë jetën për liri gjaku i të cilëve është i shenjët për kombin ton!

Por, për ironinë më të pafalshme në kryeqytet, pran Varrezave të Luftëtarëve të lirisë është varrosur një njeri i cili i ka gëzuar tëra privilegjet e ish regjimit jugosllav nga i cili nuk është dënuar kurrë as për kundërvajtje në komunikacion, dhe ati i bëhen tëra nderimet shtetërore, derisa varrezat e atyre që ranë me armë në dorë për lirinë e vendit, janë lan pas dore!

Po kështu po ndodh edhe me përvjetorët e Dëshmorëve të Kombit të 17 e 18 Marsit 2004 dhe të 10 Shkurtit 2007.

Në gjithë historinë tonë kombëtare nuk ka ndodhë që të mos merren parasysh e të mos kujtohen më pak se sa për DËSHMORËT E KOMBIT të 17 e 18 Marsit 2004 e të 10 Shkurtit 2007. Kjo është shumë e pa kuptueshme dhe e pa përgjegjshme sepse po të mos të ishin Dëshmorët kryengritjes e 17 e 18 Marsit 2007 dhe Dëshmorët e demonstratave te 10 shkurtit 2007, historia e Kosovës do të kishte marr tjetër rrjedhje dhe sot Rezoluta 1244 do të vazhdonte të mbronte sovranitetin e Serbisë edhe mbi këtë pjese të vendit ton dhe sot do të ishte Kosova e ri kolonizuar edhe me 200 mije kolon serb të ri!

Pakujdesia e institucioneve për varrezat e Luftëtarëve të Lirisë në Prekaz e në Prishtinë dhe për shënimin përvjetorëve të Dëshmorëve të Kombit të 17 e 18 Marsit 2004 dhe të 10 Shkurtit 2007, pakujdesia për familjet e tyre, pakujdesia për luftëtarët e UÇK, pakujdesia për ish të burgosurit politik që kaluan vitet më të mira te jetës nëpër burgje si dhe injorimi e pakujdesia ndaj mërgimtarëve politikë, që një jetë të tërë e quan larg vatrave të veta jashtë atdheut e në shërbim të ti, janë mëkate të pafalshme dhe instrument vlerësimi i përkushtimit të këtyre institucioneve ndaj vendit e popullit të vet. Në kurriz të cilit ata e gëzojnë mirëqenien e vet prej parazitëve t e brersëve të buxhetit! Ata nuk kenë në gjendje të kërkojnë as ndriçimin e vrasjeve të Dëshmorëve të Kombit të 17 e 18 Marsit 2004 e të 10 Shkurtit 2007 duke u frikuar nga humbja e karrikave të veta prej marionetave. Vetëm nëse i shikojmë pallatet e veturat dhe jetën luksoze që ata i kanë dhe ato i krahasojmë me gjendjen e Varrezave të Luftëtarëve të Lirisë në Prekaz dhe në Prishtinë dhe me mjerimin e popullatës, njeriut i vjen një bezdi e padurueshme për ti parë ato fytyrat të tyre kah krekosen para kamerave.

Përshkrimi i më sipërm i gjendjes tregon se çfarë institucionesh kemi dhe se me to nuk shkohet përpara. Prandaj, të gjithë qytetarët duhet të mendojnë se si duhet liruar nga ata sa më parë, sepse me ta nuk vjen as lira e nuk vendoset demokracia. Me ta vjen vetëm tirania! Këtë tírani e shohim që sot edhe në gjendjen e mjerë në mjekësi, në arsim e kulturë, në gjendjen sociale e ekonomike, në papunësi, në marrëdhëniet skllavopronare ndaj të punësuarve, në gjendjen e mjerë të sigurisë të brendshme e të pa aftësisë për mbrojtjen e jashtme.

Populli i ynë ka kapacitet intelektuale dhe politike si dhe vendosmëri që të punohet zellshëm për të bërë një jetë të dinjitetshme për popullin, ku respekti ndaj të rënëve për liri do të zë vendin meritor dhe kjo forcë gjendjet tek rina e jone e mobilizuar gjithnjë e më shumë rreth Lëvizjes Vetëvendosje ne ballë me Adem Demaqin e Albin Kurtin. Vetëm zëvendësimi i kësaj klase politike të korruptuar, të komprimituar e të harxhuar që kryen punën e marionetave meskine nën sundimin e huaj do të sjellë një frymëmarrje shqiptare dhe një kujdese njerëzor edhe ndaj të rënëve edhe ndaj të gjallëve që kanë sakrifikuar aq shumë për Atdheun dhe Kombin ton!

LAVDI DËSHMORVE TË KOMBIT TË TË GJITHA KOHËRAVE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Dëshmorët e Shqipërisë për Kosovën dhe trojet etnike në Maqedoni

23rd March 2008, 03:07
Lefter Bicaj – KOMANDANT TELI (1969-2001)
Është i Lindur në f.Polican –Berat në Shqipëri. I martuar kishte dy Fëmijë djal e vajze. Ishte pjestar I dalluar I njesitit per kryerjen e detyrave speciale “BRISKU”ne Shqiperi, po ashtu edhe ne lufterat ne Kosove dhe ne Presheve. Kulminacioni I trimerise tij arrihet ne luften e 2001-shit Ku si komandant I njesise speciale”Teli” mbetet legjende e paharruar e kombit shqiptare.Me strategjine dhe shkathtesine qe tregoi ne luftimet neper betejat me te ashpra si ne Sllupcan, Matec dhe Haracine u be I njohur dhe I dashur per te gjitha ata qe ishin bashk me te.Me 7 gusht 2001 u vra ne nje tradheti me pese bashkeluftetar me te ngusht te tij ne Gazi Babe Shkup. U varros ne vendlindje ne Berat- Shqiperi

Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Re: Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së

23rd March 2008, 03:22
Ndriçim Koxha (15.03.1971-07.08.2001)
U lind në fshatin Gizavezh të Librazhdit-Shqipëri ku edhe e kreu shkollën fillore, rrjedh nga një familje e vjetër me virtyte të larta kombëtare. Me fillimin e luftës në Maqedoni ai me plot zell bashkangjitet në rradhët e UÇK-së si dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria që dhan kontribut të madh e sidomos në fshatrat Sllupçan, Mateç dhe Haraçinë. Edhe ky ishte ushtarë i njësisë së famshme “Teli”. Vdiq me 07 Gusht 2001 në tradhëtinë e Gazi Babës për të mbetur mungesë e përjetshme e djalit të tij të vetëm. I varrosur në Vendëlindje në f. Gizavezh Librazhd- Shqipëri.

Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Re: Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së

23rd March 2008, 03:23
Pajtim Roci (05.02.1980-07.08.2001)
U lind në fshatin Krumë të Hasit-Shqipëri, ku edhe e kreu shkollën fillore që më pas të shpërngulet në Tiranë me çka vazhdon edhe gjimnazin e përgjithshëm, ishte pjestarë i UÇPMB-së ku tregoi guxim të madh si luftëtarë dhe më pas ai u rradhit në UÇK ku veproi në Sllupcan, Matec si dhe në Betejën e ashpër të Haraçinës. Me 7 Gusht 2001 vritet mizorisht si rezultat i tradhëtisë së Gazi Babës së bashku me 5 bashkluftëtarët nga njësia “Teli”. U varros në varrezat e Tiranës.

Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Re: Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së

23rd March 2008, 03:25
Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga
forcat sllavomaqedonase. DESHMORET NUK VDESIN
Udha e mbare, Trim!
TE PESEVE*
Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare..

autorin..?
Sponsored content

Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së Empty Re: Nga Shqiperia në ALTARIN e Lirisë me emblemë të UÇK-së

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi