Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Sonda Feniks konfirmoi ekzistimin e ujit në Mars Empty Sonda Feniks konfirmoi ekzistimin e ujit në Mars

25th September 2008, 22:26
Agjencia e Gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, NASA, bëri të ditur se sonda Feniks ka konfirmuar se në Mars ekziston uji. Shkencëtari i kësaj agjencie, Villiam Bojnton, nga Universiteti Arizona, tha se copa të akullit të ujit ishin parë edhe më herët, por testet e fundit nga sonda Feniks i kanë konfirmuar këto dëshmi.Shkencëtari tjetër i agjencisë NASA, Peter Smith, tha se testet e reja të kryera nga sonda Phoenix në akull, kanë konfirmuar se ky ishte ujë i ngrirë e jo karbon dioksid i ngrirë. Gjatë këtyre analizave, ne po ashtu shpresojmë të jemi në gjendje që të përgjigjemi në pyetjen që shkon përtej gjetjes së ujit të akullt, pra a është kjo zonë në Mars e banueshme? Zonë e banusheme do të thotë se kemi ujë fluid periodik. Ne kemi materiale që janë përbërës themelor për format e jetës. I mbetet misionit të ardhshëm të gjejë nëse ndokush jeton në këtë ambient, tha shkencëtari Peter Smith. Kjo sondë arriti në Mars më 25 maj të këtij viti për një mision tre mujor. Por, NASA njoftoi se e ka zgjatur misionin e kësaj sonde edhe për dy muaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi