Barazim i hidhur për Skënderbeun, Dinamo e Zagrebit shënon në minutën e fundit
18th August 2017, 14:25
Barazim i hidhur për Skënderbeun, Dinamo e Zagrebit shënon në minutën e fundit
Skënderbeu është ndalur në minutën e 94-ët në një barazim 1-1, në përballjen e parë të “play off”-it kundër Dinamos së Zagrebit, në shtëpinë e këtyre të fundit.
Ekipi i Dajës u shfaq solid në mbrojtje duke mos i lënë shumë hapësira kroatëve, e duke i vënë shpesh në vështirësi me kundërsulme të shpejta.
Goli për Skënderbeun u shënua nga talenti Liridon Latifi në minutën e ’37. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Gavazaj i kaloi topin në qendër Latifit, i cili është me fat që topi i kthehet në këmbë pasi përplaset me trupin e portierit, duke e shtyrë në rrjetë.
Kur dukej se takimi po mbyllej në shifrat 0-1, Angelo Henriquez dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat.
Barazimi 1-1 favorizon korçarët, të cilët do të luajnë në shtëpi takimin e kthimit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|