Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

21st March 2016, 09:33
Historia/ Gardiania e dashuruar me kriminelin i hap qeline dhe arratisen
Kuriozite nga bota - Faqe 2 1455179903-dashuria
Ai është i burgosur për shkak të dhunimit, ajo është gardiane zvicerane. Dhe e dashuruar me sirianin e rrezikshëm. Në mesnatë ajo hap dyert e burgut – dhe të dy ikin, me gjasë në drejtim të Italisë. Ose të Sirisë.

Për këtë çift po flet mbarë Zvicra. Dhe këtë çift po e kërkon me ngulm policia zvicerane. Hasan Kiko, 27-vjeçar, berber me profesion, është sirian. Ai jeton në Zvicër prej vitesh, këtu ka një leje qëndrimi.

Kiko i përket atij tipi të qytetarit të huaj në Zvicër, i cili i konfirmon të gjitha paragjykimet: i dhunshëm, i pasjellshëm, terrorizues i grave. Edhe më keq: ai ka një karrierë të tmerrshme kriminale – ka dhunuar disa gra në Zvicër. Dhe është dënuar me burg për veprat e tij.

Angela Magdici është 32-vjeçare, e martuar, me origjinë italiane, por shtetase zvicerane. Që nga viti 2013 punon në Drejtorinë e Drejtësisë të kantonit të Zürichut. Me fjalë të tjera: Angela është gardiane burgu.

Në Facebook ajo prezantohet si boksiere. Kështu ishte biografia e Hasanit dhe Angelas deri të hënën rreth mesnatës, kur ndodhi diçka e pazakonshme. Angela, gardiania e burgut, hapi qelinë e Hasanit në burgun Limmattal në Dietikon afër Zürichut – dhe që të dy ia mbathën, ikën me një veturë të zezë. Policia thotë se bëhet fjalë për një BMW X1 me tabela ZH 528 411.

Policia e ka shpallur në kërkim këtë çift. Si bën vaki që një gardiane ta nxjerrë nga burgu një të burgosur, madje të dënuar për dhunim?

Për mediumet zvicerane, të cilat po merren me këtë temë pandërprerë, nuk ka dyshim: Angela është e dashura e Hasanit. Ajo të hënën po punonte në ndërrimin e natës bashkë me një koleg. Rregullat e punës në burg janë të tilla: njëri gardian punon, tjetri fle. Kur u zgjua në orën 05:00 kolegu i Angelas vërejti çfarë kishte ndodhur dhe alarmoi policinë.

Ndërkohë për mediumet e Zürichut ka folur bashkëshorti i Angelas. Ai ka thënë se gruaja e tij kishte ndryshuar prej muajsh, ajo nuk banonte më në banesën e përbashkët, njëherë bashkëshortit i kishte rënë në sy një mesazh telefonik në gjuhën arabe që kishte marrë ajo, e cila po ashtu kishte filluar të lexojë Kuranin.

Më tutje burri ka rrëfyer se e kishte dashur shumë Angelan, se do të dëshironte të kishte fëmijë me të. Kjo dëshirë, me gjasë, nuk do t’i plotësohet atij. «Besoj se ata janë rrugës për në Siri», tha ai për gazetën «20minuten».

Gazeta bulevardeske «Blick» i ka rënë në fije edhe një detaji që mund të rrotullojë botën: Angela Magdicit i pëlqen të kalërojë. «Blick» e ka zbuluar edhe stallën ku është i vendosur kali i saj. Pronari i stallës i tha kësaj gazete çfarë thuhet në këso rastesh: «Kur e pashë, s’mund të besoja. Ka qenë njeri i hareshëm».

E kështu me radhë, banalitete të treguara përballë sanës në stallë. Edhe njëherë pyetja: si mund të bëjë vaki një arratisje e tillë?

Drejtori i burgut thotë: «Një arratisje e tillë ndodh kur faktori njeri paraqet vështirësi». Përgjigja e sinqertë do të ishte: diçka e tillë bën vaki kur një gardiane, si puna e Angelas, dashurohet!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

21st March 2016, 09:34
Fotolajm Qente e rruges bejne mjek roje ne ambulanca
Kuriozite nga bota - Faqe 2 1451898244-qent
Që qentë kanë pushtuar rrugët e qyteteve tona, kjo nuk përbën habi, por që të pushtonin edhe qendrat shëndetësore, kjo është e patolerueshme. Kështu i ka ndodhur sot në një qytetari i cili sipas diciturës së fotos, ka shkuar për të vizituar fëmijën në Qendrën Shëndetësore në Rrugën “Siri Kodra” dhe ka gjetur në shkallët e këtij institucioni shëndetësor një qen rruge të rehatuar për 7 palë qejfe. “Ka shkuar për t’u vizituar apo bën mjek roje?”.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

21st March 2016, 09:34
Nuk e di pyetjen ne provim pergjigja e studentit shqiptar hit ne rrjetet sociale
Kuriozite nga bota - Faqe 2 1443188955-hit
Një letër provimi është bërë e njohur në rrjetet sociale pasi një student në Universitetin Bujqësor në Kamëz ka kthyer një përgjigje qesharake në pyetjen e testit.

‘Të lutem zyshe. Po e pe të arsyeshme vendose notën 5 sa të fitoj disa kredite e të kem mundësinë të fillojmë vitin e dytë se pa shkollë nuk kemi ku shkojmë. Edhe Rama me Veliaj e kanë shtrëngu, duhet shkolla e lartë. Mos na lër të përfundojmë ‘kamarier’, shkruhet në përgjigjen e provimit.
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

16th June 2016, 14:26
Studimi/ Selfiet, çrregullim mendor
Kuriozite nga bota - Faqe 2 Selfie31
Psikologët kanë dalë në përfundimin se mania nga selfiet është një çrregullim mendor. Kjo mani karakterizohet nga një dëshirë e vazhdueshme për të fotografuar vetveten dhe për të shpërndarë foto në rrjetet sociale, kjo për të kompensuar mungesën e vetëvlerësimit.

Shkencëtarët kanë identifikuar tri nivele çrregullimi:

1- Çrregullim shëndetësor për personat që e bëjnë foton, por nuk e publikojnë në rrjetet sociale

2- Akut, për ata që fotografohen jo më pak se tri herë në ditë dhe i publikojnë në rrjetet sociale

3- Kronik, kur njeriu bëhet i varur dhe provon një dëshirë të pakontrollueshme për të fotografuar veten 24 orë në 24, të paktën 6 herë në ditë.

Më e keqja është se ende nuk ka një kurë për të gjithë personat që fotografohen në çdo çast.
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

16th June 2016, 14:27
Arsyeja pse disa persona djersisin më shumë
Kuriozite nga bota - Faqe 2 Djersa1
Persona të ndryshëm për arsye nga më të ndryshmet shpesh djersijnë më shumë se disa persona, kjo për arsye të ndryshme. Përmes një artikulli të publikuar në "The Science of Us", shpjegohen arsyet përse ndodh dhe çfarë mund të bëni nëse iu krijon bezdi.

Gjendja kur njeriu djersin më shumë njihet si hiperhidrozë, gjendje kur një njeri djersin më shumë seç duhet, sipas ekspertëve, përgjegjësit kryesor janë prindërit, ose më saktë, ambienti në të cilin jeni rritur, gjatë viteve të para të jetës.

Secili prej nesh lind thuajse me të njëjtin numër gjendrash djerse, por këto të fundit maturohen gjatë dy viteve të para të jetës. Jo të gjitha gjendrat janë të afta për të prodhuar djersë (varet nga nevoja në atë moment të caktuar të jetës).

Kështu, ata që rriten në një klimë të ngrohtë kanë tendencën që të kenë gjendra më aktive djerse, sesa ata që rriten në një ambient me klimë të kontrolluar, apo në klimë të ftohtë.

Në moshë madhore, gjendrat e djersës janë të njëjtat, por vetëm një pjesë e tyre janë të afta për të prodhuar djersë. Ato janë të ndryshme në çdo individ.

Ekspertët këshillojnë se personat të cilët djersijnë më shumë duhet të ndjekin disa rregulla kryesore si;

Mësojeni veten me temperaturat e ngrohta në mënyrë graduale
Duke shtuar pak gradë herë pas here do të bëni që trupi të mësohet me temperaturën e ambientit. Nëse ekspozoheni shpesh ndaj temperaturave të larta, trupi do të nisë të përshtatet.

Pini ujë të ftohtë
Djersa e trupit është një përgjigje bazuar në temperaturën e brendshme, jo të jashtme. Ndaj pirja e ujit të ftohtë do të bëjë që ta mbani temperaturën e trupit të ulët dhe dukeiu ndihmuar që të qëndroni më të freskët e të djersisni më pak. /albeu.com
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

16th June 2016, 14:28
Pse duhet tqë flemë në krahun e majtë
Kuriozite nga bota - Faqe 2 Majte
Gjumi është procesi më i rëndësishëm në jetën tonë që ndihmon për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm. Çdo njeriut i duhet gjumi për ta pushuar trupin në mënyrë që ta mbaj veten me nivelet më të larta të energjisë. Shumë doktorë thonë se njeriu ka nevojë për të paktën tetë orë gjumë në ditë që t’i arrijë nivelet maksimale të pushimit të trupit.

Zakonisht njerëzit që bëjnë më pak se tetë orë gjumë në ditë janë të lodhur dhe në disponim të keq. Shumë studiues theksojnë se duhet të flemë në krahun e majtë nëse duam të kemi përfitime të ndryshme shëndetsore.

Arsyeja se përse duhet të flini në krahun e majtë është për shkak se stomaku dhe pankreasi do të jenë në pozicionin e përsosur për t’jua tretur ushtrimin.

Nëse qëndroni për një kohë të shkurtër në krah të majtë pasi të keni ngrënë bukë, ushqimi do të lëvizë në mënyrë natyrale përgjatë stomakut dhe enzimat pankreatike do të prodhon në mënyrë graduale.
Veç kësaj, edhe funksioni kardiak do të jetë më i mirë, pasi që më shumë se 80 për qind e zemrës gjendet në pjesën e majtë të trupit.
Edhe indianët rekomandojnë të flini në krahun e majtë nëse dëshironi të pushoni pas ngrënies, dhe kjo duhet të zgjatë 10 deri në 20 minuta. /albeu.com
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

16th June 2016, 14:29
Vetitë kuruese të panxharit
Kuriozite nga bota - Faqe 2 Panxhari2
Panxhari njihet për vetitë e tij ushqyese esenciale si hekuri, bakri, mangan, magnez, kalium dhe vitamina B, por gjithashtu është edhe burim i madh i sheqerit natyral dhe kështu i sjell mjaft përfitime shëndetësore trupit tuaj.

Hulumtuesit kanë zbuluar se panxhari rregullon qarkullimin e gjakut, ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe stabilizon presionin e ulët të gjakut, kështu duke qenë vërtetë shërues natyral.

Mbush trupin me energji:
Panxhari është mjaft efektiv në mbushjen e trupit me energji dhe rritjen e qëndrueshmërisë trupore tek të gjithë njerëzit. Një studim i bërë tek çiklistët ka rezultuar se ata që pinin lëng sheqeri kishin 15% më pak lodhje sesa të tjerët.

Nxit funksionin e trurit:
Truri juaj funksionon më mirë me konsumin e panxharit pasi përmban ‘Betainë’, një substancë që përdoret shpesh për trajtimin e depresionit dhe çrregullimeve të tjera të shëndetit mendor. Thjesht, relakson, qetëson dhe nxit funksionin e trurit.

Pastron mëlçinë:
Panxhari gjithashtu ndihmon për të pastruar mëlqinë dhe parandalon grumbullimin e yndyrës në mëlçi.

Ndihmon në luftimeve e sëmundjeve:
I pasur me vitamina dhe minerale, panxhari është një antioksidant dhe anti-inflamator i shkëlqyer që ndihmon në luftimin e disa sëmundjeve kronike.

Përmison shikimin:
Vitamina A dhe Beta-karotina, janë shumë efikas në parandalimin e degjenerimit makular dhe përmirsimin e shikimit.

Rregullon funksionin e zemrës:
Panxhari mbush mungesat e kaliumit që janë shkaktari kryesor për sulmet në tru e gjithashtu rregullon edhe funksionin e zemrës në përgjithësi. /albeu.com/ [You must be registered and logged in to see this link.]
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

29th September 2016, 13:16
– Në Skoci lindin më shumë flokëkuq se sa në krejt pjesën tjetër të botës

– Krokodili nuk e nxjerr dot jashtë gjuhën e vet

– Është e pamundur të fundosesh në Detin e Vdekur pa ndihmën e pajisjeve

– Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave

– Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga Çrregullimi i Varësisë ndaj Facebook-ut

– Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

– Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë

– Një bllok ari i pastër me madhësinë e një shkrepëseje mund të shtrohet mbi një sipërfaqe sa një fushë tenisi

– Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë

– Jetëgjatësia e një peshku të kuq të zakonshëm është mbi 20 vjet

– Kur ju hipin mornicat, qimet që ngrihen “mbërthejnë” ajrin dhe ju mbajnë ngrohtë duke mos e lejuar nxehtësinë e trupit të dalë jashtë

– Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan, miliarder dhe pjesë e Familjes Mbretërore të Abu Dabit, e ka skalitur emrin e vet në ishullin privat Al Futaisi në Emiratet e Bashkuara Arabe
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

29th September 2016, 13:17
Duhen deri në dy orë për të zier një vezë struci

– Kacabunjtë mund të jetojnë deri 9 ditë pasi u është prerë koka

– Mesatarisht zemra rreh 100000 herë në ditë duke pompuar rreth 7500 litra gjak përmes dhomëzave të saj. Një 70-vjeçari mesatarisht i rreh zemra 2.5 miliardë herë

– Qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë

– Truri njerëzor ka kapacitet të ruajë gjithçka që njeriu përjeton

– Në dhjetë minuta, një uragan lëshon më shumë energji sesa të gjitha armët bërthamore së bashku

– Rafflesia arnoldii (në foto) është lulja më e madhe në botë dhe mund të rritet sa një ombrellë

– Një tryezë pune në zyrë ka 400 herë më shumë baktere se një tualet

– Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet

– Ju mund të kujtoni vetëm katër gjëra në të njëjtën kohë

– Iluzionet optike shfaqen kur ajo çka shohin sytë bie në kundërshti me atë çka pret truri

– Duelet me armë janë të ligjshme në Paraguai, nëse të dy personat janë regjistruar si dhurues gjaku

– Persia e ndryshoi emrin në Iran në vitin 1935

– Sean Connery refuzoi rolin e Gandalfit te “Zoti i Unazave” sepse nuk e kuptonte skenarin

– Nuk mund ta gudulisësh veten, pasi reagimi është përgjigje ndaj një paniku

– Në Singapor është e jashtëligjshme të shesësh apo mbash çamçakëz
– Nga të gjitha shqisat, nuhatja është e lidhur më ngushtë me kujtesën

– Një indian me emrin Snake Manu mund të fusë gjarpërinj të vegjël – përfshirë kobra helmuese – në gojë e t’i nxjerrë nga hunda

– Shumica e buzëkuqit që femrat përdorin, përfundon në stomakun e tyre

– Femrat e kanë nuhatjen më të mirë se meshkujt

– Chanel Tapper, studente nga Kalifornia, ka gjuhën më të gjatë, 9.75 cm

– Rrahjet e zemrës mund të rriten deri në 30% gjatë një gogësime

– Shumë nga ata që e lexojnë fjalën “gogësimë”, do të gogësijnë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

29th September 2016, 13:17
Simboli i të Mirës dhe të Keqes (Yin-yang) është përdorur për herë të parë në Romë. Jo në Kinë!

– Në Zelandën e Re jetojnë pak më tepër se 4 milionë njerëz e mbi 70 milionë dele. /Tirana Observer/
Sponsored content

Kuriozite nga bota - Faqe 2 Empty Re: Kuriozite nga bota

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi