Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:08
SHËNDETI DHE TË USHQYERIT VEGJETARIAN

Sot, kur kemi mjaft fakte mbi rëndësinë dhe ndikimin e ushqimit në shëndet dhe jetëgjatësi, çdo ditë numri i madh i njerëzve po i kthehet kësaj pyetje:

A është trupi i njeriut më i përshtatshëm për ushqim vegjetarian apo ushqim të mishit?

Në kërkesë për përgjigje duhet sqaruar dy gjëra – ndërtimin anatomik të njeriut dhe pasojat të cilat mbesin mbi atë me konsumimin e mishit.

Shumë nutricist, biologë dhe fiziologë ofrojnë fakte bindëse mbi atë se njerëzve nuk i është caktuar ushqimi me mish.

Ata parashtojnë mendime se njerëzit fiziologjikisht nuk i përshtaten të ushqyerit me mish, prandaj, mëlmesat i shtohen mishit pasi ai nuk është ushqimi i tyre natyral. Fiziologjikisht, njeriu është më i afërt me bimëngrënës dhe përtypës, më tepër kafshëve të cilat ushqehen me bimë se mishngrënësve sikur qeni, tigri apo luani.

Për shembull, mishngrënësit nuk djersiten nëpërmjet lëkurës; temperaturën trupore e kontrollojnë me frymëmarrje të shpejtë dhe qitjen e gjuhës jashtë.

Në anën tjetër, bimëngrënësit në lëkurë kanë pore (vrima), me djerësitje kontrollojnë temperaturën trupore dhe eliminojnë toksinet.

Mishngrënësit kanë dhëmbë të gjatë dhe kthetra për nxënjen dhe mbytjen e viktimës; bimëngrënësit dhëmbët frontal nuk i kanë të mprehët pasi nuk këpusin mish, e zakonshme për mishngrënës.

Pështyma e mishngrënësve nuk përmban ptijalinë, në gojë nuk mund ta bëjnë tretjen e materieve nga skroki; pështyma e bimëngrënësve përmban ptijalinë dhe mund ta tretë skrobin.

Mishngrënësit sekretojnë sasira të mëdha kripërash acidike të cilat ndihmojnë tretjen e eshtrave; bimëngrënësit sekretojnë pak kripëra acidike.

Nofulla e mishngrënësve lëviz poshtë-lartë, nofulla e bimëngrënësve lëviz edhe anash, kjo është shtesë në përtypje.

Mishngrënësit duhet ti marrin lëngjet me lëpirje (sikur maca); bimëngrënësit marrin lëngje me thithje nëpër dhëmbë.

Ka shumë krahasime të ngjashme, sidoqoftë njeriu i përshtatet fiziologjisë bimëngrënëse. Pra, nga pikëvështrimi i drejtë fiziologjik ekzistojnë argumentet se njeriut nuk i përshtatet mishi si ushqim.

TRETJA E USHQIMIT

Njëherit kur mishi gjendet në lukth, për tretjen e tij nevojiten lëngjet tretëse me përqindje të lartë të kripërave acidike.

Lukthi i njeriut dhe bimëngrënësve prodhon thartësirë e cila është njëzet herë më e dobët se ajo të cilën e prodhojnë mishngrënësit.

Fakti vendimtar i dallimit midis mishngrënësve dhe bimëngrënësve mund të vërehet në organet për tretje, ku bëhet tretja e mëtutjeshme e ushqimit ndërsa përmbajtja ushqimore përcjellet në gjak.

Copa e mishit nuk është asgjë përpos pjesë e një kufomeje, përderisa, gjatë procesit të kalbjes së mishit në organizëm krijohen materiet helmuese.

Prandaj, mishi duhet të largohet shpejtë nga organizmi.

Gjatësia e organeve për tretje tek mishngrënësit nuk e kalon më tepër se tri herë gjatësinë e trupit të tyre.

Ndërsa te njeriu dhe bimëngrënësit kjo gjatësi është dymbëdhjetë herë më e madhe, pasi karakterizohet me kalbje të shpejtë mishi do të qëndrojë më gjatë në organizmin e tyre që do të thotë rritje të pasojave toksike për organizëm.

Veshkët janë organe të cilat më së tepërmi preken nga këto toksine.

Si organe vitale për lirimin e materieve hudhëse nga gjaku, veshkët ngarkohen me vërshim të helmeve të ndryshme, madje, edhe tek mishngrënësit e shkallës më të lehtë, veshkët duhet të punojnë tri herë më shumë se në rastin e vegjetarianëve.

Veshkët e njeriut të ri mund të dalin në krye me ngarkesën e tillë, proporcionalisht me plakje njeriut i ngritet rreziku për sëmundje, gjegjësisht dëmtimit të veshkëve.

SËMUNDJET E ZEMRËS

Pa-aftësia e organizmit të njeriut për dalje në krye me sasirat e larta të yndyrërave shtazore në ushqim, tregon në natyrën e kundërt nga nrënia e mishit.

Metabolizmi i mishngrënësve mund të djeg sasira të pakufizuara të holesterinës dhe yndyrërave pa kurrëfarë pasoja të dëmshme.

Në eksperiment me qenët, në sasinë ditore të ushqimit gjatë dy viteve i janë shtuar 200 gr gjalpë, me që rast sasia e holesterinës në organizmin e tyre ka mbetur pa ndryshim. Përkundrazi, krijesat të cilat janë vegjetariane e kanë mjaft shumë të kufizuar mundësinë e kontrollimit të nivelit të holesterolit apo yndyrërave të ngopura në gjak mbi nivelin e nevojshëm të trupit.

Pas grumbullimit shumëvjeçar të materieve të tilla, në muret e brendshëm të arterieve kemi deponim të shtresave yndyrore, të cilat janë shkaktare për sëmundjen e njohur si arterioskleroza, forcimi i arterieve.

Pasi që deponimi i tillë e vështirëson qarkullimin e gjakut në zemër, rreziku për infarkt dhe koagulim të gjakut rritet.

Në vitin 1961 revista amerikane e "Shoqatës Mjekësore" lajmëroi se 90-97% e sëmundjeve të zemrës, të cilat janë shkaktare të më se gjysmës së rasteve të vdekjes në SHBA, mund të ndërpriten vetëm me kalim në mënyrën vegjetariane të të ushqyerit.

Ky konstatim përkrahet edhe në raportin e shoqërisë amerikane për sëmundjet e zemrës në të cilin thuhet: "Në hulumtimet e raportit midis metodës standarde të ushqimit dhe sëmundjeve kronare në popullatë... faktet tregojnë se mishi si ushqimi me ngopje të lartë është faktor themelor në përhapjen e sëmundjeve koronare të zemrës."

Akademia Amerikane e Shkencës, gjithashtu ka deklaruar se niveli i lartë i holesterinës, i cili është konstatuar tek shumica e amerikanëve, është faktori kryesor i "epidemisë së vërtetë" të sëmundjeve koronare në SHBA.

Sipas enciklopedisë britanike: "Për proteina të fituara nga frytet në trajtë arre, bishtajat, drithërat dhe produktet e qumështit thuhet se janë relativisht të pastërta në krahasim me mishin e lopës i cili në vete përmban 56% të ujërave të papastër".

Në Amerikë, shtetin me konsumim më të lartë të mishit në botë, çdo i dyti person vdes nga sëmundjet e zemrës apo enëve të gjakut.

KANCERI

Faktet e tjera mbi atë se organeve të njeriut nuk i përshtatet tretja e mishit janë konstatuar pas hulumtimeve të shumta ku zbulohet se ekziston lidhja midis kancerit të zorrës së trashë dhe konsumimit të mishit.

Njëri shkak i përhapjes së kancerit është përqindja e lartë e yndyrërave, gjegjësisht sasia e vogël e fijeve në ushqimin me mish.

Kjo konsiston deri në kalim të ngadalshëm të materieve hudhëse nëpër zorrën e trashë, kështu i lejohet toksineve që të veprojnë dëmshëm në organizëm. Dr. Sheron Fleming nga instituti i ushqimit në universitetin e Kalifornisë "Berkli" thotë: "Si duket fijet në ushqim ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë."

Përveç kësaj, për mishin dihet se gjatë tretjes krijohen metabolitet steroide të cilat kanë veçori kancerogjene.

Me vazhdimin e hulumtimeve faktet mbi lidhshmërinë e ushqimit me mish dhe formave të tjera të kancerit kanë marrë karakter alarmues.

Akademia amerikane e shkencës deklaroi në vitin 1983 se: "Njerëzit mund ta parandalojnë krijimin e formave të shumta të kancerit me zvogëlim të konsumimit të mishit dhe rritjen e konsumimit të perimeve dhe drithërave."

Në librin "Shënimet e shkaktarëve të kancerit", Rol Rasel shkruan: "Kam konstatuar se prej 25 kombeve të cilat e konsumojnë mishin me sasi të lartë, 19 përqind kanë përqindje të lartë të sëmundjeve të kancerit, ndërsa vetëm te një komb kjo dukuri është e ulët.

Në anën tjetër, nga 35 kombe të cilat ushqehen me pak mish apo nuk e konsumojnë aspak, asnjëra nuk ka përqindje të lartë të sëmundjes së kancerit."

Disa nga rezultatet më inkurajuese në hulumtime i përkasin nitroamineve.

Nitroaminet krijohen kur amini sekondar, p.sh. dominon në birrë, verë, çaj dhe duhan, vie në kontakt me konzervansat kimik nga mishi.

Ministria amerikane për ushqim dhe barëra (FDA) i karakterizoi nitroaminet sikur "njërën nga grupet më të rrezikshme dhe më të dëmshme në radhën e grupeve kancerogjene të zbuluar deri tani, përderisa, roli dhe etiologjia e kancerit tek njeriu ende nuk dihen, brengosja e shkencëtarëve po rritet".

Dr. Villiam Liqinski nga laboratori amerikan i Oak Rigjit udhëheqi me eksperimentin në të cilin kafshëve ju dhanë nitroaminet.

"Kanceri", thotë ai, "gjindet në gjithë trupin: në tru, mushkëri, pankreas, lukth, gjëndra dhe zorrë. Kafshët janë vetëm një grumbull tmerrues i mishit të sëmurë.

HEMIKALIET E RREZIKSHME NË MISH

Në mish dhe produkte të mishit ekzistojnë edhe kemikaliet e tjera të rrezikshme për shëndet, për të cilat konsumuesit nuk janë të vetëdijshëm.

Në librin e tij "Helmet në trupin e juaj" Geri dhe Stiven Nal i ofrojnë lexuesit në shqyrtim marifetet më të reja të cilat po i përdorin korporacionet e prodhimit të mishit dhe ushqimit të tij.

Ata shkruajnë: "Kafshët mbahen në jetë dhe majen me shtim të pandërprerë të mjeteve për qetësim, hormone, antibiotikë dhe 2700 barëra të tjera.

Procedura e tillë fillon madje para lindjes, ndërsa vazhdon edhe pas vdekjes.

Ndonëse, barërat e tilla do të mbesin në mish kur do t’i ngrëni, ligji nuk kërkon që ato të ceken për prodhim të caktuar.

Njëra nga këto kemikalie është Dietilstilbestrol (DES), hormon i rritjes i cili në SHBA shfrytëzohet 20 vjetët e fundit, ndonëse hulumtimet kanë zbuluar se është materie kancerogjene.

E ndaluar si e rrezikshme për shëndet kjo kemikalie është ndaluar në 32 shtete, ajo ende shfrytëzohet në SHBA, sipas FBA-së ajo prodhuesve të mishit ju kursen 500 milionë dollarë në vit.

Stimulansi tjetër për rritje mjaft i njohur është arseniku. Seksioni i bujqësisë në SHBA (USDA), në vitin 1972, zbuloi se sasia e këtij helmi të njohur tejkalon kufirin ligjor prej 15 % nga prodhimi i gjithëmbarshëm i mishit të kafshëve.

Shëndeti gjithashtu kërcënohet nga natrium-nitratet dhe natriumnitritet, kemikaliet të cilat shfrytëzohen për konzervim si ngadalsues të kalbjes së mishit të thatë dhe produkteve të mishit sikur proshuta, sallama, suxhuku i tymosur dhe peshku.

Këto kemikalie i japin mishit pamjen e kuqe e shëndritshme pasi ndikon në pigmentet e gjakut dhe muskujve.

Pa këto kemikalie ngjyra natyrale e mishit gështenjë e shëndritshme, do t’i largonte konsumuesit.

Për fat të keq, këto kemikalie nuk bëjnë dallim midis gjakut të ngordhësirës dhe gjakut të njeriut të gjallë, prandaj, ka shumë raste të vdekjes nga helmimi si shkak i dozës së lartë. Madje edhe dozat e vogla mund të tregohen si të rrezikshme, posaqërisht për fëmijët dhe foshnjet.

Mu për këtë arsye është formuar komisioni i bashkuar i shkencëtarëve për shtesa në ushqim nga organizata për ushqim dhe bujqësi (FAO) dhe organizata botërore për shëndet (WHO) e cila punoi në kuadër to Kombeve të Bashkuara, proklamoi lajmërimin: "Nitratet asesi nuk guxojnë të përdoret në ushqimin për foshnje."

A. Xh. Leman nga reparti i bujqësisë SHBA (USDA) thotë se "midis sasisë së parrezikshme të nitrateve dhe asaj të rrezikshme ekziston një vijë e ngushtë".

Për shkak të kushteve të këqia, papastërtisë dhe sipërfaqeve të vogla, industria blegëtorale shfrytëzon sasi të mëdha antibiotikësh të cilat ju jepen kafshëve.

Shfrytëzimi i tillë masiv i antibiotikëve natyrisht se krijon bakterie të cilat janë imune ndaj këtyre antibiotikëve, bakteriet e tilla pastaj kalojnë në konsumuesit e mishit të tillë. FDA vlerëson se penicilini dhe tetraciklini industrisë së mishit i kursejnë 1.9 milionë dollarë, duke i dhënë arsye të mjaftueshme që të mos kujdesen për rrezikun potencial për shëndet.

Për arsye të traumave nëpër të cilat kalojnë kafshët para aktit të mbytjes, vie deri te lirimi i "helmeve traumatike" në mish (sikur të jetë fjala për ndonjë stimulans të fortë).

Kjo shoqërohet me mos lirimin e materieve hudhëse sikur urina dhe acidi urik të cilët e ndosin edhe më tepër mishin e përgatitur për përdorimin ushqimor.

SËMUNDJET E MISHIT

Përveq kemikalieve të rrezikshme, mishi shpesh në vete përmban edhe sëmundjet e vetë kafshëve.

Pasi jetojnë në kushte mjaft të këqija, me dhunë të ushqyera, të traumatizuara, kafshët e përcaktuara për therje edhe më tepër janë të rrezikuara nga sëmundjet e ndryshme. Personat të cilët e bëjnë kontrollimin e mishit mundohen që ta largojnë mishin e papërdorueshëm, mirëpo për shkak të presionit nga ana e industrisë dhe kohës së shkurtë për kontroll detal, shumica e mishit e cila kalon kontrollin është shumë më pak e shëndetshme se që mund ta paramendojnë konsumuesit.

Raporti i USDA-së në vitin 1972, thekson numrin e kafshëve të cilat kaluan kontrollën pasi ju janë larguar organet e sëmura. P.sh.: 100.000 lopë të sëmura me kancer në sy dhe 3,596,302 raste të kallies së qelbëzuar të mëlqisë.

Qeveria gjithashtu lejon shitjen e zogjëve me sakulitis ajror, sëmundje të ngjajshme me sekretin e qelbëzuar në mushkëri.

Për hir të kënaqjes së standardeve federative, zgavërat në mushkëritë e zogjve pastrohen me pistona thithëse ajrore.

Mirëpo, gjatë procesit të pastrimit qesëzat ajrore pëlcasin dhe qelbi depërton në mish.

Është zbuluar se USDA ka qenë madje i pakujdeshëm në përcjelljen e standardeve të tyre sado të ulëta.

Në rolin e organit i cili i vëzhgon resorset e ndryshme të ministrisë shtetërore, inspekcioni federal i Amerikës (USGAO) akuzoi USDA-në për mbylljen e syve gjatë gabimeve të bëra në thertoret.

Ngordhësirat e kontaminuara me ndyrësirat e minjëve, insekteve dhe korozionit janë gjetur në kompanitë për prodhim të mishit sikur SFIT, ARMOR, KARNEJT. Disa inspektorë i arsyetojnë lëshimet e tilla me fjalën se nëse ata do t’i zbatonin rreptësisht parimet ligjore atëherë asnjë nga fabrikat e mishit s’do të punonte.

Sot, jemi dëshmitarë të sëmundjeve të reja të cilat po i kaplojnë kafshët, sëmundja e lopëve të çmendura.

A e pyesni ndonjëherë vehten se sa është i sigurtë mishi sikur ushqim?


Marrë nga revista "ATMA" botuar nga:

Shoqëria Vegjetariane Kosovare
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:09
Ushqimi pa mish

Për shkak të frikës nga mungesa e proteinave, shumë njerëz asnjëherë nuk e pranojnë ushqimin vegjetarian.

Mendimi se mishi ka monopol mbi proteinat dhe sasi të mëdha të proteinave që janë të nevojshme për enegji dhe fuqi është shpifje.

Njerëzit pyesin: "Vallë ushqimi vegjetarian mund t’i ofrojë njeriut proteina me cilësi të lartë dhe ato që i nevojiten?"

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje, së pari le ta definojmë proteinën.

Kimisti Holandez Gerit Jan Madler në vitin 1838 ka izoluar një substancë të përbërë nga karboni, hidrogjeni, oksigjeni dhe mikroelemente të tjera.

Ka treguar se ky bashkëdyzim kimik paraqet bazën e mbarë jetës dhe e ka quajtur "proteinë", që do të thotë "e dorës së parë".

Më vonë është vërtetuar se proteinat biologjikisht kanë rëndësi kyçe: çdo organizëm i gjallë duhet t’i marrë në sasi të caktuar për të mbijetuar.

Është vërtetuar se kjo është kështu për arsye se proteinat përbëhen nga amino acidet, "blloqet ndërtuese të jetës".

Bimët mund t’i sintetizojnë amino acidet nga ajri, toka dhe uji, ndërkaq kafshët në këtë pikëpamje krejtësisht varen nga bimët, qoftë drejtpërdrejtë, duke i ngrënë, qoftë jodrejtpërdrejtë, duke ngrënë mish shtazor.

Një nga shkaqet për harxhimin e madh të këtij të dytit qëndron në atë se kafsha është e detyruar të hajë një sasi enorme të proteinave bimore për të arritur peshën e duhur për therje.

Sipas kësaj, mishi nuk përmban amino acide të cilat fitohen nga bimët, ose të cilat njerëzit gjithashtu s’mund t’i marrin nga bimët.

Për më tepër, konsumimi i ushqimit nga mbretëria bimore ka përparësi plotësuese e cila pasqyrohet në kombinimin e amino acideve me substancat e tjera të domosdoshme për shfrytëzim korrekt: karbohidratet, vitaminat, mineralet, klorofilin dhe elementët tjerë që gjenden vetëm tek bimët.

Mirëpo, vegjetarianët duhet të njoftohen me teorinë e kombinimit të ushqimit, për të cilat disa shkencëtarë thonë se ka rëndësi kyçe nëse dëshirojmë të arrijmë deri te "të gjitha proteinat".

Mendimin e këtillë, të njohur si "komplementim i proteinave", e ka popullarizuar Frensis Mur Lap në bestsellerin e saj "Ushqimi për planetin e vogël", ku shpjegon se tek ushqimi i baraspeshuar vegjetarian, proteinat komplomentare bashkëdyzohen në mënyrë të natyrshme, vetvetiu.

Për shembull, nëse hamë gjalpë kikirikash, e lyejmë në bukë; rëndom ashtu e hamë gjalpën nga kikirikat.

Po të hanim bukë nga mielli i plotë, do të kishim përplot proteina.

Ja, në këtë pasqyrohet kjo ide. Kur hamë, trupi i zbërthen proteinat në amino acidet e tyre përbërëse.

Ato shfrytëzohen një nga një, ose përsëri bashkëdyzohen në proteina të reja të nevojshme për trupin.

Janë të njohura njëzet e dy amino acide. Ndër to, tetë janë të quajtura "kyç". ("Kyç" këtu thjesht do të thotë se s’mund t’i krijojmë në trup në mënyrë të natyrshme, por duhet t’i marrim nëpërmjet ushqimit.)

Amino acidet kyç janë leucina, izoleucina, valina, lizina, triptofani, treonina, metionina dhe felilalanina.

Sipas F. M. Lapovës, të gjitha këto duhet të jenë të përfshira në çdo racion, në raport korrekt, që të kemi ushqim të baraspeshuar.

Prandaj deri në gjysmën e viteve të 50-ta këtij shekulli mendohej se mishi është burim i shkëlqyer i proteinave të gjitha tetë amino acidet i përmban në raport përkatës.

Por, megjithatë, nutricionistët sot pajtohen se në pikëpamje të përmbajtjes së proteinave shumë ushqime vegjetariane janë baras me mishin, nëse jo edhe më të mira, meqë poashtu i përmbajnë të gjitha tetë amino acidet.

Kryesisht, që në një racion të fitohet ushqim i lartë proteinik duhet kombinuar drithërat (bukë, brum...) dhe bishtajoret (sojë, thjerrëza, kikirika...) – sikur në rastin e përmendur me sendviçin me gjalpë kikirikash.

Frutet me trajtë arre dhe farat e kombinuara me bishtajoret madje edhe me drithërat, poashtu japin ushqim të lartë proteinik.

Nëse krahas kësaj marrim edhe prodhime të qumështit, ende më të vogla janë gjasat për paraqitjen e problemeve me proteinat, meqë qumështi përmban të gjitha amino acidet kyçe.

Gjithashtu është vërtetuar se perimet e gjelbra me gjethe përmbajnë sasi të konsiderueshme të proteinave të plota.

Një gotë lëngu karrotash ka cilësi të njejtë sikur edhe një vezë, ndërsa në djathë, kikirika dhe thjerrëza ka më shumë proteina sesa në hamburger, mish të derrit ose në një shnicël nga mishi i lopës.

Dr. Xhon A. Mekdugal, docent i klinikës së fakultetit pranë universitetit të medicinës në Havaje dhe drejtues medicinal i programit për kulturën e jetesës dhe të ushqimit në spitalin Shën Helena në Parkun Dir, Kaliforni, thotë se të kombinuarit e proteinave s’është i domosdoshëm.

Ai konfirmon se në ushqimin individual vegjetarian ka më shumë se mjaft proteina.

Me të pajtohen edhe autoritete të tjera, ashtu që mendimi i F.M. Lapovës për kombinimin e proteinave, të cilin atëherë fortë e kanë përkrahur ekspertët e ushqimit, është sjellur në pyetje.

Por, megjithatë, pa marrë parasysh nëse dikush ndjen se i përgjigjet të mos e kombinojë, ekzistojnë mjaft prova se vegjetarianizmi është i thjeshtë, i shëndoshë dhe i aftë për t’i siguruar sasitë e nevojshme të proteinave.

Tek shumë amerikanë proteinat përbëjnë më shumë se 20% të ushqimit të tyre, gati sa dyfish më tepër se sasia që rekomandon organizata botërore e shëndetit.

Edhe pse sasitë jopërkatëse të proteinave shkaktojnë humbje të fuqisë, trupi s’mund t’i shfrytëzojë proteinat e tepërta; përkundrazi ato shëndrrohen në lëndë mbeturinore karbonike të cilat i ngarkojnë veshkët.

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë.

Në vargun e testeve paralele të qëndrueshmërisë, të udhëhequra nga Dr. Irving Fisher pranë Universitetit Jejl, vegjetarianët kanë qenë dyfish më të mirë se mishngrënësit.

Pasi që jovegjetarianëve ua ka zvogëluar konsumimin e proteinave për 20% Dr. Fisheri ka vërtetuar se aftësitë e tyre janë zmadhuar për 33%.

Edhe shumë hulumtime të tjera kanë treguar se ushqimi përkatës vegjetarian siguron më shumë energji ushqyese se mishi. Për më tepër, hulumtimet e drejtuara nga Dr. J. Itokejo dhe V. Kipani pranë Universitetit të Brukselit kanë treguar se vegjetarianët janë në gjendje të kryejnë teste fizike dy ose tri herë më gjatë se njerëzit që hanë mish, para se të dërmohen, dhe pesë herë më shpejtë këndellen.

Marrë nga revista "ATMA" botuar nga:

Shoqëria Vegjetariane Kosovare
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:11
VEGJETARIANIZMI NË PRAKTIKË

(RECETA)

BURGERI VEGJETARIAN

patate (3)

kripë (1/3 lv)

piper i zi (1/4 lv)

arrë moskate (1/8 lv)

kurkuma (1/4 lv)

asafetida (1/4 lv)

spec djegës (1/4 lv)

gjethe majdanozi (2 lm)

lëng limoni (1 lm)

kikirika të bluar (100 g)

Në një tenxhere ziejnë patatet bashkë me lëvoren. Pasi që zihen, shtypen dhe përzihen me përbërësit e tjerë. Formohen pogaçe të rrumbullakta me trashësi 1 cm dhe gjerësi 6 cm. Piqen në tavë të lyer me gjalpë ose me vaj rreth 10 minuta derisa të fitojnë ngjyrë ari.

Pogaçet vihen mes dy copëve të bukës me sallatë të gjelbër, domate, speca dhe tranguj.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:12
QOFTET VEGJETARIANE NË DOMATE OSE JOGURT

djathë (1/2 kg)

spinaq i pastruar dhe i zier (1/4 kg)

miell nga qiqra ose miell i bardhë (1 lm)

pluhur për fryerje (1/4 lv)

asafetida (1/2 lv)

piper i bluar (1/2 lv)

kripë (1/3 lv)

Spinaqi lahet, kullohet, prehet në copa të mëdha dhe zihet. Djathi shtypet dhe formohet përzierje e butë. Përzihet me përbërësit e tjerë dhe formohen toptha me madhësi 2-3 cm. Në një tenxhere nxehet vaji dhe qoftet shtihen një nga një në distancë prej 10 sekonda. Nëse thërmohen, duhet të fërgohen në zjarr më të fortë. Fërgohen deri sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë-kafe. Nxirren dhe kullohen në kullore ca minuta. Pasi që të ftohen shtihen në salcë domatesh ose në jogurt me gjeth majdanozi.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:12
DAL - SUPË NGA BIZELET OSE THJERRËZAT

Në 2 litra ujë duhen 200 g bizele ose thjerrëza dhe dy lugë kripë.

bizele (150 g)

ujë (1.5 l)

kurkuma (3/1 lv)

vaj (1 lugë e madhe)

domate (4-5)

qimnon romak (1 lv)

spec djegës (2)

asafetida (1/3 lv)

majdanoz (1)

Në ujin që vlon shtihen bizelet, kurkuma, xhenshefili dhe gjalpa. Në tenxhere të mbuluar zihet një orë. Pasi që të zihen bizelet shtohen domatet. Erëzat fërgohen dhe i shtohen masës pak më parë të përgatitur dhe në fund shtohet kripa.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:13
ORIZ

oriz (1/2 kg)

ujë (1 l)

kripë (2 lv)

Orizi lahet derisa uji të bëhet i kthjellët. Gjalpa shkrihet në zjarr të dobët që të mos nxihet. Pasi që të shkrihet gjalpa zmadhohet zjarri dhe shtohet orizi. Vazhdimisht duhet të përzihet derisa të bëhet i tejdukshëm. Më pas shtohen uji dhe kripa. Mbulohet uji dhe vihet në zjarr më të fortë. Menjëherë pasi që të vlojë zvogëlohet zjarri dhe lihet që të ziejë dalëngadalë edhe 20 min.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:13
ËMBËLSIRA

NARIAL (kokos toptha)

miell kokosi (100 g)

sheqer (30 g)

qumësht pluhur (50 g)

ujë i ngrohtë

Sheqeri përzihet me pak ujë deri sa të fitohet shurup i trashë. Në një enë tjetër përzihen qumështi pluhur dhe kokosi dhe shtohet shurupi. Pastaj shtohet uji i ngrohtë derisa brumi bëhet i përshtatshëm për formimin e topthave. (Nëse brumi është tepër i butë duhet shtier qumësht në pluhur, nëse është tepër i ftohtë duhet shtier ujë të ngrohtë.)
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:14
HALLVA

ermik gruri (275 g0

gjalpë 9250 g)

ujë (0.7 l)

sheqer (300 g)

Sipas dëshirës mund të shtohen: banane, kivi, manaferra, mjedra, kumbulla, lëvore limoni, arra, lajthia, kokos dhe sheqer-vanilje.

Në një tenxhere shkrihet gjalpa, shtohet ermiku dhe në zjarr të dobët fërgohet duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë ngjyrë ari. Në një tenxhere tjetër vlohet uji me sheqer. Kur të fërgohet ermiku me kujdes i shtohet uji dhe përbërësit e tjerë sipas dëshirës.

Mirë përzihet, mbulohet dhe zihet deri sa të mos trashet. Hallva shërbehet e ngrohtë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:14
TORTË PA VEZË

3 shtresa

miell i bardhë (3 gota nga 0.2 l)

sheqer (1.5 gota)

pluhur për fryerje (1 lv)

jogurt ose qumësht (2 gota)

(piqet në 180 C)

Kremi nga bananet ose limoni:

qumësht (1 l)

miell (0.3 l)

sheqer (0.25 l)

sheqer vanillje (2 pako)

gjalpë (125 g)

banane (2)

Në një tenxhere zihet qumështi, shtohen sheqeri dhe gjalpa. Në një enë tjetër 0.5 l qumësht të ftohtë përzihen me miellin. Më pas kjo masë shtohet me qumështin e zier vazhdimisht duke e përzier. Kremi duhet të jetë i trashë: nëse nuk është i shtihet pak miell. Zihet 5-10 minuta. Pastaj nxirret në enë tjetër dhe ftohet.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

17th March 2008, 19:16
TORTË PA VEZË

3 shtresa

miell i bardhë (3 gota nga 0.2 l)

sheqer (1.5 gota)

pluhur për fryerje (1 lv)

jogurt ose qumësht (2 gota)

(piqet në 180 C)

Kremi nga bananet ose limoni:

qumësht (1 l)

miell (0.3 l)

sheqer (0.25 l)

sheqer vanillje (2 pako)

gjalpë (125 g)

banane (2)

Në një tenxhere zihet qumështi, shtohen sheqeri dhe gjalpa. Në një enë tjetër 0.5 l qumësht të ftohtë përzihen me miellin. Më pas kjo masë shtohet me qumështin e zier vazhdimisht duke e përzier. Kremi duhet të jetë i trashë: nëse nuk është i shtihet pak miell. Zihet 5-10 minuta. Pastaj nxirret në enë tjetër dhe ftohet

Pasi që të ftohet, masa ndahet në dy pjesë. Njëri krem mund të jetë më i madh meqë në të shtihen bananet, ndërsa në tjetrin lëvorja e limonit.

Krem arrash

arra të bluara (300 g)

qumësht aq sa të mbulohen arrat

sheqer (50 g)

sheqer vanilje (1 pako)

Arrat bluhen mirë, shtohen sheqeri dhe qumështi dhe në zjarr të dobët zihen disa minuta. Kremi duhet të jetë si pastë që të mynd të lyhet.

Shtresa e parë së pari stërpiket me pak lëng portokalli dhe pasi që ta pijë lyhet me kremin nga arrat.

Shtresa e dytë – krem bananesh

Shtresa e tretë – krem limoni

Torta lyhet me kremin nga limoni e pastaj me krem të tundur dhe stoliset sipas dëshirës.



Marrë nga revista "ATMA" botuar nga:

Shoqëria Vegjetariane Kosovare.
Sponsored content

Vegjetarianizmi. Empty Re: Vegjetarianizmi.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi