Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Bac, tani po ia nis. Empty Bac, tani po ia nis.

25th March 2008, 21:23
25.03.2008: Sidoqoft, u kry, ose nuk u kry, ne mund ti themi Bacit “ Amerika po na armatos” dhe do ta kuptojë baci c’do të thotë kjo, por kurrsesi nuk guxojmë ta rrejmë Bacin. ...
Në momentin ku shqiptarër gjendet përpara një kapitulli te ri të proceseve politike, dhe kur sinjalet po na vijnë edhe nga aleati ynë kryesor, pra SHBA-ja, duke armatosur kështu Kosovën, që do të thotë përgatitje për një proces të ri, ndoshta edhe mbarshqiptar, ne po e rrejm Bacin, duke i thënë se “ U kry”. Jo, bacit duhet ti themi “ Bac, ia nisi”, sepse tani do t’ia nisim. Jo rastësishtë me aq ngut president i SHBA-ve George Bush kërkon nga senati amerikan mundësin për të dërguar armatim në Kosovë, dhe pa një pa dy, senati amerikan e miratoi kërkesën e Bushit. Kjo u kundërshtua ashpër nga aleanca ruso-serbe, ngase edhe të vetëdijshëm për një konflikt të ri të mundshëm ballkanik. Duket se vetëm shqiptarët, gjegjësisht elita politike shqiptare nuk është ka e kupton gjestin amerikan për të armatosur Kosovën, dhe kështu, mund të na ndodhë edhe siç thotë populli “T’na pjellë macja në prehër”, prandai politikanët duhet që të bëjnë një llojë parapërgatitje, dhe jo të merren me rejtingun e tyre partiak. Një javë më parë, diplomati rus Sergej Llavrov, deklaroi se shqiptaret në Maqedoni shkojnë drejt një shkëputje teritoriale të Maqedonis perëndimore, këtë deklaratë ai e bëri për t’ua bërë me dije maqedonasve se problemi me shqiptarët sa ka filluar, dhe nga ana tjetër ua bëri me dije edhe amerikanëve se fushëbeteja e radhës ruso-amerikane do të jetë Maqedonia, dhe kjo të bën të kuptosh dhe të thuash “ Bac, tani po i’a nis”. Nga ana tjetër diplomatët amerikan disa herë kan deklaruar se Kosova është vend strategjik për SHBA-në, dhe kjo të bën të kuptosh se procesi i shqiptarëve nuk ka përfunduar. Sidoqoft, u kry, ose nuk u kry, ne mund ti themi Bacit “ Amerika po na armatos” dhe do ta kuptojë baci c’do të thotë kjo, por kurrsesi nuk guxojmë ta rrejmë Bacin, duke i thën se u kry.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi