Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Totti ëndërron: Dua Topin e Artë Empty Totti ëndërron: Dua Topin e Artë

9th March 2008, 12:43
Totti ëndërron: Dua Topin e Artë
Totti ëndërron: Dua Topin e Artë 20080310Toti ka një dëshirë të vjetër. Që e djeg, por edhe i rrit adrenalinën. Kapiteni i Romës shpreson se një ecuri e mirë në Ligën e Kampioneve do ta ndihmojë atë të fitojë trofeun individual të ëndërruar për çdo lojtar, “Topin e artë”.

Për shumë vite ky trofe u është dhënë shpesh lojtarëve që kanë impakt më të madh në Ligën e Kampioneve, Kupën e Botës apo Kampionatin Euroipian.

Vitin e kaluar Toti pati sesonin më të mirë të karrierës së tij duke fituar “Këpucën e artë europiane”, si golashënuesi më i mirë, por megjithatë ai nuk ishte në garën e “Topit të artë”, kjo për faktin se Roma u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Këtë vit Roma arrito në tetë ekipet më të mira të Europës, pas kualifikimit madhështor kundër Realit të Madridit.

“Unë e di se ky është një turne shumë i rëndësishëm nësë ju dëshironi të fitoni ‘Topin e artë’, - deklaroi Toti.

“Unë shpresoj se vitet e fundit të karrierës sime profesionale do të më ndihmojnë mua në këtë kuptim”. Toti shpreh dhe kënaqësinë për elimimin e Realit të Madridit, pas fitores 2-1 në “Santiago Bernabeu”, 4-2 në të dyja ndeshjet, “Ishte një arritje e madhe’, - pranoi 31-vjeçari.

“Ne ishim të vetëdijshmë se do të ishim të aftë të fitonim kundër një formacioni të madh si Reali. Pas ndeshjes sonë kundër Juventusit ne kemi gjetur vazhdimësinë. Gjendja fizike e lojtarëve tanë është përmirësuar”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi