Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kulture Empty Kulture

4th March 2008, 18:48
Luigj Gurakuqi perkujtohet ne TOB

E Marte, 04 Mars 2008


Paraditja e se enjtes se 6 marsit do te shenoje mbajtjen e nje koncerti ne mjediset e Teatrit te Operas dhe Baletit ne kujtim te 80 vjetorit te lindjes se regjisorit Luigj Gurakuqi qe kaloi dekada te jetes se tij ne kete teater. Ndersa Presidenti i Republikes, Bamir Topo pritet ta nderoje me nje dekorate pas vdekjes. Luigj Gurakuqi

ka lindur ne vitin 1928. Studimet e larta i kreu ne Institutin Teatral "Gitis" ne Moske dhe shkollen e larte per aktore "Aleksander Moisiu" ne specialitetin regjisor opera. Ka realizuar nje aktivitet shume te pasur regjisorial ne Teatrin e Operas ku permenden veprat: "Peshkataret e Perlave", "Rigoletto", "Princesha e Cardashit", "Macoku me cizme", "Mrika", "Brigada e grave", "Boheme", "Lulja e kujtimit" si dhe bashkeproduksionet operistike "Skenderbeu", "Pertej mjegulles", "Komisari", etj. Aktiviteti i tij profesional perfshin edhe aktivitetin si konferencier dhe regjisor ne shume koncerte qeveritare, ne pervejtore festash, dhe Festivalesh te Kenges ne Radio Televizion. Ka shkruar libretet e operes "Heroina" dhe operetes "Karnavalet".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi