Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Tumor ne stomak Empty Tumor ne stomak

17th March 2008, 19:06
Çfarë është kanceri i stomakut, si ta kuptoni ?


Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë. Ka shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme kanceri sillen në mënyrë të ndryshme. Kanceri në mushkëri, në gjoks, në vaginë dhe kanceri në stomak janë sëmundje shumë të ndryshme. Sëmundja rritet me ritme të ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetën. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës. Shtresa tjetër quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë subseroza dhe seroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është seroza. Pjesa më e madhe e kancerit në stomak fillon bë mukozë. Kanceri mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë të pakuptuara.
Çfarë është qeliza e kancerit
Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që në quajmë tumor. Kanceri dëmton shëndetin në rrugë dhe forma të ndryshme. Tumori i kancerit mund të përzihet me organet pranë tij ose me tuba që mbajnë kimikate të ndryshme që shkaktojnë dhimbje apo simptoma të tjera. Për shembull një tumor në tru mund prekë pjesë trurit duke shkaktuar bllokim të trurit, verbim, kriza ose probleme të tjera.

Këshilla

1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjelat.

Simptomat e para të sëmundjes
Përzierje të stomakut, të vjella si dhe djegie të stomakut, e cila në disa raste mund të kalojë në të gjithë kraharorin tuaj, duket të jenë edhe simptomat e para të sëmundjes. Më pas ajo karakterizohet nga dobësi dhe lodhje. Humbje të oreksit ose fryrje të stomakut. Dhimbje e barkut që mund të zgjasë nga pak minuta në disa orë dhe zakonisht dhimbjet mund të largohen vetëm pasi keni marrë një dobësim të acidit. Në disa raste dhimbje të cilat zgjasin me javë të tëra dhe largohen, që mund të kalojnë më pas në dhimbje që ka një periudhë të caktuar dhe bëhet më e fortë. Humbja e oreksit dhe rënie në peshë. Këto simptoma, përfshirë dhe atë që shoqërohet më rrjedhje gjaku, mund të shkaktohen nga ulcera në stomak dhe një virus i thjeshtë mund të shkaktojë shumë të tjerë. Ka teste të veçanta, të cilat mund të ndihmojnë në evidentimin që në fazat e para të sëmundjes.

Cilat janë shkaqet e sëmundjes
Kanceri i stomakut është tjetër sëmundje, të cilin mjekët e lidhin me trupin e njeriut, që është i përbërë nga lloje të ndryshme qelizash që veprojnë në mënyra të ndryshme. Një qelizë në veshkë, megjithëse përmban të njëjtin informacion gjenetik të një qelize të trurit, luan një rol krejtësisht të ndryshëm. Kanceri në stomak është më shumë i përhapur tek meshkujt, sidomos pas moshës 60-vjeçare. Shkaqet:
1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një person ka mungesë të vitaminës B12.
2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun
4- Një gjendje heridetare, në të cilën njerëzit kanë polipe (si tumor) në stomakun e tyre.

Si duhet mjekuar kanceri në stomak
Ashtu si për çdo lloj sëmundje, kurimi për këtë sëmundje bëhet në mënyrë individuale, pasi varet nga lloji i sëmundjes, zhvillimi, përhapja e tumorit, faza e sëmundjes si edhe gjendja e përgjithshme e shëndetit të pacientit. Fatkeqësisht për shkak se stomaku në fazat fillestaret sëmundjes shkakton shumë pak simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë të mira. Kurimi i kancerit të stomakut përfshin kirurgjinë, kimioterapinë, terapinë biologjike. Pacienti mund t’i nënshtrohet një operacioni të lehtë, i quajtur Biopsia, për të marrë një kampion te vogël të kancerit për analiza. Radioterapia dhe kimioterapia të kombinuara bashkë nëse sëmundja ka përparuar shumë. Kirurgjia, një operacion për të evituar përhapjen e kancerit. Kirurgjia është kurimi më i përhapur me kancerin e stomak.

Cilat llojet më të përhapura të kancerit
Janë më shumë se 9200 njerëz që vuajnë nga kanceri në stomak. Tre janë llojet kryesore të kancerit në stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe tumori kancerogjen. Limfatik, janë kancere të indeve të sistemit imunitarë që ndonjëherë gjendet në “muret” e stomakut. Tumori i stomakut zhvillohet nga indet e “mureve të stomakut”. Ndërsa lloji i tretë, pra tumori kancerogjen janë tumoret e qelizave të stomakut. Nëse të tre këta lloje kaceresh arrihen të identifikohen që në fillimet e sëmundjes, atëherë mundësitë që të kurohen apo të evitohet zhvillimi i mëtejshëm i tij është shumë i madh. Kanceri limfatik njihet edhe si lloji
më i rëndë i kancerit, i cili përparon shumë shpejt në një kohë shumë të shkurtër dhe mund të çojë deri në humbjen e jetës.

Tirana Observer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi