Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Matura, zbraz xhepat e maturantëve dhe mbush të mësuesve Empty Matura, zbraz xhepat e maturantëve dhe mbush të mësuesve

9th March 2008, 13:02
Matura, zbraz xhepat e maturantëve dhe mbush të mësuesve
Matura, zbraz xhepat e maturantëve dhe mbush të mësuesve Img_ph11
Provimet e maturës shtetërore duket se janë kthyer në burim shpenzimesh për maturantët, dhe mjete përfitimi për mësuesit. Të stresuar se nuk do të dalin mirë në provime, maturantët kanë rendur pas kurseve private që në shumicën e rasteve ofrohen nga vetë mësuesit e tyre. Këtë e pohojnë vetë maturantët, ndërsa drejtuesit e shkollave theksojnë se nuk mund të kontrollojnë dhe të detyrojnë mësuesit që të mos japin kurse pas orarit të punës. Në këtë mënyrë mësuesit shtojnë të ardhurat, duke marrë 2500 lekë çdo maturanti, nga kurset private që ofrojnë për lëndët e maturës. Për të njëjtat lëndë dhe mësime që duhej të zhvilloheshin në gjimnaze, mësuesit shpërblehen në mënyrë të majme, duke zhvilluar kurse private në ambientet e shtëpisë ose në qendra studimore parauniversitare. Fenomeni nuk është i ri, por pamundësia e kontrollimit ka bërë që të mbetet në harresë dhe të gjenerojë deri në atë pikë, sa t'u kushtojë prindërve të maturantëve disa mijëra lekë në fundvit.

Nxënësit

"Kurset bëhen me të njëjtit profesorë të gjimnazit", shprehet Enea, nxënës i gjimnazit "Petro Nini". Sipas Eneas, shokët e tij frekuentojnë edhe nga tre kurse private njëkohësisht, dhe kjo ndikon direkt tek mesatarja, pasi nga nota katër ose pesë mund të arrish tek shtata ose teta. Gjithashtu, Enea tregon se kurset zhvillohen në ambientet pranë shtëpisë së profesorëve pothuajse çdo ditë. Të përhershme janë Anglishtja, Matematika dhe Letërsia, kurse lëndët e tjera më pak. Çdo seancë kushton nga 500 lekë ora. Tjetër maturante nga "Petro Nini", e cila dëshiron të mbetet anonim, tregon se bashkë më dy vajza të tjera nga shkolla e saj frekuentojë kurse private tek një qendër studimesh parauniversitare, kundrejt pagesës 2500 lekë për të gjithë kursin, shumë e cila paguhet nga prindërit e saj për lëndën e letërsisë që ajo mëson. Ajo heziton të bëjë të ditur identitetin e profesorëve dhe të flasë rreth faktit nëse ata janë po të njëjtit që japin mësim edhe në gjimnaz. I pyetur mbi fenomenin, drejtori i gjimnazit "Besnik Sykja", Artan Sako, shprehet se ky fenomen është e vështirë të kontrollohet. "Nuk jemi në dijeni se kurse të tilla ofrohen nga profesorë të gjimnazit tonë, kjo është një temë shumë e gjerë dhe nuk mund të trajtohet kaq shkurtimisht. Sigurisht, fenomeni është tërësisht i ndaluar", pohon Sako. Pamundësia e kontrollimit dhe mungesa e interesimit nga institucionet shtetërore vetëm sa e kanë ushqyer këtë fenomen. Ai tashmë është kthyer në një të vërtetë normale si shumica e anomalive të shoqërisë sonë.

Sipas MASH-it, qendrat që ofrojnë kurse për maturën nuk kanë licencë. Qendrat: kemi licencë dhe paguajmë tatimet

MASH: Kurset për maturën janë ilegale

Kurset për studime private, për maturën shtetërore, janë të palicencuara nga Ministria e Arsimit. Ky fakt bëhet i ditur nga zëdhënësja e shtypit pranë këtij dikasteri, Ermelinda Muho, sipas së cilës, MASH nuk ka lëshuar asnjë licencë për kurse private parauniversitare, por vetëm licenca për kurse të gjuhëve të huaja dhe disa raste për kurse kompjuterike. Ndërsa e pyetur për numrin e madh të qendrave private studimore parauniversitare, ajo shprehet se lidhur me këtë fakt, Ministria disa herë u ka bërë thirrje organeve të tatimeve që të marrin masa, duke lënë si përgjigje zyrtare faktin se kurse të panumërta private nëpër Tiranë trajnojnë më dhjetëra nxënës dhe maturantë në mënyrë ilegale. Madje këto qendra janë të publikuara në një guidë, ku jepet informacion mbi çmimet për çdo seancë dhe vendndodhja e këtyre qendrave. Qendrat që kontaktuam ne nuk pranojnë të prononcohen publikisht. Ato zhvillojnë kurse private kundrejt pagesës 5000 deri në 7000 lekë të vjetra për një orë dhe kanë një staf me profesorë të gjimnazeve, si dhe shkollave të mesme publike. Në fakt, këto qendra sapo mësojnë se jemi gazetarë, nuk prononcohen mbi emrat e stafit pedagogjik dhe çmimet e kurseve. Por e vetmja gjë që deklarojnë ata me të madhe, është se qendrat e tyre rregullojnë deficitin e arsimit shtetëror dhe se paguajnë rregullisht taksat. "Ne rregullojmë deficitin e arsimit shtetëror, kemi tre llojet e licencave dhe i paguajmë taksat", pohon drejtoresha e Institutit të Studimeve Parauniversitare "Çelësi Magjik", Xhuma Çupa.

Licencat

Fakti i çuditshëm është se këto qendra paraqesin licencat përkatëse si licencë për gjimnaz privat, licencë kursesh për gjuhë të huaja dhe për lëndët e detyruara, dhe me zgjedhje të maturës shtetërore, të gjitha të lëshuara nga Ministria e Arsimit. Të gjitha lëndët me zgjedhje dhe të detyruara figurojnë në programin e kurseve të tyre për mësimdhënie. Madje, këto qendra figurojnë edhe në librin e guidës për kurse në Tiranë. Maturantë në gjimnazin "Petro Nini" tregojnë se në këtë sezon fillojnë kurse private me profesorët nëpër shtëpi. Sipas maturantëve, lëndët e provimeve, Letërsia dhe Matematika janë pothuaj të përhershme në kurse private të ofruara në shtëpi, kundrejt çmimit 10 mijë të vjetra ora. Ndërsa çmimi i përgjithshëm, i cili figuron zyrtarisht në fletushkat e qendrave për studim parauniversitar, është 500 lekë seanca dhe në ndonjë rast 600.

Guida

Paradoksin më të madh e tregon fakti që, pavarësisht se janë ilegale, këto kurse kanë nxjerrë edhe një guidë orientuese prej 152 faqesh ku japin udhëzimet, adresat dhe informacionet e duhura. Çmimet në mënyrë të përmbledhur jepen si më poshtë:

Kurse që zhvillohen nga 5 herë në javë:

Anglisht 5000 - 7000 lekë (të reja)

Matematikë 5000 -7000 lekë

Fizikë 5000 - 7000 lekë

Kimi 5000 -7000 lekë

Biologji 5000 -7000 lekë

Letërsi 5000-7000 lekë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Matura, zbraz xhepat e maturantëve dhe mbush të mësuesve Empty Re: Matura, zbraz xhepat e maturantëve dhe mbush të mësuesve

12th March 2008, 21:43
Mendoj se nuk do te hiqet ndonjehere korrupsioni ne Shqiperi...
Mbrapsht në krye
Similar topics
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi