Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

100 milionët e fituara gjatë verës Empty 100 milionët e fituara gjatë verës

7th September 2008, 22:56
Ekstaza në Velipojë dhe 100 milionët e fituara gjatë verës



Velipoja nuk është ekzaltuar ndonjëherë më parë, sa në koncertin e para pak ditëve, ku katër këngëtaret më të nxehta të momentit, u bënë së bashku dhe treguan se nuk ishin aspak xheloze për suksesin e njëra-tjetrës. Por madje kuptuan se publiku i do njësoj sidomos kur bëhen bashkë. Nuk janë moshatare, janë vajza që dallojnë dukshëm nga stili i të kënduarit, të veshurit, apo jetës që bëjnë. Soni Malaj, Çiljeta Xhilaga, Elvana Gjata dhe Greta Koçi, pasi kaluan një verë të furishme koncertesh nga Saranda deri në Velipojë, me disa miliona të fituara, e kanë përmbyllur këtë sezon me një mbrëmje “hot”, në plazhin e Velipojës. Ka qenë ideja e pronarit të lokalit “Pineta” në Velipojë, për t’i ftuar të katërta së bashku, pasi ishte i sigurt që do mblidhte shumë plazhistë për t’i ndjekur. Të nxehta në skenë e shpesh të tërhequra nga thashethemet, atë natë të gjitha ishin në shoqërinë e prindërve të tyre.

Soni, në formë më shumë se kurrë

Për hir të së vërtetës, të tria këngëtaret e tjera kanë qenë shumë të vogla kur Soni Malaj këndonte si këngëtare e grupit “Spirit Voice”, mbi 10 vite më parë. Atëherë ishte 14 vjeçe, tani është 27 vjeçe. Edhe pse ka pohuar se për të muzika nuk ka sjellë shumë para, ajo nuk mund ta mohojë se jeta në muzikë, i ka sjellë shumë të papritura, shumë udhëtime dhe shumë zhgënjime. Ajo është vajza që nuk ka eksperimentuar shumë me ngjyrën e flokëve, i është përmbajtur ngjyrës së zezë por së fundi me ngjyrën gështenjë, duket më shumë rrëzëllitëse. Edhe pse u krijua ideja sikur pas ndarjes së saj me Florin, dhe lidhjes së tij në bashkëpunim me Elvanën, do të ndryshonin gjërat, ajo vetë ka pohuar se ruan marrëdhenie të mira me Elvanën, dhe ka asistuar në xhirimet e klipit të saj. Dhe ja ku u takuan sërish, në koncertin e madh në lokalin e Velipojës. Edhe pse është përfolur për operacionet plastike, ajo beson tek origjinaliteti, që mund ta bëjë të jetë e pranishme tek publiku.

Koncertet dhe paratë

Janë tre muaj të nxehta, kur të katërta këngëtaret pohojnë se nuk kanë bërë asnjë ditë pushim. E çdo ditë punë e tyre përkthehet me koncerte, dhe çdo ditë koncert përkthehet me miliona. Pasi asnjëra prej tyre nuk këndon, me më pak se 1000 euro për koncert, dhe mesataraja e vlerës së tyre si këngëtare ka arritur në 1500 euro. Por si i shpenzojnë? Greta më e reja e vajzave pohon se shpenzon aq sa ka nevojë, ndërkohë që është në fazën që e vetëadministron paranë. Elvana, edhe pse asnjëherë nuk pranon të flasë për të ardhurat e saj, pasi nuk i duket aspak etike, dihet që është ndër më të paguarat e momentit, madje menaxherët e koncerteve, nuk pyesin se sa do ta paguajnë. Çiljeta ka vetëm 5 ditët e para të shtatorit që po pushon dhe asnjëherë nuk është paguar më pak se 1000 euro. Po Soni Malaj? Jo pa qëllim e lamë për në fund. Pavarësisht koncerteve në të gjithë botën është e vetmja që ka pohuar vazhdimisht për mediat se s’ka fituar shumë nga muzika dhe se ka qenë e pakënaqur me xhepin. Po me klipet? Nuk i kanë lënë pas dore, por as nuk i kanë në priroritet e tyre, të paktën për stinën e verës. Klipet “Puçi-Puçi” i Çiljetës me Ingridin, “Vetes” i Elvanës, “Me faj, pa faj” i Sonit, dhe “Shkolla Willson”, dihet që kanë qenë klipet e promovimit të tyre për këtë stinë të nxehtë.

Çiljeta bëhet bjonde

Është vajzë interesante, sepse beson te Kur’ani, është “sexy girl” dhe aspiron të bëhet politikane,së paku kur të mbushë 30 vjeç.Tani është vetëm 23 vjeç. Të gjithë e dinë Çiljeta është studente në vitin e katërt në fakultetin e Shkencave Sociale dhe për gati një vit nuk ka ndjekur shkollën për shkak se ajo i përkushtohet karrierës muzikore. Ajo u shfaq kësaj here në Velipojë me flokë të verdha, si për t’u dukur ndryshe në fund të kësaj vere, ku nuk ka bërë asnjë ditë pushim. E në fakt këngët e saj të fundit janë jo pak të kërkuara nga të rinjtë, e kjo është edhe një nga arsyet që Çiljeta është një nga më të paguarat dhe të ftuarat nga pub-et verore jo vetëm në Shqipëri. Ka plot veshje, si sportive, klasike, ekstravagante, por kohët e fundit ka blerë dhe shumë fustane skenikë tek dyqani i Amit të “Portokallisë”. Ajo pohon se kjo është periudha më e artë e jetës së saj.

Vajzat e mamave

Të katërta janë vajza e mamaje, pasi janë ato që ua menaxhojnë koncertet, takimet, veshjet, madje shpesh kontrollojnë dhe lidhjet e tyre me të dashurit. Shoqërohen gjithandej nga ato, dhe janë vajzat të cilat mesa duket nuk do të rriten asjëherë. Greta, më e vogla është ajo që është komentuar më shumë nga mediat, për “tutelën”e prindërve dhe sidomos të mamit, Afërdita. Por tani është momenti që prindërit t’i ketë vetëm mbështetje shpirtërore, pasi është në përfundim të negociatave me produksionin “Max Production”, për ta menaxhuar. E pavarësisht nga sipërmarrja e një kompanie, prindërit janë të pandarë pasi janë pjesë e vendimarrjeve të saj. Po ashtu dhe Soni, nuk bën asnjë hap pa mamin e saj, e cila kujdeset deri në detaje. Njësoj janë edhe mami i Çiljetës, e cila mund të bëjë të pamundurën për vajzën e saj të vetme, apo mami i Elvanës, e cila si një këngëtare e dalë nga “Ethet”, mbase e ka pasur rrugën më të lehtë. E pavarësisht menaxhimit shumë të mirë, që asaj i bën Flori Mumajesi, ajo nuk mund të udhëtojë nëpër koncerte, pa shoqërinë e prindërve.

Historitë e dashurisë

Çiljeta shumë e përfolur në kronikat rozë, është një ndër ato vajza të njohura, që fati e ka ndjekur edhe në dashuri. Mbase jo nga ato me shikim të parë, por gjithsesi të plotësuar. Një love-story e nisur para disa vitesh në plazhin e Sarandës, ku më në fund rastësia i solli shansin të prezantohej me Romeon, me të cilin vazhdon të jetojë një dashuri pasionante. Ndërsa ndryshe ndodhi me Sonin,e cila ka mundësi të jetë vetëm pas ndarjes nga Flori Mumajesi. Lidhja e tyre, u bë shumë publike nga mediat dhe zgjati për më shumë se 1 vit. Por tashmë, ata s’janë më bashkë dhe Soni asnjëherë nuk e pohoi me zë të lartë, se cili ishte shkaku i ndarjes. Po Elvana? Edhe ajo nuk ka mbetur pa u përfolur në kronikat rozë të gazetave,sidomos për një histori dashurie me Getoarin, të cilën ajo e ka mohuar vazhdimisht. Kanë qenë thashetheme që erdhën nga Prishtina deri në Tiranë, dhe që as Getoari nuk ka pasur dëshirë t’i komentojë. Ndërsa Greta? Mos guxoni ta pyesni për punë të dashurish! Ekzaktësisht 17 vjeç i mbush më 26 shtator,dhe ende mendon se është e vogël. E në fakt ajo s’është përfoluar asnjëherë për ndonjë histori dashurie.

Greta Koçi, tani koncerte në ishujt e Greqisë

Ende s’i ka mbushur 17 vjeç, por është në gjendje të administrojë paratë që fiton nga albumet dhe koncertet. Ajo ka vendosur të heqë dorë nga festivali në RTSH, sepse ky është start i ri në karrierë. Kësaj here u shfaq me flokët kaf në skenën e Velipojës, edhe pse ishte e vetmja që gjatë verës,nuk ka pasur kohë as të marrë rreze dhe të bëjë plazh. Ngjyra e flokëve është kafe natyrale, ndërsa stili i veshjeve janë ato sportive. Ajo këtë vit vazhdon vitin e katërt në shkollën “Willson”, dhe pret t’i japë drejtim jetës së saj. Por ky nuk është në mbyllje sezoni për Gretën,pasi një tur të ri koncertesh pret të nisë në të gjithë ishujt e Greqisë.

Elvana, e nxehtë si gjithmonë

Asaj më shumë se kudo i ka ndritur fati në Kosovë. Publiku atje çmendet për Elvanën, sidomos pas publikimit të klipit “Vetes”, ku shfaqet me linjat e bukura, me bikini të bardha e të zeza. Këngëtarja e talentuar e cila theu rekordet e shitjeve me albumin “Mamës”, këtë herë zgjedh një këngë pothuajse të të njëjtit zhanër. Nëpër disko, lokale apo tarraca verore, ajo shfaqet sa klasike aq edhe sportive. Modelin e flokëve e ka po të njëjtë, ngjyrën e flokëve kafe, dhe gjithmonë ruan pamjen e vajzës së vogël,por tërheqëse. Ajo këtë verë ka dhënë koncerte si Kosovë, Ulqin, Maqedoni, etj., dhe gjithandej ka pasur sukses, dhe është paguar mirë. Tani që mbylli sezonin e koncerteve, ndoshta do të shohë për ndonjë klip të ri, ose edhe për pjesëmarrjen në ndonjë nga festivalet.



PanoramaPlus
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi