Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

"Teza më idiote për Migjenin, që ishte sllav" Empty "Teza më idiote për Migjenin, që ishte sllav"

14th March 2008, 12:42
"Teza më idiote për Migjenin, që ishte sllav"

• Eshtë ulur pranë zjarrit, ka pirë raki thane dhe ka ngrënë djathë dhie e kulaç në hi...

RIDVAN DIBRA

Në një pjesë argjili, aty ku mbarten shumë firma nga personalitete të ndryshëm apo edhe njerëz të thjeshtë, ka lënë shenjën e dorës së tij.Në shtëpinë e Filip Shirokës, shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, dje ka përjetuar disa orë mes miqsh e njerëzish, që e adhurojnë letërsinë e tij. Në shtëpinë e vjetër të shkrimtarit, aktualisht e rikonstruktuar dhe kthyer në një restorant-muze nga Gjon Dukgilaj, shkrimtari është parë të mbërrijë diku rreth orës 12:00 të mesditës dhe është larguar prej andej pas orës 16:00. Eshtë ndodhur aty pas një ftese të bërë nga Dukgilaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Helena, botuesi i "Onufrit" Bujar Hudhri dhe është gjendur mes shumë intelektualëve të tjerë shkodranë. Kanë drekuar e biseduar rreth veprës së tij, rreth Shkodrës, shkrimtarëve si Migjeni, Mjeda, Fishta, Siliqi e vetë Shiroka. Kanë folur për shkrimtarët e rinj dhe ndikimin e sistemit komunist në letërsi, bashkëbisedim të cilin gazeta "Panorama" po e boton sot për ju.
Kur shkruan a bën një dallim mes krahinave, veriut, jugut, a zonave të tjera të vendit?
Kur punoj, si shkrimtar nuk mendoj se kjo vepër i kushtohet kësaj apo asaj zone. Në mënyrë të natyrshme kam shkruar si për veriun, si për jugun, ashtu dhe për lartësitë e ultësirat. Me Shkodrën kam lidhje emocionale që nga kthimi nga Moska, ku isha me studime në Universitetin Gorki. Ishte një shkollë e huaj ku me shumë gjëra nuk kam qenë dakord, por kjo më ka shërbyer të mësoj për gjërat që nuk duhen bërë. Kjo ishte një mendësi e re që u krijua tek unë dhe me këtë mendësi kam ardhur në atë kohë në Shkodër. Lidhja emocionale qëndron në faktin se kur isha në hotel "Rozafa" të Shkodrës për një javë që kam qëndruar kam shkruar "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur". I pari që e ka lexuar ka qenë një piktor shkodran, një prej miqve të shumtë piktorë që kam pasur në Shkodër. Impresioni i tij i parë ishte se, ky roman shihte ndryshe. Njohja me piktorët e talentuar të Shkodrës më ka shërbyer dhe në krijimtari, por ndër to veçoj piktorin Jakup Keraj. Kam parë një pikturë të tij nudo të mbuluar me një futë, pasi në Shkodër ishte marrëzi me e vu në shtëpi një pikturë nudo. Nga ky piktor u frymëzova për të shkruar dy tregime. Por kur erdha në Shkodër vura re se ky qytet kishte shumë romantikë dhe në lidhje të natyrshme me letërsinë.
Cilët kujtoni?
Më kujtohet Llazar Siliqi. Ishte një shkrimtar komunist, i kufizuar, por që ishte një njeri i mirë, tepër njerëzor, i cili këtë ndjeshmëri humane e shprehte në letërsi. Llazari ishte nga ata shkrimtarë që ndihmonte njerëzit. Ndonëse ishte komunist, ai ndihmonte dhe shtresat e persekutuara. Një prej tyre ishte shkrimtari Pashko Gjeçi, përkthyes i Dante Aligerit, të cilin e ndihmoi të dilte nga burgu dhe të largohej nga puna në gurore. Llazari ishte ai që më njohu me shkrimtarët e asaj kohe, prej të cilëve më la mbresa Pashko Gjeçi, një shkrimtar erudit i thellë dhe i talentuar. Pavarësisht këtyre dhuntive dhe përgatitjes së tij, Pashkoja në atë kohë ishte disi i mbyllur, i heshtur, pasi nuk mund t'i harronte vuajtjet e burgut dhe të gurores. Nëpërmjet Llazarit jam njohur dhe me muzikologun e talentuar Ramadan Sokolin, të ndarë pak ditë më parë nga jeta. Më tërhiqte Shkodra si një kujtim i një kohe që kishte perënduar, më kujtonte periudhën që qëndrova në Bashkimin Sovjetik. Në atë kohë në Bashkimin Sovjetik vihej re njëfarë liberalizimi, por kur një shkrimtar mori çmimin Nobel u turrën të gjithë për ta nënshtruar. Ndërkohë në vendin tonë regjimi ishte më i rreptë, pasi këtu të pushkatonin. Ne ishim ende stalinistë, ndërsa në Bashkimin Sovjetik e kishin hedhur poshtë.
Si e gjetët vendin pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik?
Kur u ktheva në Shqipëri pas studimeve vura re se kishte prapë elitë shkrimtarësh, pavarësisht sistemit si Lasgush Poradeci. Shkrimtarë të tillë quheshin zotërinj, por njëkohësisht borgjezë. Të tillë i hasa edhe në Shkodër, një pjesë kanë zënë vend edhe në veprat e mia.
A ju ka mbetur diçka pa shkruar, që do donit ta shtonit a ndryshonit te vepra "Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe"?
Kjo vepër është shkruar në kohën e komunizmit. Në vepër ka ndikuar kufiri që vihej në atë kohë, kishte kufizime që i dija se nuk mund t'i kapërceja. Kjo vepër është një ese, ku në përgjithësi paraqitet ajo ç'ka mendoj për Migjenin. Vepra në fjalë ka munguar, por ka të gjymtuar pjesën e kohës kur jetoi dhe punoi Migjeni. Lidhur me Migjenin ishin të pasakta vlerësimet kritike të letërsisë së zhvilluar në atë kohë nën diktaturë, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë dhe ka një keqkuptim dramatik për Migjenin që vazhdon ende. Nuk është faji i Migjenit që regjimi komunist persekutoi shumë shkrimtarë që jetuan në atë kohë. Mangësitë janë krijuar nga kufizimet e kohës. Por ajo është një ese dhe në diktaturë, letërsia ishte më e lirë se eseja, e cila kishte gjërat e përcaktuara, ndërkohë që kryeredaktorët fusnin emrat që i duheshin kohës. Në letërsinë e asaj kohe mund të gjesh mjaft gjëra me vlerë, por tek esetë është mjaft e vështirë t'i gjesh. Ishte një periudhë kur bëhej transferimi i krimit të kryer nëpërmjet alibive djallëzore, që vazhdojnë edhe sot nga shkrimtarë të asaj kohe të implikuar me Sigurimin e Shtetit, që vazhdojnë të përhapin mjegull.
Një shembull që konkretizon këtë fakt....
Kur isha në SHBA mu kërkua një koment, në lidhje me një komision të krijuar për vlerësimin e dënimin e shkrimtarëve nga Ramiz Alija dhe Nexhmije Hoxha. Ishte një komision që nuk ekzistonte por ishte një tendencë, një thashethem djallëzor, që donte të kalonte përgjegjësinë kryesore të dënimeve tek shkrimtarët, pra synohej të transferohej krimi. Përgjigjja ishte fare e thjeshtë, pasi shkrimtarë të tillë si Fishta etj., u ndaluan qëkur filloi sistemi komunist në Shqipëri, në vitet '44-'45, atëherë kur unë isha vetëm 8-9 vjeç dhe nuk mund të isha në komision, e për më tepër për vendime të tilla sistemi nuk kishte aspak nevojë për shkrimtarë. Diktaturën e mbante krimi, jo shkrimtarët e kohës. Këto ishin vetëm justifikime. Përgjegjësi kanë edhe ata shkrimtarë që janë bërë pjesë e përkrahjes së diktaturës, por kurrë nuk mund të thuhet se kanë përgjegjësinë kryesore, kurrë nuk kanë qenë pjesë e makinerisë së diktaturës.
Megjithatë Migjeni nuk ka marrë vlerësimin e duhur...
Migjenin kritika idiote komuniste e bëri atë me ide komuniste, e bëri shkrimtar të realizmit socialist. Po ku e gjeti kjo kritikë lidhjen e Migjenit me komunizmin. Për të krijuar një lidhje të tillë kritika e asaj kohe e komentonte diellin e shkruar në veprat e Migjenit, si figurë letrare që i drejtohej Bashkimit Sovjetik. Migjeni ishte shkrimtar impresionist, jo i realizmit komunist. Por idiote ishte teza që e nxori Migjenin me origjinë, apo pjesërisht sllav. Migjeni nuk ishte sllav, por edhe po të ishte, ai me veprat e tij kishte mohuar origjinën, kishte mohuar gjuhën, kishte përqafuar Shkodrën dhe gjuhën shqipe. Në këtë rast nuk duhej të kishte hatërmbetje nga studiuesit shqiptarë, përkundrazi, të vetmit që duhej t'ju mbeste hatri, nëse Migjeni ishte sllav, duhet të ishin malazezët dhe jo shqiptarët.
A funksionon që shkrimtarët e vjetër të mbështesin të rinjtë?
Jam kundër idesë që shkrimtarët e vjetër të mësonin ata të rinj. Nuk ka pse, nuk është pozitive, jam kundër pasi është negative. Këtë mënyrë e shpiku Gorki, me idetë e tij sentimentale bolshevike. Në periudhën e diktaturës kishte mjaft vështirësi, por ishte më e lehtë se sot për shkak të mbështetjes që krijonte sistemi për talentet e reja, ndërsa sot është më vështirë pasi një shkrimtar i ri gjendet i vetmuar. Kjo mosmbështetje e tanishme lë në hije talentet. Kjo vjen për shkak të mungesë së hierarkisë, të cilën duhet ta bëjë kritika, por ndërkohë letërsia e sotme shqiptare është kthyer në dinasti, nuk është demokratike, ka sundim të një pakice. Por unë vlerësoj edhe punën e shkrimtarëve mediokër, të cilëve pavarësisht se nuk i jeton vepra në afate të gjata mbajnë dhe tërheqin mijëra lexues, çka arti i madh nuk arrin ta bëjë. Kjo është një anë tepër pozitive e kësaj kategorie shkrimtarësh. Me-gjithëse kritika duhet të ushtrojë hierarkinë e saj dhe të mos kursejë fjalën e mirë për shkrimtarët e talentuar.

Bibliotekat shqiptare sipas shkrimtarit
Kadare tërhoqi vëmendjen e qeverisë shqiptare për moskujdesin e duhur ndaj bibliotekave. Lexuesit nuk kanë aq para sa të blejnë të gjithë librat, ndaj duhen biblioteka të mira, të kompletuara dhe me të gjitha kushtet në mënyrë që të tërhiqet sa më shumë lexuesi drejt librit. Eshtë përgjegjësi e qeverive shqiptare që t'u bëjnë të lehtë leximin e librit lexuesve.

Kadare për gjuhën shqipe
Në lidhje me krijimin e gjuhës standarde Kadare theksoi se, në atë kohë sistemi favorizoi dialektin e jugut, por përsëri ishte një dialekt i folur dhe i shkruar i gjuhës shqipe. "Të dy dialektet ishin të pranueshme, por u mor më tepër ai i jugut", u shpreh shkrimtari. Sipas Kadaresë, letërsia e mbajti gjallë dialektin e shkruar geg, pasi regjimi bënte çmos për ta eliminuar, por nuk mundi, pasi kishte mjaft vepra me vlerë të shkrimtarëve të mëdhenj si Migjeni, Mjeda, të cilët vlerësoheshin dhe i kishin veprat në atë dialekt. Ndërkohë Kadare u shpreh kundër ndërhyrjes gjuhësore për hir të përshtatjes me gjuhën standarde tek veprat e shkruara në gegërisht, duke hedhur idenë se ndoshta pas 20 vjetësh do të mund të kemi një ndërthurje të gegnishtes me toskërishten.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

"Teza më idiote për Migjenin, që ishte sllav" Empty Re: "Teza më idiote për Migjenin, që ishte sllav"

14th March 2008, 14:29
Më thuah çke bërë që të di kush je?!Kështu thoshte i madhi Azem Shkreli.
Të jeshë në shoqërim me majat e letrave shqipe është mburrje,krenari.
Sot më leht takohesh me shkrimtarët tanë në Evropë se sa nëAtdhe.Kadaren e kam lexuar nga fëmijëria,por kam pasur disa takime me te ne Gjermani.Ai është i njejti,i menqur,i urtë,i qetë,i aftësuar për të gjitha fushat -jo vetëm ate të shkrimit,i dashur edhe per te huajt,emër i madh dhe krenaria jonë.Kur kuptoj se zhvilloni takime me te,them:Sikur të isha në atë mes.Atdhetarë,nganjëherë i fjalosur dhe i perbuzur nga vet ne.Kështu jemi ne,me shpresë se dikur do të jemi më të mirë,ua mveshim disa gjera njerëzve të mëdhenj,ashtu ia kemi mveshur edhe Migjenit,ai ishte i madh nga dija,i ulet nga krenaria,nuk mirrej me njerëz të shtresave të larta,ishte bërë pjesë e dhimbjes së të varfërve e cila ju bë edhe sëmundje e pa sheruar.Sot nuk ka poet të tillë,edhe pse ndoshta tani është nevoja më e madhe për ta!Atdheu ka dy lloje luftëtarësh,ata që luftojnë me armë për te dhe flijohen dhe ata që luftojnë me pendë për te dhe flijohen.Do të ishte mëkat të lihen në harresë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi