Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Çka asht parapsikologjia? Empty Çka asht parapsikologjia?

19th March 2008, 20:51
Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.

Anonymous
Musafir
Vizitor

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

19th March 2008, 20:52


           Shkruan: Sabir KRASNIQI

           14. II. 2008



           Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomene të ashtuquajtura “paranormale”, fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu.

           Fjala “Parapsikologji” është formuar qysh në vitin 1889, por në rrjedhën e decenieve të fundit është pranuar ndërkombëtarisht. Sot, në vend të fjalës parapsikologji, shumë shpesh e hasim edhe termin më të ri, “Psikotronik”, por që në fakt kanë të njëjtën domethënie. Më herët këto dukuri anglezët i quanin “kërkime psikike” (Psyxhicol resarch), francezët “Metapsikologji”, ndërsa prof. dr. Hans Beneder, nga Universiteti i Freiburgut, e quajti “Der sechste Sinn” (shqisa e gjashtë).

           Në mesjetë këto dukuri të pashpjeguara i quanin “magji” dhe ishin të ndaluara. Dënoheshin të gjithë ata që merreshin me to. Që nga shekulli XVI, “për këtë punë të dreqit” u gjet emërtimi më i përshtatshëm: “Okultizëm”. Fjala është marr nga libri i shkrimtares gjermane A. Neteschein. Në këtë libër flitet për forcat e fshehta të materies dhe shpirtit, ndërsa fjala ka prejardhje latine, “Okultus” - sekret, fshehtësi, diçka e fshehtë.

           Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë: “para” - pranë, “psycho” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave tona , e shpesh i tejkalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira.

           Këto dukuri ekzistojnë që nga lashtësia, por qysh në fund të shekullit XIX, dhe në rrjedh të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë.

           Parapsikologjia sot është në gjendje që disa nga ato dukuri, duke u bazuar në prova, t’i dokumentoj në mënyrë shkencore.

           Është interesant të shikohen edhe disa enciklopedi të disa shteteve, të cilat bëjnë fjalë për  dukurit parapsikologjike. Enciklopedia amerikane, botuar më 1973, jep një artikull mjaftë të zgjeruar nga prof, T. Rini, në të cilin parapsikologjia definohet si pjesë e psikologjisë. Ai jep historikun e parapsikologjisë, ofron shembuj bindës si dhe shpjegime shkencore nga kjo lëmi. Sipas tij, parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me përjetimet dhe sjelljet paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi i ngjarjeve, bioenergjia etj., të cilat janë të pashpjegueshme  e lidhën me ligjet e natyrës. Për këtë arsye ato quhen edhe shpesh paranormale, supernormale, pra aludohet se i përkasin anës tjetër, edhe pse në to nuk ka asgjë mbinormale, Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër veçse fenomene të natyrës normale.

           Enciklopedia ruse e vitit 1975 jep një artikull trefaqësh, të shkruar nga tre psikologë dhe profesor të universitetit, V. P. Zincenko dhe A. Leontijev, në të cilin thuhet se parapsikologjia bënë gjurmime në lëmin i cila kryesisht studion: 1- Formën e ndjeshmërisë, e cila mundëson aftësinë e marrjes së informatave, të cilat nuk janë të shpjegueshme për shqisat tona organike; 2- Format e përshtatshme të veprimit të krijesave të gjalla në paraqitjet fizike, të cilat zhvillohen jashtë organizmit, pa forcën e muskujve.

           Enciklopedia franceze e vitit 1967 shkruan: “Parapsikologjia është disiplinë që studijonë fenomene paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi, parandjeshmëria etj. Shumë mashtrues janë futur dhe e kanë shkatërruar këtë lëmi, të cilës shkencëtarët ia kanë kthyer shpinën, duke e lënë si fushë të hapur për manipulime të sharlatanëve”.

           Enciklopedia jugosllave e vitit 1961 shkruan se parapsikologjia është pseudodituri për fenomenet e okultizmit, ndodhitë shpirtërore, të cilat shkenca e sotme nuk mund t’i sqarojë.

           Në enciklopedinë shqiptare nuk ka shënime fare për parapsikologjinë!

           Sipas shënimeve, sot më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiojnë dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute për parapsikologji, të pavarura ose pranë universiteteve, diku edhe në rang  fakultetesh. Në botë, sot, janë botuar me mijëra libra dhe artikuj të shumtë gazetaresk, që flasin mbi këtë lëmi.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

19th March 2008, 20:52
Midis shkrimtarëve dhe personaliteteve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri, gjenden edhe emrat e Albert Ajnshtajnit, Moska Plonkes, Anrije Brenksonit, Artur Shopenhauerit, J.V. Gëtes, Kami Flamarit, Karl G. Jungut, I. J. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor. Një zbulim epokal në lëmin e parapsikologjisë e bëri shkencëtari rus, Sejman D. Kilirian (bashkë me të shoqen). Ai kah fundi i viteve të 60, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë “aurën”, energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla.

           Parapsikologu amerikan, prof. D. Rajn, në librin e tij shkencor, “Shpërndarja e shpirtit të njeriut” shkruan: “Është e pikëllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do e njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe”.

           Duke iu falënderuar punës kërkimore të këtij shkencëtari, u zgjerua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe kjo fushë u përfshi në shumë universitete, si p.sh. në universitetet e SHBA-ve, Anglisë, Holandës, Gjermanisë etj. Në Gjermani është i njohur prof. Hans Beneder. Përveç këtij në këtë shtet duhet përmendur edhe tre profesorë: E. Jance, nga Marburgu, prof. P. Jordan nga Hamburgu dhe filozofin H. Drischi, i cili qysh në vitin 1932 shkroi librin për parapsikologjinë.

           Në Amerikë, përpos D. Zh. Rajnit njihet dhe psikologu eminent, V. M. Dungel si dhe fiziologu me famë botërore, Kurt Djukas. Në  Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. Oliver Lodzh. Në Holandë, udhëheqësi kësaj dege është prof. V. N. Tenacet, ndërsa në Suedi është prof. Jon Bjenhen. Në Francë me parapsikologji u muar, për kohë të gjatë, psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sharl Risha. Kohëve të fundit kjo degë filloi të shtrihet edhe në Evropën Lindore. Në Rusi, shkencëtari më i njohur në këtë drejtim është psikologu, I. I. Vasiljev, i njohur gjithashtu, si hipnotizues me famë botërore, si dhe M.  Ryzel, i cili emigroi në SHBA dhe tash punon në Institutin për Kërkime të Natyrës Njerëzore. Janë të njohura fjalët e tij: “Civilizimi i sotëm i largon njerëzit nga jeta e brendshme e tyre”.

           Në Austri, para ca kohësh, u paraqit libri i psikologur Georg Grodek, një ndër ithtarët e S. Frojdit dhe themelues i mjekësisë psikosomatike (psikofiziologjike) me titullin e çuditshëm “Libri mbi ES-in”. “ES” në gjermanishte do të thotë: “kjo”, “këtë”. Dr. Grodek-u thotë se trupi nga vetja nuk mund të sëmuret, sepse ai pa psiken është i vdekur. “ES”, që ai  e përmend, është forca e cila na shtynë të punojmë, të mendojmë dhe na mundëson të jetojmë të shëndoshë, por njëkohësisht edha na i nxit sëmundjet. Me analiza duhet të zbulohet faktori i konfliktit dhe me largimin e tij të pamundësojmë shkatërrimin e të sëmurit.

           Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

27th February 2014, 16:46
SI E KONTAKTOVA UDHËRRËFYESIN TIM SHPIRTËROR? 
 
17 nëntori i vitit 200… do të jetë për mua një ditë e paharruar, e cila, seriozisht vuri në sprovë të gjitha mësimet e gjertanishme në rrugën time të filluar të vetëngritjes shpirtërore. Ajo çfarë përjetova atë ditë, denjësisht më ngjalli dyshimin se mos vallë isha në rrugën e çmendurisë.
Çfarë kishte ndodhur vërtetë me mua atë ditë?!
Një mbrëmje, praktikoja meditimin e zakonshëm rutinor, në qetësinë e plotë mentale, si “flesh” figurë e qartë psikike, m’u parafytyrua pamja e një plaku të moshuar, kokë tullace, me mjekër dhe flokë të varura anash në formë të fijeve të parregullta, që të krijonin përshtypjen se nuk ishin krehur kaherë. Ishte kjo një figure e njohur për mua. Ishte disi, si ajo fotografi e Leonardo da Vinçit nga Libri i Enciklopedisë. Po, po ishte vetë Leonado. Ai i njëjti si nga Enciklopedia. Në parafytyrimin tim, figura u shfaq aq e qartë sikur t’ ishte vërtetë i gjallë. Para se të zhdukej, tek ai regjistrova një buzëqeshje të lehtë që shprehte disponimin e tij miqësor. Këtë veprim e identifikova si porosi: të mos kem fikë dhe se ai është miku im.
Ky parafytyrim zgjati fare pak, mund të thuash vetëm disa sekonda, por rrënjosja e pamjes së plakut në kujtesën time nuk më linte të qetë me ditë të tëra.
Pranoj se në fillim u frikësova. Aq shumë isha frikësuar, saqë më lindën disa dyshime të çuditshme: m’u paraqiten halucinacionet... ndoshta diçka nuk është në rregull me mua... mos vallë kam filluar të çmendem?...
U desh të përmbahem!
Duke i dhënë pandërprerë vetes sugjestione pozitive, me një vetëkontroll të shpejtë, mënjanova këto zëra, të cilat i cilësova si provokacione të EGO-s .
Gjatë disa seancave të ardhshme të meditimit, sërish e kërkova parafytyrimin e Leonardos, por, çuditërisht, përpos disa konturave të paqarta, ai nuk m’u paraqit më si herën e parë.
Këmbëngula që në asnjë mënyrë të mos heq dorë nga ky qëllim. Patjetër duhet provuar një herë, edhe një herë... gjithnjë sa të arrij cakun e duhur. Një ditë, derisa meditoja në qetësi, sërish m’u paraqit qartë figura e kërkuar. Në krahasim me herën e parë, tani Leonardo në parafytyrimin tim qëndroi më gjatë, dhe unë kisha më tepër kohë që ta analizoja dukjen dhe detajet e mënyrës së paraqitjes së tij.
Me një përqendrim të koncentruar të vëmendjes, vërejta se dalja e kësaj pamjeje psikike gufonte nga një amë, shkëndijë e vogël drite me ngjyrë të verdhë ari, e cila gradualisht rritej, duke u qartësuar si pamje e gjallë fizike. Kuptohet, ishte kjo vetëm një personifikim i figuracionit konkret në psikën time që unë në fakt e përjetoja sikur ajo edhe vërtetë të jetë prezentë.
Leonardo më shikonte drejt në sy. Këtë shikim e cilësova si “shikim fascinues”. Pasi m’i kishte ngulitur sytë thellë në rrënjëzën e hundës, nga buzët e tij, që si kontura më të shprehura dallonin prej qimeve të mustaqeve dhe mjekrës, përjetova qetësisht jehonën e fjalëve:
- “Mos u frikëso! Unë jam miku yt i vjetër!”.
Këto fjalë i dëgjova tejet të qarta. Më pastaj, gradualisht, qartësia e figurës filloi të zbehej, duke humbur tërësisht.
Gjatë meditimit të mbrëmjes doja ta takoja sërish. Ashtu edhe ndodhi. Gjersa isha në dhomë, u ula këmbëkryq në tokë dhe me shpinë të drejtë. Duart i kisha në prehër. Ishte kjo një pozitë e zakonshme që e praktikoja rregullisht gjatë seancave të meditimit. Para se t’i mbyllja sytë, këtë herë, përballë vetes vendosa një qiri të ndezur. Flakën reflektuese të saj e fiksova me sy disa minuta. Ritualin me qirinj qëllimisht e futa në praktikën time meditative si risi, sepse më nevojitej asociacioni i pikës shndritëse ngjyrë ari, nga e cila, si shkëndijë në rritje, duhej të paraqitej figura e kërkuar e Leonardos.
Arti i të vepruarit me qiri të ndezur pati sukses. Posa e fiksova me koncentrim disa minuta, mbylla sytë dhe para vetes parafytyrova këtë dritë që në intervale vinte e rritej. Derisa në mendje ndjeja rritjen graduale të formës së flakës, shpejt e dëshirova para vetes pamjen e Leonardos, që m’u shpreh qartë. I ardhur në këtë gjendje, isha plotësisht i qetë dhe e shikoja me vëmendje krijesën e mrekullueshme që paraqitej. Kësaj radhe, çuditërish e pashë edhe me trup. Ishte në mes si një siluetë e mjegulluar në formë vezore. Qëndronte i stepur në vend, duke m’i ngulitur sytë. Pas disa sekondash filloi të lëvizë, së pari dorën e djathtë, duke e
drejtuar me gishtin tregues kah qielli dhe, pastaj, ngadalë, me dorën e majtë poshtë, duke treguar me gisht tokën.
U bëra plotësisht vrojtues neutral dhe lejova që gjërat të shkojnë me rrjedhën e vet.
Heshtje!
Pas disa sekondash, nga buzët që më buzëqeshnin, dallova fjalët:
“Ashtu siç është lart është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...!“
Këtë e kuptova si një porosi, që tentonte të ma jepte.
- Duhet të jetë një porosi e rëndësishme - mendova. U koncentrova edhe më tepër në domethënien e këtyre fjalëve, por, në moment ai u zhduk shpejt nga qartësia e parafytyrimit tim.
Patjetër se duhet të jetë një porosi e rëndësishme.
“Ashtu siç është lart, është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...“
Edhe pse e lodha kot mendjen, nuk kisha ide se çfarë dëshironte të më porosiste me këtë gjestikulacion. Gishti tregues lart në drejtim të qiellit dhe gishti tregues i dorës tjetër poshtë, në drejtim të tokës!?
Sido që të jetë, u ndjeva i kënaqur. Pas një muaj tentimesh të njëpasnjëshme, ai përsëri u shfaq i qartë në parafytyrimin tim.
E quajta mik dhe besova se ishte ashtu.
Miku im Leonardo? Udhërrëfyesi im!
Në të ardhmen, kontaktet e mia me Leonardon u shpeshtuan dhe përherë ndjeja kënaqësi të veçantë kur e parafytyroja. Ai filloi të bëhet çdo ditë i pranishëm tek unë dhe unë, pa ndonjë vështirësi, shkëmbeja mendime me të. Tek paraqitja e këtij parafytyrimi vetëm një karakteristikë ishte specifike: ai, edhe pse dukej sikur fliste, kurrë nuk e bënte këtë aq gjatë. Fjalët e tij ishin të shkurtra. Rëndomë me: “po”, “jo”, “mirë!”, “tani”, etj. Por, ndonjëherë Leonardo dinte që pyetjeve të mia vetëm t’u buzëqeshte, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete.
Duke i vrojtuar me vëmendje në të ardhmen, edhe vetë u binda në praktikë se pohimet apo mohimet e Leonardos si përgjigje ishin tërësisht të sakta. Andaj, më nuk kisha fare arsye të dyshoja në to.
Me kalimin e kohës, fillova seriozisht të merrem me mundësinë e qartësimit racional të domethënies së fenomenit Leonardo, shkaktarin e dukjes së tij në parafytyrimet e mia dhe deshifrimin e porosive që m’i bënte. Konsultova disa literatura profesionale që disponoja dhe i tërë rezultati i këtij hulumtimi përfundonte në vërtetësinë e dyshimit që veç ishte formuar në mua, se unë vërtetë kisha përjetuar halucinacione.
Edhe pse, në njëfarë forme, të gjitha parasimtomat anonin kah diagnoza e ekzistimit të elementeve halucinoze në mua, nuk më kënaqte ky vlerësim. Intimisht isha i sigurt se shfaqja e parafytyrimit të qartë të Leonardos e kishte edhe kuptimin e vetë irracional?
Një mëngjes, rrugës, derisa shkoja në punë, papritmas, së pari në mendime, dhe më pastaj, gradualisht duke u qartësuar si parafytyrim, m’u shfaq figura e njohur, e cila më shikonte drejtpërdrejt në sy dhe i buzëqeshur si çdoherë. Për një çast mbretëroi një heshtje e shkurtër dhe më pas ndjeva jehonën e fjalëve: “Unë jam TI në TY, kupton, TI në TY dhe asgjë tjetër...”
U stepa në vend. Pas përsiatjeve të gjata, këto fjalë ishin asociuse, që më mundësuan në mendje ta ndjej zbardhjen e përgjigjes që kaherë e prisja. I ngazëllyer nga ky zbulim, duke trokitur me shuplakën e dorës në kokë, brohorita:
- “ E U R E K A !” Si nuk më shkoi mendja? Leonardo është intuita ime. Po, pra, INTUITA ime e cila ka filluar t’i thejë barrierat e pengesave të EGO-s, duke m’u paraqitur përmes formës së re si një shprehje e fërkimit, mes dëshirës së flaktë që të komunikoj me të, nga njera anë, si pjesë racionale dhe e vetëdijshme e shpirtit, dhe nga ana tjetër, e principeve shprehimore dominuese materiale të rrënjosura në bindjet e mia. Produkti i ri nga ky fërkim, pra, ishte zëri i intuitës sime që fliste përmes Leonardos në mua.
Ndjeva një gëzim të papërshkuar. Së pari, për shkak se klinikish isha normal. Çdo dyshim për mundësinë e ekzistimit të simptomave patogjene halucinoze në mua, ishte tretur. Përgjigjja ishte e qartë dhe racionale: Me Leonardon si ndërmjetësues, unë tanimë kisha tejkaluar barrierat e kontaktit të papenguar të pjesës sime të vetëdijshme me atë të nënvetëdijshme. Zakonisht intuita komunikon me sinjalet e ndjenjës së caktuar si përjetim shpirtëror, por këtë herë, jo edhe rastësisht, me mua komunikonte përmes personifikimit si percepcion fizik. Unë, si krijesë e dualitetit trup - shpirt, në nivelet e caktuara të zhvillimit tim mental, përmes ushtrimeve të pandërprera të teknikave shpirtërore, në ndërtimin e komplikuar të sistemit tim nervor, kam stimuluar aktivizimin e disa qendrave të heshtura funksionale.
Kështu të paktën ishte shpjegimi im.
. Leonardo, pra, është zëri i potencialit tim të pastër, që në realitetin objektiv shprehet si personifikim përmes ndjenjës së dukjes tredimensionale.
Por, pse kjo figurë misterioze e Leonardo da Viçit me atë pamje sikurse nga një vizatim i tij kur ishte në vitet e moshuara?
Pse pikërisht prototipi i Leonardo da Vinçit nga perioda e renesancë mesjetare? Mu këtij personaliteti, emri i të cilit ishte shënuar me shkronja të arta në historiografinë e mendjes gjeniale njerëzore të të gjitha kohëve?
Nuk më kujtohej të kisha lexuar diç kohën e fundit ose për çfarëdo arsye të isha marrë më me përkushtim me Leonardo da Vinçin, edhe pse, pa dyshim, vërtetë kisha një konsideratë të jashtëzakonshme për veprën e tij të madhe dhe mençurinë e rrallë enciklopedik të cilën e dispononte për kohën e vet.
E lodha gjatë veten me këto mendime të shkakut, por nuk kisha ndonjë përgjigje që do të pranohej si shpjegim adekuat dhe i arsyeshëm...Dhe këtë përgjigje nuk e kam as sot...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

27th February 2014, 16:46
VASHËZA ISHTE GJYSHJA 

 
Kur fliste për jetën e vet të mëparme, Kumkumi shpesh kërkonte: “Më quani Sunari”, që do të thotë “e bukur”. Babai i vajzës, mjek me profesion, dëshironte të vinte gjer tek e vërteta, dhe më 1959, në Urdu Bazar zbuloi farkëtarin e ashtuquajtur Masri Lat dhe i cili e kishte djalin me emrin Guri. Nëna e tij quhej Sundari, por ai e shqiptonte Sunari.
Tri raste të kujtimit spontan të jetës së mëparshme, të cilët as skeptikët më të mëdhenj nuk mundën t’i vënë në dyshim dhe u bënë objekt hulumtimi i shumë grupeve shkencore.
Sukula Gupta, atë kohë vashëz 18 vjeçare nga fshati bengaloperëndimor Kampa, në vitin 1995 filloi të përkundte jastëkun e vet dhe të thërriste Minu. Kur e pyetën se kush ishte ajo Minu, Sukla u përgjigj: “Vashëza ime”.
Gjatë këtyre tri vjetëve, vashëza shpesh i fliste familjes për burrin e saj, për vazhëzën dhe për jetën që e kishte kaluar së bashku. Pohonte se është quajtur Mana dhe se burri i saj ende jeton me vajzën dhe Minu, si dhe me vjehrrin e saj Ktheten e Karunin në qytetin Bhatpara, larg tyre 17 km, dhe atë në pjesën e qytetit të quajtur Rathal.
Sukla i luti që ta qonin gjer në Rathal, por jo, familja e saj nuk kishte dëgjuar për atë vend. Sukla u tha se ajo ka për t’u treguar rrugën. Më në fund, babai i saj vërtetoi se Rathali vërtet ekzistonte dhe se atje vërtetë jetuaka dikush me emrin Ktheta. Dhe siç treguan kërkimet, Ktheta kishte renë që quhej Mana. Ajo kishte vdekur para disa vitesh dhe kishte lënë pas vetes vajzën e vogël me emrin Minu.

I njihte të gjithë

Në verën e vitit 1995 Sukla erdhi me familje në Rathal. Ua tregoi rrugën gjer te shtëpia e (ndoshta) vjehrrit të saj dhe i identifikoi të gjithë ata njerëz për të cilët fliste me vite. Ishte jashtëzakonisht çudishkaktuese, sidomos kur vjehrrin e vet, të cilin të gjithë e quanin Kutu, e quajti me emrin e vërtetë Karun. Madje as fqinjët me të afërm nuk ai dinin atë emër.
Sukla njohu shumë objeket të shtëpisë dhe gjeti arkën me rrobat dhe lojërat e Manës. Hulumtimet shtesë për këtë rast në të dy familjet treguan se nuk mund të bëhej fjalë për kurrfarë mashtrimi.
Rasti i Suklës është një ndër qindra rastet e shënuara në materialet e Jan Stivensonit, profesor universiteti në Virgjinia, i cili mëse njëzet e pesë vjet merret me rastet e kujtimit të fëmijëve për jetërat e mëparshme...

I ngjashëm është rasti edhe me Kumkum Vernën.

Kumkum Verna, e lindur më 1955, kur e kishte lëshuar fshatin e saj në Bahara, larg rreth 40 km nga Darhangu në Bangladeshin e sotëm. Kur kishte tri vjet e gjysmë, filloi të fliste për jetën e mëparme. Kinse kishte banuar në Urdu Bazar, një pjesë e qytetit Darbhang dhe se ishte e martuar për një farkëtar. Djali i Kumkumit, Masri Lat, po ashtu u bë farkëtar dhe i fali një nip me emrin Guri Dhankar. Kumkumi insistonte se gjatë një konflikti me të renë, ishte e helmuar.

Më quanin Sunari
Kur fliste për jetën e vet të mëparme, Kumkumi shpesh kërkonte: “Më quani Sunari”, që do të thotë “e bukur”. Babai i vajzës, mjek me profesion, dëshironte të vinte gjer tek e vërteta, dhe më 1959, në Urdu Bazar zbuloi farkëtarin e ashtuquajtur Masri Lat dhe i cili e kishte djalin me emrin Guri. Nëna e tij quhej Sundari, por ai e shqiptonte Sunari.
Masri Lat vërtetonte të gjitha të dhënat që pohonte Kumkumi. Sundari ishte e lindur më 1900: kishte lindur dy djem, prej të cilëve njëri quhej Masri Lat. Pesë vjet pas vdekjes së burrit të vet, është martuar për të dytën herë. Kjo nuk ishte martesa e lumtur dhe më në fund Masri Lat erdhi në përfundim se njerku kishte shpërdorur të hollat e familjes. E kishte akuzuar në gjyq më 1950 dhe kishte sjellë si dëshmitar nënën vet. Sakaq, ajo befas vdes para fillimit të gjykimit.
Kjo në hollësi të tëra nga jeta Sundarit, të cilat Kumkum i përshkruante, u vërtetua nga hulumtues të pavarur. Nuk mund të vërtetohej kurrfarë motivi i rrejshëm për refinimin e komunikimit, e as që dy familjet ishin më parë në lidhje.

Ishte djalë
Gnanatileka Badevitane - e lindur më 1956 në Shri Lanka. Kur i kiste dy vjet, për çudinë e prindërve të saj, pohoi se kishte nënë dhe baba tjetër të cilët ishin nga jeta e saj e mëparshme. Ajo plotësisht dhe saktë e përshkruante fshatin e saj të lindjes Talavakete, larg 25 km. Po ashtu, sillte emrat e dy vëllezërve të vet të mëhershëm dhe të disa motrave. Ajo vetë, siç thoshte, ishte djalë.
Priftit, që dëgjoi rrëfimin e Gnanatilekës, kërkonte ta gjente familjen që ajo e përshkruante. Pesmbëdhjet muaj para lindjes së Gnanatilekës kishte vdekur një prej fëmijëve të tyre, dhe atë djaloshi me emrin Tilekaratne, kurse më 1961 u morën vesh që Gnanatileka të takohet me ata njerëz në Talavakel. Dhe vërtetë, Gnanatileka njohu shtatë persona nga familja e Tilekartneut, si dhe dy banorë të fshatit, që i takoi në një grumbull njerëzish. E përqafoi miqësisht nënën e vet të mëparshme (nga jeta e kaluar) dhe mësuesin e dikurshëm, të cilin e donte shumë shkaku i mirësisë së tij. Sipas disa anëtarëve të familjes, tregonte të njëjtat prirje dhe antipati si dikur Tilekrateu.
As në këtë rast, Stivensoni nuk mundi të gjejë motiv për mashtrim, as të zbuloj kontakte të mëhershme në mes të familjeve. Gnanatileka sigurisht e fliste të vërtetën.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

27th February 2014, 16:48
FSHEHTËSITË E VALLËZIMIT MBI ZJARR
Çka asht parapsikologjia? DanceFire

Për vet ecjen mbi zjarr janë shkruar shumë fjalë. Mirëpo, akoma mbetet pyetja e hapur se a do të jenë në gjendje njerëzit e shkencës për “kërcimin fantastik” të bëhen edhe njerëz të njohjes, në kuptimin gnostik dhe iniciatik. Për këtë është e nevojshme shumë më tepër se të merresh thjesht me shkencë, nevojitet transformim apo rilindje metafizike. Në makinerinë e tashme kuantitative të shkencës, që e tëra është e kthyer kah dobitë, shkencëtarët janë, në të vërtet, vetëm njerëz të fuqisë, pak a shumë të vetëdijshëm për këtë dhe me të cilët, si të tillë, manipulohet. Etika e “objektivitetit shkencor” nuk sjell domosdoshmëri kah Urtësia.

Njeriu i përsosur arrin aftësi me zhvillimin e forcës mistike, e cila është e lindur në të. Ajo forcë është e vendosur në pesë organe të njeriut - LATAIF. Me aktivizim e atyre qendrave të fshehta, njeriu fiton aftësi të pabesueshme, madje edhe këmbëzbathur të ecë nëpër zjarr. Ç’është në të vërtet, “vallëzimi mbi zjarr”? Është magji rituale e Lindjes mistike që është bartur edhe në Perëndim para më pak se 100 vjetësh. Në fillim i bëheshin flijime “zotit të zjarrit”, kështu që në Indi para 3000 vjetësh filluan me tentime për ta mposhtur këtë “zot”. Që njeriu këmbëzbathur të kalon “tepihun e prushtë”, të gjatë 4-5 metra dhe me temperaturë prej 900°C, duhet së pari ta përgatit shpirtin. Thash shpirtin, e jo trupin! Si pjesëmarrës i ritualit dhe njohës i magjisë, ndiej përgjegjësi që për këtë dukuri t’ju njoftoj me kompetencë. Përsërisë, tërë rituali bëhet me shpirt e jo me trup. Shpirti është ai abstrakt i amshuar i pafundësisë së jetës, trupi është vetëm instrument i tij - automjet në këtë botë fizike. Pjesëmarrësit e ritualit mblidhen me zemra të “hapura”, të rilindur, të vetëdijshëm që jetojnë jetën shoqërore me penjtë mistik të gërshetuar të kozmosit. Ata duhet të heqin dorë nga qëllimet egoiste. Duhet të pastrojnë shpirtin dhe të përgatiten për atë ecje.

Më herët, për përgatitjen e ecjes mbi prush, ushtrohej tri ditë (tek mjeshtëri ku kam marrë pjesë unë), ndërsa në disa vende të lindjes, nën mbikëqyrjen e mjeshtrit me përvoja të jogës, ky ritual zhvillohej brenda një dite. Ky sistem i përshpejtuar është bartur edhe në Perëndim, e edhe tek ne në Kosovë, ku dy rituale e fundit të ecjes mbi prush, janë praktikuar brenda ditës. Siç thash, duhet të përgatitet shpirti. Armiku më i madh i saj është egoja! Atë ndonjëherë duhet “vrarë” - ngadhënjyer. Më kujtohen fjalët e një urtaku: “Trimëria më e madhe është të ngadhënjesh veten, ejo mijëra armiq”. Nëse pjesëmarrësi i ritualit të zjarrit ngadhënjen mbi egon e vet, atëherë ai merr fitoren edhe ndaj zjarrit. Njëri prej ushtrimeve të domosdoshme është edhe kjo: pjesëmarrësit duhet ta bindin veten se janë më të fortë se zjarri. Një nga një, me zë, p
ërsërisë mantren: “Do të kem sukses! Unë duhet të kem sukses!” Nëse ushtrohet në mënyrë të rregullt, pas përafërsisht gjysmë ore, egoje duhet të tërhiqet edhe njëkohësisht, trupi do të mbulohet me mbështjellësin energjetik - aurën.
Pason pastrimi i shpirtit. Teknika është e thjeshtë: në copëza letra pjesëmarrësit e ritualit “vallëzimi mbi prush” shkruajnë të gjitha ato që u kujtohen gjatë jetës; vetëm ato që mendojnë se kanë vepruar keq, lëngimin nga sëmundjet, etj.

Copëzat e tilla të shkruara, kryesisht me gjëra negative dhe ato që e mundojnë personin, hedhen në zjarr. Kjo është sa i përket flijimit në zjarr, mu sikur në Indinë e lashtë, sepse zjarri duhet “pranuar” flijimin, sakrificën. Flijimi i këtillë gjithsesi është më i mirë nga viktima e gjallë ose trupi juaj, apo jo? Të pastruar në këtë mënyrë dhe me ndihmën e disa ushtrimeve tjera mentale, pjesëmarrësit i afrohen dhe përurojnë ndezjen e zjarrit. Tepihu prej prushi për disa orë bëhet gati për përdorim. Temperatura prej 900.1000°C është e padëmshme për pjesëmarrësit e ritualit. Ata mbahen dorë për dore rreth zjarrit, duke shikuar në të, dhe më zë shqiptojnë matren: “OM”. Në atë moment ata kanë ndjenjën se nëpër trup u qarkullon një energji e këndshme që e largon frikën. Në fund pason finalja: mjeshtri jep urdhrin që të zbathen të gjithë dhe t’i përvjelin këmbëzat e pantallonave deri në gjunjë. I pari ecën mjeshtri. Ndalet para zjarrit me duart lartë, lutet dhe kalon, ku në funt të tepihut të prushtë pret me radhë pjesëmarrësit tjerë që ndjekin lëvizjet dhe lutjet e tij. Pjesëmarrësit e përgatitur në këtë mënyrë, që ngadhënjyen egon dhe frikën, janë të mbështjell me një energji të panjohur, e cila i mbron nga zjarri, të gjithë pas kalimit të shëndosh, pa asnjë djegie. Ndjenja e ecjes mbi prush është fantastike dhe ndjenjë se janë rilindur, se prej vetes kanë shkarkuar qindra kilogram. Çdonjëri pas kalimit ndjehet më i shëndosh, në shpirt dhe trup. Për vet ecjen mbi zjarr janë shkruar shumë fjalë dhe kishte tentime të shpjegimit shkencor, pa marr parasysh shkallën e zhvillimit të aparateve shkencore. Mbetet, kuptohet, pyetja e hapur se a do të jenë në gjendje njerëzit e shkencës për “kërcimin fantastik” të bëhen edhe njerëz të njohjes, në kuptimin gnostik dhe iniciatik. Për këtë është e nevojshme shumë më tepër se të merresh thjesht me shkencë, nevojitet transformim apo rilindje metafizike. Në makinerinë e tashme kuantitative të shkencës, që e tëra është e kthyer kah dobitë, shkencëtarët janë, në të vërtet, vetëm njerëz të fuqisë, pak a shumë të vetëdijshëm për këtë dhe me të cilët, si të tillë,
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

27th February 2014, 16:49
[size=21.3333]Si e kuptova se kam vdekur  [/size]

 
Parapsikologjia, si njohuri e re shkencore në formim e sipër, që merret me studimin e fenomeneve të ndryshme paranormale dhe jashtëshqisore, kohëve të fundit pasurohet edhe me një segment specifik të fushës së saj të gjerë kërkimore - fenomenin "nde" (shkurtesë nga anglishtja: Near Death Experience - Eksperienca "Afër vdekjes"), që kanë të bëjnë me dëshmitë gjithnjë e më të shpeshta të përjetimeve të shumë njerëzve, pas kontakteve të afërta me vdekjen.

▪ Decenieve të fundit, mjekët dhe shkencëtarët ballafaqohen me rastet e jashtëzakonshme që nuk mund të shpjegohen me njohuritë tona ekzistuese të shkencës bashkëkohore.

Konkretisht, fjala është për përjetimet mrekulluese të individëve të shumtë, pas gjendjes së komës, vdekjes klinike, transit psikik... pra, pas përjetimit të ndjenjës "në kufi të vdekjes" dhe të rikthimit të sërishëm në jetë. Edhe pse instrumentet tejet të ndjeshme medicinale, në ato momente nuk shënonin asnjë aktivitet të vetëdijshëm të trurit, dëshmitarët, pas kësaj gjendjeje, ktheheshin me rrëfimtarë të fascinuar të përjetimeve të ndryshme, që krahasuar me rastet e njëjta të izoluara nga vendet e ndryshme të botës, këto rrëfime në mes veti kishin përmbajtje analoge. Rasti më i popullarizuar i këtij lloji në botë është ai i Beti Idit, e cila, eksperiencën personale të përjetuar të fenomenit "NDE", e ka përshkruar në veprën e vet të njohur: "Në përqafim të dritës", vepër kjo "bestseller" në SHBA, e shitur në 5 milionë ekzemplarë. Beti Idi është një grua psikikisht dhe fizikisht normale, e cila kishte jetë të zakonshme. Ishte nënë e shtatë fëmijëve dhe me burrin e saj jetonte në harmoni bashkëshortore. Në moshën tridhjetë vjeçare, qe e detyruar t'i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik. Menjëherë pas operimit, derisa pushonte në shtratin e kurimit pas operativ, papritmas fillon të ndiejë se si trupi i saj bëhej i lehtë dhe bie në komë.
"... Aty për aty shpirti im çrrënjoset nga gjoksi dhe fillon të ngrihet lart..." shkruan Beti në veprën e saj. "Ndjenja e parë në atë moment ishte një lehtësim i këndshëm. Nuk vërejta asgjë që do të dukej jonormale. Nuk kishte asgjë të panatyrshme në atë përjetim. E mbushur përplot me ndjenjën e lirisë së pakufishme, ndjeva se fillova të ngrihem në lartësinë e tavanit. Nga kjo lartësi, vërejta në shtrat një trup të shtrirë. U bëra kureshtare ta zbuloj se kujt i takon ky trup dhe u lëshova poshtë. E njoha! Qe imi! Menjëherë, në atë çast kuptova se isha larguar nga jeta. Kisha vdekur! Nuk u dëshpërova. Përkundrazi u ndjeva e lumtur. Tripi im, që ishte i shtrirë aty poshtë, m'u duk si një rrobë e vjetruar që e kisha braktisur. Nuk kisha më as dhembje pas operative, që, sa isha në trupin tim, qenë tejet të forta. Isha e kapluar tërësisht nga ndjenja e gëzimit, sepse unë tanimë isha trup tjetër, pa peshë dhe tejet të lëvizshëm!".

Më pas, siç e përshkruan Beti në veprën e saj, në praninë e afët u paraqitën tri silueta që dukeshin si të pleqve dhe u prezantuan se vijnë nga "e kaluara e përhershme".

"E njoftojmë që ka vdekur e re, duke e inkurajuar se nuk do të brengoset për këtë". Me të kuptuar se tanimë, vërtet, ishte e vdekur, Betit, në atë moment, i kujtohen bashkëshorti dhe fëmijët. Pasi vëren se mund të lëvizë, furishëm drejtohet kah shtpia e saj. Në atë çast, në sallonin e shtëpisë së tyre familjare, e shikon burrin dhe fëmijët se si pa brenga kryenin veprimet e zakonshme ditore. Aty për aty tenton të depërtojnë dhe të hulumtojë në thellësinë e shpirtit të tyre. Në këtë zhytje, te çdonjëri, veç e veç, vëren se në fluidet eterike si mbështjellëse të trupit të tyre të quajtur shpirt si klishe, paraprakisht, ishin të kalitura fatet e tyre. Pasi u sigurua se ardhmëria e të dashurve të saj ishte e mirë, u ndje e lumtur. Më pas nga largësia dëgjon një tingëllimë sikur të këmbanave të vogla. Aty për aty, një forcë e madhe tërheqëse e shpie kah një hapësirë thellësie që ngjante si tunel, në fundin e të cilit, ajo sheh një dritë verbuese. Gjatë këtij udhëtimi që ndodhi me një shpejtësi marramendëse, nuk ishte e frikësuar fare, sepse ajo që e kishte përmbushur atë hapësirë të atij tuneli ishte ndjenja e fortë e dashurisë.
Si u transformua shpirtërisht?

Sikur tek Beti, ngjashëm edhe me tregimet e tjera të dëshmitarëve të ndryshëm, me të arritur në fund të tunelit të errët, nga shihej drita e fortë, paraqitet një figurë flakëruese drite, me kontura të qarta të një plaku me mjekër të gjatë, të cilit mund t'i bëheshin pyetja për shumë gjëra të paqarta nga situata. Atë, ajo krijesë flakëruese drite në formë plaku, pas shumë këshillave dhe udhëzimeve të tjera të bëra, e njofton se duhet të kthehet në tokë, sepse ende nuk i kishte ardhur koha ta braktiste jetën materiale, me kusht që tani e tutje duhej ta ndërronte në tërësë mënyrën e zakonshme të të jetuarit dhe të menduarit. Kështu, Beti kthehet në spital, hyn në trupin e saj të shtrirë në shtrat dhe zgjodhet nga gjendja e përcaktuar prej mjekëve si "vdekje klinike".
Si u transformua shpirtërisht?

Sikur tek Beti, ngjashëm edhe me tregimet e tjera të dëshmitarëve të ndryshëm, me të arritur në fund të tunelit të errët, nga shihej drita e fortë, paraqitet një figurë flakëruese drite, me kontura të qarta të një plaku me mjekër të gjatë, të cilit mund t'i bëheshin pyetja për shumë gjëra të paqarta nga situata. Atë, ajo krijesë flakëruese drite në formë plaku, pas shumë këshillave dhe udhëzimeve të tjera të bëra, e njofton se duhet të kthehet në tokë, sepse ende nuk i kishte ardhur koha ta braktiste jetën materiale, me kusht që tani e tutje duhej ta ndërronte në tërësë mënyrën e zakonshme të të jetuarit dhe të menduarit. Kështu, Beti kthehet në spital, hyn në trupin e saj të shtrirë në shtrat dhe zgjodhet nga gjendja e përcaktuar prej mjekëve si "vdekje klinike".

Vazhdon të jetojë, por jo më si Beti e dikurshme, por e transformuar shpirtërisht.
I nxitur nga dëshmitë e shumta dhe nga përshkrimet tërësisht analoge të personave të ndryshëm anë e këndej botës, mbi përjetimet e tyre pas gjendjes së komës, transit psikik, vdekjes klinike..., dy shkencëtarë të mirënjohur amerikanë, autorë të veprës së famshme dhe më e lexuar "Jeta pas jetës", Dr. Kened Ring dhe Rajmond Mudi, formojnë Shoqatën e parë ndërkombëtare në botë për hulumtimin e fenomenit "NDE" (shkurtesa nga anglishtja: near death experience-eksperienca "afër vdekjes"), Dr. Kened Ring, profesor i psikologjisë në Universitetin Konektiket, në SHBA, në lidhje me këtë fenomen tejet specifik dhe kontradiktor, si dhe për rezultatet e arritura në këtë drejtim, deklaron:

"Kur, në vitin 1976, së bashku me kolegun tim Dr. Rajond Mundi, kemi filluar të punojmë në këso rastesh, në rend të parë deshëm të bindemi se mos kemi të bëjmë me ëndrra ose halucinacione. Fillimisht, mu ky ishte shkasi t'i hyjmë kësaj pune. Por, të gjithë bashkëbiseduesit tanë që i intervistonim, për përjetimet e tyre "gjatë vdekjes", jo vetëm se na flisnin aq bindshëm, duke i përshkruar në detaje të gjitha situatat, por asnjë taktikë e parapërgatitur nga se, si grackë e verifikimit të mundësisë së gënjeshtrës nga ana e tyre, nuk i dëshmoi dyshimet tona. Ishim më se të bindur, se në këto tregime, vërtet, misterioze, nukkemi të bëjmë me ëndrra dhe as halucinacione, e më së paku gënjeshtrat. Pra vetes kishim një sfidë për një fenomen, vërtet, misterioz. Pasi u bindëm se ka diçka, vërtet, sfiduese në këtë ndërmarrje, filluam t'i hulumtojmë teknikat e njëjta që të çojnë në këtë gjendje tëndryshme shpirtërore, sikure është medimit, transi psikik, krizat mistike dhe religjioze. Vërtetuam se gjendja më e përafërt psikike e fenomenit tonë studimor, ishte gjendja shpirtërore "OOBE" (anglisht: out of the body eksperience - udhëtimi jashtë trupit), e cila mund të përjetohet si në situatat e shfaqjes së gjendjes "NDE", po ashtu, edhe në mënyrë plotësisht të vetëdijshme, nga ana e personave paraprakisht të ushtruar mirë për udhëtime jashtëtrupore. Gjatë "gjumit anastezik", para operimit, shumica e pacientëve e ndiejnë veten se rrinë pezull në ajër, duke pasur mundësinë që ta shohin në detaje vijimin e operacionit të bërë në trupin e tyre!", thekson në vazhdin dr. Ring. "Ka pasur raste që disa pacientë, në këtë gjendje, ta quajmë ashtu - kome, të udhëtojnë tek të afërmit e tyre në largësi të mëdha dhe pas krahasimit të këtij udhëtimi me skenat e para që të moment nga largësia, dëshmohet se "udhëtimi astral", vërtet ka ndodhur!".

[b]Madhështia e Adem Kolgecit
[/b]Kështu (në lidhje me këtë fenomen) thekson personaliteti eminent i shkencës serioze oficiale të psikologjisë, dr. Ring, por unë si autor i këtij shkrimi, gjatë hulumtimit tim kurioz të fenomenit të "udhëtimit astral", bashkëpunoja, me mikun tim të nderuar, z. Adem Kolgecin, një shërues i suksesshëm alnternativ në Kosovë, i cili në shumë terapi të veta shëruese tek pacientët, pos të tjerash, me sukses zbatonte teknikën e Hipnozës. Ademi më njoftoi për një rast në fshatin Mamushë, afër Prizrenit dhe, pasi që pacientja ishte e përkatësisë turke, e unë e flisja mirë tuqishten, më ftoi t'i bëj sugjestionet hipnotike në gjuhën e saj amtare...

Ajo vuante nga një "neurozë konversive" dhe, pos të tjerash, ishte e preokupuar nga malli i flaktë për të vëllanë binjak në Gjermani, të cilin nuk e kishte takuar katër vjet. Ademi më udhëzoi që të hipnotizoj (kuptohet në gjuhën turke) dhe me sugjestione ta dërgoj tek i vëllai i saj në Gjermani. Kjo kërkesë e Ademit m'u duk pak si qesharake, por nuk e kundërshtova.

Ashtu veprova. Dhe, në gjendje transi hipnotik, përmes dhënies së sugjestioneve, pacientën tonë e takova me të vëllanë e saj. Përjetimi ishte, vërtet, mbresëlënës. Ajo fliste me të, filloi ta përqafojë dhe çmallej me sytë e përlotur... Pasi e ktheva në gjendje të vetëdijshme, pacientja jonë ishte e bindur se është takuar me të vëllanë në Gjermani, ka qenë në dhomën e tij dhe ka biseduar me të. E përshkruante në detaje edhe si dukej dhoma e të vëllait. Pas kësaj terapie, ajo nuk pat më nevojë për kurime të tjera. Ishte e shëruar tërësisht. Udhëtimi i vetëdijshëm jashtë trupit, ose fenomeni "NDE", është një fenomen që ishte i njohur dhe kultivuar që nga civilizimet e hershme njerëzore. Për ata lexues, që ju intereson më gjerësisht kjo temë, fatmirësisht, këto ditë, nëpër libraritë dhe libërshitësit tjerë anë e kënd Kosovës, është në shitje libri me temë tejet interesante për këtë fenomen, përkthyer edhe në gjuhën shqipe, me titull "Jashtë trupit", e autorit boshnjak Ahmed Bosniq. Por, fatkeqësisht, kjo vepër ka ngjallur interesim të vogël nga lexuesit kosovarë shqiptarë.
Sido që të jetë, për fund, mund të bëjmë një konstatim, të cilin e vërteton në shkrimet e veta edhe dr. Ring: Të gjithë pacientët që e kanë përjetuar këtë gjendje të fenomenit "NDE", pas kthimit në "jetën e sërishme, nukjanë më ata që kanë qenë më parë.

Ndjehen tërësisht të transformuar, shpirtërisht më të qetë, të gëzuar dhe të lumtur përherë. Ata, më nuk i frikohen vdekjes dhe jetën në tokë e konsiderojnë si një fazë kalimtare. Shumica prej tyre, fitojnë edhe aftësi të jashtëzakonshme të parathënies së gjërave, parashikimit dhe shërimit.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

27th February 2014, 16:50
[size=21.3333]Operacioni me dorë-PSIKOKIRURGJIA

[/size]
Si në koluaret e qarqeve akademike shkencore ashtu edhe në opinionin e gjer, asnjë metodë tradicionale gjer më sot, nuk ka shkaktuar aq kundërthënie dhe bujë të madhe sensacionale, sikurse PSIKOKIRURGJIA, apo operimi shpirtëror me gishta, pa brisk, pa anestezion, pa gjak, pa dhembje, si dhe komplikime tjera të mundshme post - operative. Këtu kemi tё bёjmё me njё metodë të vjetër dhe tejet efikase operative tradicionale që na vjen nga FILIPINET, e që me të madhe aplikohet nga disa individë të veçantë me prirje të jashtëzakonshme.
Nga shumë psikokirurg tradicional botёror, që në mënyrë tejet efikase e aplikojnë këtë metodë, si më të popullarizuar në qarqet akademike dhe publicistike, konsiderohen dy prej tyre: psikokirurgu filipinas ELEUTERIO TARTE, dhe meksikani ARIGO. Edhe pse sot vetëm në kryeqytetin e Filipineve Manila, zyrtarisht janë të evidentuar mbi 400 sosh, këta të dy, konsiderohen si më të njohur, mu për shkak se kanë pranuar që me këto aftësi të veta të jashtëzakonshme të nënshtrohen metodave hulumtuese shkencore.

1. Psikokirurgi filipinas ELEUTERIO TARTE
TARTE tanimë legjendë e psikokirurgjisë tradicionale filipinase, me operimet e veta përmes gishtërinjve të duarve, bënte vërtetë shërim mrekulluese. Ky kirug popullor çudibërës, intervenimet e veta specifike operative, nuk nguron t'i demonstronte as para kamerave televizive dhe fotoreporterëve të gazetave të ndryshme botërore. Fillimisht duke kërkuar egzaminimet përfundimtare të bëra me metoda bashkëkohore medicinale, Tarte, oparacionet e veta psikokirurgjike, zakonisht i aplikonte tek pacientët që kishin tumore, ciste në organet e mbrendshme të trupit, gurësit në veshka dhe në qesen e tëmthit, etj. Pasi qё pacientin e vetë e shtrinte në një tavolinë të improvizuar operative dhe në at pjesë ku duhet të kryhet operimi ia përvjelte teshat e trupit, TARTE, fillimisht, me një ritual të thjesht të koncentrimit të përqendruar, vetëm përmes gishtërinjve të duarve, fillonte ndërhyrjet e veta operative.
Nuk përdorte kurfar brisku dhe paraprakisht nuk aplikonte ndonjë medikament anestezioni. Operimi zakonisht zgjaste më së shumti 15 minuta. Gjatë tërë kohës së operacionit, pacienti mbetej i zgjuar dhe nё vetëdije të plotë, duke mos ndjerё fare dhembjen. Pasi të ishte kryher operimi, tek asnjë pacient , në pjesën e trupit ku ishte kryer operimi, nuk mund të vërehej asnjë vragë apo shenjë.

2. Meksikani i famshëm ARIGO
Me fenomenin e PSIKOKIRURGJISë janë marrë dhe sot e kësaj dite merren shumë shkencëtarë, e ndër ta më i njohur mbetet Dr. Andrej Puhariq, amerikan, me prejardhje kroate. Ai në krye të një ekipi pesë-anëtarësh reputativ mjekësor amerikan, plotë pesë vite, studio fenomenin PSIKOKIRURGJI, tek një psikokirurg laik nga Meksika, i quajtur ARIGO, i cili në masë ishte i njohur me nofkën "kirurg me brisk të ndryshkur". Pesë vite pa ndërprerë Dr. Puhariqi me ekipin e vetë shkencor, përcillte intervenimet kirurgjike të Arigos, ashtu që në fund vendos që edhe vet t'i nënshtrohet një operacioni të tillë nga një tumor në këmbë. Në lidhje me këtë operacion të bërë në vete, Dr. Puhariq në një publikim të tij shkruante:"...nuk ndjeva kurrfarë dhembje. Mirëpo, duke ditur se brisku dhe duart e Arigos fare nuk ishin të pastra dhe se lëkura ime para operacioni, as që ishte sterilizuar, gjithmonë kisha frikë për mundësinë e paraqitjes së infeksionit dhe ndoshta edhe të helmimit të gjakut. Që të reagoja me kohë, në rast se paraqiten këto simptoma, bëra të gjithë parapërgatitjet e duhura të veprimit. Plagën e kisha të lidhur me një fashe të thjeshtë të cilën çdo ditë e hapja dhe e fotografoja. Për çudi asnjë infeksion nuk u paraqit e, që ishte më e befasuese, plaga ime qe mbudhur dhe shëruar plotësisht pas tri ditësh, që për medicinën tonë është gjysma e kohës e duhur zakonisht."Analizat dhe studimet e Dr. Puhariqit, janë botuar dhe publikuar në shumë editime shkencore anë e kënd botës, dhe ato zakonisht merren si pikënisje për studiues tjerë që i përvishen metodave kërkimore të mëtejshme të këtij fenomeni ende të pasqaruar sa duhet.

Si sqarohet fenomeni i psikokirurgjisë?!

"Operimi psikik kryhet kryekëput përmes aktivitetit specifik shpirtëror dhe mental të shëruesit" - thonë për psikokirurgjinë studiuesit e shumtë të këtij fenomeni. " Me besim tё fortë nё vete dhe pas disa ushtrimeve paraprake të ngritjes shpirtëror, te shëruesi tradicional ёshtё krijuar aftësia e caktuar vizionare e kontrollit dhe manipulimit me energjitë më të lartë të niveleve hyjnore, e që, ndërtimi dhe përmbajtja e këtyre niveleve energjetike ende mbeten të panjohura për shkencën e sotme. Psikokirurgu laik, gjatë këtij operacioni, shfrytëzon procesin e vetë mental, të cilin, përmes koncentrimit të fortë, e sjell në gjendjet të caktuara psikike qё shprehet nё formë tё gjysmë transi. Pasi që ta ketë arritur këtë gjendje mental, gjatё operimit, ai e bënë orientimin dhe kanalizimin e kësaj energjie në trupin e sëmur të pacientit". Bazuar në deklaratat e këtyre psikukirurgëve që flisnin për këto aftësi të veta të jashtëzakonshme operative, në to thuhet se ata realisht nuk operojnë, por janë vetëm si ndërmjetësues të një procesi që kryhet vetvetiu, e që në mënyrë automatike udhëhiqet nga një fuqi më e lartë hyjnore. Energjia e cila rrezaton nga duart e shëruesit depërton në trupin e pacientit, duke bërë kështu veprime të njëjta sikurse i bënë brisku i kirurgut në mjekësinë bashkëkohoreNë psikokirurgji, realisht nuk eliminohet organi, por thjesht zhduket sëmundja. Disa studiues të këtij fenomeni mendojnë se, në fakt vepruese është vetë ajo energjia e caktuar që rrezaton nga dora e shëruesit, e cila pasi rregullon baraspeshën energjetike më parë të çrregulluar në indet e organit të sëmur, dhe nga ky veprim shkaktohet shërimi. është tejet interesante të theksojmë se, nga ana shumë studiuesve që edhe vetë janë kirurg nga profesioni, pranohet se, krahasuar me metodat e tanishme bashkëkohore të operimit që bëhen me brisk, metoda laike e opirimit përmes psikokirurgjisë është shumë më e parrezikshme. Në rend të parë aty fare nuk ka nevojë për medikamente anestezike; nuk duhen investime finacijare në pajisje tejet të shtrenjta bashkëkohore kirurgjike; pacienti pas operacionit ngrihet menjëherë dhe fare nuk ka nevojë pёr hospitalizim dhe kurim shtesë post-operativ.E pabesueshme por e vërtetë. Njeriu dhe aftësitë e tia të pakufishme, për kapshmërinë e nivelit të arësyes tone, ende mbeten si enigmë më e madhe e të gjitha kohërave?!
Sponsored content

Çka asht parapsikologjia? Empty Re: Çka asht parapsikologjia?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi