Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Shkupi neser ose te henen do ta njoh Kosoven Empty Shkupi neser ose te henen do ta njoh Kosoven

23rd March 2008, 10:45
21.03.2008
Shkupi nesër ose të hënën zyrtarisht mund te njoh pavarësinë e Kosovës, bëjnë të ditur burime brenda Qeverisë së Maqedonisë për albeu.com.

Lajmi eshte bere i ditur edhe nga Radio Televizioni i Kosoves.
Sic dihet, njohja e Kosovës është një nga pikat e kushtëzuara nga Partia Demokratike Shqiptare, e cila javën e kaluar braktisi qeverinë, duke kushtëzuar kthimin e saj me realizimin e gjashtë pikave për të drejtat e shqiptare, ku ndër to ishte edhe njohja e Kosovës.

Para disa ditesh ne nje itnerviste per Top Channel, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi konfirmoi se tre çështje janë zgjidhur me kryeministrin Gruevski, ndër to edhe njohja e Kosovës. Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar dje në Prishtinë se njohja e Kosovës do të bëhet shumë shpejt nga Shkupi zyrtar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi