Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:07
Në qendër të Tiranës gjendet shtatorja madhështore e kryetrimit që për një çerekshekulli sfidoi suksesshëm Perandorinë Osmane - Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, vepër e skulptorit të famshëm shqiptar, Odhise Paskali. Shatorja paraqet udhëheqësin Kastriot mbi kalë, shpatën lart, i gatshëm për sulmin e radhës. Çdo shpjegim i saj do të ishte i tepërt: kush është ai shqiptar që, nëse jo drejtpëdrejt, s'e ka parë shtatoren e Skënderbeut së paku në televizor. Prandaj qysh duket shtatorja - kjo nuk është çështja. Problemi që na çon drejt e në thelbin e çështjes së pazgjidhur shqiptare ka të bëjë me kinsereprodukimet e shtatores në dy prej qyteteve të mëdha shqiptare, Prishtinës e Shkupit.

Një vëzhgues i vëmendshëm me siguri që do ta ketë vërejtur dallimin ndërmjet Skënderbeut tiranas dhe atij prishtinas. Versioni prishtinas nuk është reprodukimi besnik i kryeveprës së Paskalit. Përderisa Gjergji i Shqipërisë qëndron kryelartë e në pozicion sulmi me shpatën lart, Kastrioti i Kosovës e ka ulur shpatën, për të mos iu dukur (ose, më mirë, ia kanë ulur atë). A nuk mund të nxirret prej këtij dallimi substancial krejt thelbi i problemit?

Shqipëria, edhe pse me probleme serioze në fushën e politikave zhvillimore, prapëseprapë me një popull sovran, mjaft i manipuluar prej grupeve politike, por megjithatë, gjithnjë me mundësinë për t'u zhvilluar, sepse mbi të gjitha i lirë. Prandaj në qendër të kryeqytetit gjendet Skënderbeu i lirisë, Skënderbeu që më parë vdes se që i nënshtrohet Perandorisë Osmane, fuqisë më të madhe ushtarake të kohës. Në këtë kuptim, a s'është heroizmi i Skënderbeut tamam ai i princit spartan Leonidas, i cili së bashku me 300 shokët e tij më parë zgjedh luftën deri në vdekje kundër ushtrisë persiane të Kserksit mijëra herë më të fuqishme, sesa nënshtrimin (i paraqitur mrekullisht në filmin 300 (2006) të Zack Snyderit)? Gjergji i Tiranës është Skënderbe kombëtar.

Në anën tjetër Kosova, pa vetëvendosje, e kontrolluar prej regjimit antidemokratik dhe neokolonial të UNMIKut, me institucione politike të ndërtuara, prandaj të kontrolluara prej tij, të mbushur me njerëz partish politike, të cilët kanë dy detyra themelore: të jenë të dëgjueshëm ndaj UNMIK-ut dhe të pasurohen personalisht në të gjitha mënyrat e pista të mundshme. Kurse është populli ai i cili ndodhet tërësisht në anën e kundërt, i lënë anash, i përbuzur, i mashtruar, i vjedhur… Në një vend ku pushteti i UNMIK-ut me hegjemoninë e tij të paskrupullt mbisundon mbi çdo pore shoqërore, Skënderbeu natyrisht që do ta ketë shpatën ulur, sepse në të kundërtën, shpata e tij e ngritur a nuk do të cilësohej si kërcënim ndaj "multietnicitetit"? Shtatorja, pra, lypset të jetë "politikisht korrekte", përbrenda koordinatave ideologjike të multietnicitetit, të imponuara prej UNMIK-ut. Skënderbe i çarmatosur, Skënderbe që ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë dhe Marrëveshjen për Çarmatosjen e UÇK-së nën Perandorinë Jugosllave. Skënderbe për zgjidhjen e problemeve përmes "dialogut", Skënderbe negociator. Kastrioti i Prishtinës është Skënderbe multietnik.

Skënderbeu i Pakos së Ahtisaarit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Gjergj edhe Skënder. Pas "eksterritorialitetit", pas uzurpimit të historisë e kulturës sonë mesjetare ortodokse, Kastrioti mbetet vetëm Skënder…

Multietniciteti i UNMIK-ut është shprehja tjetër për antishqiptarizmin e tij. Kujt nuk i kujtohet heqja e pikturave me heronjtë tanë kombëtar në holin e Asamblesë së Kosovës? Pozicioni i tyre luftarak kundër shtetit serb nuk i shkoka për shtati Kosovës multietnike. Por, "çuditërisht", për UNMIK-un nuk është aspak antimultietnike kur serbët qesin portretet e kriminelit Vojislav Sheshel, i cili gjatë luftës në Kosovë ia kërkonte Milosheviqit (me partinë e të cilit pat themeluar "Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar Serb") vetëm 5 ditë që t'i qëronte hesapet me popullin shqiptar të Kosovës nëpërmjet masakrave. Ideologjia e UNMIK-ut thotë që Kosova për shqiptarët duhet të jetë multietnike, kurse për serbët serbe. Prandaj, multietniciteti i imponuar prej UNMIK-ut është së pari hipokrit; e së dyti ideologji e mohimit tonë kombëtar dhe retushimit historik.

500 metra para se të arrish te "Ura e Gurit" në qytetin e Shkupit, në pjesën e "Çarshisë së Vjetër", gjendet Skënderbeu i tretë, vepër e skulptorit Thoma Thomai. Tepër i vogël, krejt shpatën futur në brez, qëndrimin sikur të ishte kthyer prej një beteje të humbur. Sikur ta kishte nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Skënderbe që ka luftuar për ruajtjen e sovranitetit të Maqedonisë. Ky i Shkupit është Skënderbe minoritar. Shqiptarët e Luginës nuk trajtohen, madje, as si pakicë. Serbia i trajton ata sikur të mos ishin fare. Në Luginën e Preshevës nuk ka fare Skënderbe
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:07
Arbënor Dehari

Një javë pas fillimit të procesit mësimor nëpër shkollat fillore dhe ato te mesme në Kosovë, është aktuale padrejtësia që po u bëhet punëtorëve të arsimit me pagat fyese që i marrin ata.

Kanë qenë punëtorët e arsimit ata të cilët në kohën më të vështirë kanë sakrifikuar duke arsimuar gjenerata të tëra nëpër shtëpi private shpesh pa fituar asnjë qindarkë, madje duke rrezikuar edhe jetën për shkak të përndjekjes nga regjimi serbo-jugosllav. Kanë qenë profesorët, arsimtarët e mësuesit tanë ata që kanë edukuar shumë breza në frymën e shëndoshë atdhetare e kombëtare, e ndër ta edhe brezin që barti barrën kryesore në luftën çlirimtare të UÇK-së për liri e bashkim kombëtar.

Që prej vitit 1999 per mesimdhënësit tanë ka vazhdur jeta e vështirë për të mbijetuar. Rrogat që ata i marrin janë aq poshtëruese saqë mësimdhënësit po detyrohen që pos arsimit të punojnë edhe punë tjera dytësore për të siguruar ekzistencën. Kjo pastaj edhe ka ndikuar shumë në cilësinë e mësimit që u ofrohet nxënësve, për shkak të kohës së kufizuar që kanë mësimdhënsësit për t'u përgatitur për punën e tyre. Edhe grevat e shumta që janë organizuar nga sindikatat e punëtorëve të arsimit (pothuajse çdo shtator me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor) si mjet për të realizuar qëllimet e tyre, janë ndërprerë nga pushtetarët me premtime që ose kanë mbetur vetëm në letër ose kanë qenë aq absurde sikurse ky propozimi i fundit për rritje të pagave të arsimtarëve për 12%, e që në një rrogë prej 180 eurove përfshin 21,60 euro. Kjo me të vërtetë i ngjan një loje e jo një propozimi serioz, siç e meritojnë arsimtarët tanë.

Nuk është arsimi e vetmja fushë ku pakënaqësia e punëtorëve ka arritur kulmin. Edhe në mjekësi dhe në shumë lëmi tjera pakënaqësia e punëtorëve është aq e madhe saqë arsye për greva masive ka më shumë se mjaft. Mirëpo, për t'i qetësuar grevistët, shumëherë nga pushtetarët shfrytëzohet arsyeja se në ketë kohë kur procesi për përcaktimin e statusit të Kosovës është në këtë fazë të rëndësishme (të cilës kurrë nuk i shihet fundi), nuk duhet ta dëmtojmë prcesin me greva e shprehje të pakënaqësisë. Do të kisha dëshirë që ato miliona euro dhe tërë luksin me të cilin jetojnë politikanët e Kosovës t'ua zëvendësoja me rrogat e punëtorëve të arsimit e ta shohim a do të heshtin ata për hir të Kosovës! Arsimtarët e kanë dëshmuar veten në kohërat më të vështira dhe meritojnë mirëqenie sociale. Politikanët janë ata që kanë dështuar në atë kohë.

Mu për këto arsye punëtorët e arsimit edhe ata të profileve tjera profesionale (shëndetësi, energjetikë, minatorët, administrata publike, pensionistët...), jo që e dëmtojnë procesin aktual politik në Kosovë me greva (sepse procesi është në rrugë që ta copëtojë Kosovën), por duke paraqitur, pos kërkesave për përmirësim të pagave, edhe kërkesa politike (referendumin si ushtrim i vetëvendosjes), ata do të kryenin obligimin e radhës që të gjithë së bashku me demonstrata gjithëpopullore ta bllokojmë këtë proces të dëmshëm dhe të punojmë për realizimin e së drejtës tonë për vetëvendosje dhe për të drejta që na sigurojnë jetë të dinjitetshme. Gjendja e mjerueshme ekonomike në Kosovë dëshmon shumë mirë se UNMIK-u nuk është këtu për t`i ndihmuar shqiptarët, po për të punuar për interesa të veta (të cilat për neve janë të huaja). Nëse UNMIK-u do të kishte pasur për qëllim që ta ndihmojë Kosovën, atëherë me këtë sipërfaqe dhe këtë numër të vogël të banorëve që ka Kosova dhe me burimet e pasura natyrore dhe njerëzore, Kombet e Bashkuara brenda pesë vjetëve do të mund ta bënin Kosovën parajsë. Mirëpo, për t`ia imponuar një populli një zgjidhje të padrejtë politike duhet ta lodhësh atë ekonomikisht: punëtori apo i papunësuari në Kosovë brengë kryesore ka sigurimin e kafshatës së bukës për familjen e tij, kështu që ai shumë pak ka kohë që të mendohet se çfarë procese politike po zihen për përcaktimin e të ardhmes së tij. Por, për ta rregulluar ekonominë duhet ta kemi lirinë së pari.

Pra, grevat masive të klasës punëtore të kombinuara me kërkesën politike për vetëvendosje, do të ishin një shtytje e madhe drejt realizimit të qëllimit tonë. Kështu që punëtorët në Kosovë duhet të hidhen në greva e protesta, të bashkohemi të gjithë për një Kosovë të lirë, ku më pastaj edhe gjendja ekonomike do të kishte mundësi të përmirësohej, madje shpejt..

Hedhuni në grevë!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:08
Hedhuni në grevë!

Mjerimi ekonomik gjithmonë e më shumë është duke u rritur ndërsa një shtytje më e madhe është edhe shtrenjtimi i miellit (bukës), e si pasojë, edhe produkteve tjera ushqimore. Ne kemi vendosur të paraqesim përmes një tabele produktet e domosdoshme për jetë dhe harxhimet e qytetarëve për këto produkte.

Mesatarja e anëtarëve të familjes në Kosovë është përafërsisht pesë anëtarë, ndërsa shumica prej tyre e kanë vetëm nga një njeri të punësuar. Shembull do ta marrim një mësues i cili e ka rrrogën 183€ në muaj. Pra, vetëm për produktet ushqimore të cilat janë të domosdoshme për jetesë ai harxhon mbi 90€. Për rrymë mesatarisht paguhet 25€ ndërsa për ujë 8€. Ilaqet luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë shtëpiake. Mesatarisht për to harxhohen 20€. Pra për të gjitha këto harxhohen 143€, pa i marrë parasysh harxhimet tjera si për veshmbathje, udhëtim, harxhimet e domosdoshme për arsimimin e fëmijëve etj.

Por të mos i harrojmë pensistët të cilët mbahen me nga 40€ në muaj, ata që jetojnë në varfëri të skajshme, e të cilët një ditë e kalojnë me më pak se 0.93€ në ditë, e këta janë 15% e popullit. Të gjitha këto i përmendëm por nuk e përmendëm qeverinë e cila e ka për detyrë që të kujdeset për mirëqenien e qytetarëve. Athua qeveria mendon ndonjëherë për qytetarët, se si ata jetojnë, a kanë bukë për të ngrënë. Mjerimi ekonomik është si pasojë e mungesës së lirisë. Kur nuk je i pavarur polikisht, rrjedhimisht nuk je edhe ekonomikisht. 50 milionë € shkojnë në Serbi për prefiksin 381, ndërsa 40 milionë € në Monako për telefoni mobile 044. Pra, pavarësia politike e përmirëson edhe ekonominë. Kusht i kësaj është realizimi i vetëvendosjes.

Jetta e papërballueshme nën robëri
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:08
Çudia e madhe

Basri Kodra

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, fjalën çudi e shpjegon në këtë mënyrë: Ndjenjë a përshtypje që na vjen nga diçka e jashtëzakonshme, e papritur ose e pakuptueshme për ne; gjendje e njeriut para diçkaje të papritur a të pakuptueshme; habi. Nga shpjegimi i kësaj fjale mund të përfundojmë se në të folurën tonë të përditshme por edhe në të shkruar, kemi nevojë ta përdorim më shpesh këtë fjalë, për ta shpreh ndjenjën tonë, përshtypjen tonë që na vjen nga shumëçka e jashtëzakonshme e papritur dhe e pakuptueshme! Them kështu ngase, jetën tonë politike-shoqërore, sikundër shpeshherë gjatë historisë, edhe tani po e përshkojnë ndjenja të tilla nga ngjarje të jashtëzakonshme sa të papritura po aq edhe të pakuptueshme! Prandaj nevoja e përdorimit të fjalës çudi apo habi është më se e domosdoshme. Lexuesi i mundshëm i këtyre radhëve do të mund të shtrojë pyetje: pse të çuditemi, për çka të habitemi, cilat janë ato ngjarje të jashtëzakonshme madje të papritura e të pakuptueshme për të cilat ne do të duhej të çuditeshim?

Unë tani do t'i radhis disa të dhëna të jetës kombëtare, historike dhe të përtashme, për të cilat do të mund të themi se është çudi.

Është çudi se si ne jemi njëri nga popujt më të motshëm në Evropë! Është çudi, se si ne ndodhemi në vendin më të ndjeshëm në Evropë - në Ballkan i cili, siç thuhet, ka qenë fushë mejdani për përleshje të kahershme të perandorive të Lindjes dhe të Perëndimit!

Është çudi se si gjatë tronditjes së shekujve nuk jemi zhdukur!

Është çudi se si krejt Evropa është zhvilluar në të gjitha pikëpamjet, kurse ne kemi mbetur mjaft të pazhvilluar në shumë pikëpamje!

Është çudi se si pothuaj krejt popujt e Evropës e kanë zgjidhur çështjen e tyre kombëtare, ndërsa ne ende nuk e kemi zgjidhur atë!

Është çudi se si ne, çështjen kombëtare nuk kemi mundur ta zgjidhim atëherë kur i kanë zgjidhur fqinjët tanë çështjet e tyre, në të vërtetë është çudi se si fqinjët tanë i kanë zgjidhur çështjet e tyre në kurriz të çështjes sonë, por edhe më çudi është se si Fuqitë e Mëdha evropiane e kanë lejuar këtë dhe jo vetëm që e kanë lejuar por ato e kanë nxitur dhe e kanë ndihmuar!

Është çudi se si trojet shqiptare të përgjysmuara dikur, nuk do të bashkohen më vonë por do të vijnë duke u coptuar më tej! Është çudi se si pajtohemi të jemi të copëtuar!

Është çudi kur na copëtojnë, por është dyfish çudi kur vetëcoptohemi! Është çudi kur na serviren gënjeshtra por është dyfish çudi kur iu besojmë atyre!

Është çudi që gjithmonë kërkojmë por është dyfish çudi se si çdoherë kërkojmë më pak se ç'na takon! Është çudi se si votojmë për ata të cilët për ne as që mendojnë! Është çudi se si rrimë në terr, në shekullin njëzetenjë me fener!

Është çudi se si kryetari i shtetit të pabërë i quan armiq të pavarësisë ata të cilët në rrugë demonstrojnë paqësisht për pavarësi!

Është çudi kur i dëgjojmë politikanët tanë të thonë se "pavarësia është e panegociushme", ndërkohë bisedojnë për "pavarësi"!

Është çudi se si thonë: "Nuk do të pranojmë asgjë më pak se pavarësi" dhe vazhdojnë: "Propozimi i Ahtisaar-it është zgjidhja më e mirë"!

Është çudi se si kryeministri ynë çështjen kombëtare (të pazgjidhur) e konsideron të mbyllur! Është çudi se si (ata) nuk pranojnë kurrsesi t'i quajnë bisedimet, bisedime por, angazhime shtesë! Është çudi që s'protestojmë, s'demonstrjomë por vetëm vështrojmë! Është, çudi e madhe!

Lexues të dashur, të më falni, se këto të dhëna nuk janë të vetmet që po ju çuditin. Këso lloj ngjarjesh, sjelljesh, veprimesh, e mendimesh çuditëse, në jetën tonë politike dhe shoqërore ka pasur dhe ka shumë, dhe këto nuk do të jenë as të fundi. Jo, kurrsesi! Të tilla ngjarje po ndodhin edhe kur po i shkruaj këto radhë.

Përderisa ne vazhdojmë të besojmë në gjithçka që lidhet me premtimet për pavarësi, shumëçka domosdo do të na kthehet në çudi!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:09
Graniti i varfërisë

Në Prishtinë, rrugët e sheshit "Nëna Tereze" po rindërtohen. Punimet tashmë kanë filluar. Këto rrugë po planifikohet që të shtrohen me granit. Realizimi i këtij projekti do të kushtojë 1.8 milion euro. Teksa kryetari i komunës, Ismet Beqiri, kishte folur për projektin, u deklaruar se është i gatshëm që për një projekt të tillë të paguajë deri në 5 milion euro.

Kosova është vend shumë i varfër. Më shumë se 15% e popullit të saj jetojnë në varfëri ekstreme. Ama, problem nuk është vetëm buxheti i vogël. Problem tjetër është edhe menaxhimi i këtij buxheti. Prioritet i tyre është rindërtimi i rrugëve, në të njejtën kohë kur probleme jetike janë më se evidente në Prishtinë. Rast konkret mund të merret arsimi. Përkatësisht mungesa e objekteve shkollore. P.sh. 'Lagja e Spitalit' dhe 'Lagja Arbërija' nuk kanë fare objkete shkollore. 'Kodra e Trimave' krahasuar me numrin e qytetarëve që ka, shkolla ka shumë pak. Madje edhe ato ekzistueset në kushtet të cilat vijojnë mësimin janë të tmerrshme. Arsimi, shëndetësia, e shumëçka që prek jetën e qytetarit nuk janë në rregull. Sido që të jetë, Prishtina u dashka të vezullojë nga grantiti!

Veç vazhdoni punën, as gjumë mos bëni… zgjedhjet përpara i keni…

Rr. “Perandori Justinian” nr. 9
Qyteza Pejton
Prishtinë, Kosovë
038 222 704



Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:09
TË LUTEM, KOPJOJE!

f a q e 4 | 9 s h t a t o r 2 0 0 7

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! u ka dërguar një letër të bashkëngjitur asociacioneve të avokatëve, anëtarë të të cilave janë prokurorët dhe gjykatësit e përfshirë në rastin kundër Albin Kurtit. Qëllimi i kësaj letre është që t'ua bëjë me dije këtyre asociacioneve veprimet e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve dhe t'i shtyjë ata të kuptojnë se janë përgjegjës për veprimet e tyre, nëse jo në Kosovë, atëherë së paku në vendet e tyre, ku ne shpresojmë se integriteti i ligjit ka mbështetje.

Letra i është dërguar 14 gjykatësve dhe prokurorëve të përfshirë në rastin kundër Albin Kurtit. Nga këta kemi veçuar dy prokurorë kryesorë (Cecilia Tillada nga Filipinet dhe Andrew Mayes nga Kanada) dhe dy gjykatës (Vinod Boollel nga Mauritania dhe Carol Michael Peralta nga Malta) Letra e përgjithshme dërguar 14 gjykatësve dhe prokurorëve

I nderuar zotëri

[X], i cili është [prokuror/gjykatës] nga vendi juaj, momentalisht punon për administratën e KB-së në Kosovë. Ata kanë shërbyer në procedurat gjyqësore kundër Albin Kurtit, aktivist i padhunshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë, që momentalisht mbahet në paraburgim, duke pritur gjykimin lidhur me demostratën e 10 shkurtit në Prishtinë. Ju shkruajmë me qëllim që t'iu njoftojmë për hollësitë e këtij rasti, t'ua bëjmë të qartë se [X] është pjesëmarrës në gjykim politik, dhe njëkohësisht të kërkojmë nga ju që të ndërmerrni masa për ta hetuar këtë çështje.

Më 10 shkurt, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar një demostratë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Mijëra protestues kanë marshuar në mënyrë paqësore, përmes rrugëve kryesore të qytetit, duke demostruar kërkesën e tyre për vetëvendosje. Me të arritur në qendër të qytetit, ata hasën në bllokadën e policisë, që i pengonte ata të vazhdojnë. Ata kërkuan nga policia të heqet bllokada në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për tubime paqësore, e njohur nga konventat për të drejtat e njeriut. Policia refuzoi dhe aktivistët lidhën krahët me njëri-tjetrin dhe përdorën trupat e tyre në përpjekje për të kaluar përmes kordonit të policisë. Menjëherë dhe pa paralajmërim paraprak, policia ndërkombëtare shtiu në masë me plumba gome dhe plastike dhe gaz lotsjellës.

Janë gjuajtur gjithsejt 232 plumba, duke vrarë 2 të rinj dhe duke lënduar rëndë një tjetër. Janë regjistruar gjithsej 82 të lënduar, njëri prej të cilëve ka humbur njërin sy. Pas demostratës, Albin Kurti është arrestuar. Në ditët e para pas demonstratës, policia deklaronte se nuk është shtënë me plumba gome, përkundër faktit se policia ka qenë në spital për t'i mbledhur plumbat që nxirreshin nga trupat e pacientëve. Si rezultat i trysnisë publike, Komisioneri i Policisë, britaniku Stephen Curtis dha dorëheqje, dhe UNMIK-u e themeloi një komision për ta hetuar intervenimin policor. Komisioni udhëhiqej nga Prokurori Ndërkombëtar, Robert Dean, i cili përpiloi dy raporte në të cilat ai përfundoi se veprat e policëve ndërkombëtarë më 10 shkurt ishin vepra penale. Ai deklaroi, "Për ta mbrojtur konceptin e "Mbrojtjes së domosdoshme", akteri duhet të veprojë për ta shmangur sulmin real, të jashtëligjshëm dhe të menjëhershëm. Edhe më me rëndësi, një veprim i tillë duhet të jetë përpjestimor me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi... Asgjë në dëshmitë e deritashme nuk sugjeron se Mon Balaj, Arben Xheladini ose Zenel Zeneli [viktimat] kanë bërë ndonjë gjë që do të kërcënonte jetën e cilitdo polic ose të cilitdo person tjetër në kohën kur është shtënë në ta... Nën këto rrethana, të shtënat në kokë apo gjoks me plumba RB1 [plumbat e gomës të përdorur më 10 shkurt] ngrisin dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga policët që kanë shtënë."

(Raporti i publikuar më 17 prill 2007). 'Raporti i përkohshëm deklaron se ka dyshim të arsyeshëm se tri nga të shtënat kanë qenë kriminale sipas ligjit në Kosovë. Këto krime janë vrasje dhe lloje të ndryshme të vrasjes, tentimvrasje dhe shkaktim i lëndimeve të mëdha trupore. Raporti i përkohshëm përfundon se të shtënat në fjalë duket të jenë të paarsyeshme dhe të paarsyetuara. Në mënyrë specifike kemi arritur deri te përfundimi se vdekja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, si dhe plagosja e Zenel Zenelit, duket të jenë të panevojshme dhe të shmangshme.' (Robert Dean, Komunikatë për Shtyp, 17 prill 2007).

Përkundër këtij përfundimi, UNMIK-u e ka lejuar njësitin rumun të policisë, të përbërë prej 9 policëve, përgjegjës për të shtënat që i kanë vrarë dy të rinj, ta lëshojnë Kosovën më 23 mars, pa i akuzuar ata. Arsyetimi për mosndjekjen e rastit paska qenë pamundësia teknike për të vendosur se nga cili polic janë shtënë 2 plumbat vdekjeprurës. Këtë javë Inspektorati Policor i Kosovës, organ ky i shqyrtimit të punës së policisë, publikoi analizën e tyre të hetimeve të bëra nga Komisioni i UNMIK-ut. Ata dëshmuan se:

a) Përkundër faktit se deri më 12 shkurt ka qenë e qartë se vetëm policët rumun kanë qenë përgjegjës për vdekjen e dy demonstruesve, ata nuk janë intervistuar si të dyshuar, por si dëshmitarë, dhe kështu të gjitha dëshmitë e tyre janë të palejueshme në gjyq. Për më tepër, ata janë intervistuar nga bashkëkombësit e tyre rumun.

b) Komanda dhe kontrolli i operacionit të policisë ndërkombëtare ka dështuar plotësisht, dhe ka qenë e pamundshme të kuptohet kush ka qenë komandues në terren. Ata deklarojnë se, 'Gjithsejt 232 plumba të plastikës janë shtënë gjatë demonstratës, shumica prej të cilëve janë shtënë pasi që janë plagosur 4 persona nga plumba të tillë në pjesën e epërme të trupit, kështu që ka qenë e pamundur që komandantët e UNMIK-ut të mos dijnë gjë për këtë. Mungesa e komandës dhe kontrollit bëhet edhe më e hidhur për shkak të dëshmive të qarta se plumbat janë shtënë nga një distancë skajshmërisht e afërt, kanë shënjestruar kokat e demonstruesve dhe janë shtënë kur masa po tërhiqej. Këto fakte sugjerojnë se NjFP [Njësiti i formuar policor] dhe UNMIK-u nuk kanë pasur kontroll dhe udhëzime nga komanduesit zyrtarë.'

Përkundër dëshmive të qarta se demonstrata e 10 shkurtit ka përfunduar në dhunë si pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të papërshtatshme, të panevojshme, neglizhente dhe kriminale të policisë ndërkombëtare, Albin Kurti po mbahet përgjegjës. Ai është duke u mbajtur nën akuzat: a) Pjesëmarrje në masë dhe udhëheqje e saj drejt kryerjes së veprës penale të definuar dhe penalizuar sipas Nenit 320 paragrafi 2, I Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (KPPK); b) Pjesëmarrje në grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës siç është definuar dhe penalizuar në Nenin 318, paragrafin 2, KPPK; c) Thirrje për rezistencë (të dhunshme) siç është definuar dhe penalizuar në Nenin 319, paragrafin 1, KPPK; Ç'prej arrestimi të tij më 10 shkurt, Albin Kurti është klasifikuar si i burgosur i kategorisë A, dhe është mbajtur në paraburgim. Pas ankesave për mbajtjen e gjatë të tij në paraburgim, ai është transferuar për herë të parë nën arrest shtëpiak më 10 maj, i kushtëzuar të mos ketë kontakt me aktivistët e Lëvizjes ose me media, dhe është arrestuar sërish pas një dite, derisa i vizitonte familjet e të rënëve më 10 shkurt. Ai është transferuar sërish në arrest shtëpiak më 7 qershor, por është riarrestuar më 13 qershor, pas vetëm disa ditëve, pa e shkelur asnjë prej kushteve të arrestit shtëpiak. Qysh prej 11 korrikut ai është duke u mbajtur në arrest shtëpiak nën mbikëqyrje 24 orëshe nga policia të dera e shtëpisë. Atij nuk i lejohet ta lëshojë banesën e tij dhe varet nga familja dhe shokët për ushqim dhe furnizime tjera. Atij i është ngritur aktakuza dhe është në pritje të gjykimit.

Albin Kurti udhëheq një lëvizje të padhunshme e cila kërkon që statusi i Kosovës të zgjidhet përmes referendumit, si ushtrim dhe materializim i së drejtës për vetëvendosje të garantuar me konventa ndërkombëtare. Lëvizja vepron për ta realizuar këtë të drejtë përmes aksioneve të padhunshme, protestave dhe demonstratave. Qëllimi i vetëvendosjes nuk i përgjigjet interesave të atyre që kërkojnë të negociohet kompromisi me Serbinë për statusin e ardhshëm të Kosovës, pa e pyetur popullin i cili jeton dhe frymon këtu. Për ta është më e lehtë të mbahet Albin Kurti në burg ose arrest shtëpiak, sesa ta kenë guximin t'ia lejojnë atij ushtrimin e së drejtës demokratike për t'u organizuar dhe për të protestuar për bindjet e tij politike.

Dhe është shumë e përdorshme për UNMIK-un ta kriminalizojnë atë, duke e fajësuar për shndërrimin në dhunë të demonstratës paqësore të 10 shkurtit, në mënyrë që t'i iket kështu përgjegjësisë për vrasjet dhe plagosjet kriminale të demonstruesve paqësorë.

[X], [gjykatësi/prokurori] juaj ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar në ngritjen e institucioneve ligjore dhe sundimin e ligjit. Ata të gjithë janë betuar se do të veprojnë 'ndershëm, besueshëm, paanshëm dhe ndërgjegjshëm'. Në të vërtetë, [ai/ajo] janë duke vepruar në kundërshtim me këtë. X është duke e shkatërruar parimin e gjykimit korrekt përmes politizimit të gjyqeve tona, dhe është duke vepruar që ligji t'u shërbejë interesave të administratës ndërkombëtare e cila nuk është e zgjedhur dhe nuk jep llogari. Ata mund të thonë se janë vetëm duke 'e kryer punën e tyre', por duke u pajtuar me këtë gjykim politik, ata janë duke e minuar dhe shkatërruar mundësinë e popullit për liri dhe demokraci.

Ne besojmë se ju do ta merrni këtë letër seriozisht, dhe se do ta hetoni këtë rast.

Përgjegjësia për padrejtësi
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:10
Ta dëmtojmë shkatërruesin tonë
Friday, 24 August 2007
Në maj të vitit të kaluar Lëvizja VETËVENDOSJE! e filloi fushatën për bojkotimin e produkteve të Serbisë. Këto produktet duhet të bojkotohen për shumë arsye.

E para ndër to është e kaluara jonë nën Serbi, krimet të cilat i ka kryer ky shtet kundër neve si dhe tentimzhdukja që ky shtet është orvatur ta realizojë dhe vazhdon ta aspirojë. Kjo është arsyeja politike, mirëpo edhe ekzistenciale, pse Kosova duhet t’i bojkotojë produktet që janë të prodhuara në Serbi. Serbia vazhdon ta mbajë të gjallë planin për shfarosjen tonë si popull. Përmes negociatave ajo ka arritur t’i imponojë planet e saj për këtë shfarosje (dorën në zemër me ndihmën e zellshme të UNMIK-ut dhe Ekipit të Unitetit). Me Pakon e Ahtisaarit Serbia e fiton të drejtën për të qeverisur, tërthorazi, me 1/3 e territorit të Kosovës. Njëkohësisht, e njëjta pako, Serbisë ia fal trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës. Kështu Serbia po i fut në dorë resurset kryesore ekonomike të Kosovës. Komunat e reja dhe ato ekzistuese në të cilat fjalën kryesore do ta ketë Serbia, janë pjesët më të pasura të Kosovës me pasuri nëntokësore dhe ujore. Njëkohësisht kishat dhe manastiret ortodokse, përveç si dëshmi e qenies sonë autoktone në Kosovë, do të shërbenin edhe si mjet i rëndësishëm i përfitimeve nga turizmi. Këto po i merr Serbia. Po i merr për të na dëmtuar ne. Për t’ia shkatërruar jetën secilës familje shqiptare në Kosovë. Ashtu siç ka synuar përherë.


Ne duhet të jetojmë pa Serbinë, të pavarur prej saj. Me të dhe të varur prej saj e kemi provuar se nuk mund të jetojmë fare. E, pavarësimi nënkupton edhe pavarësi nga produktet e Serbisë. Nuk ka pavarësi politike në kushte të varësisë ekonomike. Këtë pavarësi ekonomike duhet ta ndërtojmë, duke i zëvendësuar produktet e Serbisë me prodhime nga Kosova dhe Shqipëria. Në ato raste kur këto mungojnë, atëherë konsumin duhet ta orientojmë kah vendet tjera, më miqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo është diçka që secili individ dhe secila familje mund të bëjnë për t’i dhënë fund varësisë sonë nga Serbia dhe për ta forcuar ekonominë e Kosovës. Varet nga ne, për shkak se blerja e secilës shishe me ujë apo thesi me miell të prodhuar në Kosovë shndërrohet nga një blerje e thjeshtë në akt personal të pavarësimit. Zëvendësimi i produkteve të Serbisë me prodhime vendore nënkupton qarkullim më të madh për prodhuesit vendor. Kështu ata do të kenë më shumë mjete për t’i investuar në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, si dhe në ngritjen e cilësisë së prodhimit të tyre. Rritja e qarkullimit të prodhuesve të vendit, po ashtu rezulton në të hyra më të shumta për buxhetin e Kosovës, që pastaj (kur qeverisja do të jetë e mirë për shkak se e jona dhe për ne) nënkupton sistem më të mirë arsimor për fëmijët tanë, shëndetësi më të mirë për të gjithë ne, pensione më të larta dhe shtet më të qëndrueshëm social, para më të shumta për të shpenzuar në ushtri dhe polici për Kosovën që nënkupton siguri më të madhe për ne. Etj.etj. Kjo është arsyeja e dytë, ekonomike, që e bën bojkotin të domosdoshëm.

Të gjitha këto janë përfitime për ne, qytetarët e Kosovës. Paratë e shpenzuara në Serbi financojnë të gjitha të lartpërmendurat, por për qytetarët e Serbisë. Pra, paratë e shpenzuara për blerjen e produkteve të Serbisë ia rrisin fuqinë dhe kapacitetin prodhuesit të Serbisë i cili pastaj përmes tatimeve e forcon dhe mirëmban aparatin shtetëror të Serbisë, pra edhe policinë dhe ushtrinë serbe që na ka vrarë, dhunuar, përndjekur dhe shkatërruar.

Atëbotë, si edhe tash, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që t’u vihet embargo të gjitha produkteve të Serbisë. Kjo kurrë nuk do të bëhet nga ‘qeveria’. Për shkak se ajo nuk i kontrollon doganat. Doganat i kontrollon UNMIK-u, njëlloj siç e kontrollon të ashtuquajturën qeveri. Mallrat që hynë në Kosovë nga Serbia nuk paguajnë taksë doganore, për shkak se qarkullimi i atij malli konsiderohet qarkullim i brendshëm. Quhet qarkullim i brendshëm për shkak se Kosova vazhdon të jetë juridikisht pjesë e Serbisë, sovranitet ky i garantuar me Rezolutën 1244. UNMIK-u është këtu ta zbatojë këtë Rezolutë. Pra, UNMIK-u duke qenë këtu për t’u siguruar se 1244 nuk po shkilet, ua mundëson mallrave që hyjnë nga Serbia të mos paguajnë taksë doganore. E dihet se 19% të importit të gjithmbarshëm të Kosovës vjen nga Serbia. Malli që hyn nga Serbia në Kosovë nuk kontrollohet në asnjë institut. E Serbia çfarë planesh ka për popullin e Kosovës nuk është çudi që të helmojë ndonjë produkt të vetin. Në rastin më të mirë kemi shembullin e ëmbëlësirave Muchmallow të cilave i është ndalur qarkullimi në shumë vende të rajonit e Evropës ndërsa në Kosovë kjo nuk u bë për arsyet e cekura më lartë. Bojkotimi i produkteve serbe do të thoshte bojkotim edhe i lëndës së parë që vjen nga Serbia, në shembullin më të nevojshëm, miellin. Nuk duhet të blihet miell serb. Kur patëm filluar me fushatë, ‘analistët kujdestarë’ të mediave në Prishtinë e patën sulmuar Lëvizjen dhe nisiativën, në mbrojtje të prodhimit të Serbisë. Sulmi i tyre kryesisht përqendrohej në artikuj e domosdoshëm për jetë e veçanërisht në grurë dhe miell. Nuk bënë t’i vëmë embargo produkteve serbe, thoshin këta, sepse do të 'vdesim' nga uria. Tash, një vit pas, Kosova mbeti pa grurin dhe miellin e Serbisë. Jo pse e bojkotuam por për shkak se po na e ndalojnë blerjen e tij. Serbia ka nxjerrë ligjin i cili obligon çdo eksportues të produkteve të caktuara nga Serbia të marrë leje në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë. Serbia duke e ditur se Kosova nuk ka miell të mjaftueshëm dhe vendet e Ballkanit nuk kanë shumë miell nuk na e lejon miellin. Padyshim që rritja e çmimit të miellit dhe bukës janë edhe pasojë e verës së thatë dhe rendimentit të ulët në agronomi. Mirëpo, kjo ndalesë e eksportit të grurit për Kosovë natyrisht se e ka edhe qëllimin politik – Serbia synon që përmes rritjes së çmimit të bukës t’i bëjë dy gjëra: në njërën anë ajo dëshiron t’u thotë qytetarëve të Kosovës se pa Serbinë nuk mundeni, kështu që më mirë ta pranojmë (për shkak se po e shihni që vdisni urie pa ne), ndërsa në anën tjetër shpreson të nxitë trazira sociale në popullin e stërvarfëruar të Kosovës në mënyrë që pastaj t’i thotë botës se si shqiptarët në Kosovë nuk dinë të jetojnë të qetë. Megjithëkëtë, kjo revoltë popullore edhe do të ndodh, por jo ashtu siç e dëshiron Serbia – pa kontroll dhe pa mbështjellës politik. Ajo do të ndodh por e mirëkontrolluar dhe do të synojë kokën e problemit – UNMIK dhe IPVQ-të si mirëmbajtës të Serbisë dhe shkaktar të varfërisë.

Hasan Prishtina e ka thënë: Ne duhet ta vrasim atë (Ahmet Zogun) para se ai të na vrasë ne. Këtë e thoshte edhe fushata e bojkotit: t’i heqim qafe produktet e Serbisë në mënyrë që të lirohemi nga ajo. Po ta orientonin tregtarët e Kosovës importin nga vendet tjera përveç Serbisë, tash e një vit e gjysëm ndërhyrja e Serbisë në tregun e Kosovës do të kishte qenë e pamundur. Ja që ata nuk e orientuan. Ja që UNMIK-u dhe IPVQ-të nuk ndërmorën atëbotë, e as sot, asgjë për ta ndërprerë importin nga Serbia. Ja që edhe sot ne varemi nga mielli i Serbisë, dhe, edhe sot, është Serbia ajo që na i ngrit çmimet sa herë që dëshiron për të na bërë edhe më të varfër se sa që na ka lënë. Reagimi i Serbisë me embargo kundër Kosovës vjen si pasojë e mosreagimit të Kosovës kundër Serbisë. Serbia na ka dëmtuar mjaft. Është koha që ne ta dëmtojmë Serbinë, sepse vetëm kështu e ndihmojmë Kosovën.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:11
Ta dëmtojmë shkatërruesin tonë
Friday, 24 August 2007
Në maj të vitit të kaluar Lëvizja VETËVENDOSJE! e filloi fushatën për bojkotimin e produkteve të Serbisë. Këto produktet duhet të bojkotohen për shumë arsye.

E para ndër to është e kaluara jonë nën Serbi, krimet të cilat i ka kryer ky shtet kundër neve si dhe tentimzhdukja që ky shtet është orvatur ta realizojë dhe vazhdon ta aspirojë. Kjo është arsyeja politike, mirëpo edhe ekzistenciale, pse Kosova duhet t’i bojkotojë produktet që janë të prodhuara në Serbi. Serbia vazhdon ta mbajë të gjallë planin për shfarosjen tonë si popull. Përmes negociatave ajo ka arritur t’i imponojë planet e saj për këtë shfarosje (dorën në zemër me ndihmën e zellshme të UNMIK-ut dhe Ekipit të Unitetit). Me Pakon e Ahtisaarit Serbia e fiton të drejtën për të qeverisur, tërthorazi, me 1/3 e territorit të Kosovës. Njëkohësisht, e njëjta pako, Serbisë ia fal trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës. Kështu Serbia po i fut në dorë resurset kryesore ekonomike të Kosovës. Komunat e reja dhe ato ekzistuese në të cilat fjalën kryesore do ta ketë Serbia, janë pjesët më të pasura të Kosovës me pasuri nëntokësore dhe ujore. Njëkohësisht kishat dhe manastiret ortodokse, përveç si dëshmi e qenies sonë autoktone në Kosovë, do të shërbenin edhe si mjet i rëndësishëm i përfitimeve nga turizmi. Këto po i merr Serbia. Po i merr për të na dëmtuar ne. Për t’ia shkatërruar jetën secilës familje shqiptare në Kosovë. Ashtu siç ka synuar përherë.


Ne duhet të jetojmë pa Serbinë, të pavarur prej saj. Me të dhe të varur prej saj e kemi provuar se nuk mund të jetojmë fare. E, pavarësimi nënkupton edhe pavarësi nga produktet e Serbisë. Nuk ka pavarësi politike në kushte të varësisë ekonomike. Këtë pavarësi ekonomike duhet ta ndërtojmë, duke i zëvendësuar produktet e Serbisë me prodhime nga Kosova dhe Shqipëria. Në ato raste kur këto mungojnë, atëherë konsumin duhet ta orientojmë kah vendet tjera, më miqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo është diçka që secili individ dhe secila familje mund të bëjnë për t’i dhënë fund varësisë sonë nga Serbia dhe për ta forcuar ekonominë e Kosovës. Varet nga ne, për shkak se blerja e secilës shishe me ujë apo thesi me miell të prodhuar në Kosovë shndërrohet nga një blerje e thjeshtë në akt personal të pavarësimit. Zëvendësimi i produkteve të Serbisë me prodhime vendore nënkupton qarkullim më të madh për prodhuesit vendor. Kështu ata do të kenë më shumë mjete për t’i investuar në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, si dhe në ngritjen e cilësisë së prodhimit të tyre. Rritja e qarkullimit të prodhuesve të vendit, po ashtu rezulton në të hyra më të shumta për buxhetin e Kosovës, që pastaj (kur qeverisja do të jetë e mirë për shkak se e jona dhe për ne) nënkupton sistem më të mirë arsimor për fëmijët tanë, shëndetësi më të mirë për të gjithë ne, pensione më të larta dhe shtet më të qëndrueshëm social, para më të shumta për të shpenzuar në ushtri dhe polici për Kosovën që nënkupton siguri më të madhe për ne. Etj.etj. Kjo është arsyeja e dytë, ekonomike, që e bën bojkotin të domosdoshëm.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:11
Të gjitha këto janë përfitime për ne, qytetarët e Kosovës. Paratë e shpenzuara në Serbi financojnë të gjitha të lartpërmendurat, por për qytetarët e Serbisë. Pra, paratë e shpenzuara për blerjen e produkteve të Serbisë ia rrisin fuqinë dhe kapacitetin prodhuesit të Serbisë i cili pastaj përmes tatimeve e forcon dhe mirëmban aparatin shtetëror të Serbisë, pra edhe policinë dhe ushtrinë serbe që na ka vrarë, dhunuar, përndjekur dhe shkatërruar.

Atëbotë, si edhe tash, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që t’u vihet embargo të gjitha produkteve të Serbisë. Kjo kurrë nuk do të bëhet nga ‘qeveria’. Për shkak se ajo nuk i kontrollon doganat. Doganat i kontrollon UNMIK-u, njëlloj siç e kontrollon të ashtuquajturën qeveri. Mallrat që hynë në Kosovë nga Serbia nuk paguajnë taksë doganore, për shkak se qarkullimi i atij malli konsiderohet qarkullim i brendshëm. Quhet qarkullim i brendshëm për shkak se Kosova vazhdon të jetë juridikisht pjesë e Serbisë, sovranitet ky i garantuar me Rezolutën 1244. UNMIK-u është këtu ta zbatojë këtë Rezolutë. Pra, UNMIK-u duke qenë këtu për t’u siguruar se 1244 nuk po shkilet, ua mundëson mallrave që hyjnë nga Serbia të mos paguajnë taksë doganore. E dihet se 19% të importit të gjithmbarshëm të Kosovës vjen nga Serbia. Malli që hyn nga Serbia në Kosovë nuk kontrollohet në asnjë institut. E Serbia çfarë planesh ka për popullin e Kosovës nuk është çudi që të helmojë ndonjë produkt të vetin. Në rastin më të mirë kemi shembullin e ëmbëlësirave Muchmallow të cilave i është ndalur qarkullimi në shumë vende të rajonit e Evropës ndërsa në Kosovë kjo nuk u bë për arsyet e cekura më lartë. Bojkotimi i produkteve serbe do të thoshte bojkotim edhe i lëndës së parë që vjen nga Serbia, në shembullin më të nevojshëm, miellin. Nuk duhet të blihet miell serb. Kur patëm filluar me fushatë, ‘analistët kujdestarë’ të mediave në Prishtinë e patën sulmuar Lëvizjen dhe nisiativën, në mbrojtje të prodhimit të Serbisë. Sulmi i tyre kryesisht përqendrohej në artikuj e domosdoshëm për jetë e veçanërisht në grurë dhe miell. Nuk bënë t’i vëmë embargo produkteve serbe, thoshin këta, sepse do të 'vdesim' nga uria. Tash, një vit pas, Kosova mbeti pa grurin dhe miellin e Serbisë. Jo pse e bojkotuam por për shkak se po na e ndalojnë blerjen e tij. Serbia ka nxjerrë ligjin i cili obligon çdo eksportues të produkteve të caktuara nga Serbia të marrë leje në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë. Serbia duke e ditur se Kosova nuk ka miell të mjaftueshëm dhe vendet e Ballkanit nuk kanë shumë miell nuk na e lejon miellin. Padyshim që rritja e çmimit të miellit dhe bukës janë edhe pasojë e verës së thatë dhe rendimentit të ulët në agronomi. Mirëpo, kjo ndalesë e eksportit të grurit për Kosovë natyrisht se e ka edhe qëllimin politik – Serbia synon që përmes rritjes së çmimit të bukës t’i bëjë dy gjëra: në njërën anë ajo dëshiron t’u thotë qytetarëve të Kosovës se pa Serbinë nuk mundeni, kështu që më mirë ta pranojmë (për shkak se po e shihni që vdisni urie pa ne), ndërsa në anën tjetër shpreson të nxitë trazira sociale në popullin e stërvarfëruar të Kosovës në mënyrë që pastaj t’i thotë botës se si shqiptarët në Kosovë nuk dinë të jetojnë të qetë. Megjithëkëtë, kjo revoltë popullore edhe do të ndodh, por jo ashtu siç e dëshiron Serbia – pa kontroll dhe pa mbështjellës politik. Ajo do të ndodh por e mirëkontrolluar dhe do të synojë kokën e problemit – UNMIK dhe IPVQ-të si mirëmbajtës të Serbisë dhe shkaktar të varfërisë.

Hasan Prishtina e ka thënë: Ne duhet ta vrasim atë (Ahmet Zogun) para se ai të na vrasë ne. Këtë e thoshte edhe fushata e bojkotit: t’i heqim qafe produktet e Serbisë në mënyrë që të lirohemi nga ajo. Po ta orientonin tregtarët e Kosovës importin nga vendet tjera përveç Serbisë, tash e një vit e gjysëm ndërhyrja e Serbisë në tregun e Kosovës do të kishte qenë e pamundur. Ja që ata nuk e orientuan. Ja që UNMIK-u dhe IPVQ-të nuk ndërmorën atëbotë, e as sot, asgjë për ta ndërprerë importin nga Serbia. Ja që edhe sot ne varemi nga mielli i Serbisë, dhe, edhe sot, është Serbia ajo që na i ngrit çmimet sa herë që dëshiron për të na bërë edhe më të varfër se sa që na ka lënë. Reagimi i Serbisë me embargo kundër Kosovës vjen si pasojë e mosreagimit të Kosovës kundër Serbisë. Serbia na ka dëmtuar mjaft. Është koha që ne ta dëmtojmë Serbinë, sepse vetëm kështu e ndihmojmë Kosovën.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:11
ALBIN KURTI-Çka po ndodh? Kah po na çojnë? Çka duhet të bëjmë?
Çka po ndodh? Kah po na çojnë? Çka duhet të bëjmë?
Shkruar nga Albin Kurti
Friday, 24 August 2007
Aq shumë koncesione ka bërë Grupi Negociator (GN) i Kosovës deri sa ka arritur te Pakoja e Ahtisaarit, saqë tash natyrisht se do të kërkohen koncesione të reja. Duke e parë fleksibilitetin e negociatorëve kosovar Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kërkuan negociata të reja. Serbia bile kërkonte negociata të drejtpërdrejta, duke pasur parasysh përfitimin që kishte nga kësolloj negociatash në Vjenë dhe duke qenë e vetëdijshme për inferioritetin e papërmirësueshëm të negociatorëve nga Kosova. Ata realisht ngadhënjyen në këtë betejë të rëndësishme. Tash, e gjithë ajo që quhet bashkësi ndërkombëtare është për negociata të reja dhe ato porsa kanë filluar. Madje është përcaktuar edhe një afat prej 120 ditëve për kohëzgjatjen e këtyre negociatave që për fillim do të kenë formën e diplomacisë fluturuese. Me këto 120 ditë duan ta krijojnë përshtypjen se ka zhvillime, se megjithatë po punohet, se sidoqoftë ka angazhime dhe përpjekje, andaj njerëzit duhet të (vazhdojnë të) presin.


Pra, ata do të shtiren se kinse po bëjnë diçka në mënyrë që të mund të na thonë që ne, populli i Kosovës, të mos bëjmë asgjë. Që të mund ta kërkojnë pritjen dhe durimin, qetësinë dhe heshtjen e qytetarëve të Kosovës, atyre medoemos u duhej të shpiknin ndërmarrjen e ardhshme, farsën e radhës. Pikërisht kështu erdhi ky propozimi për 120 ditë, i cili jo vetëm që synon t’i paralizojë qytetarët por nuk i lejon ata as të presin lirisht. Krejt çfarë duhet të bëjmë sipas tyre është të presim, mirëpo, jo të edhe presim ashtu siç duam vetë ne. Ndonëse realisht s’mund të themi gjë për mënyrën e pritjes përderisa ajo asnjëherë s’është alternativë kundrejt asnjë konteksti, edhe në pritjen e ‘sugjeruar’ (duan të) intervenojnë. U thuhej qytetarëve që duhet të presin fillimin e këtyre 120 ditëve. Tash u thuhet të presin skadimin e 120 ditëve. Më pas, sigurisht, do të kalojnë te premtimet e reja për të rifilluar me negociata të drejtpërdrejta mu ashtu siç ka kërkuar Serbia. S’ka se si të jetë ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me përfundimin e atyre 120 ditëve nuk mbaron ama bash asgjë. Rrjedhimisht as pritja.

Zgjedhjet që po planifikohen tash, edhe njëherë për institucione pa sovranitet, janë të kota. Manipulimi me datën dhe mënyrën e zgjedhjeve – si një aspekt themelor i demokracisë (atje larg diku në botë) – i bën ato kundërproduktive. Vetë shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si një guvernator i kolonisë që është, tha se e sheh mundësinë e zgjedhjeve të reja nga prizmi i ndikimit në procesin e statusit. Ja se çfarë është kjo demokracia pa vetëvendosje të cilën na e rrëfejnë dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t’i mbajnë në nëntor të këtij viti nëse vlerësojnë që në shtator ka potencial për shpërthim të situatës. Zgjedhjet do t’i shtyjnë për pranverë nëse vlerësojnë se atëherë do të ketë mundësi shpërthimi, me ç’rast pakënaqësia kanalizohet në fushata parazgjedhore. Shpërthimin, për të cilin do të flasim më vonë, këta sigurisht nuk e duan tash. Shpërthimin e duan vetëm pas këtyre 120 ditëve dhe atëherë kur të jemi në prag të konferencës së re ndërkombëtare për Kosovën për marrëveshje të re me Serbinë të arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovës.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:12
Ndërkohë, Grupi Negociator nuk do të ketë as mandat e as detyrë të re. Negociatorët kosovar do të orvaten që t’i normalizojnë gjërat jonormale, që të jashtëzakonshmen ta bëjnë të zakonshme. Kush në këmbë e kush me duar, ata qysh tash kanë nisur fushatën që të pranohen edhe negociatat e reja. Më vonë do ta bëjnë edhe fushatën tjetër për pranimin e marrëveshjes me Serbinë, e cila (do të thonë ata) është në ujdi me bashkësinë ndërkombëtare, dhe (sërish do të thonë ata) e shpie Kosovën (edhe) një hap drejt pavarësisë. Ngjashëm, para tetë vjetëve e gjysmë, këta politikanë u patën ‘konsultuar’ me popullin për dokumentin e Rambujesë të cilin, siç e mbajmë mend mirë, e shitën në emër të ‘referendumit’ që kinse do të organizohej pas tre vjetëve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjëherë. Thuhej se do të merret për bazë ‘vullneti i popullit’ mirëpo mendohej për popullin e tërë Jugosllavisë meqë ne atje as që konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike të problemeve të sotme vijnë nga defektet dhe dëmet e shumta të Rambujesë. Është e domosdoshme që të theksohen gabimet e djeshme për të kuptuar hallet e sotme. Me këtë rast, do të kufizohem duke i përmendur vetëm edhe 13 të këqija të tjera të Rambujesë që na kanë degdisur në tatëpjetën ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen në Rambuje bëhet shkelja e betimit të ushtarit të UÇK-së por madje edhe e referendumit të vitit 1991; bëhet degradimi i luftës çlirimtare në konflikt të armatosur; Jugosllavia, të cilën nuk e pranonte atëbotë as vetë bashkësia ndërkombëtare, bëhet shtet i shqiptarëve përmes katër nënshkruesve shqiptar që pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë; bëhet kategorizimi i popullit shqiptar në Kosovë si bashkësi nacionale sikurse edhe serbët në Kosovë që më së shumti ishin vetëm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetëror për Kosovën duke paraparë vetëm sigurimin publik për të; bëhet trajtimi i Kosovës si pjesë e Serbisë, përveçse e Jugosllavisë, me ç’rast Kosova duhej t’i dërgonte 20 deputetë në Kuvendin e Serbisë; nuk përmendet askund UÇK-ja – ajo konsiderohet në grupin e formacioneve të tjera; nënshkruhet çarmatosja e UÇK-së; bëhet defaktorizimi i plotë i Kosovës dhe natyrisht se pastaj përfaqësuesit e saj nuk i pyet askush për marrëveshjen në Kumanovë e as për Rezolutën 1244; u jipet pushtet i madh komunave gjë që e bën Kosovën dhe integritetin e saj territorial shumë të brishtë dhe mundëson autonomi brenda autonomisë; bëhet pamundësimi i mëvetësisë ekonomike të Kosovës, resurseve të saj e i kontrollit të kufijve dhe qarkullimit të mallrave; bëhet pamundësimi i së drejtës së Kuvendit të Kosovës për ndryshime kushtetuese; që prej atëherë çdo dokument në Kosovë bëhet në bazë të marrëveshjes së Rambujesë ose ndonjë dokumenti tjetër që i referohet marrëveshjes së Rambujesë. E gjithë kjo batërdi juridike e politike u hesht atëbotë duke u mbuluar me gënjeshtrën për referendumin pas tri vjetëve; për referendumin që po na mohohet edhe pas tetë vjetëve!

Negociatorët kosovar rregullisht e kanë gënjyer popullin. Pse do të ishte ndryshe tash? Pse do të jetë ndryshe në të ardhmen? Sa më shumë që gënjejnë, aq më tepër zvogëlohen gjasat që të mos gënjejnë edhe herën e ardhshme. Induksioni e thotë këtë. Induksioni s’ka nevojë për përvojën; por, anasjelltas vlen. Të besosh se do të jetë ndryshe kësaj radhe me këta negociatorët kosovar, kjo s’ka kurrfarë shpjegimi racional. Për më keq, gënjeshtra e këtyre politikanëve është e skajshme. Kur ata thonë që s’do të negociojnë për këtë e për atë gjë, kjo do të thotë saktësisht e kundërta: se do ta bëjnë pikërisht atë që thonë se nuk do ta bëjnë (pasi që UNMIK-u të bëjë pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonëse gënjeshtra e tyre është aq e veçantë në kuptimin që është aq larg së vërtetës, megjithëkëtë, ajo na e tregon të vërtetën si asnjë gënjeshtër tjetër. Duke qenë vetë e kundërta e së vërtetës ajo na ndihmon aq shumë, në mos plotësisht, që ta zbulojmë të vërtetën.

Por, le t’i kthehemi edhe njëherë Rambujesë, ku Kosova u la juridikisht nën Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe çarmatosja e UÇK-së. I pari që e pat nënshkruar dokumentin e Rambujesë atëbotë ishte Veton Surroi. Krejt njësoj, ky sërish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesë e marrëveshjeve të reja. Duke konsideruar se banorët e qyteteve tashmë janë bindur, në shënjestër të tij janë fshatrat. Fundja, në negociata shkohet për marrëveshje e jo për mosmarrëveshje. Veton Surroi është njeri i marrëveshjeve. Kjo marrëveshje e re me Serbinë do të ndodhet ndërmjet Pakos së Ahtisaarit dhe qëndrimit të Serbisë e që sërish i bie të jetë qëndrim i Serbisë, meqë gjithnjë brenda suazave të formulës së saj të kahmotshme për ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’. Më shumë se autonomi e më pak se pavarësi është veçse autonomi. Serbia pa dyshim që ia ofron autonominë (që e kishte) Kosovës vetëm dhe vetëm që t’ia marrë atë pastaj mu sikurse bëri në vitin 1989.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:12
Negociatat e mëtutjeshme të paralajmëruara nga ndërkombëtarët e tashmë të pranuara nga vendorët do të sjellin zgjidhje të cilat do të jenë nën Pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se të pakënaqurit fitojnë nga vazhdimi i negociatave. E këta janë në politikën zyrtare në Beograd, jo në Prishtinë. Përkundër kësaj, negociatorët kosovar i pranojnë dhe madje i afirmojnë negociatat e reja. Korit të këtyre negociatorëve në fushatën për të promovuar negociatat e reja drejt marrëveshjes së re, në stilin ‘Kosova e mirëpret të ardhmen’ (çfarëdo qoftë ajo), do t’i bashkohen edhe aleatët tradicional: ndërkombëtarët vendas (burokratët e UNMIK-ut) dhe vendasit ndërkombëtar (burokratët e OJQ-ve) . Nëpër shumicën e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorët e ndryshëm ndërkombëtar do të japin paga të majme e fonde të mëdha vetëm e vetëm që qytetarët të rrinë duarkryq. Do të na paguajnë mirë e mirë që të mos bëjmë asgjë. Do të na paguajnë që të sodisim veten tonë në fjalët e tyre. Jo më kot për vite të tëra me radhë e kanë fabrikuar njëfarë shoqërie civile kompradore si lidhje organike e shumicës së OJQ-ve, mediave dhe ‘intelektualëve’ të cilët a priori e dënojnë dhe do ta dënojnë rebelimin dhe ‘dhunën’ e protestuesve. ‘Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janë mbi të gjitha!’ – deklarojnë ata. Po – sepse jeta e tyre është e mirë dhe u dashka të jetë e sigurt, në kohën kur jeta e popullit është e rëndë dhe e pasigurt. Po – sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinë e tyre, kurse rendi që sjell ky pushtet siguron rehatinë e tyre. Fenotipi i tyre është i njëjtë. Sikurse edhe ministrat dhe politikanët e tjerë të pasur, edhe këta, kanë dhe janë në botën e tyre të veçantë bashkë me familjet e tyre. Të varfërit i shohin vetëm në televizor ose nëpër statistika. Nëse përjashtojmë këtu lypësit e shtrirë nëpër rrugë nga të cilët ndjehen të bezdisur, atëherë kur rrallëherë ecin këmbë.

Alternativat

Përderisa përpiqeshin që ta miratojnë një rezolutë të re për Kosovën në KS të OKB-së, faktorë të rëndësishëm botëror na rrëfenin se si kjo është ‘rruga e duhur përpara’, duke na përkujtuar se alternativa tjetër e kësaj – ajo e shpalljes së (njëanshme të) pavarësisë – na shpie në ndarje të Kosovës, e mbase edhe në një luftë të re. Pra, thoshin se janë dy alternativa: rezoluta për Kosovën ose ndarja e Kosovës. I aludonin, e dikur edhe përmendnin qartazi, këto dy alternativa që të kuptohej se ka vetëm një alternativë – rezoluta e re për Kosovën, pra, mu ajo që po mundoheshin ta arrinin. Rrëfenin për dy alternativa që të kuptohet se ka vetëm një të tillë, dhe kësodore ta përforcojnë drejtimin e tyre që përputhet me atë alternativë e cila asisoj bëhet ekskluzive. Së pari, e reduktojnë realitetin e së mundshmes në alternativat që ata i shfaqin, për t’i totalizuar më pas ato deri në okupimin e përgjithshëm të së mundshmes (sipas tyre). Së dyti, alternativat paraqiten ashtu që shpejt atrofizohen në mendjen e secilit qytetar, për të mbetur në fund vetëm një alternativë e cila përputhet plotësisht me procesin aktual politik të dirigjuar nga vetë ata. Kur e panë se Rusia jo vetëm që nuk po lëshon pe por se as që e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, atëherë konceptualisht propozuan kthimin në të kaluarën – negociatat me Serbinë. Mirëpo, përmbajtësisht propozuan vazhdimin e avazit të vjetër. Pasi që e negociuan copëtimin e brendshëm të Kosovës mbi baza etnike dhe fetare, radhën e kanë negociatat për statusin e Kosovës i cili për rrjedhim tani nuk do të jetë as ai i pavarësisë së mbikëqyrur, por i njëlloj federate me Serbinë. Edhe njëherë, si alternativë tjetër e negociatave të mëtutjeshme drejt fundosjes së mëtejme paraqitet ndarja e Kosovës, pra përsëri po ajo alternativë e mëparshme, e cila shërben si kërcënim për ata që kanë dilema rreth vazhdimit të negociatave.

GN-ja dikur thoshte se nuk po bën koncesione. Kompromiset në Vjenë, GN-ja i interpretonte si një e mirë në vetvete për Kosovën dhe jo si kompromise e koncesione. Andaj, më pastaj u tha se palët nuk arritën të merren vesh dhe, si rrjedhim, në emër të Kosovës që e pranoi Pakon e Ahtisaarit u vazhduan kompromise të tjera nëpër draftrezolutat evro-amerikane për KS të OKB-së. E, siç dihet, këto rregullisht hedheshin poshtë nga Rusia. Sepse ajo mundej dhe sepse Serbia kështu donte. Për atë pse Serbia e donte këtë do të përpiqem ta shpjegoj më vonë. Paraprakisht, është e nevojshme që ta trajtojmë temën e ndarjes së Kosovës në kontekstin e këtyre negociatave të reja, apo, siç do të thoshin Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi, të këtyre ‘angazhimeve shtesë që po kërkohen’.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:13
Ndarja?

Gjithnjë e më shumë flitet e shkruhet sesi me këto negociatat e reja do të ndahet Kosova. Është interesante sesi mu ata analistë që dikur thoshin se pavarësia është çështje e kryer tash thonë se ndarja e Kosovës është punë e kryer. Ata gabuan atëherë. Ata gabojnë edhe tash. Kësaj radhe gabojnë dyfish. Së pari, ata nuk e kuptojnë se Kosova faktikisht është e ndarë dhe bashkimi i saj nuk bëhet me negociata. Dhe, së dyti, edhe nëse Kosova juridikisht dhe legalisht është një entitet i tërë: ajo s’mund të ndahet me negociata.

Vetëm kur Kosova të jetë shumë afër pavarësisë, vetëm atëherë Serbia do ta dëshirojë fuqishëm ndarjen e plotë, vetëm atëherë Kosova do të mund të ndahej, natyrisht, nëse ne s’jemi të përgatitur për kundërvënie. Kur Serbia ta shohë se përfundimisht po e humbet Kosovën, ajo do t’i angazhojë të gjitha forcat për ndarjen e saj. Një gjë të tillë ajo pak a shumë e ndërmori në qershor të vitit 1999. I koncentroi serbët në veri dhe në lindje të Kosovës në frikë e sipër se (ndonëse asnjëherë legalisht) do të mund ta humb Kosovën faktikisht. Në vitet e mëpasshme Serbia nuk e deshi më ndarjen sepse iu shtuan edhe shanset edhe apetitet për rimarrjen e Kosovës. Tash që me këto negociata jemi duke iu larguar pavarësisë së Kosovës, është naivitet të mendohet se Serbia e do ndarjen. Serbia do ta kërkojë ndarjen vetëm nëse Kosova nis t’i afrohet pavarësisë dhe atëherë kur ajo t’i jetë afruar dukshëm asaj. Tash për tash nuk po duket askund një rast i tillë. Po ashtu, Serbia nuk ka nevojë për veprime ilegale të ndërhyrjes masive në Kosovë. Procesi politik legal është aq shumë në favor të saj. Zyrtarja e lartë e Serbisë për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq, pat deklaruar hapur se ka qenë sukses i madh i Serbisë hyrja në Kosovë në sferën e shëndetësisë dhe arsimit pa shkrepur asnjë plumb. Vetëm atëherë kur ky proces do të ndryshojë kahje, do të vihen në jetë mjetet ilegale të forcës brutale të Serbisë.

Pra, Kosova nuk do të ndahet (legalisht). Në një kuptim ajo tashmë është e ndarë dhe këtë e përforcon dhe legalizon Pakoja e Ahtisaarit brenda së cilës Kosova mund të futet vetëm e bërë copë-copë. Ndërkaq, në kuptimin e ndarjes së plotë dhe përfundimtare, kjo s’bëhet dot pa pastrim etnik dhe pa luftëra të reja.

Në këtë kohë Serbisë i duhet ndarja e Kosovës në kuptimin e ndarjes së brendshme. Kjo mundëson që ajo ta shantazhojë pavarësimin e Kosovës duke betonuar dhe ndërlidhur enklavat serbe në një federatë të komunave serbe. A nuk ia hap shtegun Serbisë për këtë pikërisht Pakoja e Ahtisaarit? Pse ta ndajë ajo Kosovën kur legalisht mund ta ketë të tërën, ndërsa praktikisht mund ta zgjerojë edhe territorin edhe numrin e komunave me shumicë serbe drejt sajimit të kompaktësisë së tyre territoriale? Bashkësia ndërkombëtare pa dyshim që do ta pranojë një ndarje të brendshme të Kosovës e cila do të arrihej me marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në negociatat e ardhshme. Me një kusht i cili përputhet me paradigmën e tyre për stabilitet rajonal: që ndarja e brendshme në Kosovë të mos reflektohet edhe në Maqedoninë perëndimore dhe në Luginën e Preshevës. Negociatorët kosovar janë simptoma se një marrëveshje e tillë mund të arrihet. Ata dikur thoshin se Kosova nuk do të ndahet, e tash kanë zbritur në qëndrimin se ndarja nuk është e pranueshme. Po, e di se i kemi dëgjuar shpesh angullimat e politikanëve kosovar dhe të analistëve të afërt me ta se po qe se lëvizin kufijtë e Kosovës (të mos harrojmë se në Debëllde kanë lëvizur që ç’ke me të!), atëherë edhe Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perëndimore do t’i ndryshojnë kufijtë e Serbisë e Maqedonisë. Dhe, e di që po të njëjtit po gargarisin se nëse ndahet Kosova pason reaksioni zinxhiror i llojit të njëjtë në Serbi e në Maqedoni. Në fakt, ata thonë kështu për shkak se nuk mendojnë kështu – ngaqë nuk do të jetë ashtu gjersa nuk ka as plan e as organizim për atë reaksion zinxhiror. Kot thua me fjalë kur nuk jep asfarë shenjash për veprat që do t’i materializonin fjalët. Në Debëllde, para pesë vjetëve, shqiptarëve ua kanë matur pulsin. Pulsi i tyre doli të ishte paimagjinueshëm i ultë. Sot, këta negociatorë kosovar do të bëjnë marrëveshje me Serbinë, duke përfshirë gjithfarë copëtimesh e ndarjesh në Kosovë përderisa ato do të jenë edhe ashtu të brendshme dhe t’iu mundësojnë atyre të thonë se Kosova megjithatë nuk është e ndarë. Edhe Serbisë i konvenon shumë një ndarje e brendshme paqësore e Kosovës në marrëveshje me Kosovën. Serbia nuk do që në këtë fazë të sundojë plotësisht në çdo pëllëmbë të Kosovës ashtu siç donte ajo në kohën e Milosheviqit. Ajo do që ta kontrollojë rreth 30% të territorit të Kosovës, ndërsa pjesën tjetër ta ketë Misioni Civil Ndërkombëtar (MCN). MCN do të jetë njëlloj EUMIK-u: trashëgimtar pasues dhe regjim zëvendësues i UNMIK-ut, përgatitja e zellshme strukturore për të cilin, e nisur qysh para një viti, dëshmon se burokracia ndërkombëtare është thelbësisht një fenomen recidivist. I gjithë angazhimi i MCN-së do të jetë në konservimin, e mbase edhe përjetësimin e gjendjes ekzistuese, e cila për nga forma e rregullimit institucional, administrativ dhe territorial do t’i shëmbëllejë modelit të Bosnjes dhe Hercegovinës. MCN zyrtarisht do ta sundojë tërë territorin e Kosovës, mirëpo, zaten sikurse edhe në rastin e UNMIK-ut sot, kontrolli i tij në 30%-shin serb do të jetë shumë më i butë sesa në 70%-shin shqiptar të Kosovës.

Në këtë mënyrë, Kosova do të përbëhej prej dy pjesëve. Njëra do të ishte realisht Serbi, ndërsa tjetra në Serbi (në njëfarëlloj federate me të) por nën Misionin Civil Ndërkombëtar. Pjesa shqiptare e Kosovës, e cila natyrisht nuk do të quhej ashtu, do të ishte analoge me Republikën Serbe në Bosnje. Kësisoj, do të kemi Republikën Shqiptare në Serbi (që megjithatë nuk do të quhet kështu) dhe Republikën Serbe në Bosnje. Serbia do të vendoste një baraspeshë që do të dukej joshëse sidomos për disa vende evropiane me ç’rast, pas disa vjetëve, pavarësimi i përafërsisht 70% të Kosovës ose bashkimi i saj me Shqipërinë, do të përcjellej me bashkangjitjen e Republikës Serbe në Bosnje me Serbinë. Sidoqoftë, më shumë ka gjasa që këto shkëmbime territoriale të mos ngjajnë fare, por përkundrazi, për shumë kohë të ruhet pat pozicioni. Pra, Republika Serbe në Bosnje dhe ’Republika Shqiptare’ në Serbi. Natyrisht që kjo s’do të jetë kaq eksplicite që në fillim. Për disa vite me radhë një pjesë e shqiptarëve të Kosovës do të kërkojnë që misioni i ardhshëm ndërkombëtar të qëndrojë në Kosovë, duke mos lejuar në atë mënyrë që të shkëputen tërësisht ana veriore dhe lindore e Kosovës. Pra, ngjashëm sikurse boshnjakët që e duan bashkësinë ndërkombëtare në Bosnje, ashtu që Republika Serbe së paku formalisht të mbetet në Bosnje. Ajo që në Bosnje është realizuar përmes pastrimit etnik, në Kosovë do të përpiqen ta bëjnë dalëngadalë dhe legalisht nëpërmjet implementimit të Pakos së Ahtisaarit. Sepse, pastrimi etnik mund të jetë i rrufeshëm por edhe i ngadalshëm, shumëvjeçar. Lloji i parë ngjau në Bosnje, kurse për llojin e dytë po investohet në Kosovë.

Deri kur do të mbetej një Kosovë e tillë e ndarë dhe e përçarë përbrenda nën EUMIK (MCN)? Deri atëherë kur Serbinë, bashkë me Kosovën, do t’i fusnin në BE pas një dekade apo edhe më shumë. Madje, Kosova mund të mbetet edhe ca prapa jo vetëm për shkak të rritjes ekonomike të Serbisë por edhe shembullit të Qipros. Dhe, jo vetëm shembulli i Qipros tregon që, BE-ja nuk është as zgjidhje dhe as zëvendësim për zgjidhjen e konflikteve dhe luftërave që kanë marrur primesa etnike. Sido që të jetë, MCN, një mision ky kryekëput i BE-së, me ardhjen e tij në Kosovë ka edhe dy qëllime tjera jo më pak të rëndësishme.

Së pari, qëllimisht na lënë të gjymtë në mënyrë që ne vetë ta kërkojmë ndihmën e tyre e ata të na sundojnë. P.sh. duke mos na e lejuar ushtrinë tonë, na detyrojnë që ne ta kërkojmë ndihmën e KFOR-it për të na mbrojtur (së paku psikologjikisht) nga Serbia. Ose, duke avancuar e privilegjuar kuadrot e dyshimta vendase që lehtë korruptohen, ata krijojnë përshtypjen te qytetarët se vetë populli nuk ka njerëz të zot e të ndershëm për të qeverisur drejt. Në përgjithësi, burokratët ndërkombëtar të shkuar, të tanishmit dhe ata të ardhshmit e duan jetën tonë të mjerë sepse e duan produktin e tyre. Sipas Aristotelit, mirëbërësi e do jetën e pranuesit të mirësisë të cilën e ka bërë ai, mu ashtu sikurse që poeti e do poezinë e tij. Më shumë e do mirëbërësi atë që e ka ndihmuar sesa i ndihmuari mirëbërësin. Mëshiruesi e do më shumë të mëshiruanin sesa anasjelltas. A nuk e imagjinojnë zyrtarët e UNMIK-ut veten e tyre porsi ky mëshiruesi e mirëbërësi? A nuk është pikërisht kjo mënyra sesi ata ia racionalizojnë vetes pozitën karshi neve? Kënaqësia që ua sjell kjo gjendje i kushtëzon ata që të luftojnë për ta ruajtur këtë marrëdhënie. Që të mund të na duan na japin mëshirë dhe ndihma. Që të na japin vetëm mëshirë dhe ndihma nuk na lejojnë të zhvillohemi, nuk na lënë të lirë që të zhvillohemi.

Dhe, së dyti, misioni i ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë – i cili, pra, do të jetë në i BE-së përmbajtësisht megjithëse jo edhe në emërtim – do që ta farkojë një elitë politike proevropiane në Kosovë. Nuk duan që Kosova të futet në BE me një elitë politike që e karakterizon proamerikanizmi i pakushtëzuar. Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush u prit me entuziazëm dhe lule në Shqipëri porse me protesta në dy vendet e BE-së që i kemi në fqinjësi – në Greqi e Bullgari. BE-ja nuk do Kal të Trojës brenda meqë së paku në rrafshin ekonomik ajo i ka konkurrent SHBA-të dhe do t’i ketë edhe në të ardhmen. BE-ja nuk do që ta fusë Kosovën në gjirin e saj pa u siguruar se pushtetin në Kosovë në mënyrë afatgjate do ta kenë forca të reja proevropiane dhe jo aq proamerikane. Kjo është arsyeja pse Serbia është kaq tërheqëse për BE-në. Serbia është antiamerikane, dhe nëse nuk është aq proevropiane, megjithatë nuk është as antievropiane. BE-ja, thjesht, është e zhgënjyer me vendet e Evropës lindore që më shumë e kthejnë kokën kah Uashingtoni sesa kah Brukseli. BE-ja do që ta forcojë politikën e saj të jashtme dhe nuk do çarje të vetes karshi botës, siç ishte rasti në kohën e intervenimit të fundit amerikan në Irak kur Donald Ramsfeld e ndau Evropën në ’të vjetër’ dhe ’të re’.

Përgjithësisht, ky është drejtimi i negociatave të dikurshme dhe të ardhshme për Kosovën dhe shtegu kah po na shpien ato. Po mirë, e luftë a do të ketë? Nëse jo luftë, atëherë ndoshta shpërthim të dhunshëm? Situata mund të shpërthejë pa kontroll dhe asgjë s’mund të parashikohet më, apo jo? Le t’i analizojmë pak në vazhdim edhe këto.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:14
Lufta?

Pa dyshim se lufta është gjithnjë një alternativë dhe madje disi një alternativë jashtë alternativave. Ajo është rruga që besohet se së paku të kthen në udhëkryq. Mirëpo, a thua është kështu edhe në rastin e Kosovës tani? Nuk besoj. Rusia, me sugjerimin e Serbisë sigurisht, me ngulm i ka refuzuar edhe draftet e favorshme për Serbinë që ofroheshin si propozime për rezolutën e re për Kosovën në KS të OKB-së. Përkundër që e dinë mirë se shqiptarëve të Kosovës po u soset durimi dhe se ata megjithatë nuk mund të presin edhe shumë gjatë, Rusia i ka hedhur kategorikisht poshtë ofertat për rezolutë të re të cilat thelbësisht janë mjaft të favorshme për Serbinë. Kjo tregon që Serbia ka plan se çfarë të bëjë në rast të shpërthimit të shqiptarëve. Hezitimi perëndimor dëshmon dy gjëra jo aq të ndryshme lidhur me këtë. E para, se ata janë të vetëdijshëm që Serbia ka plan. Dhe, e dyta, se realisht vetëm Serbia ka plan. Madje, nuk është fare vështirë që të parashikohet ca më konkretisht ky plan i saj. Modeli i viteve të ’90-ta i rebelimit të serbëve në Kroaci dhe Bosnje kur këta shpallnin autonomi e pavarësi atje duke bllokuar rrugët dhe duke vendosur pushtet ushtarak, është fare lehtë i mundshëm në Kosovë. Serbia nuk do ta pranonte se ka ndërhyrë në Kosovë ashtu siç nuk e pranonte dikur as Milosheviqi ndërhyrjen e tij në Bosnje, duke thënë se serbët lokal janë të diskriminuar, rrezikuar dhe të pakënaqur. Natyrisht që Serbia do t’ua dërgonte armatimin shtesë po qe se një gjë e tillë do të ishte e nevojshme, por edhe oficerët dhe planin strategjik me ç’rast asnjërën prej këtyre asnjëherë nuk do t’i shihnim në televizor. Krejt çfarë do të bënte KFOR-i në atë situatë është se do të futej ndërmjet shqiptarëve që mund të sulmojnë (sic!) dhe serbëve të barrikaduar. Dhe, sulmin eventual të shqiptarëve Serbia do të orvatej ta përdorte si arsyetim për ndërtimin e mureve rreth e përqark enklavave (mundësisht sa më të zgjeruara për nga territori) sikurse që kjo tashmë po bëhet me këto zonat e veçanta përreth manastireve në Deçan dhe Pejë por që do të zgjerohet edhe gjetiu në mbi 40 këso zonash anekënd Kosovës. Palestinizimi i Kosovës do të rrumbullakësohej dhe konflikti do të përjetësohej. Po ky skenar do të ishte pothuajse tërësisht i zbatueshëm edhe në rast të shpalljes së pavarësisë nga ana e Kuvendit të Kosovës pa u përgatitur mekanizmat që do të siguronin mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe integritetin territorial të saj. Në rast të një shpërthimi të armatosur të situatës nuk besoj se do të ketë kohë as për riaktivizimin e UÇK-së. Serbia nuk synon luftë të kohës së Milosheviqit në Kosovë, por organizim të serbëve si dikur në Kroaci e Bosnje. E, nëse ajo megjithatë do të intervenonte, vështirë se do të kishte çfarëdo casus belli, lufta do të ndodhte në formën e një blitzkrieg-u disaditor, ngjashëm sikur intervenimi izraelit më 1967 në shtetet përreth apo ai turk më 1974 në veri të Qipros. Për këtë arsye investimi i Serbisë në ushtrinë e saj është dedikuar kryesisht për këmbësorinë dhe armatimin e nevojshëm për të si dhe për 30 bazat lëvizëse ushtarake dhe të xhandarmërisë në Luginën e Preshevës (ndërkohë që Shqipëria lavdërohet për shkatërrimin e armëve të llojllojshme). Më e rrezikuara me këtë rast do të ishte Anamorava, komunat e Burimit, Klinës, e madje edhe ajo e Pejës, por gjithsesi edhe vetë Lugina e Preshevës.

UNMIK-u nuk ndejti duarkryq për tetë vjet në Kosovë. Drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet mekanizmave të tij, dihet që pjesën e TMK-së që nuk e kontrollonte e ka lodhur. Komandantët dhe pjesëtarët e shquar të saj gjatë këtyre tetë viteve i çonte nëpër burgje dhe, më pas, kur dilnin nga burgu e kuptonim se ata tashmë e kishin braktisur TMK-në, me ç’rast menjëherë rraseshin nëpër parti politike (kujto këtu p.sh. gjeneralët Rrustem Mustafa-Remi dhe Daut Haradinaj). Zaten, kjo është veçse vazhdim i Rambujesë. Kur u nënshkrua fundi i ushtrisë çlirimtare, krerët e saj njëkohësisht po bëheshin zyrtar civil të qeverisë së përkohshme para se të formonin më pas edhe partitë e tyre politike. Dikur dorëzoheshin armët dhe hyhej në politikë. Sot, dorëzojnë uniformën dhe hyjnë në politikë. Agim Çeku me këshilltarët e tij janë shembull tipik i këtij kalimi në një variant të butë për dallim nga rasti i lartëpërmendur i Remit dhe Dautit i kalimit në variantin e fortë përmes gjyqeve e burgjeve. Këto tetë vjet kanë shërbyer për të shkapërderdhur dhe shterrur potencialin revolucionar dhe kryengritës në Kosovë. Jo vetëm në Kosovë politika ishte gjyq dhe gjyqi politikë. Edhe Tribunali i Hagës pati këtu një rol të theksuar. Duke mos qenë një gjyq i pavarur, ai u mundua ta kompensojë këtë me paanësinë të cilën e sendërtonte nëpërmjet ngritjes së akuzave për politikanë e ushtarakë të shquar nga të gjitha palët në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Dy procese e goditën rëndë UÇK-në. Në procesin kundër Fatmir Limajt, për shkak të mbrojtjes dhe paraqitjes së tij të dobët dhe jo të denjë, u la të kuptohej gabimisht se UÇK-ja nuk kishte pasur strukturë të qartë komanduese e cila është karakteristikë themelore e ushtrisë dhe se ajo na paska qenë vetëm një mori bandash të paorganizuara. Ndërkaq, në anën tjetër, procesi kundër Ramush Haradinaj mëton që ta paraqesë UÇK-në si kriminale, përmes akuzave për dhunime grash minoritare dhe mizori e tortura ndaj kolaboracionistëve të arrestuar. Shteti është shkalla më e lartë e organizimit shoqëror e politik. Bërthama e shtetit të ardhshëm të Kosovës do të konsiderohej pikërisht UÇK-ja si organizim që kishte kreun e saj ushtarak dhe politik, ushtarët, strukturën, hierarkinë, gjyqin ushtarak, zonat operative dhe komandat e tyre, armatimin dhe logjistikën, mbështetjen popullore etj. Pasi që e çarmatosën UÇK-në, ngadalë por sigurt, e zhbënë edhe përfytyrimin për të, duke e degraduar nga një ushtri çlirimtare siç ishte, në një shumësi grupesh të pakoordinuara kriminale. Për pasojë, sipas tyre, meqë s’kishte luftë dhe ushtri çlirimtare por konflikt dhe rebelë të armatosur, nuk do të ketë shtet të pavarur e sovran por vetëm federatë me Serbinë, bile edhe me një federatë komunash serbe përbrenda Kosovës. Formula serbe për ‘autonomi brenda autonomisë’ do të mund të transformohet maksimalisht vetëm në ‘federatë brenda federatës’. Asgjë më shumë.

E gjithë puna ilegale e grupeve dhe organizatave të ndryshme shqiptare përgjatë shekullit XX u kurorëzua me lindjen e UÇK-së. Prushi njëshekullor më në fund u shndërrua në zjarr çlirimtar. Dhe, çfarë ngjau? Delegacioni shqiptar në Rambuje, në krye me Hashim Thaçin, këtij zjarri çlirimtar ia hodhi një kovë ujë. E pranuan çarmatosjen e UÇK-së dhe, më pas, transformimin e saj drejt shuarjes së saj. Dëshmorët e dhanë jetën që t’ia vazhdojnë jetën luftës. Jeta e tyre u ndërpre që kjo të mos i ndodhte luftës. U ndal jeta e tyre që të vazhdohet lufta. Hashim Thaçi e bëri të kundërtën. Hashim Thaçi e ndali luftën për ta vazhduar jetën. Ai është anti-dëshmor. Nuk është e rastësishme që Hashim Thaçi pak muaj më parë në një tubim në Pejë deklaronte se nuk ka gjë kundër ‘pavarësisë së mbikëqyrur’ dhe se ai do t’i frikësohej pikërisht pavarësisë pa mbikëqyrje! Ai me të drejtë deklaronte kështu dhe e dinte saktësisht se çfarë po fliste: ai i frikësohet pavarësisë pa mbikëqyrje sepse frikësohet për vete, natyrisht. Në përgjithësi, politikanëve kosovar pikërisht MCN-ja ua zgjat jetën. Pavarësia i mbyt ata. Sepse në atë rast nuk do ta kishin mbikëqyrjen ndërkombëtare mbi popullin që i mbron ata nga populli. Në anën tjetër, e mbase jo aq shumë në anën tjetër ngaqë nuk ka një çarje doktrinare LDK-PDK, për strukturën udhëheqëse të LDK-së, kreun e dikurshëm të së cilës mundohet ta kopjojë Hashim Thaçi (dorën në zemër – jo pa sukses), njëmend nuk ka se çfarë të flitet. Ata duan që të mos marrin vendime. Kjo gjithmonë ka qenë vetë thelbi i tyre: shprehje e një vetëdije të një shtrese të gjërë njerëzish pasivë dhe meskinë. Shumica e tyre vetëm do të sodisin çfarëdo situate dhe në çfarëdo situate. Ata janë spektatorë të pakundshoq. Edhe deportimi që ua ka bërë Serbia në pranverën e vitit 1999 atyre u kujtohet vetëm ashtu siç shfaqej e dukej ai mandej në televizor. Ata nuk e mbajnë mend jetën e tyre, por vetëm transmetimin e jetës së tyre.

Origjina është kriminale, thoshte Frojdi. Grupi Negociator është formuar që të mos ketë tradhtarë. Që të gjithë tradhtarë, andaj askush tradhtar. Grupi Negociator do të kollapsojë jo për shkak se do të dështojë, por për shkak se do të ketë sukses. Ata do të arrijnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Negociatat me Serbinë te Serbia na shpien. Negociatat me Serbinë janë proces regresiv i cili na kthen në të kaluarën. E, në të kaluarën na pret Serbia (dhe terrori i saj). Kjo është arsyeja pse Lëvizja VETËVENDOSJE! qysh prej fillimit, me emërtim dhe nocione, me strategji dhe aksione, tregon te parimi e jo te qëllimi, tregon te mënyra e jo te rezultati. Andaj koncepti i saj është aq i fuqishëm – ai është koncept i së drejtës. Ajo shënon qasjen e kundërt me atë të politikës zyrtare. Jo negociata (me Serbinë për Kosovën) por vetëvendosje (e popullit të Kosovës). Mbi të gjitha, s’mund të ketë rezultat të duhur – sado që të dëshiruar – me mënyrë të gabuar. Dhe, çështja e Kosovës nuk është fare e ndërlikuar për t’u zgjidhur. Mënyra se si këta negociatorë prej dhaskalësh kinse po përpiqen të gjejnë zgjidhje e komplikon zgjidhjen sikundërqë tashmë edhe ka ngjarë. Kosova nuk është nyjë gordiane por mbase po e shndërrojnë në një të tillë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:15
Shpërthimi i dhunshëm (për federatë)?

Aktualisht po kalojmë në një fazë shumë të dhimbshme: bashkësia ndërkombëtare në Kosovë po punon për t’i zvogëluar pritjet e popullit të Kosovës. UNMIK-u (dhe jo vetëm ai) nuk po brengoset për cilësinë e përcaktimit të statusit të Kosovës. Pasi që disi na shpallën edhe sui generis, tash për neve s’vlejnë kurrfarë parimesh e kriteresh. Problem shihet pamundësia e menaxhimit të shpërthimit eventual të situatës në Kosovë. Nuk ka shqetësim për përmbajtjen e statusit të ardhshëm, por për kontrollimin e pakënaqësisë! Kjo do të thotë që nëse do të arrinin që ta kontrollonin dhe menaxhonin shpërthimin, atëherë s’do të ishte fare problem për ta kjo shtyrje e pandërprerë. Në synimin e tij për të kontrolluar gjithçka e madje edhe shpërthimin e krizës, UNMIK-u do të përpiqet që me çdo kusht ta shkatërrojë frymën antikolonialiste dhe antiimperialiste që po e sendërton Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ata e dinë mirë që Lëvizja jonë ka goditur aty ku duhet duke e problematizuar sistemin politik, e jo dallimet etnike që veçsa ushqehen nga sistemi politik, prandaj regjimi i UNMIK-ut në luftën kundër nesh nuk do të hezitojë të bëjë edhe projektimin e konflikteve të reja etnike dhe fetare. Imperializmit (jo vetëm rus, apo jo!) i konvenojnë luftërat e vogla lokale dhe të mbyllura. UNMIK-u pa dyshim që është i interesuar që shqiptarët t’i urrejnë serbët në Kosovë (dhe anasjelltas) në mënyrë që të mos e urrejnë atë, dhe ai të ketë përgjithmonë punë këtu. Nëse Serbisë i levërdis një konflikt i dhunshëm shqiptaro-serb në Kosovë për t’i fortifikuar enklavat, gjë të cilën e sjell edhe implementimi i Pakos së Ahtisaarit, UNMIK-ut i levërdis po ai konflikt për t’ia vazhduar vetes jetën së paku edhe për një dekadë në po këtë format. Ka edhe një arsye tjetër jo më pak të rëndësishme, pse Serbisë dhe UNMIK-ut iu konvenon një konflikt i dhunshëm shqiptaro-serb përbrenda Kosovës. Marrëveshja e re ndërmjet Grupit Negociator të Kosovës dhe Serbisë për federatën e Kosovës me Serbinë, për të cilën folëm më lart, nuk është lehtë e nënshkrueshme për shkak të opinionit publik në Kosovë. Nëse paraprakisht do të ngjante një shpërthim kaotik i llojit të 17 e 18 marsit të vitit 2004, pra shpërthim pa kokë dhe organizim politik, atëherë shumë më lehtë do të kalohej te pranimi i federatës, përfshirë këtu edhe disa organe të përbashkëta që i nënkupton federata. Një federatë e tillë do të mund të nënshkruhej edhe më lehtë kur Kosova do të ishte në një gjendje pak a shumë emergjente (që medoemos e imponon shpërthimi) me ç’rast negociatorët kosovar, diku pas këtij preludi prej 120 ditëve, do të mbylleshin në një konferencë ndërkombëtare të ngjashme sikurse Dejtoni apo Rambujeja. Këto organe të përbashkëta të federatës nuk do të ishin të shumta për nga sasia meqë Serbia nuk e do Kosovën në Serbi sa e do Serbinë në Kosovë. Ajo nuk është aq e interesuar që Kosova të jetë në Serbi sa Serbia të jetë në Kosovë. Pra, jo që Kosova të ketë pjesën dhe përfaqësimin e vet në Serbi, por që Serbia të jetë e pranishme dhe të ketë sa më shumë kontroll në Kosovë. Apo, e thënë më saktë, Serbia do që Kosova të jetë formalisht pjesë e Serbisë, formalisht në Serbi, dhe që Serbia të jetë sa më praktikisht dhe konkretisht në Kosovë, mirëpo tash për tash pa u bërë shënjestër shumë e qartë për shqiptarët. Një gjë e tillë, aspak paradoksalisht, iu shkon për shtati edhe politikanëve kosovar të cilët do të mund të thoshin se Serbia nuk është këtu dhe gjithashtu se edhe ata nuk po shkojnë (aq shumë) atje.

Shpërthimet e shpejta në Kosovë që po ashtu mund të ndalen shpejt, duke zbrazur pakënaqësinë si një ventil, nuk janë të pamundshme pikërisht për shkak se UNMIK-u, të cilit ato i konvenojnë porsi Serbisë, ka shumë mundësi për provokimin e tyre si rezultat i pushtetit të tij arbitrar dhe të pakufizuar. Hegjemonia e UNMIK-ut nuk ndodhet vetëm në politikë por ajo shtrihet edhe në shumë sfera të shoqërisë. Armët, paratë dhe propaganda kontrollohen nga ai. Me gjithë këtë varfëri, papunësi dhe zemërim që mbretëron te shumica e popullit, UNMIK-u nuk e ka vështirë që të provokojë xixa shpërthyese. Ata nuk do t’i ndiqte askush për çfarëdo të pabërash që do t’i planifikonin e zbatonin ndërkohë që kanë mundësi të panumërta për të kushtëzuar veprimet dhe sjelljet e të tjerëve. Pushteti arbitrar, siç është ky i UNMIK-ut me imunitetin e tij, është vetë përkufizimi i mohimit të lirisë. Pushteti arbitrar është fuqi pa kufi e cila asnjëherë askund s’mund të jetë legjitime. Ky pushtet është më i rrezikshëm sesa gjendja natyrore në variantin e saj më të keq të mundshëm. Ata pushtetarë janë dëshmi e mungesës së kontratës shoqërore. Legjislacioni, thjesht, nuk vlen për ta. Sikurse çdo regjim tjetër shtypës edhe UNMIK-u shërbehet me formulën ‘përçaj e sundo’. I ushqen përçarjet e vjetra dhe sajon të reja. Qytetari ynë (nga regjimi) identifikohet vetëm etnikisht. Ai është bërë jashtëzakonisht pasiv. Mirëpo, njerëzit në Kosovë janë pasiv pikërisht meqë sistemi është autarkik. Sistemi politik demokratik e bën njeriun qytetar dhe qytetarin aktiv. Despotizmi i shkurajon njerëzit për pjesëmarrje politike. Ata bëhen pasivë e më pas edhe indiferentë. Madje, Alexis de Tocqueville shkruan se “despotizmi e bën indiferentizmin virtyt të popullit.” Për ndryshimin e kësaj gjendjeje, para së gjithash, duhet t’i flakim iluzionet. Nuk mund t’ua heqim privilegjet dhe arbitraritetin pushtetarëve pa konflikt me ta. Ata kanë aq shumë interesa prej të cilave nuk heqin dorë lehtë. Njerëz të ndryshëm në pozita të ndryshme janë ndërthurur organikisht nëpër shkallët e pushtetit ndërkombëtar e vendor në Kosovë. Organizimi i tyre e bën shtypjen dhe korrupsionin të organizuar.

Mirëpo, shtrohet pyetja, çfarë të bëjmë ne, çka të bëjë populli i Kosovës, qytetarët e saj? Po, pra, çka të bëjmë ne?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:15
Çka të bëjmë?

Jo vetëm që lirinë nuk ta sjell kush, por ajo duhet të fitohet vetë. Për hir të së kaluarës (atyre që u vranë e u zhdukën në vend tonin) dhe për hir të së ardhmes (atyre që po i rrezikojmë nëse vazhdojmë të heshtim e të rrimë të qetë) duhet të ballafaqohemi e të mos ndalemi. Duhet të ecim përpara edhe vetëm për shkakun që të mos ecim prapa. Vetëm kur janë të mashtruar njerëzit presin. Sidomos tash nën administratën e Bushit kur SHBA-të janë të zhytura në kriza të tjera ne nuk i kemi as për së afërmi SHBA-të PËR pavarësinë e Kosovës (përkundër deklarimeve verbale) ashtu siç i kemi Serbinë e Rusinë KUNDËR pavarësisë së Kosovës. Republikanët në SHBA nuk janë treguar aq të suksesshëm në diplomaci dhe për ta mund të thuhet se më parë kanë plane kur ato janë ushtarake. Pra, planet e tyre disi janë thelbësisht ushtarake prandaj duket që aktualisht edhe me Iranin e humbën garën diplomatike. Demokratët në SHBA sigurisht që kanë shumë më tepër motiv që Kosova të jetë rrëfim i suksesshëm. Nëse bota përfundimisht do të dështonte në Kosovë, intervenimi i NATO-s i vitit 1999, në mënyrë retroaktive do të fitonte kuptim krejtësisht tjetër.

Ne nuk duhet të presim më. Javët, muajt dhe vitet deri te pavarësia janë vetëm javët, muajt dhe vitet e zgjatjes së mandatit të negociatorëve kosovar dhe pushtetit të tyre. Ata s’çajnë kokën për humbjen kolektive por brengosen vetëm për përfitime individuale. Nëse do të heshtim në vjeshtë, MCN do të instalohet në pranverë. Nëse do të heshtim në pranverë, autonomia nën Serbi e quajtur federatë me Serbinë na pret në vjeshtën e vitit 2008. Meqë MCN do të instalohet pa pavarësi për Kosovën, do të përpiqet ta kompensojë këtë me atë që BE-ja i ka me shumicë: paratë dhe donacionet. Detyra e MCN-së do të jetë politikisht kriminale. Do t’i bëjnë përgatitjet për kurorëzimin e mohimit të vullnetit të popullit të Kosovës në marrëveshjen e re me Serbinë e cila vetëm si e tillë do të kalonte në KS të OKB-së. Në gjysmën e parë të këtij viti çështja e Kosovës ishte në KS të OKB-së, por e larguan prej atje duke e përflakur sërish në Grupin e Kontaktit. E qartë: KS i OKB-së do që ta tregojë veten rrëfim të suksesshëm dhe kërkonte pajtim paraprak të Kosovës me Serbinë (dhe Rusinë); dhe, e dyta, KS i OKB-së nuk donte të merrej me një çështje e cila nuk ishte urgjente pasi që në Kosovë përveç VETËVENDOSJE!-s të gjithë të tjerët heshtnin. Gjatë kësaj kohe, partitë politike në Kosovë sërish e dëshmuan se nuk kanë qëllime kombëtare por vetëm objektiva personale e grupore; se ato s’kanë strategji por vetëm taktika dhe, rrjedhimisht, ato taktika janë brenda strategjive të huaja.

Pavarësia nuk bëhet me mënyra kryekëput të varura siç pretendohet në Kosovë. Mali i Zi nuk kërkonte njohje por referendum. Vetëm pas refrendumit ata e bënë shpalljen dhe e kërkuan njohjen. Referendumi e bën konkrete lirinë kolektive. Edhe nëse për një moment mendojmë se si Kuvendi i Kosovës do ta shpall pavarësinë, për çfarë njëmend imagjinata jonë duhet të jetë shumë e bujshme, atëherë edhe këtë gjë do të duhej ta bënte pas mbajtjes së referendumit, ashtu që vendimi të jetë legjitim dhe fuqiplotë, vendim jo i ca politikanëve por i tërë një populli.

Aq shumë dëgjojmë të thuhet nga aq shumë njerëz shprehja vullneti i popullit. Mirëpo, ai vullnet duhet të shihet dhe veprojë. Politika matet me vepra. SHBA-të edhe në qofshin tërësisht në anën tonë kurrë nuk bëjnë demonstrata për neve. Vullneti ynë është i yni. Ai duhet të shfaqet në greva e bojkote, në demonstrata e protesta, në padëgjueshmëri qytetare. Atëherë do të jemi popull sepse do të bëhemi popull. Në kundërshtim dhe në ballafaqim me regjimin që po na e mohon vullnetin si popull.

E di se mund të mos kemi mjaft fuqi e madje nganjëherë edhe të ndjehemi të pafuqishëm. Mirëpo, kur nuk je i fuqishëm të mbetet vetëm një mundësi: të bëhesh i fuqishëm! Kur nuk ke fuqi të mjaftueshme në politikë të mbetet vetëm një mundësi: ta krijosh e ndërtosh atë fuqi. Fuqia që nuk është politike bëhet politike. Politika pa fuqi mbetet opinion tragjik. Fuqia në politikë mund të jetë ushtri, ekonomi ose masa e organizuar popullore. E treta është më e rëndësishmja. Vetëm ajo e siguron qëndrueshmërinë e dy të parave kur ato janë.

Masat e organizuara popullore zakonisht për nga natyra janë paqësore. Jo vetëm në manifestime, por edhe në demonstrata e protesta. Jo vetëm atëherë kur janë të kënaqura me gjendjen por edhe atëherë kur të indinjuara përpiqen ta ndryshojnë atë. Për më tepër se kaq, bazuar në kushtet dhe rrethanat e tanishme në të cilat është kurthuar Kosova, mu ashtu siç janë aktivitetet popullore rruga e duhur politike për daljen nga kjo situatë politike, njësoj, natyra e padhunshme e këtyre aktiviteteve masive publike është mënyra e duhur. Le ta shtjellojmë tash më detalisht joviolencën si karakter të veprimeve politike që duhet t’i ndërmarrim.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:15
Pse joviolenca?

Me joviolencë duhet kuptuar grevat, bojkotet, padëgjueshmërinë qytetare, protestat dhe demonstratat. Qendra Ndërkombëtare për Konflikt Joviolent, shpjegon se si shumica dërrmuese e atyre që kanë përdorur aksionet joviolente nuk e kanë pasur joviolencën qëllim në vete. Ata nuk kanë qenë të motivuar nga dëshira për paqe ose nga dëshira për të qenë joviolent. Ata kanë dashur të luftojnë për të drejtat dhe interesat e tyre dhe, me atë rast, kanë zgjedhur mjete të tjera prej armëve dhe bombave – për shkak se kanë vlerësuar se dhuna nuk do të jetë e dobishme ose për shkak se nuk kanë pasur armë në dispozicion.

Ne në Kosovë s’kemi as armë tashmë, e as përvojë të mjaftueshme ushtarake. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, as 1% e popullësisë dhe atë për më pak se një vit – aq sa realisht zgjatën luftimet e ashpra – nuk kanë përvojë të ballafaqimit të armatosur e as përvojë militare. 70% të popullatës në Kosovë janë nën moshën 30 vjeçare. Të gjithë këta s’dinë çfarë është ushtria. Por çfarë kemi ne? Ne kemi shumë njerëz. Dhe, kemi shumë njerëz të rinj. Kjo mbase është edhe krejt ajo që na duhet për të filluar. Nëse Serbia ka përvojë në nisjen e luftërave, Kosova ka në atë të demonstratave paqësore.

Kosova do të kishte shansë në një luftë me Serbinë vetëm nëse Shqipëria dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan do t’iu vinin në ndihmë shqiptarëve nga Kosova për një ballafaqim përfundimtar – shqiptarët kundër Serbisë. Nëse na imponohet lufta, atëherë s’mbetet rrugë tjetër përveçse të luftojmë. Por, do të jenë të dhimbshme dhe të mëdha humbjet njerëzore dhe ato të territorit nëse vetëm shqiptarët e Kosovës ballafaqohen me Serbinë pa përfshirjen e Shqipërisë si shtet dhe shqiptarëve të tjerë nga rajoni. Njëkohësisht, faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar nuk do të brengosen aq shumë nëse shpërthen një luftë e re në Kosovë përderisa ajo mbetet e kontrolluar përmes komandantëve të dëgjueshëm ose të shitur dhe e kufizuar vetëm në territorin e Kosovës.

Ndërmjet pritjes e cila na molis deri në agoni kolektive dhe luftës për të cilën s’jemi të përgatitur – e cila për më keq do të zhvillohej në territorin tonë duke u përcjellur asisoj pashmangshëm me zvogëlim të mëtejmë të territorit tonë – ndodhet rruga e demonstratave. Forma e tyre do të duhej të ishte sikurse ajo në vitet 1988, 1989 dhe 1990. Kur institucionet ndahen nga populli, atëherë populli duhet të bashkohet në rrugë. Populli duhet t’i bllokojë padhunshëm institucionet e atij pushteti që e ka gënjyer dhe vjedhur.

Mjerimi social, ngecja ekonomike dhe zhgënjimi politik gjithnjë e më shumë po njëjtësohen. Pakënaqësia qytetare duhet të veprojë. Demonstratat gjithëpopullore janë mënyra më e drejtë dhe më e volitshme. Ato demonstrata hapur duhet t’i thonë jo negociatave me Serbinë dhe të jenë kundër Grupit Negociator të Kosovës e secilit anëtar aty. Ato demonstrata duhet të jenë për vetëvendosjen e popullit të Kosovës, por edhe për të drejta e liri qytetare, për mirëqenie e barazi. Ato demonstrata duhet ta artikulojnë ndarjen e qartë aktuale të popullit me pushtetin dhe të kërkojnë përmbysjen e marrëdhënies ndërmjet këtyre: jo populli të ekzistojë për hir të pushtetit, por pushteti të jetë për hir të popullit. Çdo demonstratë e cila kategorikisht nuk është e këtillë, do të degjenerojë në karneval. Demonstratat popullore duhet të jenë kundër atyre që e mbajnë gjendjen në të cilën jemi dhe për lirinë që duhet ta kemi. Vetëvendosja është kjo liri. Por, ajo është edhe më shumë se kaq. Vetëvendosja është edhe e drejtë dhe vlerë universale.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:16
Vetëvendosje!

Vetëvendosja e jashtme që nënkupton vetëvendosjen deri në shkëputje është e normuar edhe me vetë dokumentet e OKB-së. Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar si një Rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme, numër 1514 (XV), e datës 14 dhjetor 1960, flet për ‘dëshirën e pasionuar për liri të të gjithë popujve të varur dhe rolin ve¬n¬di¬m¬tar të këtyre popujve në rrugën për pavarësi’; flet se si ‘procesi i çlirimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm’; flet për ‘konfliktet në rritje që sjell mospranimi apo pengesat që ushtrohen ndaj lirisë së këtyre popujve, gjë që përbën një kërcënim serioz për paqen botë¬rore’; flet se ‘mungesa e përgatitjes në fushat politike, ekonomike, shoqërore, apo në atë të ar¬si¬mit kurrë nuk duhet të merret si pretekst për të vonuar pavarësinë’. Etj.etj. Duke e kundërshtuar Serbinë në vendin tonë ne marrim dhe japim shembull nga të gjithë dhe për të gjithë popujt që s’janë të lirë. Duke e kundërshtuar misionin e OKB-së në Kosovë mbrohet OKB-ja në tërë botën.

E kundërta e vetëvendosjes së popullit të Kosovës janë pikërisht këto negociata që po bëhen me Serbinë për fatin e Kosovës. Ato janë negociata ndërmjet të pabarabartëve: Serbia është shtet me qeveri reale; Kosova konsiderohet vetëm provincë, qeveria e së cilës është fiktive. Ato janë negociata pa reciprocitet: po bëhen vetëm për territorin e Kosovës, jo edhe për atë të Serbisë. Ato janë negociata rehabilituese për Serbinë: Kosova plotësonte kushte për këto negociata, e jo Serbia! Aty u barazua krimi dhe gje¬nocidi (shteti i Serbisë) me viktimën (populli i Kosovës) si dhe agresioni me lu¬f¬tën çlirimtare. Ato janë negociata mashtruese: Kosovës nuk i mungon statusi, por popullit të Kosovës i mungon liria. Dhe, ato janë negociata të dëmshme: e nënkuptojnë gatishmërinë për kompromis dhe me vetë fillimin e tyre shënojnë fundin e pavarësisë dhe sovranitetit si mundësi.

Sidoqoftë, edhe vetëvendosja e jashtme mbetet liri formale nëse nuk ka edhe vetëvendosje të brendshme që nënkupton zgjedhjen e popullit për sistemin politik, për qeverisjen dhe mënyrën e qeverisjes së vendit. Hurst Hannum ka shkruar se ‘Aspekti i ‘brendshëm’ i vetëvendosjes mund të shikohet si fundamental për të dyjat: demokracinë politike dhe zhvillimin ekonomik’. Kjo e dyta ka nevojë edhe për kontrollin tonë mbi resurset natyrore (të cilën neve na e mohon AKM-ja) e që gjithashtu është e kodifikuar në Rezolutën 1803 (XVII) të Asamblesë së Përgjithshme. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar ‘të drejtën e popujve dhe kombeve për sovranitet të përhershëm mbi pasuritë dhe resurset natyrore’. Konventat Ndërkombëtare mbi të drejtat humane në Nenin 1(2) afirmojnë të drejtën e popujve ‘për të disponuar lirisht me pasuritë dhe resurset natyrore’.

Realizimi i dy aspekteve përbërëse të vetëvendosjes paraqet themelin e qëndrueshëm për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Pas vetëvendosjes vjen vetëvendosja. Zgjedhja e lirshme e rrugëve për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Megjithëkëtë, cilat do të duheshin të ishin hapat e parë pas vetëvendosjes në një tjetër kuptim, më praktik e konkret, prej atij më lartë?
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:16
Pas vetëvendosjes...

Demonstratat për ndryshimin rrënjësor të kursit aktual të politikës nuk duhet të jenë vetëm masive por edhe afatgjate nëse është nevoja. Dhe, aq afatgjate sa të jetë e nevojshme. Ato demonstrata duhet të kërkojnë afatin e përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë që do të përputhej me referendumin për popullin e Kosovës, si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje, si akt konkret politik i lirisë kolektive, si inaugurim i demokracisë që hap rrugën për sundimin e shumicës. Ndërkohë, do të bëhej Kushtetuta e Kosovës, por edhe përgatitjet për bërjen e TMK-së ushtri dhe të SHPK-së polici. NATO-ja le të qëndrojë dhe duhet të qëndrojë në Kosovë, por në marrëveshje me Kosovën (“Status of Forces Agreement” - SOFA marrëveshje siç është rasti p.sh. në Shqipëri e Maqedoni), e jo siç është tash KFOR-i këtu në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës (9 qershor 1999) të bërë me ushtrinë kriminale jugosllave të cilën e trashëgoi Serbia. Çdo mision dhe prani ndërkombëtare në Kosovën e lirë duhet të jetë në marrëveshje me ne. Kosovës i duhet ndihma dhe sugjerimet ndërkombëtare, por jo sundimi ndërkombëtar. Jo misioni sundues i OKB-së në Kosovë, por misioni diplomatik dhe bashkëpunues i Kosovës në OKB. Jo misioni tutor i BE-së në Kosovë, por misioni aderues i Kosovës në BE. Që të dyja këto i mundëson vetëvendosja dhe vetëm ajo.

Misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë do të jetë i dhunshëm mbasi në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe pa e pyetur popullin. Hyrja e Kosovës në BE nuk do të ishte e dhunshme dhe as kufizim sovraniteti për Kosovën. Siç ka shkruar Hurst Hannum: ‘aderimi në një marrëveshje nuk është kufizim i sovranitetit; më parë është mu një ndër aktet sovrane’. Vetëvendosja e popullit e konfirmon popullin, vullnetin dhe interesat e tij.

Pas vetëvendosjes së popullit të Kosovës duhet të mbahen zgjedhje të reja e të lira për pushtetin e vërtetë në Kosovën sovrane. Vetëm atëherë do të mund të kemi zgjedhje njëmend të lira e demokratike dhe pluralizëm politik me parti serioze ideologjike e jo me këso parti të amështa që argalisen. Këto parti që i kemi tash, e mbase edhe parti të reja, realisht do të jenë e do t’i kemi edhe atëherë, por jo me këto udhëheqje aktuale dhe politikat e tyre. Udhëheqjet aktuale janë të status quo-së, të kësaj situate që atyre iu konvenon. Lëvizja e Kosovës, qoftë kjo në drejtim të kompromisit të ri me Serbinë ose në drejtim të pavarësisë së Kosovës do të shkaktojë tërmete brenda partive. Do të imponojë kurse e udhëheqësi të tjera aty që do të lindin gjatë grahmave të fundit të politikës së kulisave dhe improvizimeve. Partitë që nuk do të ndryshojnë, do të zhduken.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

18th March 2008, 18:17
Përfundim

Në Kosovë do të ngjajnë luftëra e gjakderdhje të reja, në dy raste. E para, nëse populli hesht dhe pret tepër gjatë, me ç’rast realizimi i decentralizimit në terren do t’i sjell njerëzit para aktit të kryer kur mbase atyre do t’iu duhet të reagojnë ekstremisht në formën e një saltomortale (kur me gjasë do të jetë tepër vonë). Dhe, e dyta, mospritja e popullit të rezultojë me ndonjë shpërthim të dhunshëm apo konflikt të armatosur që mbetet i kufizuar, i kontrolluar nga jashtë dhe i shkurtër në kohë. Duke pasur parasysh rrethanat dhe momentin e tanishëm në Kosovë, Lëvizja VETËVENDOSJE! beson që nuk duhet të durojmë e të presim por edhe që veprimi duhet të jetë i organizuar, i padhunshëm dhe kundër regjimit, e jo etnive tjera. Pavarësia që vjen nga vetëvendosja e popullit është destinimi i rrugës së lirisë dhe pavarësia që e bashkon Kosovën e ndarë. Pavarësia që vjen nga shpallja formale që mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës, vetëm sa do të provokojë shpalljen e pavarësisë që do ta bënin enklavat, e cila pavarësi do të ishte shumë më e njëmendtë sesa ajo e Kuvendit të Kosovës. Në manifestimin e vullnetit të tij në demonstrata populli do ta dëshmonte këtë vullnet por edhe do të shndërrohej në fuqi që e ndryshon gjendjen drejt përputhjes me atë vullnet.

Populli i Kosovës nuk vuan nga narkolepsia dhe as nuk është grigjë. Populli i Kosovës edhe më tutje pret dhe duron por jo pse është i sëmurë, i lodhur ose i pafuqishëm, por kryesisht pse është i mashtruar. E, populli i Kosovës mashtrohet pikërisht sepse është i mirë, sepse lehtë u beson të tjerëve. Mëpastaj, pikërisht besimi i popullit e mundëson gënjeshtrën e të tjerëve. Prandaj edhe mungon veprimi i popullit sot mu për shkak të inflacionit të besimit të tij në gënjeshtarët e tij.

Është bërë më shumë se mjaft me mbiçmimin e misioneve e diplomatëve ndërkombëtar. Është bërë më shumë se mjaft me nënçmimin e vetes sonë. Kur ta respektojmë veten tonë do të mund të fitojmë edhe respektin e të tjerëve. Njohja e Tjetrit nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa Vetja. Njohja e Tjetrit e pason Veten tonë dhe nuk i paraprin asaj. Aq më pak ne mund të jetojmë për njohjen e Tjetrit ose në pritje të saj. Në fillim të viteve ’90 LDK-ja shpërfillte faktin e realitetit brutal nën robëri dhe kërkonte njohje ndërkombëtare. Në fund të viteve ’90 politika e UÇK-së iu bashkua LDK-së. E flaku tutje faktin për njohje. Për t’u pranuar ndërkombëtarisht nënshkroi dorëzimin e armëve në Rambuje. U njoh nga faktorët ndërkombëtar me kusht që realisht të mos jetë më!

Koha është tash, jo më vonë. Më vonë mund të bëhet tepër vonë, madje pakthyeshëm vonë. Gjërat e dëshiruara nuk ndodhin (vetvetiu). Gjërat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen të domosdoshme dhe atëherë kur bëhesh i vendosur për t’i arritur. Të tjerët pastaj do të thonë se ato kanë qenë të pashmangshme.
Sponsored content

Levizja Vetevendosje! Empty Re: Levizja Vetevendosje!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi