Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Maqedonia e gatshme per kompromis me Greqine Empty Maqedonia e gatshme per kompromis me Greqine

7th March 2008, 19:29
Antonio Milloshoski për Radio BBC:

Maqedonia e gatshme per kompromis me Greqine 9a758910

Maqedonia është e gatshme për kompromis dypalësh me Greqinë


Ankesat e Qeverisë lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO kanë të bëjnë me emrin kushtetues të vendit dhe bazohen në shkaqet vendore-politike, ndërsa jo të shqetësimit të vërtetë për stabilizimin e rajonit, deklaroi ministri Antonio Milloshoski për Radio BBC-në.

Kundërshtimet e Greqisë nuk i përkasin anëtarësimit tonë por emrit tonë kushtetues. Por, ne jemi të lumtur që NATO nuk është organizatë që merret me emërtimin e shteteve, por është diçka shumë më tepër. NATO do të thotë stabilitetit, siguri, demokraci dhe solidaritet i ndërsjellë dhe ndarje e ngarkesës së Aleancës. Maqedonia ka treguar se është "djali i mirë" në rajon pasi që qetë shpallëm pavarësi para 17 vjetëve dhe jemi të lumtur që atëherë nuk ka ndodhur asnjë incident mes Maqedonisë dhe Greqisë. Për këtë shkak mendoj se Greqia është shumë më tepër e inspiruar nga shkaqet vendore politike sesa nga ndonjë mendim racional për stabilitetin e rajonit", thotë Milloshoski.

Në pyetjen, si do të zgjidhet kontesti, sepse supozohet se nuk do të pranojë ndryshim të emrit, ministri Milloshoski e konfirmon gatishmërinë e Maqedonisë, që çështja të zgjidhet në rrugë të kompromisit mes dy vendeve.

"Ne jemi të gatshëm për kompromis me Greqinë në bazë dypalëshe sepse kjo çështje është kontest i pastërt dypalësh. Maqedonia nuk ka kontest as me Londrën, as me Uashingtonin, Varshavën, Ankaranë, Lubjanë apo cilido vend tjetër. I vetmi vend me të cilin kemi kontest për emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë është Athina dhe për këtë shkak jemi të gatshëm të përgjigjemi në shqetësimin tonë dhe së bashku të ulemi që të gjejmë zgjidhje kompromise me të cilën do të na drejtohet Greqia, ndërsa e cila do të jetë ndryshe nga emri jonë kushtetues", thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

I pyetur nëse kjo do të ndodhë para samitit të NATO-s muajin e ardhsëm në Bukuresht duke marrë parasysh se Greqia kanoset me veto, Milloshoski thotë se kjo varet nga dy palët.

"Ne do të tentojmë më mirë që mundemi, por kjo nuk varet vetëm nga ne, por nga dy palët. Problemi është që Greqia tenton me shantash të imponojë ndonjë zgjidhje, por kjo nuk do të kontribuojë për zhvillimin produktiv", tha Milloshoski në intervistën për Radio BBC-në.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Maqedonia e gatshme per kompromis me Greqine Empty Re: Maqedonia e gatshme per kompromis me Greqine

7th March 2008, 19:47
e detyruar te bej kompromic se perqev se ben kurr as maqedoni .per ndrrim te emrit .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi