Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Zogaj: Himare, nje provokim i panevojshem Empty Zogaj: Himare, nje provokim i panevojshem

13th April 2008, 15:37
Zogaj: Himare, nje provokim i panevojshem

Tensionet ne Himare vene ne levizje Kuvendin. Kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme, Prec Zogaj, tha dje per gazeten "KJ", se nga dita e hene deputetet, por dhe komisioni qe ai drejton, do te angazhohen per te qetesuar e qartesuar gjendjen ne Himare, ku vetem pak dite me pare, banoret kerkuan helenizim dhe autonomi. Sipas Zogajt, reagimi i politikes do te nise me takime ne terren per t'u njohur me situaten nga afer. Me pas, sipas kryetarit, takime do te zhvillohen dhe me drejtues te pushtetit lokal ne zone, qe kane qene te pranishem ne deklaratat e banoreve. "I vleresoj reagimet e fundit ne Himare si provokime te panevojshme, qe nuk i sherbejne kurrkujt", tha Zogaj, teper i rezervuar ne deklarate, per shkak se nuk eshte njohur ende me ngjarjen nga afer. Sipas kryetarit te Komisionit te Jashtem parlamentar, per protestat ne Himare do te zhvillohet dhe nje mbledhje e posacme e komisionit qe ai drejton. Aty do te mblidhen te dhena te hollesishme mbi situaten ne Himare, kerkesat e banoreve dhe cilat jane pretendimet e tyre. Po keshtu, do te vleresohen se cilat jane hapat qe duhet te ndiqen per te qetesuar protesta te tilla te banoreve, qe jane te shpeshta ne Himare, si dhe cilat do te jene zgjidhjet per te parandaluar situata te tilla. "Nuk mund te shprehem me teper mbi kete ceshtje, pasi do ta shqyrtojme pergjate kesaj jave per te arritur ne konkluzione, e dale me vleresime mbi protesta te tilla", vijoi Zogaj. E vetmja gje qe mundi te siguroje kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme, ishte se ngjarje te tilla, jane provokime te panevojshme. Te gjitha debatet do te zhvillohen kete jave ne mbledhjet e komisionit. Vetem dy dite me pare, banoret e Himares i kerkuan zv/ministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, te jene pjese e shtetit grek me te drejte vote dhe te shpallen si qyteze autonome dhe per me teper kerkuan polici greke. Kerkese e cila nuk mundi te marre nje pergjigje nga zv/ministri grek. Banoret e priten Kasimis me tingujt e himnit grek, flamuj te shtetit fqinj dhe gjate gjithe kohes komunikuan ne gjuhen helene. Perballe banoreve, zyrtari grek u shpreh se "sot Greqia mund te ndihet ketu me pranine time. Himara te funksionoje si Greqia. Prandaj, ju duhet te rrini ketu ne vendin tuaj, restoja jane vogelsira, te cilat nuk na i nxjerr dot kush nga shpirti. Kete duhet te mendojme dhe kuptojme se bashku. Ne jemi ketu midis jush, jetojme me ju, si dhe ju perfaqesojme ketu. Vizita eshte me qellim t'u shohim si jeni dhe cfare problemesh keni". I pranishem gjate vizites ishte dhe kryetari i Bashkise, Vasil Bollano. Zv/ministri vijoi me deklaratat e tij se ne ditet e sotme nuk jane te rendesishem kufijte mes vendeve, por si ndihen banoret dhe si funksionon. Takimi i zhvilluar ne Himare u pasqyrua gjeresisht dhe nga mediat greke, te cilat zhvilluan intervista me banore dhe persona te perfshire ne ngjarje.

Ngjarja e kishte zanafillen ne ndalimin e dy te rinjve himarjote, per kontroll dokumentesh. Ata u mbajten disa ore ne rajonin e policise deri ne momentin e verifikimit te plote, me pas u lane te lire. Por, dy te rinjte pretenduan se ishin keqtrajtuar ne komisariat, duke bere qe qindra banore te protestonin para godines se policise, dhe te hidhnin parulla antishqiptare. Nje proteste e tille u be pikerisht ne diten kur zv.shefi i diplomacise greke, vizitoi Tiranen dhe zhvilloi takime me kreret me te larte te shtetit shqiptar.


Koha Jone
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi