Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Bushati: Shqipëria Pas Haitit E Burundit Për Infrastrukturën Empty Bushati: Shqipëria Pas Haitit E Burundit Për Infrastrukturën

6th June 2008, 22:41
Bushati: Shqipëria Pas Haitit E Burundit Për Infrastrukturën

Në studimin e fundit të Bankës Botërore për infrastrukturën në ndihmë të ekonomisë dhe tregtisë, Shqipëria renditet e 139 nga 150 vende. Shqipëria në këtë studim renditet pas Tanzanisë, Eritresë, Burundit apo Haitit.
Nënsekretari për programin politik, Ervin bushati tha sot në një prononcim për shtyp se: - “Qeveria Berisha premtoi në programin e saj 4.000 km rrugë rurale. Ndërsa ka hyrë në vitin e fundit të mandatit, Kryeministri duhet t’u tregojë shqiptarëve ku janë këto rrugë, të cilat ndjeshëm po frenojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe investimet e huaja”.
Sipas tij është e pafalshme që në Studimin e fundit të Bankës Botërore për infrastrukturën në ndihmë të ekonomisë dhe tregtisë, Shqipëria renditet e 139 nga 150 vende. Kjo situatë rëndohet akoma më shumë për Kryeministrin demagog që vetëm di të flasë, por është i paaftë të mbajë atë çka thotë, kur Shqipëria në këtë studim renditet pas Tanzanisë, Eritresë, Burundit apo Haitit.
Partia Socialiste vlerëson se përmirësimi i vazhdueshëm, me punë e jo me fjalë, i një infrastrukture funksionale, janë objektivat kryesore të saj për politikat e zhvillimit në ndihmë të ekonomisë.

Shekulli
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Bushati: Shqipëria Pas Haitit E Burundit Për Infrastrukturën Empty Re: Bushati: Shqipëria Pas Haitit E Burundit Për Infrastrukturën

6th June 2008, 22:46
mire qe jemi renditur dhe te 139-tet....nuk thua shyqyr....

e sa per kryeministrin..me mire mos te flasesh fare....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi