Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Sida Empty Sida

24th March 2008, 20:21
SIDA / Infektohen çdo vit mbi 30 persona, neglizhohet testimi
Sipas specialistëve të ISHP-së aktualisht ka 251 të infektuar me SIDA, por mendohet se numri i tyre është rreth 1000
Sëmundja vdekjeprurëse e SIDA-s po gjen gjithnjë e më shumë terren në vendin tonë ndërkohë që diagnostikimi për virusin HIV është tepër i ulët. Ky është konstatimi i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, numri i të infektuarve këtë vit ka arritur rekord me plot 40 raste të reja. E ndërsa zyrtarisht numri total i rasteve të konstatuara me sëmundjen e SIDA-s aktualisht është 251 specialistët e ISHP-së mendojnë se ky numër është shumë herë më i lartë, por nuk janë zbuluar për shkak të testimit të ulët. Të dhënat u bënë të ditura nga ISHP-ja një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër SIDA-s.
Prevalenca
Testimi i ulët dhe diagnostikim pasiv, duke sjellë raste gjithnjë në rritje të të infektuarve me virusin HIV. Kjo vërehet tek të prekurit me HIV-AIDS në Shqipëri edhe pse sëmundja ka njohur përhapje të madhe dhe vdekshmëri. "Nëse para vitit 2000 kishte 7 ose 8 raste të reja në vit të infektuarish me virusin HIV këto 4 vitet e fundit ky numër është 3-fishuar",- pohojnë specialistët e ISHP-së, duke shtuar se kjo përbën një situatë shqetësuese. Megjithatë ata pohojnë se përhapja e sëmundjes, krahasuar me vendet e tjera evropiane mbetet e ngadaltë, ndërkohë që vdekshmëria sipas statistikave që nga viti '92 është 55 persona. "Ne kemi të dokumentuar shifrën 251 të të prekurve me HIV-AIDS, por mendojnë se ajo mund të jetë realisht 700 deri në 1000",- pohojnë specialistët e ISHP-së duke shtuar se dy vitet e fundit nuk janë bërë studime rivlerësimi, por ajo që mjekët kërkojnë është balanca mes parandalimit dhe trajtimit të të sëmurëve me AIDS. "Shumica e rasteve janë në stad simptomatik, ndërkohë që një pjesë tjetër është ajo e heshtura, ajo që ndodhet nën majën e ajsbergut",- shprehet mjeku infeksionit pranë QSUT-së, Arjan Harxhi.
Fenomeni
Nëse pak vite më parë sëmundja thuhej të ishte marrë nga emigrimi, tashmë sëmundja po qarkullon brenda vendit dhe po rrit numrin e të infektuarve në mënyrë të frikshme. Ky është konstatimi i specialistëve të ISHP-së, të cilët, pas gjurmimit të rasteve të reja që shfaqen çdo vit, vërejtën se sëmundja nuk është vetëm e importuar nga jashtë. Dukuri e re, po sipas të dhënave të fundit të ISHP-së, është shtimi i numrit të femrave të infektuara në vit me këtë virus. "Numri i femrave me HIV pozitiv ka ardhur në rritje, në mënyrë të veçantë pas vitit 2000. Femrat përbëjnë 29.5% të rasteve me HIV/AIDS në Shqipëri",- pohojnë specialistët e ISHP-së, duke shtuar se vlen për t'u përmendur se ky virus po prek sidomos moshat e reja dhe që vetëm këtë vit, numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshave 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç. Ndërkohë, sa i takon numrit të fëmijëve të infektuar nga HIV/AIDS është 17, ku, 12 prej të cilëve janë infektuar nëpërmjet transmetimit vertikal dhe 5 të tjerë përmes gjakut.
ISHP: Marrëdhëniet seksuale, fajtore për SIDA-n në 87% të rasteve
Rruga e transmetimit të sëmundjes vdekjeprurëse SIDA vazhdon të mbetet rruga seksuale me 87% të rasteve (heteroseksuale 77% dhe homo-biseksuale 10%). Të ndodhur përballë këtij fakti, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të përdoren masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale. "Secili prej nesh mund te jetë pre e virusit vdekjeprurës e rëndësishme është që të gjithë të përdorin masa mbrojtëse, për të parandaluar një fatkeqësi të pashmangshme",- theksuan specialistët e ISHP-së. Ndërsa, sa i takon të infektuarve për shkak të transfuzionit të gjakut, po sipas specialistëve të ISHP-së, është 4 për qind.
Marre nga gazeta “SHEKULLI”

Si do te reagonit nqs do te merrnit vesh se nje i aferm/miku juaj eshte me Sida?
Si mendoni se duhet t'i trajtojme njerezit te prekur nga kjo semundje?
Cfare masash mendoni se duhet te marre shteti ne kete drejtim?
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Sida Empty Re: Sida

24th March 2008, 20:28
Sigurisht qe nese do merrja vesh qe ndonje i aferm i imi( larg qofte) do ishte me SIda si gurisht qe do ngelesha e shokuar dhe normalisht do me vinte shume keq. Do mundohesha ta trajtoja njesoj si gjithe te tjeret madje pak me mire se te tjeret ne menyre qe mos ta ndjente ndryshimin qe do kishte nga shoqeria e vete. Per sa i perket shtetit, sigurisht qe duhet te marri masa qe nga qendra e duhura qe nevojiten per te prekurit nga SIDA dhe deri tek sensibilizimi i njerezve per rreziqet qe paraqet kjo semundje.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sida Empty Re: Sida

24th March 2008, 21:07
Sida eshte nje plage boterore
Ne asnje menyre nuk duhet te kufizohen njerezit e prekur nga ky virus(aq me shume te jete edhe i aferm).Kjo per ta do te ishte nje goditje e dyte.
Shteti: se pari te marre masa qe gjaku i mbledhur nga donatoret e gjakut te kontrollohet me analizat perkatese dhe te mos neglizhohet se ka ndodhur qe njerez te pafajshem jene infektuar prane spitaleve shteterore dhe ky per mua eshte krim.
Nuk pres gje tjeter nga shteti se e di qe nuk eshte ne gjendje te sjelle gje tjeter
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sida Empty Re: Sida

24th March 2008, 21:37
sida eshte nji smundje botrore edhe e pasheruare ,mendoj me shum duhet te informohet rinia per pasojate e saj edhe rruget ngjitse te saj ,dihet numri i te vdkurve ne boe se sa vdesin dhe at qe shpreh nardlushnja edhe ne thenjen e gjakut duhet te ket kujdes spitalet ,eshte nji pune e cila ka pergjegjesi te madhe .
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sida Empty Re: Sida

7th April 2016, 08:03
Cfare eshte HIV/AIDS:

AIDS eshte nje term anglez qe do te thote Sindrome e ngjitur e mangesise se imunitetit(Acquired Imuno Deficiency Sindrome).AIDS (SIDA) shkaktohet nga nje virus i quajtur HIV, i cili ne menyre te panderprere sulmon dhe shkaterron qelizat e sistemit imun te organizmit. ).Ku HIV do te thote Virusi I Mungeses se Imunitetut Njerezor(Human Immunodeficiency Virus)
Si te gjithe viruset e tjera Hiv nuk mund te rritet dhe te riprodhohet vetem.Ne menyre qe te beje kopje te vetvetes ai duhet te infektoj qelizat e ne organizmi te gjalle.Ai eshte nje virus qe shkaterron mbrojtjet e trupit kunder infeksioneve.HIV prek ne menyre te vecante qeliza te caktuara te bardha te gjakut, qe quhen limfocite, te cilat jane te domosdoshme per mbrojtjen e trupit. Kur trupi infektohet me HIV, antitrupat formohen kunder HIV, e cila eshte nje shenje e pagabueshme qe virusi ndodhet ne trup. Nje person me HIV quhet "HIV pozitiv". Antitrupat mund te mbajne te ulet nivelin e virusit per shume vjet, por ato nuk mund ta vrasin dot, pjeserisht sepse ai ngulitet ne genet e qelizave te infektuara.
Kur virusi shumezohet, qelizat e bardha te gjakut shkaterrohen. Ne te njejten kohe, disa viruse te tjera perhapen ne organet e limfes dhe sulmojne qeliza te tjera te bardha te gjakut. Me ne fund, nje sasi e madhe qelizash te bardha te gjakut shkaterrohen nga infeksioni HIV. Kjo ben qe trupi te humbase nje pjese te madhe te aftesise se tij per te mbrojtur veten kunder disa infeksioneve zakonisht te pademshme dhe kunder tumoreve te keqija. Kjo faza e fundit e infeksionit HIV quhet SIDA (AIDS), e cila do te thote Sindrome e Ngjitur e Mangesise se Imunitetit. Ne disa raste duhet nje kohe e gjate qe nga infeksioni deri ne shfaqjen e simptomave tek i infektuari. Sidoqofte, virusi po shumezohet ne trup gjate gjithe kesaj kohe dhe ky person mund te infektoje te tjeret.

Rruget e trnsmetimit te virusit HIV jane :

HIV transmetohet kryesisht gjate aktit te maredhenjeve seksuale te pambrojtura me nje partnet te infektuar. Virusi mund te hyje ne trupin e njeriut nepermjet cipes mbeshtjellse te vagines, vulvules, penisit, rektumit, apo edhe gojes gjate seksit oral te pambrojtur.

HIV mund te transmetohet edhe nepermjet kontaktit me gjak te infektuar, si ne raste transfuzionesh apo edhe dhenje gjaku me ane te shiringave te pasteriluzuara.

HIV ne ditet e sotme merret ne raste me te shpeshta ndermjet perdoruesve te drogave te injektuara si rezultat i perdorimit te shiringave te pasterilizuara.

HIV mund te percohet edhe nepermjet transmetimit te nenes se infektuar tek femija i porsalindur. Ky transmetim i virusit mund te ndodhe kurdo, qe nga periudha e shtatezanise e deri ne lindje. Eshte perllogaritur qe diku tek 1/4 -1/3 e femrave shtatezena te infektuara dhe te pamjekuara, ja kalojne virusin femijeve te lindur prej tyre.
HIV gjithashte mund te transmetohet tek te porsalindurit edhe me ane te qumeshtit te gjirit te nenes se infektuar. Nqse femrat e infektuara, marrin nje trajtim dhe kurim mjekesor te kontrolluar e ulin ndjeshem mundesine e infektimit te femijes se tyre me virusin vdekjeprures.
Nga nje studim i bere kohet e fundit ka rezultuar se nje doze e vetme e nje ilaci antiretroviral te quajtur Nevirapine (NVP) e dhene nje femre te infektuar me HIV gjate procesit te te lindjes dhe nje tjeter doze te vetme foshnjes se porsalindur brenda tre diteve te lindjes, ka ulur probalitetin e infektimit te foshnjes me virusin HIV ne 2/3.

HIVnuk tranmetohet nga saliva e nje personi te infektuar me HIV nepermje puthjes, mgjse nuk keshillohet nje akt i tille me nje person te infektuar me HIV. Cipa mbeshtjellse e gojes, ne te njejten kohe mund te infektohet nga HIV.

Ghithashtu hiv nuk transmetohet nepermjet djerses, loteve, urines apo edhe feceve.

HIV nuk mund te transmetohet nga kontakti i perditshem, si ndarja e ushqimit, e perdorimit te te njejtit peshqir apo fjetja ne te njejtin shtrat, frekuentimi i te njejtes pishine, perdorimi i te njejtit telefon apo edhe perdorimi i te njejtes banjo per nevojat personale.

HIV gjithashtu thuhet se nuk mund te transmetohet nga pickimi i insekteve te ndryshme.


Siptomat e personave te infektuar me HIV/AIDS:

Personat e infektuar me HIV mund te shfaqin simptoma te ngjashme gripale pas nje ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV
Keto simptoma mund te jene:

Temperature
Dhimbje Koke
Keputje/Lodhje Fizike
Zmadhim te nyjeve limfatike, zakonisht te dalluara lehte ne qafe dhe ne zonat intime.

Keto simptoma zakonisht mund te zhduken tek nje i infektuar me HIV brenda nje jave apo nje muaji dhe shume shpesh mund te ngaterrohen me forma te tjera infeksionesh virale. Gjate kesaj periudhe, keta persona jane te infektuar dhe HIV gjendet ne sasi te medha ne lengjet gjenitale te tyre. Simptoma me te vazhdueshme dhe me te ashpra mund te mos shfaqen tek te rrriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2 vitesh tek femijet. Por kjo periudhe asimptomatike (pa shfaqje simptomash) varion nga individi ne individ, dhe varet teresisht nga gjendja shendetesore e cdo individi. Disa individe mund te shfaqin simptoma pas disa muajsh nga infektimi me HIV, ndersa disa individe te tjere mund te mos shfaqin asnje simptome per deri ne 10 vite.
Edhe gjate periudhes asimptomatike (pa simptoma,) virus vazhdon shumefishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkaterruar qelizat e sistemit imun. Ne te njejten kohe virusi mund te behet pjese perberese e disa qelizave dhe te shumefishohet aty. Virusi HIV ne menyre te vazhdueshme i shkaterron keto qeliza imune duke e ulur numrin e tyre ne shifra drastike deri ne eliminimin e tyre te plote.

Pervec zmadhimit e gjendrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma te tjera. Nder to mund te vecojme:

Ulje te energjise
Humbje peshe
Temperature dhe djeresitje te shpeshta
Infeksione te vazhdueshme orale apo vaginale.
Skuqje e vazhdueshme e lekures.
Humbje te kujteses se shkurter

Disa te infektuar mund te zhvillojne infeksione te vazhdueshme dhe te ashpra qe shkaktojne infektim te pjeseve te jashtme te gojes dhe zonave gjenitale, ose anale.

Diagnostifikimi:

Per faktin se infeksioni me HIV, ne shume nuk paraqet asnje lloj simptome, testimi mund te behet me ane te shume teknikave dhe nder me te shpejtat dhe me te njohurat eshte testi i gjakut per te pare prezencen e antitrupave(proteinave qe luftojne infeksionet, viruset,bakteriet) ne gjak.
Antitrupat viral apo ndryshe te quajtur te HIV zakonisht nuk shfaqen ne gjak nga 1-3 muaj nga koha e infektimit me HIV. Mund te shkoje edhe deri ne 6 muaj dhe mos te kete prezence antitrupash HIV ne gjak. Kjo varet teresisht tek gjendja e organizmit te nje personi dhe varion nga individi ne individ. Sidoqofte, edhe nqse nuk ka prezence te antitrupave HIV ne gjak, mund te kete prezence te materialit gjenetik.

Nese jeni ekspozuar ndaj virusit HIV duhet qe menjehere te testohesh. Duke u testuar heret ka mundesi te parandaloni degradimin e infeksionit me ilace te ndryshme. Testet behen ne kofidencialitet te plote ne te gjitha qendrat e testimit. Testimi behet me ane te nje teknike te quajtur ELISA per te pare prezencen e antitrupave HIV ne gjak.
Femijet e lindur nga nena te infektuara me HIV mundet te infektohen ose jo me virusin HIV, por te gjithe jane bartes te antitrupave HIV te nenes se tyre. Dmth qe ata mund te infektohen shume me lehte sesa nje femije i lindur nga nje nene pa infeksion HIV. Prandaj ne kushte te tilla eshte shume et veshtire te percaktohet nje diagnoze e sakte tek foshnet e porsalindura.

Kurimi:

Ne vitet e para te raportimit te AIDS, nuk kishte asnje lloj ilaci qe te luftonte kete virus vdekjeprures. Shkencetaret kane zbuluar shume rruge parandalimi dhe kurimi si per AIDS ashtu edhe per semundje te tjera vdekjeprurese.
Grupi i pare i ilaceve te perdorura per kurimin e te semurve me AIDS quhet NRTI (nucleoside reverse transcriptase inibitor,)i cili frenon shumefishimin e virusit, dmth vetekopjimin e vete virusit ne qelizat bartese dhe te infektuara nga HIV. Keto ilace ngadalsojne perhapjen e HIV ne pjese te tjera te organizmit te njeriut.
Me poshte po permend disa medikamente qe perdoren ne fazen primare te infektimin me HIV. Ato jane:

AZT (Azidothymidine)
ddC (zalcitabine)
ddI (dideoxyinosine)
d4T (stavudine)
3TC (lamivudine)
Abacavir (ziagen)
Tenofovir (viread)
Emtriva (emtricitabine)

Gjithashtu ka edhe nje klase tjeter te quajtur NNRTIs (non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors) te tille si:

Delavridine (Rescriptor)
Nevirapine (Viramune)
Efravirenz (Sustiva) (in combination with other antiretroviral drugs)

Gjithashtu ka edhe nje kategori tjeter ilacesh te cilet perderon ne kurimin e infeksioneve me HIV. Keto ilace te quajtuar PI (protein inbibitors,) te cilet ndalojne shumefishimin apo vetkokopjimin e qelizave te infektuara me HIV.
Nder to mund te permende:

Ritonavir (Norvir)
Saquinivir (Invirase)
Indinavir (Crixivan)
Amprenivir (Agenerase)
Nelfinavir (Viracept)
Lopinavir (Kaletra)
Atazanavir (Reyataz)
Fosamprenavir (Lexiva)

Ka edhe medikamente te tjera qe perdoren ne faza te ndryshme te infeksionit por keto ishin me te rendesishmet.
Nje nder format reduktuese dhe edukuese qe perdoret intensivisht ne ditet e sotme tek te infektuarit me HIV eshe dhe e ashtequajtura HAART (highly active antiviral therapy.)=terapi antivirale shume aktive. Kjo teknike perdoret gjeresisht tek te sapoprekurit me virusin HIV. Kjo lloj terapie mgjse nuk eshte nje kure per AIDS, ka dhene nje kontribut te pakontestueshme ne uljen e numrit te fataliteteve ne mes te infektuarve me HIV, dhe ne permiresimin e gjendjes shendetsore te tyre, si dhe uljen e mases se virusit qe qarkullon ne gjak ne nivele pathuajse te padukshme.


Gjendja e HIV/AIDS ne Shqiperi.


Deri ne Nentor 2005, jane regjistruar 174 raste me HIV/AIDS ne Shqiperi. Bazuar ne numrin e personave te diagnostikuar dhe te raportuar, Shqiperia konsiderohet nje vend me prevalence te ulet te infeksionit HIV. Megjithate tendenca ne rritje e numrit te rasteve dhe vleresimet sugjerojne nje numur me te madh te rasteve te padiagnostikuara.
Vetem ne vitin 2005, deri ne muajin Nentor, jane diagnostikuar 25 raste, prej te cileve 19 meshkuj dhe 6 femra.
Numri me i madh i rasteve i perkasin grupmoshave 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç, respektivisht me 60 dhe 61 raste.

Vetem ne vitin 2006 ne Shqiperi jane prekur 25 persona nga semundja vdekjeprurese e HIV/AIDS, mes te cileve kater jane femije te moshave nen 15 vjec. Shifren alarmante e ka dhene vete Insituti i Shendetit Publik sipas te dhenave te te cilit, numri i pergjithshem i femijeve te prekur nga kjo semundje ka arritur ne 11 raste. Transmetimi i virusit ne rastet e reja te konstatuara ne femije eshte vertikal, ku semundja ka kaluar permes nenes bartese te HIV/AIDS gjate shtatezanise, lindjes se femijes apo ushqimit me gji. Keto 25 raste te evidentuara gjate ketij viti me semundjen e SIDA-s, kane nje moshe mesatare 34 vjec, nga te cilet 15 raste jane meshkuj dhe vetem 10 femra. Shifra e publikuar nga ISHPdhe pse ajo deklaron se prevalenca e HIV/AIDS ne vendin tone mbetet ne nivele te uleta, fakt qe deshmon se epidemia ne Shqiperi edhe mund te ndalet, perseri mbetet shqetesuese dhe tregon se permasat e semundjes po perhapen me shpejtesi brenda vendit. Ne rast se prej rastit te pare te identifikuar ne vitin 1993 ne Shqiperi me kete virus, numri i te prekurve ne vendin tone ka arritur sot ne 205 te infektuar, konstatimet flasin per nje rritje kete vit te personave me HIV/AIDS, si dhe nje mungese te kontrollit per situaten e perkeqesuar duke qene se shifrat flasin edhe per femije tek te cilet sa vijne e po rriten evidencat per semundjen vdekjeprurese. Nga 11 raste femijesh te prekur gjithsej nga virusi qe shkakton AIDS-in, 4 prej tyre jane infektuar vetem ne vitin 2006, si pasoje e mos kujdesit te treguar nga nenat bartese, si dhe mungeses se ndergjegjesimit rreth semundjes ne Shqiperi. Nga 205 te infektuar me virusin HIV ne vendin tone ne nje hark kohor prej 13 vitesh, 110 prej tyre e kane marre semundjen jashte vendit ndersa 95 prej tyre brenda ne Shqiperi. Nese gjate viteve te para te rasteve me SIDA, tendenca ishte te eksportohej ky virus, gjate 5 viteve te fundit, vihet re se qarkullimi i tij po kryhet brenda Shqiperise ne gati 75% te rasteve. Pavaresisht nje ndergjegjesimi te pergjithshem per metodat e parandalimit te infeksionit HIV, qytetaret shqiptare shfaqin keqinterpretime ne lidhje me kete virus. Duke pranuar se shkalla e informacionit eshte ne nivele optimale, por sfida me e madhe mbetet akoma ajo e trajtimit te te problemit te stigmes dhe diskriminimit, ne vendin tone ndergjegjesimi i popullates mbetet i ulet lidhur me rreziqet e semundjes.

Nga rasti i pare ne vendin tone ne vitin 1993 e deri ne keto momente jane identifikuar 185 raste te HIV/AIDS, ku 9 raste te reja jane shenuar gjate muajve te pare te ketij viti.

Programi shqiptar synon te luftoje HIV/AIDS

Shqiperia ka pergatitur nje strategji kombetare gjashte-vjecare qe synon ne luftimin e HIV dhe AIDS. Ministria e shendetesise eshte pergjegjese per projektin, i cili sponsorizohet nga PNUD dhe mbeshtetet nga eksperte nga ministrite e tjera, organizata nderkombetare dhe OJQ.
Synimi eshte te mbahet statusi i Shqiperise si nje vend me raste relativisht te pakta HIV/AIDS. Organizata Boterore e Shendetit (OBT), njofton se shpeshtesia e kesaj semundjeje ne Shqiperi eshte me pak se 1 ne 1,000 qe konsiderohet si nivel teper i ulet.
Sipas koordinatoreve te programit, theksi do te jete ne parandalimin e semundjes dhe trajtimin e personave te infektuar. Kjo e fundit eshte thelbesore per shkak te kostos se larte te mjekimit.
Ministria e arsimit nderkohe po perpiqet te permiresoje edukimin seksual ne shkolle.
Gjithashtu parashikohen me teper perpjekje per tregtimin e prezervativave, qarkullimin e informacionit per perdoruesit e droges rreth shiringave, mbrojtjen e gjakut te dhuruar dhe nxitjen e testeve vullnetare te HIV/AIDS.
Burimet zyrtare konfirmojne se ministria e shendetesise ka nisur te bleje barna per te trajtuar te infektuarit, duke shtuar se 25 nga te gjithe rastet e infektuar kane nevoje per trajtim urgjent. Qeveria ka njoftuar ndarjen e 126 mije euro per trajtimin.
Sipas informacionit te bere publik ne Diten Boterore te AIDS ne 2003, Shqiperia ka 116 raste personash me HIV ose AIDS. Pese raste jane femije nen 15 vjec. Ne teresi, gati 40 vete kane vdekur nga AIDS ne vend.
Rasti i pare i HIV/AIDS ne Shqiperi u raportua ne vitin 1993. Deri ne vitin 2000, u diagnostikuan dhe njoftuan 42 raste me HIV/AIDS. Ne vitin 2000, u njoftuan 10 raste te reja HIV/AIDS; 20 raste te reja ne 2001; 26 raste ne 2002 dhe 18 raste ne 2003.
Numri me i madh i rasteve eshte ne grupmoshat 20 deri 40 vjec. Mbi 82 perqind e te infektuarve me HIV jane te papune, 65.7 perqind jane emigrante dhe 65 perqind nuk kane pasur arsimim te rregullt.
Nje raport i leshuar nga Organizata Nderkombetare per Migracionin (IOM) dhe UNICEF ne 2003, gjeti se semundja kercenon vecanerisht popullsine e levizshme. Kjo perfshin te kthyerit, emigrantet e punes, emigrantet nga fshati ne qytet, refugjatet, njerezit e zhvendosur, viktimat e trafikimit, punonjesit e tregtise se seksit dhe punonjesit humanitare.


Diskriminimi I femijeve te infektuar me HIV/AIDS dhe disa nga masat e mara:

Per te dytin vit radhazi institucionet e arsimit parashkollor (kopshtet publike) - ne varesi te Ministrise se Arsimit dhe Shkences - iu refuzojne femijeve qe jetojne me HIV/AIDS te drejten per te frekuentuar keto institucione. Kjo eshte nje shkelje flagrante e te drejtave te femijeve dhe ne kundershtim te hapur me Nenin 28 te Konventes per te Drejtat e Femijeve te OKB-se, ku shteti shqiptar eshte pale qe prej vitit 1992, si dhe Nenit 21 te ligjit Nr. 8689, date 16.11 2000 “Per parandalimin e perhapjes se infeksionit HIV/AIDS ne Republiken e Shqiperise” dhe angazhimeve te mara nga Qeveria Shqiptare gjate nenshkrimit te Deklarates se UNGASS-it te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Qershor 2006.

Sipas mendimit te ketyre dy shoqatave eshte e papranueshme per Parlamentin, Qeverine Shqiptare dhe Ministrine e Arsimit dhe Shkences, qe te lejojne institucionet ne varesi te tyre, te financuara nga taksapaguesit shqiptare (perfshire edhe personat qe jetojne me HIV/AIDS), te diskriminojne dhe te shkelin ne menyre flagrante te drejten e femijeve per arsimim.


Neni 2 i Konventes per te Drejtat e Femijes te OKB-se thote tekstualisht: “Shtetet pale angazhohen te respektojne te drejtat e permendura ne kete konvente dhe t’ia garantojne ato çdo femije, qe perfshihet ne juridiksionin e tyre, pa asnje lloj dallimi…..” per te vazhduar me tej me paragrafin “Shtetet pale marrin te gjitha masat e duhura, me qellim qe femija te jete efektivisht i mbrojtur nga te gjitha format e diskriminimit ose ndeshkimit...”

Ndersa ne legjislacionin shqiptar ne Nenin 21, te Ligjit Nr. 8689 te lartpermendur eshte percaktuar shprehimisht: “Jane te ndaluara: pushimi nga puna, mospranimi ne pune, mospranimi ne nje institucion arsimor, shendetesor, kufizimet e te drejtave te tjera dhe te interesave te ligjshem... si per personat e infektuar nga HIV-i dhe per anetaret e familjeve te tyre duke nxjerres si shkak infeksionin me HIV/AIDS”.

Nga ana tjeter, refuzimi qe iu eshte bere femijeve qe jetojne me HIV/AIDS per te frekuentuar arsimin parashkollor bie ndesh edhe me nje urdherese administrative te Ministrit te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, ku percaktohet qe femijet duhet te frekuentojne minimalisht nje vit prane nje institucioni te edukimit parashkollor, para se ata te frekuentojne arsimin e detyrueshem 9-vjeçar.

”Ne nuk do te deshironim te besonim se mentaliteti, stigma dhe diskriminimi qe mbizoteron ne shoqerine shqiptare ndaj personave qe jetojne me HIV/AIDS ka perfshire edhe institucionet publike ne Shqiperi. Per me teper qe, kjo do te krijonte premisa qe diskriminimi i femijeve te shtrihej ne te gjitha nivelet e arsimit ne Shqiperi, gje e cila do te binte ndesh edhe me legjislacion dhe politikat e Qeverise Shqiptare”.

Duke patur parasysh shqetesimet e ngritura ne kete Deklarate per Shtyp, Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA dhe Shoqata e Personave qe Jetojne me HIV/AIDS - PLWHAA, mendojne se Qeveria Shqiptare dhe veçanerisht Ministria e Arsimit dhe Shkences, duhet te ndermarrin masat e meposhtme:

1. Pranimin e menjehershem ne institucionet e arsimit parashkollor te te gjithe femijeve qe jetojne me HIV/AIDS dhe qe deshirojne te frekuentojne keto institucione.
2. Sigurimin e mbrojtjes se identitetit (konfidencialitetit) te femijeve qe jetojne me HIV/AIDS ne keto institucione;
3. Marrjen e masave serioze ndaj te gjithe zyrtareve publik te cilet diskriminojne dhe shkelin te drejtat e femijeve qe jetojne me HIV/AIDS ne Shqiperi.
Manifestime te tilla te diskriminimit dhe shkeljes se te drejtave te femijeve jo vetem qe demtojne imazhin e Qeverise shqiptare dhe institucioneve te saj, por ndikojne dhe ne krijimin e nje atmosfere negative, poshterues dhe ndeshkuese ndaj femijeve qe jetojne me HIV / AIDS. Sigurisht qe eshte ky imazh qe ndikon ne menyre te drejtperdrejte negativisht edhe ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi¬-CRCA dhe Shoqata e Personave qe Jetojne me HIV/AIDS – PLWHAA besojne se zbatimi i ketyre masave si dhe rritja e ndergjegjesimit dhe ndjeshmerise se institucioneve qeveritare dhe joqeveritare per krijimin e nje sistemi reagimi human, profesional dhe mbrojtes do te sillnin permiresimin e situates se femijeve qe jetojne me HIV/AIDS ne Shqiperi.


Nje ojfqe meret me problemin e HIV/AIDS eshte Shoqata e personave qe jetojne me HIV/ AIDA ne Shqiperi ( PLWHA). Ajo u themelua ne tetor 2004
Misioni I kesaj organizate eshte permiresimi I cilesise se jetes, rritja e vetvleresimit te personave qe jetojne me HIV/ AIDS, nepermjet mbeshtetjes dhe kujdesit shendetsor dhe psiko – social ndaj tyre.

Kjo shoqate ofron :
• Advokaci per trajtim me medikamente, te drejtat njerezore, barazi, mbeshtetje psiko- sociale dhe ekonomike.
• Pergjigje direkte te nevojave te PLWHA.
• Ndihmese ne parandalimin e HIV/AIDS-it ne komunitet.
• Prodhim I materialeve informuese dhe edukuese.

HIV mund te transmetohet nepermjet gjakut, spermes ose sekrecioneve vaginale te infektuara. Ai mund te transmetohet me ane te marredhenieve te pambrojtura, shkembimit te gjilperave te pista si dhe nga nena ne femije gjate shtatzenise, lindjes ose dhenies se qumeshtit. Njerezit mund te infektohen edhe me ane te transfuzioneve te gjakut. Qe te vertetohet nese dikush eshte i infektuar me HIV, doktori merr nje analize te zakonshme gjaku, e cila shqyrtohet ne laborator. Rezultati jepet pas afro nje jave. Testimi behet falas.
Trajtimi me medikamente antiretrovirale ne Shqiperi filloi ne 2004. Personi me HIV/ AIDS duke u trajtuar me keto medikamente jeton si nje person normal me nje semundje kronike. Qellimi i ketyre medikamentene eshte te zgjasin jete e ketyre personave.

Situata epidemiologjike aktualisht ne Shqiperi paraqitet si me poshte:
• Numri I rasteve te diagnostikuar 255
• Numri I femijeve te infektuar eshte 18. Kater prej ketyre femijeve jane talasemik dhe e kane marre HIV-in nepermjet transfuzionit te gjakut. Dy femije e kane marre infeksionin nepermjet transfuzionit te gjakut. Pjesa tjeter eshte infektuar nepermjet transmetimit vertikal nga nena tek femija.

• Kane humbur jeten nga AIDS me shume se 55 persona
• Te diagnostikuar kete vit 43 raste
Ne shoqaten e personave me HIV/ AIDS ne Shqiperi ka punonjes social. Ai eshte ne roline e pritesit dhe te keshilluesit. Nje rol te rendesishem qe luan punonjesi social tek personat me HIV/ AIDS eshte roli i keshilluesit. Ne momentin kur nje person vendos te bej testin eshte e domosdoshme asistenca e punonjesit social. Keshillimi para testimit ndihmon ne komunikimine rezultatit pas testimit. Duke qene se eshte nje moment teper i veshtire punonjesi social me ndihmen e tij e ndihmon klientin ne pranimin e realitetit ashtu si eshte.

Nje rol te pazevedesueshem punonjesi social luan tek femijet me HIV/AIDS. Vetem dy prej 18 femijeve jane ne dijeni te statusit te tyre. Femijet jane ne moshe te ndryshem prandaj roli i punonjesit social si keshillues do te ishte i specifikuar sipas moshave, nivelit te zhvillimit, rerthanave familjare dhe mjedisit. Realiteti shqiptare ketyre femijeve ju ofron diskriminim, indiference, neglizhence, perbuzje, distancim, harrese, perjashtim.
Keta femije gjithashtu hasin mjaft veshtiresi per te frekuentuar stitucionet e sistemit arsimore, u mungon mbeshtetja financiare dhe ekonomike nga institucionet shteterore.
Ne kete rast advokacia e punonjesit social do te ishte me shume vend.

Krahas medikamenteve antiretrovirale ne zgjatjen e jetes se personave me HIV/AIDA nje rol shume te rendesishem luan eleminimi i stresit. Stresi ndikon shume ne shendet sidomos tek personat me kete semundje. Personat me kete semundje duke e dikur se kurre nuk mund te kurohen ndodhen ne nje gjendje shume te veshtire psikologjike. Punonjesi social ne kete rast do te ndihmonte duke e mbeshtetur psikologjikisht. Krahas ndihmes per klientin e rendesishme do te ishte dhe keshillimi per familjen e tij.

Shifra e publikuar nga ISHP dhe pse ajo deklaron se prevalenca e HIV/AIDS ne vendin tone mbetet ne nivele te uleta, fakt qe deshmon se epidemia ne Shqiperi edhe mund te ndalet, perseri mbetet shqetesuese dhe tregon se permasat e semundjes po perhapen me shpejtesi brenda vendit dhe jasht tij.

Duke pranuar se shkalla e informacionit eshte ne nivele optimale, por sfida me e madhe mbetet akoma ajo e trajtimit te te problemit te stigmes dhe diskriminimit, ne vendin tone ndergjegjesimi i popullates mbetet i ulet lidhur me rreziqet e semundjes. Ne kete rast nje rol te rendesishem do te luante punonjesi social duke punuar dhe ne ekipe multidisiplinare.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sida Empty Re: Sida

7th April 2016, 08:03
Cfare eshte semundja e SIDA dhe si mund te transmetohet ajo? Rrugen e parandalimit te kesaj semundjeje...
Virusi HIV/SIDA

Virusi HIV- Human Immuno-deficiency Virus (virusii mungesës së imunitetit të njeriut) është një virus që shkatëron sistemin tuaj të imunizimit. SIDA – Sindroma e Mungesës së Imunitetit të Fituar – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV dhe trupi nuk është në gjëndje të luftojë një numër infeksionesh dhe sëmundjesh ndaj të cilave ekspozohet.Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së pa dëmtuar dhe as nëpërmjet barrierës që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë, jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, masturbimi, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk mund të merret as nëpërmjet pickimit të insekteve.Ka dy rrugë kryesore të transmetimit të këtij virusinga një person në një tjetër. Një rrugë është kur sperma ose lëngu vaginal i një personi të infektuar hyn në trupin e një personi tjetër gjatë marrdhënieve seksuale depërtuese (vaginale ose anale). Rruga tjetër është ajo e kalimit të virusit nga gjaku në gjak, domethënë kur gjaku i një personi të infektuar depërton në trupin e një personi tjetër. Për këtë arësye përdoruesit e drogës, të cilët përdorin të njëjtat shiringa të infektuara për të injektuar drogën, janë në rrezik ashtu si edhe njerëzit të cilët bëjnë transfuzion gjaku me pajisje jo të sterilizuara siç duhet. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atëfëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës, në lindje ose nëpërmjet qumështit të gjirit.Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë. Shenja dhe simptoma të mundshme të virusit HIV/SIDA-s janë: rreth 10 % humbje në peshë, ethe për më shumë se një muaj, lodhje, dhe djersitje natën. Njerëzit mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për shumë vjet përpara se tek ata të zhvillohet sëmundja e SIDA-s. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i përket grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht një sëmundje që transmetohet si rezultat i sjelljeve që bartin rreziqe. Virusi përbën një sëmundje që mund të na prekë të gjithëve, por nuk është i pashmangëshëm.
Sida 149213_179179545431345_5736021_n
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sida Empty Re: Sida

7th April 2016, 08:04
Çfarë është virusi HIV?
Virusi HIV është një virus që sulmon
sistemin imunitar të trupit.
Sistemi juaj imunitar ju mbron nga
sëmundjet. Nëse ai dëmtohet, ju
sëmureni. Infektimi me virusin HIV
zhvillohet ngadalë. Ju mund të ndiheni të
shëndetshëm për disa vite me radhë.
Por një infeksion me virusin HIV që nuk
trajtohet kalon në SIDA.
SIDA është një sëmundje vdekjeprurëse.
Kur një person me virusin HIV kalon në
SIDA, sistemi i tij imunitar dobësohet
shumë.
Kjo mund të çojë në infeksione dhe
sëmundje që kërcënojnë jetën.
Virusi HIV përhapet nëpërmjet kontaktit
seksual dhe gjakut të infektuar.
Prezervativët janë mënyra më e mirë për
t’u mbrojtur nga virusi HIV.



Si zbulohet virusi HIV?
Simptomat janë shenjat e sëmundjes.
Simptomat e HIV janë të ngjashme me ato
të një infeksioni të zakonshëm.
Disa persona përjetojnë një periudhë të
shkurtër me pak temperaturë, dhimbje
fyti, gjëndra limfatike të fryra dhe skuqje
të lëkurës disa javë pasi ata janë infektuar.
Disa të tjerë nuk kanë fare simptoma dhe
nuk kanë asnjë shenjë infektimi për disa
vjet.
Ekziston mundësia që ju të jeni të
infektuar me HIV dhe të infektoni të tjerët
pa e ditur që e keni. E vetmja mënyrë për
ta ditur me siguri është që të testoheni!
Mendoni se mund të jeni të infektuar?
Testohuni. Testi i virusit HIV është falas
dhe ju jep një përgjigje përfundimtare!



Fshehtësia
Në Suedi, të gjithë personat që punojnë
në shërbimet e kujdesit shëndetësor i
nënshtrohen fshehtësisë. Kjo do të thotë
se askush nuk ka të drejtë që t’i flasë
personave të tjerë për ju, për gjendjen
tuaj ose për mjekimin tuaj. Fshehtësia
gjithashtu zbatohet edhe për përkthyesit.
Anonimiteti
Ju keni të drejtë që të mbeteni anonim kur
kryeni një test për HIV. Kjo do të thotë se
nuk është nevoja që të jepni emrin tuaj
ose të tregoni kartën tuaj të pacientit.
Nëse ju jeni të infektuar me virusin HIV,
doktori do t’ju krijojë një kartë dhe do të
kërkojë informacionin tuaj personal.



Ku duhet të shkoni
Ju mund të testoheni te:
q Qendrat e shërbimit shëndetësor.
q Qendrat e shërbimit shëndetësor për
të rinjtë.
q Repartet e sëmundjeve infektive,
dermatologjike dhe të sëmundjeve
seksualisht të transmetueshme, nëpër
spitale.
q Repartet e gjinekologjisë.
q Qendra shëndetësore Flyktinghälsan
në Malmë.






Testimi për virusin
HIV është tejet i
rëndësishëm!
Kryerja e testit për virusin HIV është falas
dhe ju jep një përgjigje të sigurt!
Kujdesi dhe trajtimi nuk kushtojnë asgjë.
Ju mund të mbeteni anonimë.
Prezervativët janë mënyra më e mirë për
t’u mbrojtur nga virusi HIV.






Si mjekohet virusi HIV
dhe SIDA në Suedi?
Virusi HIV nuk mund të mjekohet. Por
ekzistojnë ilaçe anti-retrovirale, të cilat
mund të forcojnë sistemin tuaj të imunitetit
dhe të ngadalësojnë infeksionin.
Në Suedi, këto barna janë falas.
Mbrohuni!
Prezervativët janë mënyra më e mirë për
t’u mbrojtur nga virusi HIV. Prezervativët
ju mbrojnë gjithashtu dhe nga sëmundjet
e tjera seksualisht të transmetueshme.
Prezervativët nuk duhen dëmtuar dhe
duhet të përdoren gjatë të gjithë aktit
seksual!




Smittskyddslagen
(Akti për Sëmundjet e
Transmetueshme)
Suedia ka një ligj për të pakësuar
përhapjen e sëmundjeve infektive,
Smittskyddslagen (Akti për Sëmundjet
e Transmetueshme). Sipas këtij ligji, ju
duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse
mendoni se jeni të infektuar me virusin
HIV. Ju gjithashtu duhet të kryeni testet
dhe të jepni kampionët që ju kërkon
doktori.
Kjo është shumë e rëndësishme për të
parandaluar përhapjen e virusit HIV.
Nëse keni virusin HIV, ju duhet
t’ia tregoni këtë partnerit tuaj seksual.
Është përgjegjësia juaj
që të mos i infektoni të tjerët.




Si përhapet virusi HIV?
q Nga seksi i pambrojtur.
q Nga kontakti i drejtpërdrejtë me
gjakun e infektuar.
q Nga përdorimi i përbashkët i
gjilpërave të injeksioneve.
q Nga nëna te fëmijagjatë lindjes ose
gjatë ushqimit me gji.
Jetesa me virusin HIV
Një person me virusin HIV mund të jetë
i shëndetshëm për shumë vjet. Ju mund
ta vazhdoni jetën në mënyrë normale dhe
madje të keni edhe marrëdhënie seksuale.
Megjithatë, është e rëndësishme që të
përdorni një prezervativ dhe t’i tregoni
partnerit tuaj se ju keni virusin HIV. Në
Suedi barnat anti-retrovirale ofrohen pa
pagesë.




Çdokush mund të
infektohet me virusin
HIV
Burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar.
Çdokush mund të infektohet nga virusi
HIV dhe ai gjendet kudo në botë. Në
Suedi, çdokush mund të testohet dhe
barnat anti-retrovirale dhe trajtimi
mjekësor janë pa pagesë.



Ju nuk mund të
infektoheni nga:
q Kontakti me lëkurën, nga përqafimet,
ledhatimet ose nga prekja.
q Nga përdorimi i përbashkët i enëve të
kuzhinës, nga ushqimi ose pijet.
q Përdorimi i përbashkët i një saune ose
notimi në të njëjtën pishinë.
q Nga përdorimi i së njëjtës banjë
ose dush.





Bëni një test për HIV
për t’u siguruar
q Doktori merr një kampion të
thjeshtë gjaku.
q Rezultatet dalin për rreth një javë.
q Në Suedi marrja e një testi për HIV
ofrohet pa pagesë.
q Nuk ju kushton asgjë që të merrni
kujdes dhe trajtim nëse keni virusin
HIV.





Ku duhet të drejtoheni
për informacione, për
këshilla dhe për ndihmë
Shumë qendra mund t’ju ofrojnë
informacion dhe t’iu përgjigjen pyetjeve
tuaja. Çdokush që punon në shëndetësi
është i detyruar të ruajë fshehtësinë dhe ju
keni të drejtë të mbeteni anonimë.
1177 – Linja telefonike e kujdesit
shëndetësor numri direkt 1177 |
1177 Vårdguiden - sjukdomar, undersökningar, hitta vård, e-tjänster
Kjo linjë telefonike dhe faqja e internetit
ofrojnë informacion në 24 orë nëse ju ose
dikush nga të afërmit tuaj ndihet i sëmurë.
Ju flisni me një infermiere me përvojë. Ju
mund të mbeteni anonimë. Ju mund të
telefonin në numrin 1177 nga kudo brenda
vendit. Për emergjenca me rrezik për
jetën, telefononi në numrin 112.





Flyktinghälsan in Malmë
040-623 97 00
Malm
Qendra shëndetësore Flyktinghälsan ofron
ekzaminime mjekësore për azilkërkuesit
dhe për të afërmit emigrantë, si dhe
kujdes mjekësor për azilkërkuesit. Çdokujt
që kërkon kujdes shëndetësor këtu i
ofrohet një përkthyes.
Qendrat shëndetësore të kujdesit
parësor dhe qendrat shëndetësore
për të rinjtë në Skåne
Region Sk
Kujdesi parësor është një emër kolektiv
për të gjitha mjediset e kujdesit
shëndetësor në Skåne. Ky sajt rendit të
gjitha adresat, numrat e telefonave dhe
URL-të e qendrave shëndetësore për të
rriturit dhe për të rinjtë.






Centrum för sexuell hälsa
(Qendra e Shëndetit Seksual)
në Malmë
040-33 17 47
www.sexuellhalsa.umas.se
Qendra ofron këshillim, testim dhe
trajtim të sëmundjeve seksualisht të
transmetueshme. Ato kanë gjithashtu
mami që ofrojnë këshilla mbi kontrollin e
lindjes. Qendra mirëpret pacientë nga i
gjithë Skåne.
Qendrat shëndetësore për të rinjtë
UMO.se | www.skane.se/
ungdomsmottagningen
Qendrat shëndetësore për të rinjtë janë
për personat me moshë 12-23 vjeç në
bashkinë e tyre. Ato ofrojnë këshillim,
testim dhe trajtim të virusit HIV dhe
të sëmundjeve të tjera seksualisht të
transmetueshme.




Marr nga faqe webi emrin sja mbajta mend
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sida Empty Re: Sida

7th April 2016, 08:05
1. Çfarë është HIV?

HIV është virusi që është identifikuar si shkaku i AIDS. Njerëzit me HIV të patrajtuar kanë shumë mundësi që të zhvillojnë AIDS. HIV bën pjesë në grupin e viruseve të quajtur retrovirus. Si të gjithë viruset e tjera, retrovirusi mund të riprodhohet vetëm brenda një qelize “mikpritëse”. Retrovirusi e bën këtë duke kopjuar projektin e tyre gjenetik.

Ekzistojnë 2 lloje HIV: HIV 1 dhe HIV 2, ashtu sikundër nëntipe të shumta të virusit. Është e mundshme që studiuesit të zbulojnë nëntipe të tjera virusesh në të ardhmen.

Globalisht, HIV-1 është lloji më i zakonshëm i virusit, ndërsa infeksioni HIV-2 gjendet kryesisht në Afrikë.

Të dyja bashkë, HIV-1 dhe HIV-2 janë transmetuar në të njëjtën mënyrë dhe të dyja mund të shkaktojnë AIDS. Diferenca është që HIV-2 transmetohet në mënyrë më të të lehtë sesa HIV-1 dhe i duhet më shumë kohë sëmundjes që të shfaqet pas infeksionit me HIV-2, krahasuar kjo me HIV-1.

2. Disa njerëz thonë që HIV nuk është me të vërtetë shkaku i AIDS: Cila është e vërteta?

Disa njerëz vënë në dyshim vlefshmërinë e lidhjes midis HIV/AIDS dhe vazhdojnë të besojnë se HIV nuk është shkaku i AIDS. HIV dhe AIDS janë bërë subjekte politike, duke përfshirë çështje sociale të tilla si varfëria dhe përdorimi i drogave, mënyra e jetesës së komunitetit homoseksual dhe disa njerëz pëlqejnë që të besojnë që jetesa e tyre normale i bën ato imun.

Megjithatë në të gjithë botën, është treguar që lidhja e vetme që ekziston midis njerëzve me AIDS është fakti që ato të gjithë janë të infektuar me HIV.

Grupe të ndryshme të pacientëve me AIDS, siç janë fëmijët e lindur nga nëna të infektuara, prindër homoseksualë, partnerë seksi të njerëzve të infektuar, të cilët kanë bërë transfuzion gjaku dhe profesionistët e shëndetit që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, të gjithë kanë të përbashkët praninë e HIV.

Pas shumë vitesh kërkimi, shkencëtarët kanë konkluduar se HIV është shkaku i AIDS.

3. Çfarë është AIDS?

AIDS është një gjendje e njohur si Sindroma e Mungesës së Fituar të Imunitetit.

AIDS nuk është një gjendje e vetme; është një sërë gjendjesh që ndodhin pasi sistemi i imunitetit të personit dëmtohet nga HIV.

AIDS dhe HIV nuk janë e njëjta gjë. Psh. personi mund të jetë i infektuar me HIV por jo domosdoshmërisht mund të ketë AIDS. Megjithatë, çdo njeri që ka AIDS ka qenë infektuar me HIV.

4. Si zhvillohet HIV për në AIDS?

Faktikisht, HIV dëmton sistemin imunitar të trupit, duke e bërë trupin të prekshëm ndaj sëmundjeve të tjera dhe infeksioneve.

HIV punon duke dëmtuar një qelizë gjaku që është vitale për funksionimin e sistemit imunitar të trupit. Këto qeliza janë qelizat CD4+t (të njohura si qelizat ndihmuese T limfocite). Këto qeliza ndihmojnë për të aktivizuar dhe koordinuar disa nga qelizat e tjera të sistemit imunitar në mënyrë që trupi të mund të luftojë organizmat dhe qelizat kanceroze.

Virusi HIV kopjon vetveten brenda qelizave CD4 + T, duke i shkatërruar ato në proces dhe duke lëshuar grimca të reja të virusit. Këto grimca të reja të virusit më pas infektojnë dhe shkatërrojnë limfocitet.

Njerëzit me HIV humbasin qelizat CD4 + T gjatë muajve ose viteve, dhe një numër i ulët i qelizave CD4 + T është një tregues i dobësisë së një personi ndaj infeksionit.

Në këtë mënyrë sistemi imunitar i trupit është i dobët dhe lejon një person të infektuar me HIV që të jetë i prekshëm ndaj infeksioneve dhe kancerit.

5. Si është diagnostikuar infeksioni HIV?

HIV zakonisht është diagnostikuar nëpërmjet testi-t të gjakut që kontrollon për antitrupat HIV. Sistemi imun i trupit prodhon antitrupa specifike për çdo lloj infeksioni. Duke treguar praninë e antritrupave HIV, testi i gjakut mund të tregojë që personi ka qenë infektuar me HIV.

Nëse testi i gjakut të një personi tregon që ato kanë qenë infektuar me HIV, ato ndonjëherë i referohen HIV pozitiv.

Testet e antitrupave HIV janë më shumë se 98% efektive, por duhet më shumë se 3 muaj për nivelet e lartë të antitrupave HIV në mënyrë që të mund të zbulohen në gjak. Teknikat speciale të testi-t të gjakut, mund t’a zbulojnë më herët infeksionin HIV.

Infeksioni HIV mund të monitorohet nëpërmjet testeve të cilat përcaktojnë sasinë e virusit në gjak. Këto teste ndihmojnë mjekët që të monitorojnë zhvillimin e infeksionit HIV dhe ndihmojnë në përcaktimin e përgjigjes së pacientit ndaj terapisë.

6. Si është shpërndarë HIV?

HIV mund të transmetohet nga një person tek tjetri nëpërmjet aktivitetit seksual dhe gjithashtu kontaktit me gjak të infektuar.

Gjërat që mund të shpërndajnë HIV: sperma, rrjedhja vaginale, qumështi gjirit, gjaku dhe lëngje të tjera që përmbajnë gjak, të gjitha këto janë identifikuar si elemente ndihmëse në përhapjen e infeksionit HIV nga një person tek tjetri.

Çdo njeri që praktikon sjellje të rrezikshme (siç është ndarja e gjilpërave ose shiringave ose kryerja e seksit me persona të infektuar me HIV) është nën rrezikun e infeksionit HIV.

Një grua që është e infektuar me HIV, mund t’a kalojë HIV tek fëmija e saj gjatë shtatzënisë ose nëpërmjet të ushqyerit me gji.

Mënyra më e zakonshme e përhapjes së virusit është nëpërmjet njerëzve të infektuar që kryejnë marrëdhënie të pambrojtur. Gjatë seksit, virusi mund të hyjë në trup nëpërmjet vaginës, penisit, rektumit ose gojës.

Profesionistët e shëndetit mundet gjithashtu që të infektohen nëse ato bien në kontakt me gjakun e një personi të infektuar.

Gjërat që nuk shfaqen për të shpërndarë HIV: Deri më tani, studimet kanë treguar se nuk ka asnjë dëshmi të shpërndarjes së virusit nëpërmjet pështymës, p.sh. kur njerëzi puthen.

Studimet kanë treguar se HIV nuk është shpërndarë nëpërmjet kontaktit kazual me një person të infektuar, siç është larja në pishinë, tualeti, ndenjëset, telefonit dhe nuk është shpërndarë nëpërmjet insekteve siç janë mushkonjat. Gjithashtu, HIV nuk është shpërndarë nëpërmjet djersës, lotëve dhe urinës.

7. Cilat janë simptomat e infeksionit HIV?

Muajt e parë: Në momentin që infektohen me virusin, shumë njerëz nuk kanë simptoma. Të tjerët përjetojnë atë që quhet simptoma të gripit, siç është temperatura, dhimbja e kokës dhe gjëndra të ënjtura në qafë, një muaj ose 2 pas infektimit.

Pothuajse shumë shpesh, këto simptoma zhduken në rreth një deri në 4 javë, dhe mund të ngatërrohen me një sëmundje tjetër ose infeksion. Një person me HIV është shumë infektiv gjatë kësaj kohe, pasi janë një sërë virusesh që qarkullojnë në trup.

Më vonë: Koha në të cilën një person i infektuar është asimptomtatik (që nuk shfaq simptoma) ndryshon nga një person tek tjetri. Mund të duhen 10 vjet ose më shumë derisa simptomat e tjera të shfaqen.

Disa shenja që tregojnë se sistemi imunitar është duke u dobësuar janë ënjtja e nyjeve limfatike që mund të zmadhohen për më shumë se 3 muaj, temperaturë, humbje peshe, mungesë energjie, infeksion siç është myku në gojë ose vaginë, skuqje të lëkurës, humbje memorieje afatshkurtër dhe sëmundja inflamatore pelvike tek femrat.

Në fazat e mëvonshme të infeksionit HIV, personi mund të zhvillojë një sërë infeksionesh që janë kategorizuar në mënyrë mjekësore si sëmundja AIDS, dhe këto janë pneumonia ose disa lloje kancerash.

8. Cilat janë simptomat e AIDS?

Nëqoftëse personi i infektuar me HIV nuk rezulton të jetë mbartës i ndonjë prej sëmundjeve/infeksioneve seksualisht të transmetueshme atëherë kjo do të thotë se personi nuk do të ketë ndonjë shenjë apo simptomë që në fillim të infektimit. Ka raste kur personat e infektuar me HIV mund të shfaqin simptoma të ngjashme gripale pas një ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV. Këto simptoma mund të jenë:
-Temperaturë;
-Dhimbje koke;
-Këputje/Lodhje Fizike;
-Zmadhim i nyjeve limfatike, zakonisht të dalluara lehtë në qafë dhe në zonat intime.

Këto simptoma zakonisht mund të zhduken tek një i infektuar me HIV brenda një jave apo një muaji dhe shumë shpesh mund të ngatërrohen me forma të tjera infeksionesh virale. Gjatë kësaj periudhe, këta persona janë të infektuar me HIV dhe virusi gjendet në sasi të mëdha në lëngjet gjenitale të tyre. Simptoma më të vazhdueshme dhe më të ashpra mund të mos shfaqen tek të rrriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2 vitesh tek fëmijët. Por kjo periudhe asimptomatike (pa shfaqje simptomash) varion nga individi në individ dhe varet tërësisht nga gjendja shëndetësore e çdo individi. Disa individë mund të shfaqin simptoma pas disa muajsh nga infektimi me HIV, ndërsa disa individë të tjerë mund të mos shfaqin asnjë simptomë për deri në 10 vite.
Edhe gjatë periudhës asimptomatike (pa simptoma,) virusi vazhdon shumëfishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkatërruar qelizat e sistemit imun. Në të njëjtën kohë virusi mund të bëhet pjesë përbërëse e disa qelizave dhe të shumëfishohet aty. Virusi HIV në mënyrë të vazhdueshme i shkatërron keto qeliza imune duke e ulur numrin e tyre në shifra drastike deri në eliminimin e tyre të plotë.

Përveç zmadhimit të gjëndrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma të tjera. Ndër to mund të veçojmë:

-Uljen e energjisë;
-Humbjen e peshës;
-Temperaturë dhe djersitje të shpeshtë;
-Infeksionet e vazhdueshme orale apo vaginale;
-Skuqjet e vazhdueshme të lëkurës;
-Humbjet e kujtesës.

Disa të infektuar mund të zhvillojnë infeksione të vazhdueshme dhe të ashpra që shkaktojnë infektim të pjesëve të jashtme të gojës dhe zonave gjenitale ose anale.

9. Sa kohë duhet për simptomat e AIDS për t’u zhvilluar pas infeksionit me HIV?

Një minoritet njerëzish mund të infektohen për më shumë se 15 vjet duke mos shfaqur asnjë simptomë të AIDS, por nga ana tjetër, disa njerëz zhvillojnë shumë shpejt simptomat e AIDS, por shpesh simptomat shfaqen vetëm pas disa muajsh nga marrja e infeksionit.

Megjithatë, studimet tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve me HIV që nuk kanë marrë terapinë kundër HIV shfaqin simptomat e AIDS rreth 8 deri në 10 vjet pas infeksionit me HIV.

10. Si mund të shmangni marrjen e AIDS?

Mënyra për të larguar marrjen e AIDS është fillimisht shmangia e infektimit me HIV. Kjo do të thotë shmangia e marrjes pjesë në sjellje të rrezikshme.

P.sh. kur kryeni marrëdhënie:

-Mos kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtur;
-Gjithmonë përdorni prezervativë;
-Reduktoni numrin e partnerëve seksual që ju keni;
-Praktikoni sjellje me rrezik të ulët seksual, siç është masturbimi.

Kur përdorni drogën nëpërmjet injektimeve:

-Përdorni pajisjet tuaja, duke përfshirë gjilpërat tuaja, shiringat, lugët, ujin, acidin nitrik dhe lëngun e limonit.
-Në disa raste, personi mund të jetë i ekspozuar ndaj HIV-it aksidentalisht, p.sh. prezervativi mund të jetë çarë gjatë kryerjes së marrëdhënieve ose një mjek mund të ketë përdorur aksidentalisht një gjilpërë të infektuar.

11. Cilat trajtime janë të pranishme për njerëzit me HIV/AIDS?

Nuk ekziston asnjë kurë për infeksionin HIV ose AIDS. Megjithatë, ekzistojnë trajtime të pranishme që ndihmojnë për të luftuar dëmin në trup që është shkaktuar nga HIV.

Terapia antiretrovirale

Ekzistojnë 5 lloje kryesore të terapisë antiretrovirale:

Grupi i ilaçeve i cili frenon shumëfishimin e virusit, d.m.th. vetëkopjimin e vetë virusit në qelizat bartëse dhe të infektuara nga HIV. Këto ilaçe ngadalësojnë përhapjen e HIV në pjesë të tjera të organizmit të njeriut.
Këto përfshijnë abacavir, didanosine (ddl), lamivudine (3TC), stavudine (d4T), zidovudine (AZT), emtricitabine dhe tenofovir.
NNRTI-të, që janë të njëjta me grupin e ilaçeve më sipër.
Këto përfshijnë delavirdine (DLV), efavirenz, dhe nevirapine (NEV).
Gjithashtu ka edhe një kategori tjetër ilaçesh të cilët përdoren në kurimin e infeksioneve me HIV. Këto ilaçe të quajtuar PI (protein inbibitor) ndalojnë shumëfishimin apo vetëkopjimin e qelizave të infektuara me HIV.
Këto përfshijnë indinavir (IDV), nelfinavir (NFV), ritonavir (RTV), lopinavir/ritonavir, saquinavir (SQV) amprenavir, atazanavir, tipranavir, darunavir dhe fosamprenavir.
Shpesh HIV mund të bëhet rezistent ndaj ilaçeve, prandaj mjekët sugjerojnë kombinime të ilaçeve, për të ndihmuar në ngadalësimin e virusit.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme ilaçesh antiretrovirale dhe shumë kombinime të pranishme.

HAART duhet të përdoret nga njerëzit që kanë HIV ose AIDS. Duke përdorur HAART, njerëzit me HIV do të jetojnë normalisht, si çdo person tjetër që ka sëmundje kronike dhe duhet të jetojë gjatë gjithë jetës me ilaçe. Ilaçi parandalon zhvillimin e AIDS. Gjithashtu, HAART është një mjekim për AIDS dhe kjo lloj terapie ndihmon në përmirësimin e shëndetit të njerëzve me AIDS.

Trajtimi i rekomanduar do të ndryshojë në varësi të faktorëve siç është zhvillimi i mundshëm i efekteve anësore dhe mundësia e shtatzënisë.

Është e rëndësishme për njerëzit që trajtohen me HAART që t’i marrin ilaçet e tyre ekzaktësisht siç përcaktohet nga mjeku. Nëse ju përjetoni efekte anësore, njoftoni menjëherë mjekun tuaj dhe mos ndaloni menjëherë ilaçet ose të ndryshoni vetë dozën.

Ilaçet për të trajtuar infeksionet e mundshme

Mjekët munden gjithashtu të rekomandojnë një sërë ilaçesh që ndihmojnë në trajtimin e disa infeksioneve që prekin shumë njerëz me HIV/AIDS. P.sh:

-Infeksionet CMV që mund të trajtohen me ilaçe antivirale, siç janë foscarnet dhe ganciclovir;
-Infeksionet mykotike që mund të trajtohen me ilaçe antimykotik, siç është fluconazole;
-Pneumonia PNM që mund të trajtohet me anti-infektues, siç është pentamidine;
-Kancerat, që mund të trajtohen me terapinë e rrezeve ose kemioterapinë.
-Profesionistët e shëndetit HIV/AIDS janë më të mirët për të ofruar këshilla rreth terapive, meqenëse ekzistojnë shumë kombinime dhe terapi të rekomanduara që mund të ndryshojnë meqenëse agjentë të rinj zhvillohen.

12. A ekziston ndonjë vaksinë kundër infeksionit HIV?

Akoma jo, megjithatë kërkimi është duke vazhduar.

Shkencëtarët duhet të prodhojnë një vaksinë parandaluese që do të ndihmojë në kontrollimin e përhapjes së infeksionit HIV. Një vaksinë e tillë nuk do të jetë një kurë për AIDS. Megjithatë, disa kërkues janë duke eksploruar mundësitë e një vaksine terapeutike që mund të përdoret përveç terapive të zakonshme dhe që ndihmon për të trajtuar njerëzit me AIDS ose infeksionet HIV në të ardhmen.

Sponsored content

Sida Empty Re: Sida

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi