Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

7th January 2008, 00:00
Kosova vuan shume nga kjo dhune dhe nga ky mashtrim.



Nuk ka vend te dyte ne Europe ku eshte luajtur me barbarisht me shqiptaret se sa ne Kosove, nga klika komuniste ne Tirane dhe ajo ne Beograd.
Nuk ka vend te dyte ne Europe ku dashuria e paster kombetare, te jete manipuluar dhe denigruar ne nje dashuri ideologjike.

Enverizmi ashtu si edhe titizmi kane qene ideologji!

Ne Shqiperi ju arriti qellimit duke vrare e burgosur me doren e vet e me nxitjen e te derguarve jugosllave, te figurave atdhetare, te intelektualeve me edukim perendimor, shtypjes dhe marrjes neper kembe te te drejtave dhe lirive njerezore.

Ndersa ne Kosove u arrit fale bashkepunimit ushtarak ne fundin e Luftes se II Boterore (1944-1945) dhe me pas fale bashkepunimit ekonomik, politik dhe ideologjik.
Qellimi ka qene: eleminimi i figurave atdhetare, goditja e ndjenjes kombetare te pjesa me e madhe e shqiptareve, krijimi nje brezi shqiptaresh me tru te shpelare andej dhe kendej kufirit, nxitjen e urrejtjes klasore dhe ideologjike ne mes te shqiptareve etj.

Enveri e ktheu dashurine e paster te shqiptareve te Kosoves (dhe zonave te tjera) per lirine dhe bashkimin kombetar, ne ne dashuri ideologjike per komunizmin e tij te cmendur, per diktaturen e tij mizore.

Ai i mashtroi shqiptaret ne trojet jashte atdheut, permes veglave te tij dhe propagandes se tij ideologjike.
Sot ai kontigjent eshte me shumice ne Kosove e trojet e tjera shqiptare dhe ende nuk po e gjen rrugen e distancimit nga dhunimi e mashtrimi enverist.
Eshte e dhimbshme kur mendon se sa djem nenash jane shkrire burgjeve jugosllave per ideologjine e cmendur te komunizmit enverist. Eshte e dhimbshme kur mendon se sa jete u shkaterruan ne kulmin e moshes ne emer te nje ideali qe vetem ne forme ishte kombetar, sepse ne permbajtje ai ishte teresisht antikombetar.
Por me e dhimbshme eshte te qendrosh ende i lidhur pas nje te kaluare mashtruese, dhunuese, joreale.

Enverizmi i sotem eshte vazhdim i lojes se ndyre antikombetare! Dikur ndoshta dhe justifikohej, por sot kurresesi!

Komunizmi ishte nje e keqe e madhe, qe nuk duhet harruar kurre!

Vecanerisht per shqiptaret e Kosoves e trojeve te tjera shqiptare qe ishin dyfish te dhunuara e te mashtruara nga komunizmi!
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

7th January 2008, 00:09
and te prshendes per ket tem she keni shtjelluar shum objektivishte ideologjin dhe prapaganda qe u lujt me shqiparet jasht kufirit per envrin ,dhe shum her thom propaganda qenka ajo qe vret njeriun dhe ja zen frymen ja errson syte para realiteti ,per mua personalishte enveri mbet nji person jo e shum se nji diktaore i degraduare ,dhe ku do te shkoj nga do te ece ke do ta takoj une ket vizion kam per ket njeri dhe kurr me ne token shqipatre mos u ketheft komunizmi dhe idologjija nji partiake ajo qe mbyti shqipetaret me doren gjakatare te tmerrit dhe qe hoqen te zit e ullirit ishte ky rrregjim komuniste .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

17th January 2008, 23:58
Pershendetje per nismetarin-en e temes!

Meqe jam nga Kosova nuk mund te them se nuk e kemi dashur Shqiperine me shume se Kosoven tonë, por kursesi s'mund te the se nuk e kam dashur as Enverin!

Koherat ecen dhe sollen ndrrimet e veta, Shqiperia nuk ishte kopshti me i bukur me lule por ishte kopshti qe me lulet e veta ishte vyshkur tejkufijve , e tera si pasoj e nje diktatori per te cilin shume kemi sakrifikuar, perfunddimisht kuptuam realitetin, depertuan pas te 90-tave vellezerit tone ne diasporë dhe shume shpejte kuptuam realitetin!

Ndjej dhimbje per regjimin qe perjetuan vellezerit tane ne Shqiperi , regjim nga i cili nuk ishte kursyer veqmas intelegjenca shqiptare!!!

per fillim kaq ndonese do mesojme edhe me teper ne vazhdim te kesaj teme.

me rrespekt nga unë per te gjithe qe hasin ne rreshtat e shkruar dhe pa dallim që dot' ju pelqejne apo e kunderta.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

18th January 2008, 16:50
PLAGËT NUK KANë ATDHE-ATO FILLIMISHT KËRKOJNË SHËRIM

Kjo thënje ishte e të madhes Nënë Tereza,prandaj edhe ne shqiptarët jemi të plagosur dhe pa i shëruar këto plagë nuk do të kemi Atdhe.Shqiptarët ngado që janë janë një trung,por ky trung është coptëzuar dhe sakatosur nga armiqët shekullor,dhe rivalët e aleatët e tyre.
Plagën shqiptare nuk e shëron paketa e Athisarit,nuk e shëron pavarësia e kushtëzuar,e cila bëhet qëllimisht që shqiptarët të mbesin të ndikuar nga të tjerët,Kosova jo që nuk tubon trojet e veta me këtë soj pavarsie,nuk tubon trojet që ia coptuan padrejtësisht,përkundrazi le nën kthetra edhe Kosovën Lindore dhe ka rrezik edhe Mitrovicën.Edhe Shqipëria pa Kosovën dhe Çamërinë është e dobët dhe e ndikuar nga të huajt.Pra shqiptarët kanë plagë,dhe deri sa të shërojnë këto plagë nuk kanë atdhe,sepse atdheu i këtyre plagëve është dhimbja.Medikament në shërimin e këtyre plagëve dhe dhimbjeve janë"TROJET E BASHKUARA SHQIPTARE",dhe prej aty kemi atdhe shqiptar të fortë që nuk do të bjer nën ndikimin e të tjerëve.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

18th January 2008, 17:35
mund ti shkruj vetem disa fjale ketu ne jemi ber trathetare te vetvetes dhe jemi nji sindrom qe knaqemi me pake ,nuk duha te thellohem ne historira se ato jan te njohura tek te gjithe ,trathetit,na u ben varr te pasherueshme ,noraml shaban cakolli as me ket pamvaresi te mbikqyrer nuk duhet te jemi te knaqur as me pakon qe na eshte afruer ,por ne duhet ti bashkojm enrgjit poltencialin intelektual dhe mos te behemi patel e te hujve ,por kjo na mungon dhe me ne lujn te hujet siq edhe duan ,trathetin kosoves ja ben ne vazhdimesi ,por ende nuk po dihet ku eshte thelbi dhe pse ende nuk ngrihet zeri i ndergjegjes dhe ti pranoj faktori poltik gabimet e veta .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

19th January 2008, 00:03
Ndonese po silleni rreth temes por jeni ka kurseheni pakes Ana e shaban!
perderisa ju nuk jeni te knaqur me pavaresinee kushtezuar, une nuk jam i knaqur as me ndonje pavaresi te plotë kur dihet mirefilli se rrenjet, trungu, deget, fletet e frutet qe kurr smundem me i shijuar jane te ndara ne vetem ne 5 shtete, kjo ishte tradhetia e cila u fale nga ata qe ishin ne pozita, pse jo edhe vete enveri i cili bashk me sistemin me te ndyte te kohes, bashk me vellezerit roso-jugosllave,stalini-mugosha-milladini punoi dhe veproi ne favor te armiqeve dhe gjakpirseve, po a seshte enveri ai i cili i dekoroi keta dy te fundit edhe me medaljet e kujtimit bashke me 8 oficerë te tjere jugosllave pas perfundimit te luftes se II-të!

tema vazhdon!
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

19th January 2008, 00:49
Albin une nuk i sillem temees aspak por eshte nji e vertet se enveri shkoj dhe punoj ne vaforin e jugosllavis dhe u nda toka shqipatre ne pes pjes une nuk e pastroj envrin as per nji te beme qe beri aje per mua mbet nji diktaore i cili sherbeu ne favorin e sllaveve ,dhe mendoj qe historija nuk e fal ket gje ,por sa do te jemi ne te zot qe historin ta bejm origjinale e jo ne vafore te ideologjive dhe te poltikave qe vijn e shkojn ,do poltika qe i kemi jan te barbarta si ato prostitutat qe ndrrojn meshkujte .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

19th January 2008, 14:08
po anaa, e di se nuk e doni diktatorin, po me vie mire ne kete forum ende spo treten postimet qe shkruhen kunder diktaorit dhe klyshit te rusisë!

pergezime
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

19th January 2008, 19:50
Përshëndetje z.Albini.Natyrisht sepër këtë temë ka ka shkruhet shumëe shumë dhe detyrë të e përmbyllin e kanë historianet.Mendoj se në pika të shkurtëra e thash ate që po e thoni ju,porpae cekur Enverin,kurse këlyshët e rusisë endepo rrinë gacul mos po u bie ndonjë koc,por mendoj jo më.Natyrisht FUQITë E Mëdha na coptuan,dhe tani ato do të na japin një pjesë,ne nuk mund të mëshirohemi meate që dikush dëshiron të na fali diqka nga ajo që është e jona!Nuk mund të kënaqemi me diqka të kushtëzuar,pornuk po mundemi ende të i ushtrojmë shpatullat të bashkojmë ate qka është e jona,po që të fuqishmit na e morën me dhunë.Nuk po kursehemi,do të vazhdojmë kur të na premtonkoha dhe bashkarisht.

rrespekt për ju.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

4th February 2008, 04:01
e dhunuar edhe e sakatosur ,krejtsishte ,dhe keto jan pasojat qe ne kemi vuejt afer po behen 100vjet ,edhe do ti vuej ky kombe i ndare ,nese gjysma e kombit eshte clirue marr ne kontekst kosoven ,ku po mbete preshav ,bujanovci ,medvegja ,po ilirida nen cilen thunder ,kjo dihet prap ne te sllavit maqedon edhe serrb edhe nji pjes nen malazez ,keshtu keto jan dhunimet qe ju ben nga komunizmi nen enver hoxhen ,duke u lidhur ky me sllavet lindore e rus ,per ta ditur me mire dhe lexuar tash doli ne botim ,poltika ruse per shqiptaret nji liber ,e kush kethej timonin ,tek sllavet aj ishte enveri ,dhe besoj nuk jemi te pavetdishem ,nuk jemi analfabet mos te dijm tash te bardhen nga e zeza ,per mua do te mbes nji diktaore i regjur i kombit shqiptare envri bashke me eliten qe e perkrahen deri sa vdiq .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

18th February 2008, 16:49
Message reputation : 100% (1 vote)
KOSOVË, O SHPIRTI I JONË

Tepër fjete, zgjohu, moj orë,
bijtë e tu thirrin n’flakë t’dashnisë’
Me za t’thekshëm me pushkë n’dorë,
Pjesë të pandashme të Shqipnisë.
Shqiptarë ke, shqiptare je,
Shpirti nga trupi kurr’ s’mund t’ndahet,
N’ty jetojmë, n’ty kemi le,
Gjaku ujë kurr’ s’mund të bahet!
Eshtna t’vjetër dhe të rij’
Janë grumbullue për ty përherë,
Lule lirie duhet t’mbijë
Shqip ka b’za n’at’ tokë përherë.
N’mund e djersë, Kosovë moj trime,
Mbahu ndër shekuj n’hov t’burrnisë!
Ndër llogore me flijime,
Gufon gjaku i lirisë.
Gjak e zemër, dritë Arbnisë,
Na ke bij e të kemi nanë,
Kosovë, shpirt i Shqipnisë,
Pa ty vdekë ma mirë të tanë!


Haki Taha


Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Hakiu10

Haki Taha (1913 - 1945)


Haki Taha i qendron besnik betimit dhe me 14 mars 1945, i hyn ne zyre ne Prishtine Miladin Popovicit tue i thane se mjaft ma i ke mashtrue e tradhetue shqiptaret dhe e vret.

Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret vehten. Minush Lipoveci e Zeki Shehu kane vdek nder tortura ne Goli Otok, ndersa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnise e ka arrestue ne Elbasan e dorezue UDB-se jugosllave ne Shkup ku e kane mbyt me tortura, ndersa Prenk Gruda ka mbet deshmitar i shokeve te tij dhe i shume ceshtjeve tragjike shqiptare.

Asht fole se masakrimi i 5-6 mije shqiptareve ne Tivar u ba ate dite qe Haki Taha vret Miladinin, gjoja per hakmarrje.
Prishtinen e hymnizoi gjaku i Haki Tahes - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptareve te pafajshem - deshmore te Kombit Shqiptar.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

23rd February 2008, 22:48
ajo kohe kurr mos u perserite dhe jemi duke ecur perpra me hapa dhe jo me mbrapa ,ishte nji kohe qe per shum gjenerata sdo te harrohet por cdo pesim duhet te jet mesim ,tash me nuk do te shikohet nga liondja po nga perendimi dhe jo me sllav si enveri po me njerz perparimtare drejt regresit dhe bashkimit nuk ka kush qe na ndan ,enveri do te mbete nji hale per kohen .
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

23rd February 2008, 23:12
Eshte per te ardhur keq kur disa pseudo patriot mundohen te na e quajn Enverin si nje shqiptar te madh qe luftoi per interesa te kombit shqiptar, kur ne realitet ai kurre nuk i deshte shqiptaret e sidomos shqiptaret e kosoves!.
Ka me mijera fakte(te shkruara) qe e vertetojne kete.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

24th February 2008, 13:42
sa per kohen e nevrizmit me duket nuk gjinden fjal poshtersije ne fjalorin e gjuhes shqipee te shkruhen ,lus zotin qe kurr figura e tije apo kloni i tije mos te kethehen ne token shqiptare ,eshte veshtire te shkruesh per te berat e tije ne demin e kombit tone ,ne ndarjen e kombit tone ,me duket sikur te filloj e te shkruje eshte nji humbje kohe per te qe nuk ja vlen ,ato dihen dhe historija kurr nuk do te ja harroj rekursin e tije politik ,le te mbetet nji figur shkerthata siq e quejn shkodranet me ket fjalore .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

24th February 2008, 14:28
Enveri ishte marria e kombit shqiptar, a mjafton te permendet vetem malltretimi , vrasja dhe burgosja e anetareve te familjes se Isa Boletinit nga regjimi i tij i poshter, nga regjimi i tij diktatorial, nga regjimi i ndyte i cili ishte edhe ne kundershtim me Zotin, nga regjimi i tij i cili vrante, burgoste e gjykonte pa gjyq ftyrat me te medha te popullit duke mos i kursyer as grate , as pleqtë !!!!!

turpi i kombit
i shperblyeri
me titullin DIKTATOR
Enver Hoxha sherbetori sllavo-kinezo-RUS!
Progon
Progon
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

24th February 2008, 16:31
Albini shkruajti:Enveri ishte marria e kombit shqiptar, a mjafton te permendet vetem malltretimi , vrasja dhe burgosja e anetareve te familjes se Isa Boletinit nga regjimi i tij i poshter, nga regjimi i tij diktatorial, nga regjimi i ndyte i cili ishte edhe ne kundershtim me Zotin, nga regjimi i tij i cili vrante, burgoste e gjykonte pa gjyq ftyrat me te medha te popullit duke mos i kursyer as grate , as pleqtë !!!!!

turpi i kombit
i shperblyeri
me titullin DIKTATOR
Enver Hoxha sherbetori sllavo-kinezo-RUS!
Ne ket teme pajtohem plotesisht me mendimin tuaj Albini.
Nuk e di sa je i informuar qe Sli Berisha ka qene doktori personal dhe njeri i besuar i Enverit?.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

24th February 2008, 17:03
Po i nderuar Progon, e di se ka qene mjek i tij, por une e di se nje popull i tere deri ne vdekje i kane duartrokitur dhe puthur duart atij diktatori, megjithekete qe ai ka qene i besuaeshem sma merr mendja se po te ishte realitet , sot Sali Berisha si kryeministre do ta ngriste lart zerin e tij ne mbrojtje te vpres se enverit, mirepo kjo nuk ka ndodhur meqe e dimi mire se Sala e ka denuar cdo gje qe ishte pjelle e diktatorit enver!
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

25th February 2008, 20:18
enveri mbeti sherbetor me vite i titos ,i rusit ,dhe i kines ,dhe nuk dije dhe nuk mund te gjej fjal me per kur lexoj ter ato mekabra qe ka ber ky udheheqes ,ne kombin e vet ,kush lexon ,dhe ndalet e merr frym thell ,shikon se gjysma e kombit tone paska jetue me angthet e frikes dhe te tmerrit se mos po me del nji ze ,kunder te vertetes dhe me pret denimi ,pushkatimi edhe internimi ,dhe duhet deshe apo nuk deshe te jetosh ta pranosh ter ate jet ter ate ideologji te tije qe aje e solli dhe dhe e vulosi me gjakun e shum ,shqiptareve .
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

26th February 2008, 00:31
Një artikull i gjate qee huazova por qe ja vlene ta lexoni
me rrespekt
Albini


A e shiti Enver Hoxha Kosovën?! (Pjesa e Pare)

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Boshti11


Kjo është “një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit”, thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e “Korrierit”, për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës.
Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin - derisa (”miqtë” e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri - A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !?
Ne nje artikull timin te botuar ne “Korrieri” me 27 shtator 2003, me titull: “Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik”, mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.

Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne “Korieri”-n e 5 nentorit 2003 synon t’i hedhe poshte permes nje artikulli “polemizues”, qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime”krejtesisht pa vend”. Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,”artikullit” dhe intervistes, na spjegon “bemat e mira” te Enverit per Kosoven.
Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!

Se pari: Si dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?

Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t’ja faturosh nje tjetri si “lajthitje”, sic ben ambasadori i kaluar ne “Komentet falsifikuese” ne “Korierin” e 5 nentorit, eshte e kunderta.
Megjithate le t’ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!
Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. “Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e ‘41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).
Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne “Jugoslavensko Albanski odnosi”, (mrdheniet jogosllavo-shqiptare) faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: “Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, “Jugoslavesko - Albanski adnosi”, fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ia la Jugosllavise.

I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:”Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, “Politika” fq. 183-187).
Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe “ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia” vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:
Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: “Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo… pavaresine. (Petrovic, libri “Kosova” f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha” (Rajovic, libri “Autonomija” fq. 439 dhe Hibert, libri “Albania Struggle” fq.91).
Ndersa Ramiz Alia ne librin “Une Ramiz Alia, deshmoj per historine”, shkruan se:
“Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje”. Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t’i shohim me poshte:
“Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves”. (E. Barker, dhe B. Tones, libri “Per Luften Nacional Clirimtare” f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri “Kujtime” 1973, f.50-58).

Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes:
“Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine”. (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte:
“Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c’bete me Kosoven…Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme” (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).
Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale” (Bajraktari, libri “Serbia’s Annexation” f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte” “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi”. (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante:
“Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni “(N.Malkolm , libri “Kosova, nje histori e shkurter).

Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: “Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:”U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves”" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: “A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!” Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej:
“Kjo nuk eshte pune progresive per t’u bere,… perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet”.

(Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh).


Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane

E dërgoi Kadri MANI me 21 shkurt 2004 ne: http://www.trepca
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

26th February 2008, 13:30
figura qe do te gjuhet maskara i kohes do te jet enveri.
Sponsored content

Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist Empty Re: Kosova e dhunuar-mashtruar nga komunizmi Enveristo-Titist

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi