Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

NJE FILM I RI PER SKENDERBEUN Empty NJE FILM I RI PER SKENDERBEUN

5th April 2008, 12:28
Nje film i ri per Skenderbeun


Ka ardhur koha që të xhirohet një film i ri për Skënderbeun. Kanë kaluar plot 55 vjet që nga krijimi i filmit "Skënderbeu" i vitit 1953, një bashkëprodhim shqiptaro-rus mjaft i njohur për kohën. Por ai portretizim ka nevojë tashmë në shekullin XXI për një rifreskim, një këndvështrim të ri, për një shpërfaqje sa më humane të këtij personazhi legjendar. Dy regjisorë kosovarë kanë dhënë dje në të përditshmen "Ekspress" në Kosovë mendimet e tyre se si dhe kush mund ta realizojë një film të ri për Skënderbeun, kjo, vetëm pak kohë pas deklaratave të artistit të madh shqiptaro-amerikan Stan Dragoti. Për të xhiruar një film për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nevojitet një fond i madh, të cilin kinematografia shqiptare zor se mund ta sigurojë. Shpresat mbeten te Hollywoodi dhe te regjisorët e njohur të filmave epiko-historikë. Megjithëse viteve të fundit janë bërë shumë filma epiko-historik, të realizuar nga regjisorët e Hollywoodit, figura dhe luftërat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut deri më tani kanë mbetur larg interesimit të regjisorëve amerikanë. Megjithatë, kohëve të fundit duket se gjërat do të ndryshojnë, pasi që dëgjohen zëra që regjisorë të ndryshëm amerikanë janë të interesuar për të xhiruar një film për heroin shqiptar. Përmenden emra të ndryshëm, duke filluar nga kompania "Warner Bross" e deri të producenti Zack Snyder, i cili është një nga producentët më të njohur në prodhimin e filmave me karakter historik, suksesi i fundit i të cilit është realizmit i filmit "300". Për të bërë një film mbi heroin tonë kombëtar kishte paraqitur interesim edhe regjisori amerikan me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, i cili më herët ishte shprehur se do ta bënte një film për Skënderbeun, por duke u përqendruar më shumë në karakterin dhe personalitetin e tij, sesa në betejat luftarake. Regjisori Fahri Hysaj është shprehur se duhet të bëhet një film për atë figurë madhore të civilizimit. Ai thotë se Skënderbeu tashmë i përket gjithë njerëzimit, prandaj kushdo ka të drejtë të bëjë film për të. Ai mendon se Oliver Stone mund të ishte njeriu i duhur për ta xhiruar këtë film, pasi sipas Hysajt ai është më i guximshmi. Ndërsa regjisori tjetër kosovar, Jeton Budima u shpreh se do të kishte pranuar ta bëjë regjinë vetëm në bashkëpunim me Hollywoodin. "Skënderbeu është një figurë historike dhe kjo do të thotë shumë obligime dhe përgjegjësi. Formula më e mirë do të ishte të bëhej një miks, d.m.th. ndonjë regjisor i Hollywoodit dhe ndonjë regjisor shqiptar, apo kosovar tek e fundit. Por unë nuk shoh momentalisht që një regjisor shqiptar të ketë mundësi me forca vetjake ta kryejë këtë punë", - tha Budima. Deri më sot filmi i vetëm me metrazh të gjatë mbi Skënderbeun është ai i realizuar në bashkëpunim me rusët në vitin 1953. Filmi "Skënderbeu" është një nga prodhimet më serioze të kinematografisë shqiptare në bashkëpunim me atë sovjetike. Drejtor i filmit ishte Sergei Jutkeviç, skenarist Mikhail Papava. Në rolet kryesore luanin aktori ukrainas, Akaki Khorava, në rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Besa Imami në rolin e Donikës, Adivie Alibali në rolin e Mamicës, aktori rus Semion Sokolovski në rolin e Hamzait, aktorja ruse Veriko Anxhaparizhe në rolin e Dafinës, Naim Frashëri në rolin e Palit dhe në rolet e tjera aktorët rusë, Xhorxhi Çernovolenko, Oleg Zhakov, Aleksandër Vertinski, Sergo Zakariaxhe, Vladimir Belokurov, Vagram Papazian, Boris Tenin. Në Amerikë u shfaq në vitin 1953, me titullin "Great Warrior Skanderbeg", (Luftëtari i Madh Skënderbe). Filmi u xhirua në dy vende, në Shqipëri dhe në Rusi, dhe është i gjatë 90 minuta. Edhe pse bashkëpunim shqiptaro-rus, filmi "Skënderbeu" është i pari prodhim kolosal i Kinostudios. Ky është edhe filmi i parë që përfaqësoi Shqipërinë dhe Rusinë në Festivalin e Kanës, ku u nominua me një çmim për regjisorin. ad.pe.

Gazeta Shqiptare
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

NJE FILM I RI PER SKENDERBEUN Empty Re: NJE FILM I RI PER SKENDERBEUN

28th April 2008, 00:02
Firmosni peticionin: Skanderbeg - The movie.


http://www.thepetitionsite.com/1/skenderbeg-the-movie


Peticioni Skenderbeg The Movie i drejtohet Hollywood director Zack Snyder
Sponsored by: Albanians All over USA

With this signatures we are asking Hollywood director Zack Snyder to produce a movie about Skenderbeg.

George Kastrioti Skenderbeu (Albanian: Gjergj Kastrioti Skënderbeg widely known as Skanderbeg, is one of the most prominent historical figures in the history of Albania and of the Albanian people.He is also known as the Dragon of Albania and is the national hero of the Albanians. He is remembered for his struggle against the Ottoman Empire, through the work of his first biographer,Marin Barleti.
Skanderbeg successfully ousted the Ottoman Turks from his native land for over two decades, halting Turkey's efforts to spread Islam through a predominately Roman Catholic western Europe. Albanians fought one of the bloodiest wars in the Balkans to repulse the invasion of their ancient Illyrian homeland by the Ottoman Turks. The saga of Albanian resistance to the Ottoman Turks was written with the blood of many Albanian Kings and to their people.
For a quarter of a century Skanderbeg and Albania prevented Turks from invading Western Europe.

He deserves a Hollywood movie, a Hollywood movie that will make history.


Te nderuar anetare te forumit Atdheuyne,
Votojeni dhe mundohuni ta shperndani kudo qe te mundeni ne çdo faqe shqiptare kete sondazh, qe te votohet sa me shume.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi