Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Egjipti kundër Kosovës Empty Egjipti kundër Kosovës

11th March 2008, 19:05
EgjipEgjipti kundër Kosovës Photo_11ti kundër Kosovës
Denion Ndrenika

Kajro Vendi i qeverisur nga dinastia shqiptare e Muhamed Aliut dhe mbretit Faruk, hedh poshte kerkesen qe vendet anetare te Konferences islamike (ku ben pjese dhe Shqiperia) te njohin en-bloc pavaresine e Kosoves

Rrota e historise eshte kapriçoze. Dikur Egjipti qeverisej nga nje varg monarkësh me origjine te paster shqiptare duke filluar nga Muhammad Aliu e deri tek mbreti Faruk, nje mik i ngushte ky i mbretit Zog. Egjiptianet e rinj, nen drejtimin e Mubarakut duken jo edhe aq sensitive per çeshtjen me ekzistenciale te shqiptareve te sotem. Ate te Kosoves. Nuk ka bere efekt as vizita e fundit e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, në Egjipt, pasi kreu i qeverisë nuk arriti të bindë Kajron zyrtar të pranojë pavarësinë e Kosovës. Sipas RTK-së, Egjipti bashkë me tre vende të tjera të Konferencës Islamike iu përgjigjën dje negativisht kërkesës së Turqisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Në vizitën e fundit në Egjipt, kryeministri Sali Berisha deklaroi se qëllimi kryesor i takimeve të tij me zyrtarët me të lartë në Kajro ishte pikërisht mbështetja për pavarësinë e Kosovës, gjë të cilën mesa duket, nuk e arriti dot. Bashkë me Egjiptin, pavarësinë e Kosovës e kundërshtoi edhe Azerbajxhani, Sudani e Indonezia, për shkak të problemeve me rajonet e tyre autonome që kërkojnë pavarësinë, respektivisht rajoni i Kabakhut, Darfuri dhe Banda Aceh. Ministrat e Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike u takuan dje në Dakar, ku ministrat diskutuan mes të tjerash, edhe mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas gazetës turke “Zaman”, Turqia kërkoi që shtetet anëtare të miratonin edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga Azerbajxhani, Egjipti, Sudani dhe Indonezia. Në vend të kësaj, në dokument vetëm do të shprehet solidariteti me popullin e Kosovës. Megjithatë, Ankaraja do të insistojë për njohjen e Kosovës në takimet me ministrat dhe kryetarët e shteteve islamike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi