Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

3rd March 2008, 20:23
Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

Të gjithë, besoj kush më shumë dhe kush më pak, keni dëgjuar apo besoni se ekziston një person i caktuar me të cilin jeni të destinuar të kaloni të gjithë jetën tuaj. Këtë person mund ta takoni çdo ditë, mund ta keni shumë pranë dhe megjithatë shumë pak njerëz arrijnë të gjejnë gjysmën e tyre perfekte. Kjo është edhe arsyeja përse shumica e të martuarve harrojnë menjëherë betimin: “Derisa vdekja të na ndajë”. Ardhja jonë në jetë është një çështje që nuk vihet në plan të diskutimit. Kemi lindur nga bashkimi i një dashurie të madhe mes dy njerëzve, apo nga një molepsje respekti dhe planifikimi. Personi që beson në faktin që shumë gjëra janë të shkruara dhe shumë prej tyre janë të paracaktuara, me pak fjalë beson në fat, do t'i duket kjo teori e besueshme dhe aspak e çuditshme. Qenia njerëzore kur lind, lind çift, jo tek. Në të njëjtin moment me të lind dhe një ndjenjë që në momentet e para është e strukur në subkoshiencën e tij. Është pikërisht kjo ndjenjë, e cila do t'i shfaqet shumë shpesh gjatë periudhës së adoleshencës dhe do ta "shqetësojë" në kërkim të dhënies përgjigje të shumë pyetjeve lidhur mbi fatin e tij, arsyen përse është në këtë botë, çfarë do të bëhet me të më pas dhe për më shumë, cili do të jetë ai/ajo person që do të kalojë jetën me të? Teoria e plotësimit qëndron në bashkimin e dy personave, të cilët plotësojnë njëri-tjetrin në të gjitha drejtimet: intelektual, shoqëror, emocional, fizik dhe shpirtëror. Teoria e plotësimit mbështet shumë dhe të dashuruarin me shikim të parë.
Dashuria me shikim të parë
Dy persona qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, shikojnë në sytë e njëri-tjetrit dhe jo thjesht paraqitjen, por më thellë, ata shikojnë drejt e në shpirtin e njëri-tjetrit dhe gjejnë në të atë ndjesinë e plotësimit. Kështu është dashuria me shikim të parë, plotësimi i diçkaje që deri në ato momente mungonte tek të dy personat, plotësimi i të qenit i tërë. Shpesh, në momente të ndryshme personi vihet përpara ndjenjave të tilla se cili është personi ideal për mua, cili është shpirti im binjak, cili është personi i cili do të më plotësojë mua, cili është personi që do të arrijë të ma shuajë këtë ndjenjë që ndizet e zjarrtë në mendjen dhe zemrën time? Shumë njerëz mendojnë se ky nuk është asgjë tjetër veçse një trillim, një mundësi reflektimi, një mekanizëm mbrojtjes për të vënë përpara vetes një aleat të mirë, për të mos qenë i ashtuquajturi "dështak" në dashuri. Shumë të tjerë, të cilët nuk kanë arritur ta shijojnë atë ndjesi që ndien në momentin e plotësimit, mendojnë dhe "bërtasin" me të madhe se diçka e tillë nuk ekziston, mbështesin faktin se një plotësim i tillë është i pamundur dhe është një "idiotësi" lidhja e dy personave me shikim të parë. Nuk diskutohet, është më se e qartë se nëse ty të pëlqen dikush dhe në momente të caktuara tek ty ndizet një ndjesi. Teoria e plotësimit thekson faktin se nëse dy persona arrijnë të gjejnë njëri-tjetrin, ata nuk ndahen më, për ta nuk ekziston më asnjë dyshim, në dashurinë e tyre dhe në mundësinë se për ta mund të ekzistojë dikush tjetër që t'i ndajë, apo të bëhet barrierë midis tyre. Nuk ka femër që mund t'i ndryshojë mendjen një mashkulli të "plotësuar", sado e bukur të jetë, sado inteligjente dhe e zgjuar të jetë, çfarëdo lloj teknike apo metodike të përdorur për joshje, të vënë në jetë nga ajo. E njëjta gjë vlen dhe për femrën e "plotësuar"

Jeni te mirepritur te jepni mendimin tuaj ne lidhje me kete teme.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

3rd March 2008, 20:42
une besoj shum ne dashurin me shikim te pare ,keshtu qe mos hezitoni qe te refuzoni ne shikim e pare .
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

7th March 2008, 22:14
Mendoj se me shikim te pare mund te ndjesh nje terheqje te madhe fizike per nje person dhe kjo me pas mund te shnderrohet ne dashuri,por dashuri te mirefillte jo.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

7th March 2008, 23:01
kete mendim tuajin Angel,ekam shprehur edhe une diku me lart
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

8th March 2008, 02:59
une mendoj deri sa njerzit po bien ne dashuri vetem me shkronja pa e pare personin fare as ne foto ,dhe pa ja ndier zerin ne mes telave te telefonit ,eh me shikim te pare ka dashuri qe edhe eshte perforcuar por edhe ka perfunduar ne martes ,keshtu sod jetojm nji kohe qe cdo gje eshte emundure ,kjo mvaret nga tipi njeri .
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

8th March 2008, 13:36
Se di me besoj apo sbesoj...
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

8th March 2008, 14:58
titulli qenka ne shumes dhe jo per ju forumistë por per njerezit se sa ata i besojne dashurise ne shikimin e parë!?

mendoj se njerezit jane shume, miliardë janë bere dhe ka prej tyre qe besojne dhe nuk i besojne dashurise ne shikim te parë!

Albini
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

21st March 2008, 01:15
jaja po si ska njerz qe ne shikimin e pare bijn ne dashuri ,plot ka ne bote edhe pse njohim ne apo nuk njohim kesi njerze ,mendoj se eshte mese e vertet qe ka ne shikim te pare fillon flutura ne stomak te fluturoj .
Sponsored content

Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë Empty Re: Sa besojnë njerëzit në dashurinë me shikim të parë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi