Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm Empty Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm

17th March 2008, 14:08
Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm

Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm F_031610
Një nga karakteristikat e varësisë në cigare është se duhanpirës e fortë vazhdojnë me vesin e tyre të keq edhe pse janë tërësisht të vetëdijshëm se me këtë i bëjnë dëm të gjithëve, e para së gjithash vetvetes.
Rezonanca magnetike e trurit dëshmon se një “vendim” i tillë i bën gjërat më të vështira edhe në fusha tjera të jetës së tyre.

Pearl Chiu dhe kolegët e tij nga fakulteti mjekësor Baylor në Houston të SHBA-së, dhe kolegët e tij kanë analizuar në skanerin fMRI 31 duhanpirës kronik dhe 31 joduhanpirës derisa kanë luajtur një lojë.

Ata në disa raunde të lojës është dashur të investojnë para në një bursë të simuluar.

Pas secilit raund ata janë informuar për atë se sa kanë përfituar, si dhe kanë marrë informata se sa kanë mundur të fitojnë po që se do të sillnin vendimet e tyre financiare në mënyrë tjetër.

Dhe derisa joduhanpirësit i kanë shfrytëzuar këto informata për investimet e ardhshme, sjellja e duhanxhinjve ka ndryshuar jashtëzakonisht pak.

Skanimet e trurit zbulojnë se duhanxhinjtë përpunojnë këto informata, por, për dallim nga joduhanpirësit, duket se nuk mund të veprojnë në pajtueshmëri me informatat e marra apo të ndryshojnë sjelljen personale.

Ky zbulim mbi aktivitetet e ndryshme të trurit do të mund tu ndihmonte shkencëtarëve të cilët merren me prirjen nga varësive.

Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë është publikuar në revistën Nature Neuroscience.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm Empty Re: Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm

17th March 2008, 14:09
Une personalisht nuk pi duhan...dhe keshtu e kam trurin te fuqishem... Laughing Laughing
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm Empty Re: Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm

17th March 2008, 14:24
meqense e pije ket shkret duhani qe 9 vjet ,nuk kam ven ende re ,pasoja tek pafuqija e trurit tim ,keshtu qe mvaret ndoshta edhe nga personi ,keto qe jan shkruare me larte ,edhe pse e pij duhanin ,mendoj vazhdimishte ta ler ,ne ket aspekt ndihem e pafuqishme ,e shekikoj se duahani eshte me i forte ne vendime se une ,eh une me e dobet se cigarja ,por kam nji bindje se jo large do ta ler per ter jeten duhanin .
Sponsored content

Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm Empty Re: Truri i duhanpirësve është i pafuqishëm

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi