Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Fustanella Tradicionale - Kostum Kombëtar i Shqipërisë Empty Fustanella Tradicionale - Kostum Kombëtar i Shqipërisë

13th August 2008, 00:17
Fustanella ka origjine te lashte ilire. Eshte gabim te pandehet se fustanella eshte kostum i vetem Shqiperise se Jugut. Me 1913, ne Shkoder, tek disa krere te familjeve te njohura te ketij qyteti, ne nje gosti te shtruar per nder te kolonelit Obri Herbert, nje grup i madh qytetaresh te veriut ishin veshur me fustanella te bardha si bora. Greket e kane marre fustanellen nga shqiptaret kur keta shkuan ne Greqi ne shekullin e XIV. Sipas Leak-ut, kostumi shqiptar, nga dita ne dite, po njihet me modern ne More, ndoshta per shkak te prosperitetit te Hydres (Meduzes-shenim i Styx).

Admirali Jurien de la Gravier ka shkruar: "Kostumi shqiptar hyri aq shume ne mode, sa qe edhe osmanet e qarqeve me te larta e mbanin me krenari fustanellen e bardhe te shqipetareve te Jugut. Edhe vete greket, kur djali i dyte i Aliut, Veli Pasha sundonte Morene, e pervetesuan kete kostum si simbol te trimerise dhe e bene uniformen elegante te palikareve."

Historiani anglez Finlay thote: "Aso kohe nuk ishte e rastit qe ne Greqi e ne Maqedoni te shiheshin femijet e osmaneve me kryelarte, kur visheshin me fustanellat e bardha te toskeve. Prandaj, edhe atje ku sundoi Veli Pasha, djali i dyte i Aliut te Janines, ne More (1807-1812), edhe greket e rinj te shtresave te larta filluan ta mbanin kete kostum, sidomos kur udhetonin, me qe ua bente te mundur te mbanin armet".

Fustanella shqiptare te le pershtypjen e pergjithshme te nje pelhure te stolisur. Finlay shkruan: "Greket bashkekohore e pervetesuan fustanellen shqiptare si kostum kombetar, te nxitur nga zulma e shqiptareve", d.m.th. fama e trimerive te luftetareve tane , i beri greket qe te marrin fustanellen shqiptare si kostum te tyre kombetar.

Ndersa Hughes ka shenuar se "shqipetaret me fustanellen e tyre e shikojne me perbuzje boten perreth, dhe, me sjelljen e tyre krekosen ne nje menyre te atille qe mund te verehet, por ne nje mase me te vogel, edhe nder malesoret tane te Kaledonise". Per nje studim arkeologjik te fustanelles shqiptare eshte interesante teoria e baronit Nopcsa. Ai pohon se fustani ka prejardhje thjeshte ilire, mund te kete sherbyer si model origjinal i veshjes ushtarake romake. Nopcsa ben gjithashtu disa verejtje ne lidhje me gjasimin apo ngjashmerine e fustanit shqiptar me kilt-in = KELT (shenim i Styx).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi