Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Markez, novelisti i paarritshem Empty Markez, novelisti i paarritshem

5th March 2008, 20:39
Markez, novelisti i paarritshem



Ne fjalimin e shkurter qe mbajti kur i dorezuan cmimin prestigjioz "Rómulo Gallego", per vepren e tij "Njeqind vjet vetmi", Gabriel García Márquez tha se "gjithnje kishte besuar se shkrimtaret nuk jane ne kete bote per te marre cmime...", dhe se "cdo cmim eshte nje rrezik per ta". Por ne te vertete kur ai botoi historine magjike te Macondo, cdo gje u kthye per te ne nje denim, dhe ai gjithnje e me shume filloi te fliste per vetmi te tmerrshme; dhe kjo ishte vetmia e suksesit te cilen ai e pershkruan :"e keqja me e madhe qe mund t'i ndodhe nje njeriu qe nuk ka ndjeshmeri per suksesin ne letersi, dhe per me shume kur ai jeton ne nje kontinent te pamesuar me suksesin, eshte te botoje nje roman qe shitet si salcicet. Ky eshte rasti im. Une nuk kam dashur kurre te shnderrohem ne nje spektakel, urrej televizionin, kongreset e letersise, konferencat dhe jeten intelektuale".

Por per te ende nuk kishte mberritur me e keqja.

Ne kthese e priste cmimi Nobel me gjithcka qe ai mban mbi vete. Dhe e gjitha kjo per nje burre te ndrojtur, nje kitarist te mire, qe gdhinte netet sa sedentar aq dhe nomad, qe asnjehere nuk di te firmose mbi nje leter te bardhe (autografet i vendos vetem mbi libra) dhe qe kurre nuk i pelqejne udhetimet me avion sepse shpirti mberrin mbas trupit. "Jam nje nga qeniet me te vetmuar qe kam njohur, dhe nje nga me te trishtuarit, megjithese duket e pabesueshme kur edhe ne kulmin e gezimit i kam syte te trishtuara", eshte shprehur ai. Macondo i "Njeqind vjet vetmi", atehere ishte nje fshat me 20 shtepi, ndertuar ne nje breg lumi me uje te kthjellet, qe rridhte mbi gure te bardhe dhe te medhenj si vezet parahistorike.

Si per t'i dhene emer te gjitha ketyre gjerave lindi me 6 mars te 1927 Gabriel García Márquez, nje nga 16 femijet e nje punonjesi poste ne Aracataca(Kolumbi). Ne ate vit Luis Buñuel kishte realizuar Un perro andaluz dhe Federico García Lorca kishte botuar Romancero gitano. Federico kishte thene : "Shkruaj qe te me duan". Disa vite me vone, García Márquez do te shtonte dhe pakez: "Shkruaj qe te me duan me shume miqte e mi", permes se ciles linte te kuptonte se miqesia per te ishte nje dhunti si letersia dhe po keshtu ishte dhe revolucioni kuban, edhe kenget e Rolling Stones edhe Bolero.

Per miqesine Gabo ka nje koncept mafioz, te cilin ai vete e ka pohuar : "Thone qe une jam nje mafioz, sepse kuptimi im i miqesise eshte i tille sa qe rezulton pak si i gangstereve: nga njera ane miqte e mi dhe nga ana tjeter pjesa tjeter e botes, me te cilen kam pak kontakt". Ai qe ka shume gjera per te cmuar, cmon se nuk ka humbur dy ose tre miq ne jeten e tij te gjate. Me i njohuri eshte ndoshta Mario Vargas Llosa, djali i dyte i te cilit mban emrin e tij, Gabriel.

Mes miqve te Gabo-s figurojne disa nga emrat me me influence te planetit. Eshte proverbiale miqesia e tij e vjeter me liderin kuban, Fidel Castro, nje miqesi qe shkon me larg. Ai e ruan fort besnikerine ndaj komandantit dhe revolucionit kuban, pa ju bere vone se shume intelektuale dhe artiste qe nje dite e mbeshteten fort revolucionarin e Kubes, perfunduan si renegate te ceshtjes se tij marksiste.

Por Gabo njeh gjithashtu gazetarine, te cilen e ka ndare me letersine gjate te gjithe jetes se tij. Vetem ajo, sipas tij, i ka dhene ndergjegjen politike, nje ndergjegje politike qe e ka cuar gjithnje ne azil politik, dhe qe e ka bere te figuroje ne listat e zeza te Departamentit te Emigracionit te SHBA, pavaresisht se eshte shkrimtari hispan me i lexuar dhe pavaresisht se eshte doctor honoris causa i Universitetit Columbia (Nju Jork).

Megjithese e urren pushtetin ai ka lidhje me kryetaret e shteteve dhe kryeministrat e gjysmes se botes. Jo rralle here ben rolin e ndermjetesit mes njerit dhe tjetrit. Kur 100 vjet vetmi mbushi 30 vjet, Organizata e Shteteve te Amerikes organizoi nje takim me Presidentin Klinton.

Nga botimi i vepres se tij me emblematike qe me pas mori Nobelin ne Letersi ne 1982, ka mundesi qe ai te jete shkrimtari me i perkthyer, me i lexuari, me me influence dhe me i famshem i shekullit te XX ; ndoshta edhe nje nga me te pasurit.

"Njeqind vjet vetmi" eshte perkthyer ne me shume se 35 gjuhe te botes dhe llogaritet qe gjate 40 viteve te legjendes se tij te jene shitur me shume se 40 milione kopje. Romani mitik i García Márquez doli ne drite ne 30 maj 1967 nga Shtepia Botuese Sudamericana ne Buenos Aires, nje nga shtepite botuese me prestigjioze ne Ameriken Latine. Tirazhi i pare ishte 8.000 kopje, qe Gabos iu duk nje ekzagjerim, por qe mbaruan per 15 dite. Nje botim i dyte prej 10.000 kopjesh e la shtepine botuese pa leter ...(!) dhe per gati dy muaj ne Ameriken Latine nuk flitej gje tjeter vecse "Njeqind vjet vetmi", nderkohe qe njerezit nuk mund ta blinin ate ne librari.

García Márquez kishte botuar deri atehere, "Syte e qenit blu","Gjethurinat", " Koloneli nuk ka kujt ti shkruaje" etj, libra te cilat ishin zhdukur nga tregu i librit per shkak te kerkesave te medha; ishte nje shkrimtar i njohur ne qarqet e letersise. Jetonte me gazetarine dhe shkruante ne te gjitha gjinite : interviste, artikuj, opinion, kronike, reportazh, investigim...

Ai ishte gazetar i El Espectador te Bogotase, i derguar special ne Europe dhe korrespondent ne Nju Jork i Prensa Latina, agjencia e lajmeve kubane. Ai bile arriti te drejtonte ne Meksike dy revista roze, pikerisht kur ishte gati per te filluar redaktimin e vepres se tij mjeshterore. Ne Paris ai njohu gjithashtu edhe burgun. Nje nate policia e ngaterroi me nje algjerian dhe perfundoi ne nje rajon policie. Por kjo eksperience i sherbeu per te hyre ne kontakt me Frontin e Clirimit Kombetar te Algjerise. Ne Meksike i mbrojtur rreptesisht nga nje grup miqsh, Gabo mundi te mbyllej ne vetvete per gjate 18 muajve per te rikrijuar boten magjike te femijerise se tij.

Historia e librit te tij me te famshem "Njeqind vjet vetmi", fillon ne mars te 1952 kur Gabo udhetonte me nenen e tij ne Aracataca, fshati i tij i lindjes. Ndoshta kur u ndodh perballe germadhave te asaj shtepie te madhe dhe shume te trishtuar, ku kishte kaluar vitet e para te jetes se tij me nje moter qe hante dhe, nje gjyshe qe percaktonte te ardhmen dhe te nje gjyshi qe e torturonte hija e nje njeriu qe kerkonte ta vriste, pikerisht atehere ai ndoshta mendoi per here te pare te linte pas boten poetike te femijerise se tij. Nga ajo dite, Macondo, filloi te marre trup dhe jete ne mendjen e tij. Hija e gjyshit te tij nga nena, kolonel Nicolás Ricardo Márquez Mejía, figura me e rendesishme e jetes se tij, e ndihmonte qe te administronte cdo gje me te cilen ai do te fillonte te ngrinte boten e tij magjike.

García Márquez ka thene shume here: "Eshte shume e veshtire qe ne romanet e mia te mos gjesh gjekafshe qe nuk ka lidhje ne realitetin". Dhe realizmi i tij eshte magjik sepse eshte real. Do te ishte udhetimi ne Aracataca me nenen e tij, kur ndjeu gjithe vetmine e Amerikes Latine dhe kur kuptoi se kishte mberritur momenti qe te mbyllej me fantazmat e tij per te krijuar Macondo. Muaj me vone Gabo do te dilte nga vetmia ne sukses. Por ja qe, pavaresisht suksesit, ajo (vetmia) vazhdon dhe vazhdon ta ndjeke. Eshte nje vetmi me te cilen ai bashkejeton prej 41 vjetesh. Ndoshta do te jete kjo vetmi cmimi qe Gabriel Garcia Marquez duhet te paguaje per pavdekesine.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi