Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Predha ne gjirin e Vlores Empty Predha ne gjirin e Vlores

19th March 2008, 19:35
Predha ne gjirin e Vlores

Predha ne gjirin e Vlores Predha10
“Jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” - Sali Berisha, 17 mars 2008.
Këto predha nuk jane cmontuar kurre.

Ndersa prokuroria ka nisur hetimet per te gjetur pergjegjesit per tragjedine e Gerdecit, mijera predha te tjera te paruajtura kercenojne sigurine e shqiptareve; jane ato qe vazhdojne te gjenden ne thellesi te Gjirit te Vlores dhe qe pergenjeshtrojne ate qe ka deklaruar kryeministri Berisha pak dite me pare se “jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” ka thene Berisha ne 17 mars 2008. Keto predha nuk jane cmontuar kurre.

Predha ne gjirin e Vlores Predha11

Por ndryshe nga sa deklaroi kreu i qeverisë tv News24 ofron pamje ekskluzive qe tregojne një tjetër realitet. Vetëm pak metra larg qytetit të Vlorës, pranë distriktit detar, aty ku ndodhet një prej pikave më të bukura bregdetare, zona e ish- Kalasë, gjendet një sasi shumë e madhe predhash të hedhura që pas luftës se dyte boterore.

Telekamerat e News24 te cilat jane futur nen uje ne Vlore tregojne se sipërfaqja ku ndodhen predhat është shumë e madhe dhe e parë me sy të lirë në një metër katror aty mund të gjesh një sasi nga 20 deri në 30 të tilla dhe pamja që të shfaqet poshte është shumë e frikshme. Akoma më e frikshme është që ne te lahen njerëz. Edi, polumbari qe eshte zhytur per te marre nje nga predhat qe gjenden nen uje tregon se ato nuk ndodhen në thellësi të madhe. thellesi qe shkon 2 -4 metra thellë.

Nderkaq Qemal Toto është një nga shoferët që në vitin 1947 ka hedhur predha në këtë zonë, predha që janë mbledhur pas luftës nga depo të ndryshme. Ai tregon se në këtë vënd, vetëm në atë kohë mund të jenë hedhur rreth 70 apo 72 Zisa ushtrie të mbushur me këto municione.
Predha ne gjirin e Vlores Predha12Keto predha kane provokuar tashme dhe viktimat e para sic eshte rasti i 2 vellezerve vlonjate qe humben jeten pikerisht ne keto ujera, pasi tentuan te merrnin predha nga do te siguronin eksplozivin per te gjuajtur peshq.

Por ka patur dhe të tjera raste aksidentesh ku peshkatarë apo dhe qytetarë kanë humbur dhe gjymtyrë duke tentuar t’i zbërthejnë për t’i marrë sasinë e barutit brenda tyre apo për ta shitur për skrap, pasi pesha e tyre është e madhe. Me e vogla prej predhave peshon rreth 5-8 kilogram. Faktet tregojnë se edhe pse kanë kaluar shumë vjet municionet vazhdojnë të jenë një rrezik pasi eksplozivi i tyre është aktiv.

Qindra kilograme eksploziv jane ne dispozicion edhe te krimineleve dhe qeveria nuk ka marre asnje mase per t’i larguar dhe per t’i shkaterruar.

(News24)
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Predha ne gjirin e Vlores Empty Re: Predha ne gjirin e Vlores

21st March 2008, 13:52
skan kohe te mjaftueshme per ti largue predhat ne vlore ,qeveria se punon nate e dite qysh me dal me shar partiti tjera qe perbejn qeverin mirren me llafe te kota dhe te kafeve mund te ju thuesh prandaj do ju bjer ne mend vetem kur te pelcasin keto predha dhe te ndodhin fatkeqesit mos sod neser .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi