Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Bëhuni pjesë e ekipit dizajnues të Fiatit! Empty Bëhuni pjesë e ekipit dizajnues të Fiatit!

22nd March 2008, 15:00
Bëhuni pjesë e ekipit dizajnues të Fiatit!

Bëhuni pjesë e ekipit dizajnues të Fiatit! F_032010
Prodhuesi italian i automjeteve Fiat, nëpërmjet faqes së tij të internetit, u mundëson që të dërgoni idetë dhe vizionet tuaja për dizajnin e veturës "Grande Punto".

Gjashtë punimet më të mira të veturës më të suksesshme të Fiatit do të fitojnë një udhëtim në Itali dhe do kanë mundësi të qëndrojnë një ditë në fabrikën e këtij prodhuesi në Itali.

Ky është projekti i dytë i kësaj forme i kompanisë Fiat, pas atij “500 ju dëshiron”, në të cilin vizituesit e faqes kanë mundur të japin ide se si duhet të dukej Fiat 500, ndërsa disa prej tyre edhe ishin përfshirë në dizajnin përfundimtar.

Projekti është i ndarë në dy pjesë: “Dizajnoni afishen tuaj” dhe “Dërgoni një ide”.
I pari është për të gjithë ata të cilët kanë më shumë kohë të lirë dhe dëshirojnë të luajnë me pamjen e jashtme të Grande Puntos, ndërsa projekti i dytë është për personat të cilët vërtetë janë munduar dhe kanë krijuar ndonjë ide e cila do të ndihmojë në dizajnimin e gjeneratave të ardhshme të Puntos.

Një grup ekspertësh do t’i analizojë planet e dërguara dhe do t’i zgjedh gjashtë më të mirët, nga tri në dy kategoritë. Dy më të mirët në të dy kategoritë do të fitojnë edhe shpërblim me para, me vlerë prej 5.000 eurosh!

Kjo garë do të zgjasë deri me 30 prill. Të gjithë të interesuarit dhe ata të cilët mendojnë se mund të japin ndonjë sugjerim interesant, duhet t’ia fillojnë punës. Është një mundësi e mirë për të arritur diçka, e nëse ua merr mendja që mund të keni sukses, provojeni fatin KËTU.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi