Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Turizmi, Maqedonia e Kosova vërshojne në det Empty Turizmi, Maqedonia e Kosova vërshojne në det

6th May 2008, 17:06
Turizmi, Maqedonia e Kosova vërshojne në det

Si asnje vit tjeter ne pragsezonin turistik, bregdeti i Vlorës dhe objektet kulturore e historike të këtij qyteti kanë ngjallur interesin e turistëve nga Kosova dhe Maqedonia. Që prej dy javësh, mbërrijnë për çdo ditë në qytetin bregdetar rreth 20 autobusë. Ndërsa në 5 ditët e para të muajit maj kanë ardhur mbi 100 autobusë me turistë. Objekt kryesor i turistëve mbeten bukuritë e bregdetit si dhe vendet e njohura kulturore e historike në qytetin e Vlorës e rrethina. Ilir Metaj, drejtori i Turizmit pranë Bashkisë së Vlorës pohon se masat e marra për çeljen e sezonit turistik u ofrojnë vizitorëve nga Kosova dhe nga trevat e tjera shqiptare jashtë kufijve të vendit tonë, jo vetëm një dekor festiv, por dhe kushte më të mira për njohjen e vlerave si dhe plotësim optimal të nevojave për akomodim.
FLUKSI
Autobusët që sjellin turistët nga Kosova këto ditë në Vlorë janë me targa të Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Vushtrisë etj. Vizitorët janë kryesisht të rinj të shkollave të mesme apo dhe të larta, kolektiva institucionesh apo biznesesh, por dhe fermerë apo banorë të zonave më të largëta të Kosovës. Gjatë orëve apo ditëve në Vlorë ata pëlqejnë të vizitojnë vendet që lidhen me historikun e Vlorës, si Sheshin e Flamurit, Muzeun e Pavarësisë, atë Arkeologjik, ku nuk mungojnë dhe shkrepjet e shumta të aparateve fotografik si dhe filmimet. E sigurisht, nuk lënë pa u kredhur në ujërat e pastra të Jonit. “E kisha ëndërr të vija të shikoja Sheshin e Flamurit, vendin ku Plaku i Vlorës shpalli Pavarësinë, e ja që mu realizua”, - pohon 68-vjeçari N. Ferizaj, nga Shtroera. Sipas drejtuesve të këtyre grupeve, këtë vit po shihet një interes më i madh për qytetin e Vlorës, ndryshe nga vitet e tjera, ku turistët nga Kosova parapëlqenin Sarandën. Investimet e këtij viti tek Sheshi i Flamurit kanë krijuar një mjedis të kulturuar e funksional për vizitorët, ndërkohë që edhe pastrimi i bregut të detit, rikonstruksioni i disa rrugëve krijon mundësi më të mira për informacion, çlodhje e kënaqësi për të ardhurit.
INFORMACIONI
Fluksi i vizitorëve nga Kosova, deri mbi 20 autobusë në ditë, si dhe të tjerë që pritet të vijnë në ditët në vazhdim, me gjithë masat që janë marr, kërkojnë të furnizohen me një informacion më të plotë nga bashkia. Ofrimi i guidave apo harta të ndryshme të qytetit, ngritja e funksionimi i qendrave të informacionit do të ndihmonte jo pak turistët. Ilir Metaj, drejtori i Turizmit pranë bashkisë së Vlorës, u shpreh se për grupet e vizitorëve, dy muzetë e qytetit qëndrojnë hapur gjatë gjithë kohës ndërkohë që me çeljen zyrtare të sezonit turistik, janë mundësitë që vizitorëve t’u afrohen guida, harta apo informacione të tjera lidhur me resurset që afron Vlora.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi