Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Kush kërkoi autonomi në Himarë Empty Kush kërkoi autonomi në Himarë

13th April 2008, 15:27
Kush kërkoi autonomi në Himarë
Banorët pritën zëvendësministrin e jashtëm grek me këngë e flamuj grekë. Dy policët që u konfrontuan me dy himariotët, u pezulluan nga puna dhe u larguan me shpejtësi nga zona

HIMARË - Edhe ditën e djeshme një turmë prej rreth 40-50 himariotësh qëndroi me orë të tëra para postës së policisë, duke hedhur akuza për gjenocid, ndërsa çështja tashmë po hetohet nga prokuroria. Zëvendësministri i jashtëm grek, Teodor Kasimi, ishte me këtë rast për një vizitë në Himarë, ku disa nga e pritën me himnin kombëtar grek e flamuj bardh e blu që valëviteshin. Gjatë gjithë kohës, me kreun e bashkisë Himarë, Vasil Bollano, biseda u zhvillua në greqisht, ndërsa një grup banorësh të këtij fshati të kthyer pas emigracionit në Greqi lëshonte brohoritjet “Autonomi Himarës”. Takimi u pasqyrua edhe nga mediat greke, ndërsa prefekti i Vlorës as që ishte lajmëruar për këtë vizitë të zëvendësministrit të jashtëm grek. “E rëndësishme është që të ndihemi si në Greqi dhe ndjenjat tona të brendshme nuk na i çrrënjos dot askush”, tha zëvendësministri grek duke u pasuar nga brohoritje heroike të disa mbështetësve. Zoti Kasimi erdhi në Shqipëri me ftesë të autoriteteve qeveritare dhe iu rezervua një pritje e ngrohtë nga të gjithë zyrtarët e lartë.

Ngjarja
Duke marrë shkas nga shoqërimi në polici i dy himariotëve, Manol Zotaj, 35 vjeç dhe Gjergji Rrapit, 30 vjeç, të cilët fyen uniformat blu që ndaluan për një kontroll rutinë automjetin e tyre me targa të huaja, rreth 70 persona u mblodhën mbrëmjen e së enjtes para komisariatit, duke goditur me gurë e duke hedhur parullat “Të shkrihet stacioni i policisë”, “Duam policinë grekë”, etj. Menjëherë pas ngjarjes, reagoi i ati i 35-vjeçarit, Vasil Zotaj, duke hedhur akuza se i biri ishte keqtrajtuar gjatë qëndrimit dy orësh në polici. Ai kreu një kallëzim pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Vlorë, si dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në mbrojtje të dy himariotëve doli sërish kreu i bashkisë Himarë, Vasil Bollano, i cili gjatë një takimi me prefektin e Qarkut Vlorë, tha se situata degradoi për shkak të policisë. “Ata qëllonin në ajër me pistoletat e tyre pa pushim. Nuk kam dëgjuar më shumë të shtëna këtu në Himarë as më 1997”, tha Bollano. Ndërkaq, nga ana e tij, prefekti Rexhepi tha se janë organet kompetente ato që duhet të zbardhin ngjarjen dhe të dalin në konkluzionet përkatëse, pasi prokuroria tanimë ka nisur nga puna. Në Himarë mbërritën dje me dhjetëra efektivë të policisë së Vlorës, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të Antikrimit, etj., për të mbajtur nën kontroll situatën, edhe pse mësohet se deri vonë në mbrëmje asnjë prej banorëve që goditën me gurë në drejtim të policisë nuk është shoqëruar.
Korrieri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi