- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Ditmir Bushati, djali i Ramiz Alisë
14th November 2016, 04:20
Ditmir Bushati, djali i Ramiz Alisë
Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, e quan Ditmir Bushatin djalin ilegal të Ramiz Alisë
Sot, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit, live, para kamerave televizive, në një debat të ashpër me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, e quajti këtë të fundit djalin ilegal të Ramiz Alisë. Sali Berisha tha: “Nëse rrugeçër si ky këtu tani të rritur nga ata që s’ po ia them emrin, u jepet fjala në këtë mënyrë, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë.”
Berisha e kishte fjalën për një nga historitë erotike të njohura të Bllokut të udhëheqjes komuniste, atë se Ramiz Alia kishte të dashur gruan e një zyrtari të rëndësishëm të regjimit, Sulejman Bushatit, babait zyrtar të Ditmir Bushatit. Madje tregohej si anekdotë se Ramiz Alia në një mbledhje në Shkodër, ndërsa prisnin të vinte një të ftuar, e tradhtoi veten se duke dëgjuar zhurmën e takave të një femre që ecte në korridor, tha: “Erdhi Leta!” Leta ishte nëna e Ditmirit, gruaja e Sulejman Bushatit.
Sot njerëzit që e dinë këtë histori, venë re se sa më shumë po i bien flokët Ditmir Bushatit, aq më shumë i ngjan Ramiz Alisë, babait biologjik.
Sali Berisha, kur i tha Ditmir Bushatit se ishte rritur nga kodoshi bëri një akuzë shumë të rëndë ndaj babait zyrtar të Ditmirit, Sulejmanit, duke i thënë atij se me vetëdije e lejonte dashurinë e gruas së tij me Ramiz Alinë dhe se pastaj Sulejmani mori përsipër atësinë e djalit, për hir të shokut Ramiz.
Ditmir Bushati ka lindur në 1977, kur Ramiz Alia ishte 52 vjeç./Kastriot Myftaraj
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi