Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Konsulli shqiptar në Athinë përçan emigrantët Empty Konsulli shqiptar në Athinë përçan emigrantët

14th March 2008, 11:58
Konsulli shqiptar në Athinë përçan emigrantët

Konsulli shqiptar në Athinë përçan emigrantët 20080315Në faqen 2 të "Gazeta e Athinës" të datës 01-02-2008 është botuar një njoftim i ambasadës shqiptare në Athinë, e cila u drejtohet "Shoqatave Shqiptare". Pasqyra e të dhënave që kërkon Ambasada prej shoqatave të emigrantëve shqiptarë, janë: Emërtimi i shoqatës; përbërja e kryesisë; Kryetari (emri dhe nr. i telefonit); nënkryetari; sekretari; adresa e selisë së shoqatës; Numri i degëve ose nëndegëve; Shtrirja gjeo-grafike; numri i anëtarëve, anëtarët (me arsim të lartë, me arsim të mesëm, tetëvjeçar), etj. Ambasada ka harruar të kërkojë sa janë edhe ...analfabetë të gjuhës shqipe! Ka harruar të kërkojë edhe kombësinë e anëtarëve të deklaruar! Bindjet politike dhe fenë!

Shikojini me kujdes kërkesat. Unë nuk arrita t'i kuptoj përse i do ambasada këto të dhëna? Këtu ka një të fshehtë të cilën duhet ta themi hapur: Kërkohet ndërhyrja e ambasadës në veprimtarinë e shoqatave të emigrantëve dhe përdorimi i tyre për interesa politike në favor të Partisë në pushtet në Shqipëri.



Dyer të mbyllura

Në qoftë se ambasada jonë është e interesuar, (se deri tani nuk ka qenë), ajo ka të drejtë të kërkojë vendimin e gjykatës Greke nga secila shoqatë, gjë që shumica e kanë bërë pa e kërkuar ajo. Atëherë çfarë do të "gërmojë" ambasada me deklarimin e numrit të anëtarëve dhe arsimin përkatës? Ku do të dalë pas këtij deklarimi? Këtë nuk e dinë të gjithë. Mirë është që ambasada "të mos pështyj lart...", thotë një fjalë e urtë. Kjo do hapë një debat që shoqatat presin ta hapë ndonjë parti politike greke, por jo partia udhëheqëse e vendit nga vijnë emigrantët!!!

Shoqatat janë grupime njerëzish mbi baza vullnetare, të cilët mbrojnë të drejtat e tyre, mbi bazën e ligjeve të shtetit. Dhe pas disa ditësh, në një gazetë tjetër në Athinë, botohet një njoftim që disa krerë (nuk botohen emrat e drejtuesve, pasi janë akoma në ilegalitet) kanë formuar "Bashkimin Mbarëshqiptarë në Greqi". Këtë njoftim e nënshkruajnë disa , dhe midis tyre është edhe emri i konsullit shqiptar në Athinë, Ilirjan Çukaj. Ditë më vonë në ambasadën shqiptare në Athinë organizohet edhe një mbledhje e drejtuesve të këtij Bashkimi. Ndoshta për të dalë nga ilegaliteti. Emigranti Razi Kapllani, pak minuta nga fillimi i asaj mbledhjeje, i ndodhur edhe ai para ambasadës shqiptare i telefonon konsullit shqiptar, Ilirjan Çukaj, që të merrte edhe ai pjesë në mbledhje. Konsulli shqiptar, pasi mësoi emrin e emigrantit që i kërkoi që të merrte pjesë në atë mbledhje të drejtuesve të bashkimit mbarëshqiptar në Greqi, i zemëruar i përgjigjet.

- Ti nuk e ke emrin në listë. Kush të ka thënë që të vish?

- Asnjë, - i përgjigjet emigranti konsullit, - kam dëshirë të jem edhe unë në këtë takim.

- Jo, nuk të ka thënë njeri të vish. Nuk do të vish, - i bërtet konsulli Ilirjan Çukaj emigrantit shqiptar dhe i mbyll telefonin. Natyrisht, që i mbyll edhe mundësinë që të marrë pjesë në takimin e bashkimit të emigrantëve.



Pyetjet që shtrohen


Faktet që parashtruam kanë lidhjen dhe logjikën e tyre. Ambasada shqiptare në Athinë, pasi nuk bën asgjë për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë emigrantë në Greqi, ka kohë që të merret me përçarjen. Ambasada shqiptare kërkon të arshivojë të dhëna të veprimtarive të shoqatave emigrante të shqiptarëve me qëllime përçarëse. Çfarë pune ka ambasada shqiptare që të arshivojë të dhëna kaq të hollësishme të emigrantëve shqiptarë në Greqi? Që të dijë emrat, arsimimin, punën, adresën e të gjithë anëtarëve të shoqatave emigrante të shqiptarëve në Greqi ? Këto të dhëna, as gjykata greke, e cila i ka legalizuar shoqatat emigrante nuk i kërkon. Dhe as policia greke nuk i kërkon shoqatave shqiptare të tilla të dhëna. Dhe as deri tani asnjë diplomat shqiptar në Greqi nuk ka kërkuar këto të dhëna kaq të hollësishme të shoqatave emigrante të shqiptarëve në Greqi.

Cila është detyra diplomatike e një konsulli të ambasadës shqiptare në Athinë? Që të jetë iniciatori i krijimit të shoqatave dhe gjithfarë bashkimi të emigrantëve? Që konsulli të ketë lista emërore të emigrantëve se cilët duhet të ftohen në ambasadë dhe cilët jo në emër të bashkimit të shqiptarëve? Cili konsull shqiptar, cili diplomat shqiptar e ka në dorën e tij që të përjashtojë këdo emigrant nga bashkimi i emigrantëve? Që shteti shqiptar, që cilido diplomat shqiptar, duke ndjerë detyrimin patriotik të ndihmojë në bashkimin e shqiptarëve kudo që janë, nuk përjashtohet. Madje është pjesë e misionit diplomatik dhe detyrim i ndjenjës patriotike. Mirëpo, që diplomati të bëhet pjesë e problemit të përçarjes të emigrantëve shqiptarë, që konsulli shqiptar në Athinë Ilirjan Çukaj të jetë një nga nismëtarët e këtij grupimi shoqatash emigrante, kundër atyre shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi që nuk i binden vullnetit të Ilirjan Çukaj, kjo është jashtë ç'do detyre diplomatike. Kjo përpjekje e veçimit, e përjashtimit të emigrantëve nga Ilirjan Çukaj, si konsull i ambasadës shqiptare në Athinë, është thjeshtë përçarje e shtetit shqiptar ndaj bashkatdhetarëve emigrantë në Greqi. Shoqatat emigrante shqiptare në Greqi nuk janë parcela politike, nuk janë elektoral politik, dhe nuk duhet kurrë të vihen nën kontrollin politik të qeverive shqiptare, dhe as nën ombrellën e asnjë diplomati shqiptar. Ambasada bën mirë të njohë e të kryej me sukses e një për një detyrimet ndaj emigrantëve, të cilët janë katandisur si qenie pa të drejta. Mbas deklarimit fshihet shkatërrimi i shoqatave të ndërtuara mbi bazën e vullnetit të emigrantëve dhe pritet "lulëzimi" i shoqatave të "orientuar nga Ambasada", ose të politizuara sipas oreksit të ndonjë ambasadori finok e "largpamës".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi