Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Nga 46 anëtarë vetëm një shqiptar Empty Nga 46 anëtarë vetëm një shqiptar

2nd April 2008, 20:47
02.04.2008
nga Bekim Buçi
Ministri i shëndetësisë Imer Selami është përfaqësuesi i vetëm shqiptarë në delegacionin prej 48 vetash i cili përfaqëson Maqedoninë në samitin e NATO-s në Bukuresht.

Nga 46 anëtarët të cilët i numëron ky delegacion, vetëm Selmani është shqiptarë, që flet për anashkalim të shqiptarëve nga ana e institucioneve gjatë përfaqësimit në një zhvillim kaq të rëndësishëm. Të martën ndaj këtij diskriminimi ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Edhe në BDI thonë se posedojnë informacione se nga 46 anëtarë vetëm një është shqiptarë. Kjo sipas partisë së Ahmetit flet qartë për politikën që udhëheqë Gruevski. Në BDI akuzojnë se kjo listë nuk plotëson as kriteret politike e as ato etnike, kurse potencojnë edhe faktin se në delegacion anashkalohet edhe opozita maqedonase. “Nga 46 persona që zyrtarisht do të marrin pjesë në Samitin e NATO-s vetëm një është shqiptarë. Kjo pasqyron kulturën e vërtetë të politikës së kësaj garniture. Konstatojmë se ky delegacion i cili udhëtoi për në Bukuresht nuk tregon dhe nuk pasqyron as konsensusin etnik, as partiak e as politik”, deklaroi në konferencën për shtyp, Agron Buxhaku, anëtarë i Kryesisë qendrore të BDI-së. Sipas tij, megjithatë BDI-ja nuk dëshiron dhe nuk që të japë kurrfarë argumenti i cili do të dëmtojë integrimin dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Për këtë arsye ne do të mbetemi deri pas Samitit vetëm me këtë konferencë sa u përket reagimeve tona, ndërsa pas samitit këtë çështje do ta ngriti në nivele më të larta dhe në takimet me ndërkombëtarët”, tha Buxhaku. (Lajm)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi