Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? Empty Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?

13th March 2008, 19:08
Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?
Shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë për keq në formimin e fëmijëve: i bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti, të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe chati.

Ky nuk është njoftimi i parë, por para disa ditësh, një gazetë e përditshme gjermane ka publikuar një propozim drastik: një tabelë me kohën maksimale të përdorimit të kompjuterit dhe jetës online. Rregulla të ashpra, të klasifikuara sipas moshës dhe të shoqëruara me këshilla mbi limitet dhe kontrollin. Nuk ka qenë gazeta ajo që është shqetësuar për këtë fakt. Ideja ishte e një doktoreshe, gjithashtu drejtoreshë e Institutit Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? F_031110Ndërkombëtar të TV-së për fëmijë dhe programet edukative. I drejtë apo i gabuar, sido që të jetë, është një problem real ose nëse preferoni një realitet i ri. Një botë e re që po rritet para syve tanë, shpesh pa dijeninë e prindërve. Për shembull, pjesën më të madhe të kohës fëmijët e harxhojnë me videolojëra, kohë e shpërdoruar kot për jetën reale, për lojërat në ajër të pastër. Orë dhe energji, të cilat mund të shfrytëzohen për detyrat e shtëpisë, qëndrimin me miqtë, apo familjarët.

Ky problem nuk është vetëm gjerman, është një e dhënë e përbashkët në të gjithë botën. Që këtu lind propozimi i doktoreshës: të vendosem në familje rregulla të forta për përdorimin e kompjuterit, të radhitura sipas moshës. Për fëmijët 4-6 vjeç, koha maksimale e qëndrimit para kompjuterit është 30 minuta, për ato 7-10 vjeç 45 minuta, 11-13 vjeç 1 orë, ndërsa fëmijët nga 14 e lart një orë e gjysmë. Më pas ndalimi: nuk ka chat online, nuk ka lojëra me kompjuter pa praninë e prindërve, apo të eksplorojnë vetëm në internet, nuk ka kompjuter personal në dhomë; për më të rriturit komunikimi në chat do të jetë i kontrolluar, nuk do të shohin video natën dhe nuk duhet t‘u japin kurrë adresën apo numrin e telefonit të panjohurve.

Problemi në fjalë është aq serioz, saqë edhe vetë Bill Gates së bashku me të shoqen, Melinda, ia kanë ndaluar së bijës, e cila është 10 vjeçe të përdorë kompjuterin më shumë se 45 minuta në ditë. Nëse nuk do të merrnin këtë masë, atëherë kishte të ngjarë që vajza të largohej nga realiteti, pa marrë parasysh më pas mostrat online, pornografinë, pedofilinë dhe faqet e dhunshme.
Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? Femija10
"Unë jam plotësisht dakord me idenë e tabelës mbi limitet e përdorimit. Kanë bërë shumë mirë që e kanë publikuar", pohon një tjetër profesoreshë, që sipas së cilës do të ishte edhe më e vlefshme ideja që kompjuteri të përdorej nga fëmijët vetëm pas moshës 10-11 vjeç, jo më poshtë kësaj moshe. Rreziku "është një teknologji e vetmisë, fundi i ndërmjetimit": kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Me sindromën e ‘second life‘ për fëmijërinë "mund të zhduket ndërmjetësuesi, momenti motiv, emocioni i kontaktit njerëzor".

Megjithatë, rreziku nuk mund të fshihet vetëm pas sajteve porno, kërcënimeve online dhe lojërave të shëmtuar. Ka një humbje vlerash. Interneti shformon realitetin. Të qenit në shërbim të tij si fëmijët ashtu dhe adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. Mos ndoshta është vonë të reagojmë? "Jo, sepse kemi reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar, të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë shumë e rrezikshme", vazhdon më tej ajo. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajri i pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.
Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? Femija11
Nxitjet dhe iniciativat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ato për minorenë tek ata portabël të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar Këshilli i Evropës, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen. Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që është mjaft i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë jetën në fushën digjitale me raportin njerëzor.

Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu dhe shtëpi.

Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve: "Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale". Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa e më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a është e vlefshme zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin? Përballja vazhdon të mbetet e hapur.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? Empty Re: Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?

13th March 2008, 19:13
Une mendoj si prind se interneti duhet me kontroll dhe me orar
Edhe vet Mikrosofti beri nje verejtje te tille.
Femija duhet te luaj me shoket e tij,ne kendin e lojrave ashtu sic benim edhe ne dikur.

Gjella me krip dhe kripa me karar
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? Empty Re: Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?

13th March 2008, 19:58
edhe une mendoj qe cdo qe ka nje limit...femijet duhet te survejohen nga prinderit ne menyre qe te mos hyjne ne internet qe te vegjel, pasi mesohen keq dhe behen "addictive" te terhequr shume pas kompiuterit dhe nuk mund te ndalen me pastaj....
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? Empty Re: Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?

13th March 2008, 20:41
Interneti shkakton shume deme per femijet,shkeputjen nga shoqeria,apo lidhejen me nje shoqeri te demshme.Femiu eshte i prirur te interesohet per gjera tepa moralshme qe nuk i has askund me teper se ne net,e tera kjo mund te e shpeton nga perkujdesja e prinderve,ata duhet te rregullojne kohen sa do te qendrojne femiu i tyre ne net,njekosisht edhe perkujdesejen qka ai shfleton.
Sponsored content

Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur? Empty Re: Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi