Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Spaleti dorëzohet: Interi tani është i pakapshëm Empty Spaleti dorëzohet: Interi tani është i pakapshëm

27th April 2008, 16:12
Spaleti dorëzohet: Interi tani është i pakapshëm

Pas Françesko Totit, tani është Luçiano Spaleti ai që i dorëzon titullin kampion Interit. Kur duhen edhe katër javë deri në përfundim, zikaltërit kryesojnë me 6 pikë diferencë nga Roma e vendit të dytë, gjë që praktikisht e bën të pamundur ndjekjen e tyre. “Ne kemi detyrë të provojmë, por gjërat s’janë më njësoj”, tha me pesimizëm Spaleti. Trajneri i Romës tha se skuadra e tij do të përpiqet t’ua shtyjë festën zikaltërve, ndonëse e di se në fund ajo do të bëhet. “Pasi, me 99 për qind, Toti ishte realist kur tha se Interi është i pakapshëm”, deklaroi tekniku verdhekuq. “Kemi një avantazh të mirë me Juventusin, kështu që situata nuk duhet të krijojë tensione të kota”, përfundoi Spaleti.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi