Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Celular i Motorolas me dy kamera Empty Celular i Motorolas me dy kamera

18th March 2008, 21:19
Celular i Motorolas me dy kamera

Celular i Motorolas me dy kamera F_031810
Dy kamera brenda celularit nuk janë ndonjë risi, mirëpo kur të dyjat gjenden në të njëjtën anë të pajisjes, kjo definitivisht bëhet lajm. Pikërisht në këtë ide, ka ardhur dizajnerja Lysandre Follet.

Dizajnerët industrialë kanë ide të ndryshme, mirëpo disa prej tyre asnjëherë nuk mbijetojnë në aspektin komercial. Sa i përket konceptit të Motorolas STEREO, kjo ide në shikim të parë na duket shumë interesante.

Dizajnerja Lysandra Follet nga ana e jashtme e pajisjes, të cilën e ka quajtur Motorola STEREO, i ka vendosur dy kamera. Vet emërtimi i pajisjes dhe dy kamerat e integruara sugjerojnë që pajisja do të duhej të kishte mundësi të incizojë fotografi tredimensionale “stereo”. Secila kamerë ka edhe blicin e vet.

Sa u përket çështjeve tjera teknike, ato mbesin të panjohura marrë parasysh që Motorola STEREO jeton ekskluzivisht si fotografi e paraqitur dhe ide në kokën e dizajneres Lysandre Follet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi