Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
elma
elma
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Medalje Medalje2 Medalje3

 Statuja e Budës në Mars?!?! Empty Statuja e Budës në Mars?!?!

1st March 2008, 18:16
Një formë e ngjashme me statujën e Budës është parë në Mars, dhe jepet si provë se jeta inteligjente ka ekzistuar atje, sipas “UFO Hunters”. Ata kanë zbuluar formën e çuditshme në Planetin e Kuq dhe mendojnë se nuk duhet kaluar pa u vënë re.

“Kjo foto duhet të jetë e mjaftueshme për të bindur Kombet e Bashkuara se jeta inteligjente ka ekzistuar dikur në Mars, por NASA nuk dëshiron që të dihet e vërteta, pasi do u kërkohet të shpërndajnë informacionin dhe teknologjinë që kanë gjetur”, shkruan Scott Waring.

Nuk është “pamja” e parë e statujës së Budës në Mars. Edhe në të kaluarën janë shpërndarë postime të tilla. Detaje të tjera “të gjetura” së fundmi në Mars përfshijnë një lugë lundruese, një gaforre në hapësirë dhe versionin marcial të Stonehenge.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

 Statuja e Budës në Mars?!?! Empty Re: Statuja e Budës në Mars?!?!

1st March 2008, 19:18
Kam pershtypjen qe jane formacione te thjeshta guresh por ata qe jane te interesuar per sensacione.. nga ata gure nxjerrin lloj lloj figurash.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi